-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
12-12-2003
NJE VAJZE FUTI NE KURTH TE FORTET E VLORES
Kapet banda e Tatos e Borakut
Itali, prangosen kapot e trafikut tė drogės
Ferdinand Dervishi
Atė qė deri sot nuk e bėri qoftė ndonjė polic i pėrkushtuar nė Vlorė, e ka bėrė policia italiane fare pa dashje. Mes rezutateve tė operacionit tė fundit tė policisė italiane tė koduar me emrin "SHOFER" njė "lexues" i kujdesshėm mund tė zbėrthejė gjithė "merimangėn" e krimit nė Vlorė, tė paktėn pėr vitin 2002. Aty mund tė lexohen veprimet e Robert Borakut, vrasja e Elton Tatos, Ardian Muhos (Dap-Dapi), por edhe disa ekzekutime tė bėra nė shenjė hakmarjeje pėr dy tė parėt, ku pėrfshihet vrasja e Tan Malokut apo edhe e Ardian Kajmakut, ish-oficerit tė policisė antikrim e Agim Hatisė nga Fieri. Dhe tė gjitha kėto janė shkaktuar nė mėnyrė tė habitshme nga dėshmia e vetme e njė vajze nga Fieri e rrėmbyer dhe e dhunuar nga njė grup trafikantėsh.
Pėrgjimi qė shkatėrroi bandėn
Sipas tė dhėnave tė policisė italiane, hetimi kishte filluar nė nėntor tė vitit 1999 kur nė Ostuni tė Brindizit policia pas njė sinjali nga Shqipėria (vajza kishte mundur t'i bėnte njė telefonatė familjes) kishte gjetur vajzėn e rrėmbyer nė Fier dhe arrestuar tė rinjtė qė e shoqėronin. Por nuk ishte gjetur kėtu filli. Ai ishte gjetur nė njė bllok tė vogėl me numra telefoni nė xhepin e njėrit prej tutorėve tė vajzės. Pas fillimit tė pėrgjimeve, policia italiane kishte filluar tė ndėrtonte merimangėn e njė grupi shumė tė rrezikshėm shqiptaro-italian tė trafikut tė drogės dhe armėve.
Italianėt "shėrbėtorė" tė shqiptarėve
Pasi kishte mundur tė realizonin njė numėr tė konsiderueshėm pėrgji-mesh telefonike, policia italiane kishte ardhur nė pėrfundimin se banda ishte e njė kalibri tė lartė. Ajo luante nė trafikun e tė gjitha llojeve tė drogave, nė trafikun e armėve, klandestinėve (800 njerėz nė ditė me skafe nė Itali) etj. Nė krye tė saj ishte pėrcaktuar njė i ri nga Vlora i quajtur Elton Tato. Ndėrsa shqiptarėt bėnin ligjin, italianėt pėrdoreshin prej tyre si shoferė pėr lėvizjen e drogės apo armėve. Kapo i italianevė tashmė i arrestuar ishte njė i penduar i mafias pėr njė ēėshtje tjetėr qė banonte nė vilėn e tij tė ruajtur nga policia, nė Maēerata.
Sherri mes anėtarėve tė bandės
Nė vitin 2002 policia italiane fillon operacionet e fshehta ndaj bandės. Ajo goditej, ndėrkohė qė policia e maskonte kėtė si tė rastėsishme. Kėshtu me kalimin e kohės ishin sekuestruar rreth 1200 kg drogė qė trafikohej e shpėrndahej pėr llogari tė bandės. Njė katastrofė e tillė kishte sjellė edhe pėrēarjen dhe futjen e shrreit mes drejtuesve tė bandės. Njė pjesė e tė cilėve, pasi kishin humbur "mallin" nė njė apo mė shumė raste, ishin katandisur nė hallka qė nuk mund tė rikuperonin mė kurrė. Pėr kėtė qėllim pjesa tjetėr e bandės ka vepruar duke i asgjesuar. Kėtu ka nisur edhe zinxhiri i vrasjeve mafioze nė Vlorė. Pėr kėtė qėllim mendohet tė jetė vrarė Elton Tatua, i njohur nga italianėt si kreu i grupit e pas tij edhe Ardian Muho (Dap-Dapi). Pėr tė dy kėta ėshtė marrė hak me tė njėjtėn monedhė dhe mendohet se janė ekzekutuar tė tjerė, filluar nga personi i njohur nė Vlorė si Tan Maloku e deri te vrasja makabėr e ish-policit Ardian Kajmaku dhe mikut tė tij Agim Hatia.
Ekzekutimet mafioze nė Vlorė reshtėn pas vrasjes sė Borakut
Vrasjet e tipit mafioz nė Vlorė mund tė konsiderohen tė tilla, tė palexueshme, gjatė vitin 2002 ku u shėnuan tė paktėn 7 viktima. I pari mund tė konsiderohet Luani, vėllai i Zani Ēaushit, i vrarė mė 22 maj. Nė korrik 2002 pranė stadiumit vitet Elton Tatua, i konsideruar nga policia edhe si vrasės me pagesė dhe i akuzuar pėr rreth 15 ekzekutime. Pas tij ka njė varg ekzekutimesh qė mendohet se janė pjellė e vrasjes sė Tatos. Kėshtu nė tetor 2002 nė Vlorė vritet Arben Toro dhe njė muaj mė pas Tan Maloku. Mė 22 dhjetor 2002 vritet me bombė me telekomandė Ardian Muho, 33-vjeē, i njohur me nofkėn "Dap-Dapi". Nė fund tė dhjetorit 2002 vriten dhe digjen tė gjallė nė Babicė ish-polici Ardian Kajmaku, 31-vjeē, bashkė me djalin e tezes sė tij, Agim Hatia, 36-vjeē nga Fieri. Vrasjet e kėtij kalibri reshtėn pas ekzekutimit tė Robert Borakut nė Athinė mė 16 qershor 2003.
Boraku protagonist nė kėrcėnimin bėrė Topallit
Robert Boraku, ish-anėtari i bandės sė Kakamit (Alfred Nebiut, i quajtur shpesh si pėrkrahės i PD), u bė i famshėm pas kėrcėnimit qė i bėri nė vitin 1998 nėnkryetares sė Partisė Demokratike Jozefina Topalli, gjatė njė vizite tė saj nė fshatin Peshkėpi tė Vlorės. Ngjarja e atėhershme u pėrcoll me shumė zhurmė nė media, por Boraku nuk u penalizua. I njėjti person, Robert Boraku ishte akuzuar mė parė edhe pėr vrasjen e pėrsonit qė u quajt "flamurtari" gjatė mitingut tė parė tė liderit tė Partisė Demokratike Sali Berisha nė Vlorė mė 1998.
gazeta shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
Bosi nga Durrėsi urdhėroi vrasjen
Vlorė, historia e panjohur e "Dap-Dapit"
Ferdinand Dervishi
Mė 19 dhjetor tė vitit 2002, rreth orės 20.15 kalimtarėt e bulevardit Vlorė-Skelė u bėnė dėshmitarė tė njė skene tė rrallė. Njė shpėrthim i fuqishėm dhe njė makine e zezė e tipit Benz fluturoi pėr rreth 10 metra nė ajėr pėr t'u pėrplasur nė rėnie me njėrėn nga shtyllat e ndriēimit tė bulevardit. Nga makina ishte dalluar tė zvarritej njė djalosh qė kėrkonte ndihmė, ndėrsa tė pranishmit, midis tyre edhe policė tė rastėsishėm, ngurronin tė afroheshin nga frika e njė shpėrthimi tė dytė. Mė nė fund dikush u afrua. Pas tri ndėrhyrjeve kirurgjikale dhe pas 7 orėsh luftė me vdekjen djaloshi u mund. Nga shpėrthimi kishte humbur njėrin sy, djegie tė thella dhe njė plagė tė madhe nė rrėzė tė kofshės, hemorragjia e sė cilės i shkaktoi edhe vdekjen. Ekspertėt e policisė njoftuan pėr njė atentat tė tipit mafioz me minė tė telekomanduar. Viktima quhej Ardian Muho, 33 vjeē, i pamartuar, i njohur mes shokėve me nofkėn Dap-Dapi.
Kush ishte
Nė moshėn 16-vjecare Ardian Muho, i dalluar ndėr shokėt e tij, provon burgun e Spaēit pėr vjedhjen e njė kali. Vitet '90 e gjejnė emigrant nė Itali, ku shkon bashkė me tė fejuarėn e tij, vajzėn e njė aktori tė njohur tė Teatrit Kombėtar. Tė dy vendosin tė ndjekin studimet nė Artet e Bukura te Bolonjės, por ndarja e ēiftit prish planet. Muho e pėrjeton ndarjen nė mėnyrė traumatike duke u larguar pėr ca kohė nė qytete tė ndryshme tė Italisė dhe Europės. Karakteri i tij, njohja e disa gjuhėve tė huaja dhe fiziku i fuqishėm kishin bėrė qė tė tjerėt t'i atribuonin cilėsinė e liderit mes qarqeve tė dyshimta tė emigracionit ndėrkombėtar. Nė vitin 1998 arrestohet nga policia italiane nėn akuzėn e vrasjes. Pėr dy vjet me radhė e burgoset nė burgun famėkeq tė Azinaros. Nė rrethana tė panjohura arratiset nė mėnyrė spektakulare. Po atė ditė komunikata e burgut deklaroi se Ardian Muho ishte vrarė nga rojat italiane bregdetare nė tentativėn e tij pėr t'u arratisur. Pėr dy javė rresht strehohet nėpėr shkėmbinjtė e brigjeve italiane, deri sa njė mik i tij nga Vlora shkon dhe e merr me gomonen e tij, pasi e kėrkon 4 ditė. Nė Shqipėri me paratė e mbledhura pėr vite jashtė shtetit bleu njė anije peshkimi nė Rumani, me idenė qė tė investojė pėr ndėrtimin e njė kombinati peshku nė Vlorė. Jemi nė vitet 2000 kur trafiku i klandestinėve dhe i drogės ishte burimi kryesor i fitimeve tė vlonjatėve tė guximshėm. Ardian Muho nuk mundi t'i bėnte bisht ofertės. Me 18 shtator 2002 anija e tij bllokohet nė portin e Brindizit. Pas 22 ditė kėrkimesh, antidroga italiane gjeti 10,5 kg heroinė tė fshehur nė bazamentin e anijes. Anija sekuestrohet, i vėllai burgoset sė bashku me ekipazhin dhe Dap-Dapi e sheh veten papritmas mes njė sėrė konfliktesh dhe situatash kėrcėnuese.
Kush e vrau Muhon
Humbja e sasisė sė drogės duket i kishte kushtuar njė dėm financiar tė pariparueshėm rrjetit tė trafikut tė drogės, i cili, sipas tė dhėnave tė policies, apo edhe miqėve tė Muhos, drejtohej nga njė bos i njohur nė Durrės. Njė fakt qė ėshtė vėrtetuar nga disa telefonata kėrcėnuese qė mbėrrinin nga Durrėsi nė adresė tė Ardian Muhos. Nė Vlorė thuhet se ekzekutorėt pėr tė hequr qafe Muhon u paguan pikėrisht nga Durrėsi. Por nė dy raste ata pėsuan disfatė, pasi Muho e miqtė e tij u treguan mė tė shpejtė. Gjithsesi, mina me telekomandė bėri punėn e vet. Ardian Muho u varros mė 21 dhjetor 2002 nė varrezat e Babicės. Gjashtė ditė mė vonė pranė varrit tė tij u gjetėn tė vrarė dhe tė djegur brenda njė makine ish-oficeri i policies Ardian Kajmaku dhe fieraku Agim Hatia. Muajin e fundit para se tė vritej, Dap-Dapi ishte parė tė shoqėrohej me Kajmakun, i njohur nė Vlorė jo vetėm si njė polic tepėr profesionist.
Pas vrasjes, Muhos u pėrpoqėn t'i merrnin pronėn nė bregdet
Pak javė pas vrasjes sė Ardian Muhos, fadromat e policisė ndėrtimore tentuan tė prishin murin rrethues tė pronės sė tij tė ligjshme nė Jonufėr, tė vlerėsuar rreth 1,2 milionė dollarė e tė hipotekuar. Por njė tentativė e tillė u ndalua nga reagimi i prindėrve dhe miqėve tė Muhos. Ėshtė e njėjta pronė pėr tė cilėn shpesh thashethemet nė Vlorė thonė se i pėrkiste jo vetėm Muhos, por njė politikani tepėr tė njohur nė Shqipėri. Njė histori qė kishte marrė fund kur vetė Muho publikisht nė njė lokal tė Vlorės ia kish bėrė tė qartė kėtij politikani tė fuqishėm tė mos guxonte tė pėrfliste pronėn e ligjshme tė tij buzė bregdetit. Mė tej, sipas familjarėve, pati edhe njė tentativė tė dėshtuar pėr tė zhdukur disa dokumente tė kėsaj prone nė zyrat e Bashkisė sė Vlorės.
gazeta shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
24-12-2003
EDITORIALI
Krijimi i lajmeve kundėr krimit dhe Igli Toska
Nga Mero Baze
Gati njė vit mė parė, Sali Berisha ka bėrė njė nga ato gabimet ku tė shtyn naiviteti dhe dėshira pėr tė besuar diēka pozitive. U ngrit nė Kuvend dhe nė disa televizione, dhe lavdėroi Luan Ramėn pėr luftė kundėr korrupsionit dhe krimit, kur ky i fundit sapo ishte bėrė ministėr. Disa muaj mė vonė, u pa se lėvdata e liderit tė opozitės ishte njė flluskė sapuni. Luan Rama u vu sėrish nė qendėr tė akuzave dhe tashmė tė argumentuara pėr lidhje me botėn e krimit.
Pas Ramės, njė ish gjyqtar i shkarkuar pėr mitėmarrje, i cili nuk ka arritur tė mbrohet dot as nė gjyq, u bė zėvendėsministėr Rendi. Disa zyrtarė tė lartė tė policisė u shkarkuan dhe thashethemnaja i lidhi ata me krimin e organizuar. Hakmarrja pėr Drejtėsi, njė grupim me tė vėrtetė kriminal, u kthye nė arsyetim pėr tė liruar tė njėjtėt oficerė policie qė e kishin arrestuar atė bandė dhe qė mė vonė, nga frika e po kėtij pushteti, e kishin mohuar profesionalizmin e tyre. Sipas parimit Hip se tė vrava, zbrit se tė vrava, ata tashmė u larguan, sepse pas vitit 1997 ishin detyruar tė pohonin se i kishin arrestuar pa dashje ata banditė. Mė tej asnjė politikan nga ata qė urdhėruan shkatėrrimin e hetimeve tė Hakmarrjes nuk u pėrfol. Vetėm policėt, ata qė nuk duhet tė pėrfliteshin. Sokol Ēela njė ish polic fanatik i sė majtės, i sprovuar si antiopoziar, u detyrua tė largohet nga Shqipėria, pasi kur u transferua pėr merita antiopozitare nga Korēa nė Tiranė, pa se Kėtu, ndryshe nga nė Kapshticė, ligjin nuk e bėnte shefi i Komisariatit Nr.1, por banda kriminale Nr.1 nė vend.
Pas Hakmarrjes nė burg pėrfundon Altin Lamaj. Fillimisht i panjohur pėr opinionin, ai u bė publik prej lajmeve qė dilnin nga zyra e Igli Toskės dhe disa prokurorėve, pėr tė cilat bėhet kujdes tė zėnė vend nė shtyp. Unė nuk di asgjė ēfarė ka bėrė larg syve tė njerėzve Altin Lamaj, por e kam parė atė si njė mik dhe shoqėrues tė kryetarit aktual tė Bashkisė Edi Rama. Kam dhjetėra fotografi tė tij nė fushatė pas Ramės dhe e kam marrė si njė mik normal tė tij. Kur ua thua prokurorėve kėtė, tė tregojnė se janė zbardhur disa orė tė tėra shirita bisedash mes tyre, por publikisht jo. Publikisht Altin Lamaj quhet kriminel, ndėrsa Edi Rama kryebashkiak. Publikisht ėshtė bėrė kujdes qė tė bėhet marketing me luftėn kundėr krimit, pa na treguar as vrasėsit, as tė vrarėt. Dhe e gjithė kjo, qė krimi tė ndėrrojė padron, dhe nė krye tė Rendit tė quhet i merituar emėrimi i njė personi, i cili e ka nisur karrierėn nė shtet me inkriminim pėr mitėmarrje. Ai quhet Igli Toska dhe sot mund ta kemi dhe ministėr rendi.
-------tema-----
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
27-12-2003
Prokuroria e rrethit Tiranė po heton implikimin e pronarit tė Venecia-s, Altin Lame, nė vrasjen e Alban Ēelės
Hetimi, gjurmė tė Lames nė makinėn e vrasėsve tė Ēelės
Ened Janina
TIRANĖ - Prokuroria e rrethit Tiranė rifillon hetimet nė lidhje me vrasjen e djalit tė dekanit tė Fakultetit Juridik, Alban Ēelės, ngjarje kjo e ndodhur mė 21 qershor tė vitit 2000. Pas materialeve tė dorėzuara pak ditė mė parė nga policia e kryeqytetit, organi i akuzės ka rihapur dosjen e vjetėr. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė gjetja e gjurmėve tė Altin Lames, nė makinėn e pėrdorur nga vrasėsit e Alban Ēelės. Pėrveē gjurmėve, policia ka arritur tė gjejė edhe lidhje tė tjera ndėrmjet Ēelės dhe Lames. Tė gjitha kėto lidhje janė dokumentuar nė dosjen hetimore tė Prokurorisė sė rrethit Tiranė. Burime tė prokurorisė dhe tė policisė sė kryeqytetit kanė pohuar dje se ende nuk ėshtė ngritur njė akuzė mbi Altin Lamen, por po punohet pėr njė gjė tė tillė. Ish-pronari i Venecia-s, Lame, akuzohet vetėm pėr vrasjen e kryer mė 12 janar tė vitit 2000, ngjarje kjo e ndodhur pranė shkollės Vasil Shanto.
Hetimi
Policia e kryeqytetit e akuzon atė pėr vrasjen nė bashkėpunim tė Alban Ēelės, djalit tė dekanit tė Fakultetit Juridik, Kudret Ēela. Fillimisht, nė duart e hetuesve ranė disa materiale tė grumbulluara nė rrugė operative, nga ana e informatorėve tė policisė. Duke u buazuar nė to, inspektorėt e krimeve kryen edhe disa verifikime tė tjera dhe zbuluan se nė makinėn e krimit ndodheshin gjurmėt e gishtėrinjve tė Lames. Ky fakt nuk konfirmohet zytarisht nga prokuroria e rrethit Tiranė. Sipas burimeve zyrtare tė saj, nė prokurori ndodhen disa materiale ku Altin Lame akuzohet si vrasės i Alban Ēelės. Ndėr kėto materiale ėshtė dhe njė gjurmė gishti, por ende nuk kanė pėrfunduar tė gjitha verifikimet nė lidhje me tė. Momentalisht mbi Lamen rėndon vetėm akuza e vrasjes me dashje nė bashkėpunim tė tre shtetasve pranė shkollės Vasil Shanto. Ai po hetohet edhe nė lidhje me disa ngjarje tė tjera, ndėr tė cilat edhe vrasja e Alban Ēelės. Ende nuk kemi ngritur akuzė tjetėr pėr tė, po vetėm po verifikojmė provat qė kemi,- thanė dje, zyrtarėt e Prokurorisė sė rrethit Tiranė.
Motivi
Njė ndėr rrethanat qė lidhin vrasjen e Ēelės me Altin Lamen ėshtė njohja e tyre me tė ashtuquajturin, grupi i djemve tė Rrugės sė Durrėsit. Lame akuzohet pėr vrasjen e Andi Hasanit, njėrit prej miqve tė afėrt tė Genc Ferhatit. Ndėrkohė edhe Ēela ėshtė njė i njohur i Denis Ginės. Kjo lidhje ka pėrforcuar edhe mė shumė dyshimet e hetuesve se Lame ėshtė njėri prej vrasėsve tė Alban Ēelės. Ēela ėshtė ekzekutuar me njė breshėri automatiku rreth orės 21.00 tė 21 qershorit tė vitit 2000. Studenti i vitit tė tretė juridik dhe djali i dekanit tė po atij fakulteti, Kudret Ēelės, ka vdekur vetėm pak orė mė pas, si pasojė e shokut hemorragjik. Ai ndodhej nė njė makinė tip Benz Mercedes sė bashku me disa persona tė tjerė, tė cilėt fatmirėsisht i kanė shpėtuar atentatit. Plumbat janė derdhur nė makinėn ku ndodhej Ēela nga njė Volksvagen Golf me ngjyrė tė bardhė. Personat qė ishin nė makinė me Alban Ēelėn dyshohet se kishin lidhje me trafikun e heroinės, qė kryhej nė kryeqytet. Akt-ekspertimi balistik qė i ėshtė makinės me targa italiane ka treguar se intensiteti mė i madh i plumbave ishte pėrqendruar tek vendi i shoferit tė makinės.
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
07-01-2004
Para drejt sė shkuarės-mbrapa drejt sė ardhmes
Prof. Dr. Apollon Baēe
Kohėve tė fundit media shqiptare ka sjellė njė sėrė ngjarjesh me interes tė veēantė, por pa i shqyrtuar ato nė kompleks. Kėto ngjarje ngjasojnė me copėrat e asaj lojės pėr fėmijė qė quhet puzzle, ku figura e prerė mund tė lexohet vetėm kur tė tėra copėrat ribashkohen me njėra- tjetrėn.
Nėse copėrat e ngjarjeve tė prura nga media shqiptare bashkohen me njera-tjetrėn, figura e turbullt qė tė del para ėshtė figura e frikshme e njė Janusi tė shpėrbėrė, dy fytyrat e tė cilit nuk shohin njera pas, drejt sė shkuarės, dhe tjetra para, drejt sė ardhmes. Por e njė Janusi tė vėngėr, njera fytyrė e tė cilit sheh pas, drejt sė ardhmes, dhe tjetra para, drejt sė shkuarės. Back to the future - forėard to the past, si nė Makinėn e Kohės tė Orėell-it. Pas fitores sė revolucionit proletar.
Copa No 1 e Puzzle: Mesazhi US
Sipas komunikatės sė menjėhershme tė Ministrisė sė Rendit Vrasja me dt. 29.09.2003 e shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė bėrė pėr motive krejtėsisht banale. Ajo nuk ka tė bėjė nė asnjė mėnyrė me postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Njė muaj mė pas, nisur nga ky rast, Ambasadori i SHBA formuloi njė nga deklaratat mė tė athta tė diplomacisė amerikane ndaj njė vendi mik dhe dy ditė mė tej autori i krimit u arrestua. Nisur nga pėrkthimi disi i lirė i deklaratės, pjesėn e saj mė tė mbrehtė po e risjellim tė pėrkthyer ad litteram: Ne gjithaq kemi njė mesazh ndaj zotėrve tė krimit. Ne e dimė ose do ta mėsojmė shpejt se kush jini ju. Qeveria ime, partnerėt tanė europianė dhe shqiptarėt, ju jemi vėnė pas. Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur pėrderisa ju tė jeni fshirė tė tėrė dhe krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon.
E pėrkthyem titullin Lord me Zot, siē e pėrkthente Noli me Zot a Imzot, dhe jo me Baron, siē e risolli media, pasi anglishtja me Lord nėnkupton krijesat supreme, pėrfshirė Zotin. Dhe, duke lėnė mėnjanė linguistikėn, nuk mund tė jetė Zot a Imzot njė killer. E shumta ai mund tė jetė njė Baronet, i fundmi i shkallės sė fisnikėrisė. Zotėr dhe Imzotėr janė tė tjerėt.
Ambasadori amerikan tha se gjuetarė tė Zotėrve tė Krimit janė Qeveria ime, partnerėt europianė dhe Shqiptarėt duke ju shmangur formės sė pritshme Qeveria Shqiptare dhe ajo Amerikane. A ju shmang ai kėsaj forme pėr shkak tė opinionit tė Departamentit tė Shtetit se korrupsioni shtrihet nė tėrė nivelet e Qeverisė Shqiptare apo shmangia ishte thjesht njė lapsus freudian, kjo nuk dihet dhe nuk ka rėndėsi parėsore. Rėndėsi parėsore ka dėndėsia e pėrdorimit tė shumėsit tė vetės sė parė: Ne kemi
Ne e dimė
Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur.
Ėshtė e vėrtetė se krimi shqiptar e ka nisur mirė galopin drejt njė Kolumbie europiane. Nėse nuk ndodh diēka e papritur kėtė shirit ajo pritet ta presė rreth vitit 2015. Fitimet nga droga nė 2002 pėrbėnin sė paku 4,7 % tė GDP reale shqiptare dhe parashikimi pėr 2004 ėshtė 8- 10 % dhe asnjė qeveri nuk do ta kishte tė lehtė tė priste 10 % e mė tepėr tė GDP-sė sė saj. Shembulli i fqinjės amerikane, Kolombisė, vlen edhe pėr tė tjerėt.
Sipas zv. Prokurorit tė Antimafies Nacionale Italiane Francesco Mandoi: Mafia shqiptare ka monopolin e drogės nė Itali, Belgjikė, Hollandė, Francė, Gjermani... Nė vitin 1994 u kap 1 kg drogė qė vinte nga Shqipėria. Nė vitin 2002 1 ton
Nė tre muajt e fundit dhjetėfishi i kėsaj sasie
. Pėr matematikanin Dr. Francesco Mandoi ky ėshtė njė progresion gjeometrik, por kėtu ai ndalet. Shprehja Ne nuk do tė jemi tė kėnaqur pėrderisa ju tė jeni fshirė tė tėrė dhe krimi tė mos e kėrcėnojė mė kėtė vend dhe kėtė rajon. nuk i pėrket atij ose ndonjė ambasadori nga vendet e fshikura nga ky krim. Ajo i pėrket ambasadorit tė njė vendi tej oqeanit ku pasojat e drogės dhe krimit shqiptar janė ende tė pandjeshme.
Copa No 2 e puzzle: AMBO (Albanian, Macedonian, Bulgarian Oil Pipeline Corporation)
Sipas njė lajmi peksimet Ministri i Industrisė dhe Energjitikės bėn tė ditur se pėrfunduan bisedimet e grupit teknik pėr naftėsjellsin AMBO
Ndėrtimi me vlerė 1.3 miliard $ do tė nisė nė 2005 dhe do tė pėrfundojė nė vitin 2008
Porti fundor do tė jetė ai i Vlorės, pjesė e Korridorit 8. Ky lajm tregon se Shqipėria u fut sėrishmi nė fushėn e shahut gjeopolitik ndėrkombėtar dhe sėrishmi si kuti dhe jo si figurė.
Ata qė i njohin rregullat e kėtij shahu, mes tyre shahisti Shpėtim Nazarko, e dinin se dega europiane e naftėsjellėsi Kaspik do tė pėrfundonte nė Vlorė dhe jo nė Alexandroupolos. Jo thjesht pasi Halliburton Co. e AMBO-s ka pasur president zv. presidentin e sotėm Dick Cheney, as edhe ngaqė zyrė e saja avokatore ėshtė Ėhite & Case LLT me president real ish presidentin Ėilliam J. Clinton. Por ngaqė pas AMBO-s sė Halliburton Co. qėndrojnė, duke pėrmendur vetėm disa nga mė kryesoret, Texaco, Chevron, British Petroleum, Exxon Mobil, Amoco. Firmat qė bėjnė luftėn a paqen.
Kjo ėshtė lufta pėr sigurimin e energjisė amerikane
Harta e naftėsjellėsit tė Kaspikut duhet tė pėrputhet me politiken reale, pati thėnė Sekretari i Energjetikės Richardson disa muaj para se nė Jugosllavi tė binte bomba e parė dhe atė bazėn Bondsteel nė Ferizaj, pėr tė cilėn ushtarėt amerikanė thonė se nga hėna me sy duket vetėm Muri i Madhe dhe Bondsteel-i, e ka ndėrtuar pikėrisht Halliburton-i. Dhe kėtu e tėra vjen dhe inkuadrohet bukurmirė me kuadrin e asaj American long-term energy strategy, ku rubineti qė do tė shuajė ose jo etjen reale europiane pėr energji nė vitet 30, do rrotullohet nė Vlorė. Pikėrisht kjo i hapi mbi krye Shqipėrisė ombrellėn stars and stripes- viza dhe yje. Paradoksalisht fitimi mė i madh shqiptar nga hija e kėsaj ombrelle ėshtė ēmimi qė ajo duhet tė paguajė pėr hijen e ombrellės: Shkėputja nga krimi i institucionalizuar. Kjo dhe mungesa e dorezave tė bardha nė inventarin e diplomacisė amerikane, shpjegon dhe formėn imperative tė deklaratės.
Nė vende tė tjera e kemi parė krimin dhe korrupsionin tė ndotė sektorin... politik... Unė nuk e drejtoj gishtin veēse tek kriminelėt vijon Jeffrey duke preferuar qė macen ta zėrė nga bishti. Por ai qė do ngarkohet me tėrheqjen e bishtit tė kėsaj maceje vėshtirė se do tė tėrheqė dhe tregojė mė tepėr se bishti. Vėrtet Hakmarrja pėr Drejtėsi i pėrket familjes sė felinėve- maceve, por ajo nuk ėshtė njė mace shtėpie, por tigėr. Ajo nuk ėshtė thjesht njė organizatė kriminale qė ka pas vetes vetėm krimin, por njė organizėm kriminal politik qė ka pas vetes politikėn. Krimi pėr tė ėshtė thjesht mjeti.
Copa No 3 e puzzle: ?
Pas arratisjes nga burgu tė pjestarėve tė organizatės nė mars tė 97 dhe marrjes sė pushtetit nga PS-ja, u duk sikur qėllimi i Hakmarrjes pėr Drejtėsi ishte arritur dhe organizata ishte shpėrbėrė. Madje fushata intensive e medias krijoj nė publik opinionin se i tėrė procesi ishte njė flluskė sapuni siē e cilėsonte njera nga mediat e pavarura. Por shkrumbimi i Enkelejd Agajt me 9 janar 99 pėr shkak tė dekonspirimit tė drejtuesve tė organizatės dy vjet mė parė; telekomandimi me saktėsi predhe satelitore me 29 shtator 03 i ekzekutorit Arapaj drejt viktimės Sinaj; sinjalizimi, paisja me dokumenta fallco dhe largimi automatik i grupit nga Shqipėria pas identifikimit tė Arapajt, tregon se sistemi mbrojtės i Hakmarrjes pėr Drejtėsi ėshtė mėse funksional.
Prej tėrė krimeve tė kryera prej Hakmarrjes pėr Drejtėsi, i fundmi ėshtė dhe mė i habitshmi: Pa asnjė masė mimetizimi, nė mes tė qytetit, jashtė ēdo norme kriminale: me taksi. Si i tillė ai shtron pyetjen a ishte kjo vrasja spektakolare doreza e sfidės qė ju flak Prokurorit tė Pėrgjithshėm, dhe veēanėrisht atyre pas Prokurorit tė Pėrgjithshėm, apo arroganca e njė killeri i cili ka nė xhep njė indulgjencė tip Richelieu: ēdo gjė qė e bėn bartėsi i kėsaj letre e bėn me urdhėrin tim? Nė tė vėrtetė pa FBI Arapaj nuk do ishte kapur kurrė.
Mekanizmi i mbulimit automatik tė cepave tė zbuluar tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi, ėshtė i pėrsosur. Okult, kapilar, i tėrė niveleve, i kudogjendshėm. Si vėshtrimi i Big Brother-it tė George Orėell-it. Kėrkova pėr ta parė dosjen e Hakmarrjes pėr Drejtėsi thotė Perikli Teta, ish Ministėr Rendi nė vitin 98, por nga ajo kishin mbetur vetėm kapakėt. Kjo lind njė varg pyetjesh eliptike, pėrgjigjia e tė cilave pulson mes vetė pyetjeve.
Tė kujt rangu ishin zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit qė mund ta tėrhiqnin, dekonspironin dhe manipulonin deri nė nivel kapakėsh dosjen e Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Pėrse Ministria e Rendit pėrndoqi dhe pėrndjek oficerėt qė arrestojnė ekzekutorėt dhe liron ekzekutorėt e arrestuar tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Pėrse nė kundėrshtim me familjen, Prokuroria e Tiranės kėmbėnguli se: njeriu i bėrė shkrumb nuk ėshtė kurrsesi Enkelejd Agaj duke evituar kėshtu hapjen automatike tė procesit qė pason gjetjen e kufomave tė identifikuara?
Kush e caktoi Inspektor tė Pėrgjithshėm tė SHISH-it dhe mė tej Kėshilltar pėr Ēėshtjet e Sigurimit Kombėtar pranė Kryeministrit njė jo specialist tė mirėfilltė, ish Nėndrejtorin e Albturizmit Luan Pobrati tė akuzuar si drejtues i Hakmarrjes pėr Drejtėsi?
Ēfarė roli luajti nė gjetjen e SHIK-asit tė penduar qė deklaroi armėt nė shtėpinė e Agajt i kam futur me urdhėr tė Gazidedes, shefi i tij, dajoja i Shytėve, Inspektori i Pėrgjithshėm i SHISH-it Pobrati? Pėrse Gjykata e Tiranės shpejtoi ta mbyllė procesin duke u bazuar tek kjo deklaratė dhe nuk e shqyrtoi vėrtetėsinė e saj ndėrkohė qė Hakmarrja pėr Drejtėsi bazohet kryesisht nė lidhjet e gjakut?
Kush dhe si e orkestroi fushatėn marramendėse nė media se procesi kundėr Hakmarrjes pėr Drejtėsi ishte njė montaturė e qeverisė sė PD-sė?
Vargu i pse-ve ėshtė shumė mė i madh. Por edhe kėto pak pse? lejojnė ravijėzimin e mjegullt tė njė rrjeti qė shtrihet nga Kryeministria, SHISH-i, gjykatat, prokuroritė, mediat e pavarura dhe deri tek zyrat periferike tė pasaportave. Dėshmi pėr njė qendėr unike e cila kontrollon, drejton dhe koordinon veprimtarinė e qendrave okulte dhe gjysmė okulte.
Copa No 4 e puzzle: Copa e pėrgjakur
Nė janar 93- korrik 94, Hakmarrja pėr Drejtėsi sulmoi vetėm pika valutore pėr tė siguruar lėvizjen e lirė dhe blerjen e armėve tė sofistikuara. Mė tej, brenda njė harku tė shkurtėr njė vjeēar dhjetor 94 - shkurt 96, ajo sulmoi vetėm firmat rentiere, Gjallicėn dhe VEFA-n. Sulmi i saj i fundit me 26 shkurt 96 nė supermarketin e VEFA-s, i cili ėshtė njėkohėsisht akti mė gjakatar nė tėrė historinė e krimit shqiptar, ėshtė copa kyē e puzzle-s. Rreth kėsaj cope tė pėrskuqur nga gjaku grupohen tėrė copat e tjera.
Autobomba e Hakmarrjes pėr Drejtėsi vrau katėr njerėz dhe plagosi shtatėmbėdhjet tė tjerė, tė tėrė dorėjashtė nga politika. Thjesht 4 + 17. Pa asnjė moral dhe asnjė etikė. Unė nuk njoh as moral, as etikė. Morali dhe etika ime janė revolucioni dhe pėr tė unė pėrdor ēdo mjet thoshte nė 18 Lenini.
Skema e atentatit ėshtė modelare: Masa e tritolit optimale, 65 kg, vala goditėse e eksplozionit e fokusuar me kėnd tė ngushtė ndaj supermarketit tė VEFA-s, detonimi nė ēastin e duhur, pasi mė tepėr se 4 + 17 do tė qenė shumė dhe mė pak se 4 + 17 do tė qenė pak. Njė perfeksion i tillė nuk mund tė arrihej kurrsesi nga 19 vjeēarė tė cilėve u plasnin pistoletat nė dorė ngaqė nuk dinin t`i pėrdornin. Pėrse jua ngarkoj KGB-ja atentatin me bombė nė Konferencėn nė Paris? e pyeti prokurori Aranit Ēela tė pandehurin Llambi Peēini. Ngaqė na kishin pėrgatitur mė mirė se tė tjerėt dhe kishim specialistė shumė tė zotėt. Kjo tregon se, si nė skemėn e Dantes, poshtė rrethit tė vrasėsve vijonte rrethi i zjarrvėnėsve, ai i specialistėve tė Sigurimit. Por ende ky rreth nuk ėshtė i nėnti.
Pikpyetja e madhe, zbėrthimi i sė cilės spjegon gjithēka, ėshtė kujt i shėrbente vrasja dhe plagosja e 4 + 17 vetėve? Nėse vrasja e Drejtorit tė Burgjeve Kaloshi edhe e pranon logjikėn e egėr tė hakmarrjes, vrasja dhe plagosja e 21 tė pafajshmėve nuk ka tė bėjė fare me hakmarrjen. Kjo i pėrjashton nga loja vėllezėrit Shyti dhe 9 tė tjerėt.
Pėr tė shkaktuar turbullira sociale shkruan media. Por a do tė derdhej mitingjeve masa pas akteve tė tillė kriminalė duke kėrkuar kthimin nė detyrė tė Hajredin Shytit, Luan Pobratit, ose familjes sė Klement Kolanecit? Kjo e pėrjashton nga loja Shytin, Pobratin, Kolanecin, tė cilėt Enkelejd Agaj i ekzekutuar nga Hakmarrja pėr Drejtėsi pėr dekonspirim tė udhėheqjes sė saj, i ka cilsuar si drejtues tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi. Goditjet e njėpasnjėshme tė VEFA-s dhe Gjallicės dhe djegia e mėtejshme nė Vlorė pikėrisht e Gjalicės, tregojnė se e tėra i pėrkiste njė loje shumė mė tė sofistikuar: Lojės me skemat piramidale.
Copa No 5 e puzzle: Copa piramidale.
Pėr PS-nė piramidat qenė lopa sė cilės i pi qumėshtin, e therr, e ha dhe i rrjep lėkurėn pėr tja bėrė daulle: Nuk merrem me financat unė tha nė maj tė 96 Sekretari i PS-sė Ruēi kur e pyetėm pėrse PS-ja nuk mban qėndrim ndaj firmave piramidale?.
Si thua? Do tė punonja me to po tė ishin piramida? ju pėrgjigj nė nėntor tė 96 pyetjes me pyetje Konsulenti Financiar i firmave rentiere, nėn Kryetari i PS-sė sė Vlorės Arben Malaj?.
Mua o vėlla nuk mė paguan D.Ė. Unė bėj atė qė mė thonė ata qė mė paguajnė rrogėn na tha nė tetor 96 Kyeredaktori i ZP-sė kur e pyetėm pėrse ZP-ja boton listat e shpėrndarjes sė kėsteve?.
Fitimi i ZP-sė nga botimi i listave tė shpėrndarjes sė kėsteve nga firmat dhe fondacionet piramidale pėr vitin 96 ishte 305.000 $. Afėrsisht sa i Konsulentit Financiar, Ministrit socialist tė Financave Malaj. Njė shpėrblim i tillė ireal spjegohet vetėm me besueshmėrinė qė fitonin firmat, veēanėrisht tek lexuesi socialist, nga botimi i listave dhe punėsimi nė to i funksionarėve tė PS-sė. Por kjo ėshtė ende faza e qumėshtit tė lopės. Faza e hanxharit nisi nė shkurt 97 .
Inati i trupit pa kokė titullohej njė artikull i imi pėr ngjarjet e Vlorės:
Nisemi nga skela tha rreshti i parė.
E pse? pyeti rreshti i katėrt.
Po ja, tė djegim detin tha sėrishmi rreshti i parė, ai ka mbetur.
Po Gjallica? foli pėrsėri rreshti i katėrt. Dhe turma u nis ullishtave dhe dogji pikėn e karburantit tė Gjallicės. Shkrumboi paratė e saja.
Vonė e kuptova se trupi i inatosur nuk ishte pa kokė. Veēse kreu i saj nuk ishte nė krye por nė rreshtin e katėrt.
Koalicioni i sotėm ka ardhur nė pushtet me grykėn e pushkės, nėpėrmjet mafies dhe bandave politike thotė Ministri i Rendit i koalicionit socialist Perikli Teta.
E pyesim Kryetaren e PS-sė sė Vlorės, kandidaten pėr deputet tė PS-sė Luiza Hoxha pėrse parrulla e saj ishte Po fitoj, PS-ja do tė ju kthejė skafet?
Paratė ja grabiti Berisha me piramidat e tija, skafet ja morri Berisha me Mulosmanin e tija, punė nuk kanė se Berisha nuk ēan kokėn pėr Vlorėn. Si thoni ti lėmė tė vdesin? ishte pėrgjigja e kryetares sė PS-sė tė Vlorės Luiza Hoxha para miniturmės Vlonjate tė irrituar nga pyetja.
Sa pėr zgjedhjet ju pėrgjigj me gjysmė zėri sė njėjtės pyetje Paskal Milo. Pėr kokėn e Frokut bėnin be Vlonjatėt nė kohėn e trazirave dhe Froku fitoi nė Vlorė pesė herė mė pak vota se Gjinushi qė valviste flamurin e skafistėve.
Gjatė bisedės dy shishe verė tė gjatė nė Hotel Bolonja nė prani tė gazetarit gjerman Philip Zahn PR-ja i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Vlorės na tregon se ka dy fakultete: juridikun dhe shkollėn e lartė tė ministrisė. I themi se i kemi marė njė intervistė Zanit pėr stacionin Pro 7.
Ka akoma lėng limoni u pėrgjigj ai lakonikisht.
Ngjarjet e treguan kėtė pėrkufizim tejet tė saktė: Limoni Zan u flak vėrtet kur ju mbarua lėngu: Ditėn kur radioja e afėrt me PS-nė Koha transmetonte po shkon tė votojė vetė Zani Ēaushi. Heroi ynė. Ēlirimtari i Vlorės. I veshur me njė smoking tė blerė posaēėrisht pėr ditėn e votimit nė Itali ai duket mė elegant se Presidenti Klinton.
E pyetėm PR-nė si i vajti nė mėnd Petoshatit emėrtimi si Robespieri Komitet i Shpėtimit Publik?
Nė 7 vjeēare nuk bėjnė histori revolucionesh franceze tha ai. Nė teatrin e kukullave flet ai qė i tėrheq fijet, jo kukulla
E sheh atė tavolinėn atje?. I.A. me shkollėn e lartė tė aviacionit, K.M., Z.Z.,
A.T. me shkollėn e lartė tė ministrisė dhe juridikun.
Ajo qė na habiti nuk ishte emėrtimi robesperrian Comité du Salut Publique, por pėrsėritja e saktė e platformės robesperiane qėllimi ynė nuk ėshtė konvertimi, por shkatėrrimi i armiqve :
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik pėr Sarandėn ish ushtaraku i lartė Xhevat Koēiu i tha CNN-it populli nuk do tė dorėzojė armėt pėrderisa Berisha tė largohet.
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik pėr Gjirokastrėn Agim Gozhita, sipas tij ish gjeneral, ripėrsėriti pėr D.Ė. fjalėt qė kishte thėnė pėr CNN-it Para se tė dorėzojmė armėt duhet qė tė largohet Berisha
Nė qoftė se Berisha nuk do ti pėrgjigjet vullnetit tė popullit do tė sulmohet Tirana i tha CNN-it Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Memaliajt, Gjolek Malaj, pėr tė cilin na patėn thanė se ėshtė nip i vetė Gramozit.
Kryetari i Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Vlorės Luftar Petoshati na tha pėr D.Ė. Do ta dėbojmė Berishėn. Edhe po fitoi me vota do marrim pushkėt e do ta pėrzėmė me pushkė. Ēdo gjė ėshtė gati nė Malet e Labėrisė
Deri edhe Zani i shoqėruar nga shpura e nibelungeve lokale tė PS-sė, i veshur me kostum Rambo-je: me jelek antiplumb nė vend tė kanatieres, u shpreh pėr Pro 7: Ne dhe PS-ja e kemi situatėn nė dorė. Nėse Berisha nuk largohet do ta sulmoj me forcat e mija: 440 vetė tė armatosur dhe 13 tanke.
Sinkronizmi ėshtė i habitshėm nga ish gjenerali tek ish delinkuenti: Pėrmbysja me forcė e pushtetit edhe nėse ai fiton nė votime: O djem rrėmbeni pushkėt. Ja vdekje, ja liri i kėndonte turmės Gjinushi. Pėr arsyen formale tė krijimit tė kėtyre komiteteve, kthimin e parave qytetarėve, askush nuk foli ndonjė fjalė.
Njė sinkronizim i tillė kaq sinkron tregonte pėr njė burim tė vetėm koordinativ. Sprova e jonė pėr paqyrimin nė lajmet e DĖ-sė tė mbledhjeve tė komiteteve me 23 shkurt 97 nė Sarandė dhe 27 shkurt 97 nė Gjirokastėr ishte e pasuksesshme. Muri i hermeticitetit ishte profesional. E vetmja qė mėsuam dhe pamė rrugėve ishte se pėrveē kryesive tė Komiteteve nė kėto mbledhje patėn marė pjesė Kapiten Tatoja, Zani, tė pavarur tė tjerė dhe Gramoz Ruēi. Kjo dhe e lidh figurėn. Copa e fundit me figurėn e Kryetarit tė fundit komunist tė Sigurimit tė Shtetit dhe Sekretarit tė parė tė Partisė Socialiste Gramoz Ruēi bashkohet me copėn me figurėn e pasrendėsit tė tij Kryetarit tė parė socialist tė Sigurimit tė Shtetit, Hajredin Shytit.
Korniza e puzzle
Sot nė Shqipėri dy personat mė tė fuqishėm janė sekretari i partisė nė fuqi, kryetari i fundit i Sigurimit komunist tė Shtetit Gramos Ruēi, dhe kryeministri i partisė nė fuqi, Kryeministri i fundit i Kėshillit tė Ministrave komunistė Fatos Nano. Rezultati ėshtė njė kreaturė hibride, njė qeveri borgjezo- komuniste e cila prodhon krim dhe korrupsion, korrupsion dhe krim.
"Ruēi hipotekon moralin tek trafikantė te pushtetit dhe drogės thotė shkurt Kryeministri Nano pėr sekretarin e partisė sė tij Ruēi. Plotsimin e bėn e pėrjavshmja franceze Poen klani kriminal i Ruēit ėshtė i specializuar pėr cigare, armė dhe skrap.
PS-ja e ktheu Nanon nga njė i burgosur ordiner nė njė tė burgosur politik e cilson shkurt Presidenti Socialist Mejdani Kryeministrin socialist Dmth. Thjesht njė Baraba hajdut me aureolė Krishti. Padrino, kryetar i kupolės sė mafias, e cilson edhe mė shkurt zėvėndėsi i tij socialist Meta.
Njė skenė teatri mizerabėl... Njė sistem i qelbur politik... Gaz i botės e pėrshkruan mjeshtėrisht situatėn njeri nga kryeguzhinierėt e situatės, Edi Rama. Kjo dhe e mbyll rrethin e maces ngjyrė rozė qė kafshon bishtin e saj duke na risjellė nė fillim tė shkrimit.
Pyetja qė lind ėshtė a do tja dalin dot mbanė ata specialistėt e Robert Mueller-it? Apo edhe kėtė herė, si nė vitet 50, Sigurimi do tė jetė mė i shkathėt?
tema
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
21-01-2004
Kapet i kėrkuari nė makinėn e gardistit
I dėnuari nė Greqi me truprojėn e ish-ministrit
fe.de
Kjo ėshtė njė ngjarje qė nuk u pasqyrua nė komunikatat ditore tė policisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Rendit dhe u mbajt e fshehtė pėr njė kohė. Tė martėn nė mbrėmje, te kryqėzimi i Tiranės sė Re, njė kontroll rutinė i postbllokut tė policisė qė vendoset nė kėtė pikė shpesh, kishte detyruar njė makinė luksoze Benz fuoristradė tė hapte krahun. Nė timon tė saj ishte pronari, njė oficer policie i Gardės, K. Pagria, i cili pėr njė periudhė kohore ka qenė truproja i njė ish-ministrit tė Rendit Luan Rama ndėrsa nė vendin e pasagjerit njė person tjetėr. Megjithė pėrgjigjet e oficerit tė Gardės, policėt kishin dyshuar nė sjelljen e personit qė ndodhej nė vendin e pasagjerit. Disa fjalė tė shkėmbyera mes tyre dhe policėt e postbllokut vendosin tė kontrollojnė documentet e "pasagjerit". Njė vonesė qė fillon t'i "ngrejė nervat" oficerit tė Gardės. Gjithsesi, duke qenė se "pasagjeri" nuk kishte qenė i qartė nė justifikimet e tij pėr mungesėn e dokumenteve, policėt tė lidhur me eprorėt e tyre bėjnė shoqėrimin e tė dyve nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Pas verifikimeve tė hollėsishme kishte rezultuar se "pasagjeri" i quajtur Shpėtim Shpėrdheja ishte njė person i shpallur nė kėrkim nga policia e Fierit dhe pėr mė tepėr i dėnuar me burg pėrjetė nga drejtėsia e shtetit grek.
Historia greke
Sipas burimeve tė policisė sė Fierit, ku u "strehua" njė ditė mė pas Shpėtim Shpėrdheja (Ēilotaj),30 vjeē nga fshati Grizė e Patosit, nė adresė tė tij kishte njė urdhėrarresti tė firmosur nė qershor tė vitit 2003. Sipas kėtij urdhri, Shpėrdheja akuzohet pėr vrasjen e njė vajze nga Patosi nė nė Athinė tė Greqisė. Sipas tė njėjtit urdhėrarresti, vajza qė Shpėrdheja kishte vrarė nė vitin 1998 quhej Nurie Hoxha. Burimet e policisė pohojnė se Shpėtim Shpėr-dheja e kishte detyruar vajzėn tė "punonte" si prostitutė nė vendin fqinj pėr gati njė muaj. Por vajza duket kishte refuzuar t'i bindej mė tej dhe vendos qė tė largohet. Njė vendim i keqpritur nga Shpėrdheja, i cili duke pėrdorur dhunė, i shkakton vajzės vdekjen. Pėr kėtė Gjykata e Athinės ka pasur prova tė sakta duke dhėnė pas gjykimit nė mungesė dėnimin me "burg pėrjetė". Ndėrsa ėshtė kujdesur qė tė dhėnat pėr Shpėrdhenė t'i kalonin edhe prokurorisė sė Fierit. Por, sipas tė njėjtave burime, Shpėrdheja njihet si trafikant i lėndėve narkotike, kryesisht heroine, si dhe pėr shfrytėzim femrash nė disa shtete tė Europės.
Lirimi i gardistit
Ndėrsa Shpėrdheja tė nėsėrmen do tė bėhej banori mė i ri i qelive tė stėrmbushura tė policisė sė Fierit, oficeri i Gardės ishte lėnė i lirė pak orė pas shoqėrimit. Gjithsesi policia nuk e kishte lėnė tė lirė pa i bėrė mė parė edhe kontrollin e banesės, gjatė tė cilit nuk ishte gjetur asgjė e veēantė. Oficeri i Gardės, sipas burimeve tė Ministrisė sė Rendit, pėr njė kohė kishte pėrmbushur detyrėn e shoqėruesit tė ish-ministrit tė Rendit. Burime tė policisė sė Fierit pohuan se gjatė kohės qė ka qenė i shpallur nė kėrkim, Shpėrdheja ishte fshehur nėpėr miq e shokė tė tij nė qytete tė ndryshme. Njė sinajl pėr policinė kishte qenė edhe ai i mundėsisė sė fshehjes sė tij nė Tiranė.
Pronat e Shpėrdhesė u bllokuan dy herė nė dy vjet
Pronat e Shpėtim Shpėrdhesė nė rrethin e Fierit janė sekuestruar dy herė. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit, tė cilat nuk duan tė identifikohen kanė pohuar, se para mė shumė se njė viti, atij iu sekuestrua lokali "Vjosa", ku ėshtė ortak me kunatin e tij dhe 3 mijė metėr katror tokė, nė vendin e quajtur "Vija e Ngjalės", nė Sheq, pasi kishte precedent penal nė Belgjikė. Sipas tė njėjtit burim, pronat e Shpėrdhesė janė zhbllokuar me urdhėr tė prokurorit Qydret Kadia, pėr arsye qė ende nuk dihen. Pas mė shumė se njė viti pronat e Shpėrdhesė u sekuestruan sėrisht gjatė operacionit "Rrjeta e hekurt", me urdhėr tė Prokurorisė sė rrethit tė Fierit. Sipas tė njėjtave burime, dy ditė pas sekuestrimit tė fundit, lokali "Vjosa" u hap sėrish. Dhe, sapo ėshtė njoftuar policia, kjo e fundit ka dėrguar aty grupet e gatshme, tė cilat i kanė vėnė asaj drynin.
Akuza: Shpėrdheja kishte lidhje me policinė, ai fshihej sa herė kėrkohej
Burime tė policisė e tė Prokurorisė sė Fierit pohuan se Shpėtim Shpėrdheja ishte larguar nga Fieri nė dy raste tė ndryshme, pikėrisht nė kohėn kur ndaj tij ishin bėrė gati prangat. Nė rastin e parė ai ishte zhdukur pas mbėrritjes nė Fier tė disa hetuesve belgė, tė cilėt kishin dokumentuar veprimtarinė kriminale tė Shpėrdhesė nė Belgjikė. Sipas tė njėjtave burime, Shpėrdheja ishte larguar falė informatave nga lidhjet e tij me policinė apo edhe prokurorinė e Fierit. Pas ikjes sė belgėve kishte patur edhe njė tjetėr rast kur Shpėrdheja e kishte lėnė me gisht nė gojė policinė. Pas mbėrritjes nga Greqia tė dokumenteve zyrtare qė vėrtetonin dėnimin e tij mė burg pėrjetė nė kėtė shtet pėr vrasjen e njė vajze nga Patosi, Shpqrdheja pėrsėri i lė pėndėt drejtėsisė. Gjithsesi, policia e Fierit dhe ajo e Tiranės pohuan se kohėt e fundit kishin arritur tė lokalizonin lėvizjet e tij nė kryeqytet.
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
05-02-2004
PERMBARIMI: "SHKELJET" KUSHTOJNE 95 MILIARDE
Nė prokurori Arapi e 14 komisionerė
"Shfajėsuan 150 debitorė tė piramidave"
Basir Ēollaku
Denoncohen nga Zyra e Pėrmbarimit Gjyqėsor Tiranė, nė Prokurorinė e rrethit, Farudin Arapi dhe 14 administratorė tė piramidave, sepse shkeljet e tyre kanė sjellė njė dėm ekonomik prej 95 miliardė lekėsh. Sipas kallėzuesve, janė liruar nga detyrimet 150 debitorė qė mbajnė "peng" shumėn e mėsipėrme.
LAJMI
Rikthehet dueli institucional mes Pėrmbarimit, Komisionit Mbikqyrės "Arapi" dhe prokurorisė. Denoncohen nė prokurorinė e rrethit Tiranė, Farudin Arapi dhe 14 administratorė, tė ish-firmave piramidale. Zyra e Pėrmbarimit Gjyqsor Tiranė, pohon se abuzimet me detyrėn, qė administratorėt kanė bėrė, ka sjellė njė dėm ekonomik prej 95 miliardė lekėsh. Po sipas burimeve tė mėsipėrme tė kallėzuarit nė organin e akuzės, janė administratorė tė "VEFA", "Gjallica", "M. Leka" "Kamberi", etj. Nė kuadėr tė kėtij denoncimi, zyra e Pėrmbaimit Gjyqsor e kryeqyetetit, ka bėrė ndėrkohė gati listėn dhe materialet, tė cilat i kanė kaluar organit tė akuzės. "Kemi verifikuar tė gjitha shkeljet qė janė bėrė dhe na rezulton se kemi tė bėjmė tė paktėn me 150 debitorė, qė janė liruar nga detyrimet financiare nga administratorėt". Detar Hysi, kreu i kėsaj zyre, saktėson se tani do tė jetė prokuroria, ajo qė do tė marrė nė pėrgjegjėsi penale, personat qė kanė bėrė shkelje me dhjetėra dosje dhe qė kanė sjellė miliarda lekė dėm. Vetėm me firmėn e Farudin Arapit, kreut tė Komisionit Mbikqyrės tė Piramidave, pohohet nga tė njėjtat burime, janė liruar nga detyrimet persona qė kanė afro 5 miliarde lekė pėr tė shlyer. Madje, ka shtuar mė tej drejtuesi i institucionit pėrmbarimor, "jemi duke bėrė gati njė listė pėr kėto pasuri, qė tua kalojmė atė, drejtuesve tė operacionit "Rrjeta e Hekurt". Ndoshta pas sekuestrimeve, gjithnjė mbėshtetur nė dokumentacionin ligjor, debitorėt do tė kenė mundėsinė tė shlyejnė borxhet e vjetra qė vijnė qė prej shtatė viteve.
Debitorėt
Janė sėrish mosmarrėveshjet e shumta, qė rikthehen mes Pėrmbarimit dhe Komisionit "Arapi". Sipas pėrmbaruesve janė tė paktėn 150 dosje, qė presin ekzekutimet e juristėve tė kėtij institucioni, por nuk shkojnė asnjėherė deri nė fund. Burime nga pėrmbarimi i Tiranės pohojnė se administratorėt kanė liruar nga detyrimet nė mėnyrė tė paligjshme debitorėt. Ngatėrresat e "pafajshme" vijnė nga emrat, mbiemrat, adresat e banimit dhe tė lindjes. Nė shkresėn e lirimit vjen ndjesa e administratorėve dhe njoftimi zyrtar se personi debitor ėshtė njė tjetėr dhe jo ai tė cilit nė ato momente po i bllokohet pasuria. Nė kėtė mėnyrė debitorėt nė "marrėveshje" me komisionerėt "Arapi" ia dalin tė shpėtojnė borxhet dhe tė mos i kthejnė ato. Kjo ka sjellė qė 95 miliardė lekė qė janė borxh tė mos kthehen nė arkėn e ish- "piramidave" pėr tė kaluar mė pas tė kreditorėt.
Farudin Arapi do tė dėshmojė sot nė prokurorinė e Tiranės
Farudin Arapi ėshtė thirrur qė tė dėshmojė sot nė organin e prokuroisė sė rrethit Tiranė. Burime nga prokuroria, pohojnė se kryeadministratori i fajdeve, ėshtė ftuar tė dėshmojė para hetuesve, pas kallzimit qė ka bėrė Komisioni Parlamentar qė hetoi veprimtarinė e komisionit "Arapi". Po sipas burimeve tė mėsipėrme denoncimet pėr Arapin janė tė shumta. Tre vjet mė parė e kanė denoncuar kreun e kėtij Komisioni Mbikqyrės, kreditorėt e ish-kompanisė "Vefa Hollding". Kreditorėt akuzonin Farudin Arapin se kishte abuzuar me asetet e kompanisė. Sipas tyre "Arapi" i ka shitur shumė lirė. Denoncimet janė vijuar nga Partia Demokratike Reformatore, mė pas nga Komisioni Hetimor Parlamentar, dhe sė fundi nė mėnyrė tė pėrsėritur edhe nga Zyra e Pėrmbarimit Gjyqėsor.
gazeta shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
08-02-2004
ARRESTOHET PERFAQESUESI I FIRMES NE VLORE
Gjobėvėnėsi nė shoqėrinė e Klosit
Pranga kėrcėnuesit tė Coca-Colės pėr 200 mijė euro
Ferdinand Dervishi
Teksa me pistoleta nė duar kishin urdhėruar tė dilnin nga makina tre tė dyshuar, policėt e antiterrorit kishin shqyer sytė nga habia. Nė afėrsi tė ndėrmarrjes Coca Cola nė Tiranė, nė makinė bashkė me dy personat tė cilėve pak sekonda mė vonė do i'u shtėrngonin nė kyēet e duarve prangat e ftohta, gjendej edhe ish-shefi i shėrbimit sekret shqiptar Fatos Klosi. Gjithsesi, pak kohė mė vonė, bashkė me Daniel Shkurtajn, drejtuesin e pikės sė shpėrndarjes sė produkteve tė Coca-Cola nė Vlorė, i akuzuar si kėrcėnues me gjobė i drejtorit italian tė Coca- Cola Luixhi Verardo, policėt kishin marrė nė pyetje edhe ish-shefin e shėrbimit sekret Fatos Klosi dhe njė person tė tretė tė quajtur Aristotel Guri, i cili ishte drejtuesi shpėrndarjes sė produkteve tė kėsaj shoqėrie nė Tiranė.
Si u zbuluan
Kėrcėnimi me gjobėn 200 mijė euro mbėrriti nė zyrėn e drejtorit tė Coca-Cola paraditen e datės 30 janar. Njė zė i panjohur, nga njė numėr i panjohur , e kėrcėnonte duke i kėrkuar 200 mijė euro nė formėn e gjobės. Drejtori Verardo menjėherė pas kėsaj kishte komunikuar mė policinė duke bėrė denoncimin pėrkatės. Pas publikimit tė ngjarjes nga Gazeta Shqiptare, policia deklaroi fillimin e hetimit dhe mori masa shtesė pėr ruajtjen fizike tė Luixhi Verardos. Hetimet si zakonisht nuk u bėnė publike nė asnjė ēast, por policia kishte arritur tė binte nė gjurmė tė autorit qė duket kishte bėrė njė gabim fatal nė llogaritė e tij. Sipas policisė, autori i kėrcėnimit ishte pikėrisht drejtuesi i pikės sė shpėrndarjes sė produkteve tė Coca-Cola nė Vlorė, Daniel Shkurtaj, ndėrsa konflikti kishte lindur pėr njė ēėshtje biznesi. Nuk dihen veprimet e tjera tė policisė, por prangosja e Shkurtajt ėshtė organizuar tė kryhet nė afėrsi tė kompleksit Coca-Cola nė Tiranė, menjėherė pasi ai kishte lėnė zyrėn e Verardos.
Enigma "Klosi"
Nė brėndėsi ta ambienteve tė Coca Cola policia nuk ka pritur tė dėgjojė shumė sqarime dhe ka prangosur tė akuzuarin Shkurtaj e tė dyshuarin Guri duke marrė nė pyetje njėkohėsisht edhe ish-shefin e shėrbimeve sekrete Fatos Klosi. Sipas policisė Klosi dyshohej se kishte lidhje biznesi me tė prangosurin Shkurtaj. Pas marrjes nė pyetje, sipas njė burimi zyrtar tė policisė, kishte rezultuar se ish-shefi i shėrbimeve sekrete nuk kishte lidhje me ngjarjen. Si njė argument tjetėr qė policia pėrcjell pėr tė shfajėsuar pozicionin e ish-shefit tė shėrbimit sekret nė kėtė ngjarje, ėshtė llogaritur edhe fakti se njė ish-shef i shėrbimeve sekrete edhe nėse do tė ishte pėrzier nė njė aferė tė tillė, kurrė nuk do tė kishte bėrė hapa tė gabuara tė ngjashme me ato tė tė prangosurit nga Vlora, Daniel Shkurtaj. Kėshtu policia pas sqarimeve tė rastit ka lėnė tė lirė ish-shefin e shėrbimit sekret Fatos Klosi. Po kėshtu ishte verifikuar edhe i shoqėruari tjetėr Aristotel Guri. Sipas njė burimi policor, Guri ishte pėrjashtuar nga dyshimet pasi ishte mėsuar se ai nuk dinte tė fliste gjuhėn italiane.
Klosi: Isha te Coca-Cola pėr probleme private
Gjatė njė kontakti telefonik me Gazetėn, ish-shefi i shėrbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, pohoi se mbrėmjen e djeshme kishte qenė nė stabilimentin e Coca Cola nė Tiranė. Klosi pohoi se aty gjendej pėr probleme private tė tijat dhe i pashoqėruar nga ndonjė tjetėr person. "Pashė qė aty u fut policia dhe filloi tė bėnte disa veprime, por nuk di mė tepėr. Ju po mė thoni se ky person qenka arrestuar", tha Klosi, i cili shtoi se nė kėtė ngjarje ai kishte qenė njeriu i gabuar nė vendin e kohėn e gabuar. Gjatė kontaktit telefonik ish-kreu i shrėbimit sekret Fatos Klosi insistoi nė faktin se nuk kishte lidhje me tė prangosurin, madje nuk e njihte fare atė. Sipas Klosit, ai vetė nuk ishte shoqėruar nga policia pėr asnjė ēast nė lidhje me kėtė ngjarje.
gazeta shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
10-03-2005
Gjermanėt: Spiuni ynė i lidhur me mafian shqiptare
Si njė agjent tė dyfishtė, i lidhur me mafian dhe i vrarė prej saj, e kanė portretizuar gazetat dhe revistat gjermane dje, agjentin e nga-rkuar me mision nė Tiranė, Vili Vajcel.
Shtypi i Berlinit, i ėshtė rikthyer hetimit pėr aferėn e vizave nė Ambasadėn e Gjermanisė nė Tiranė, pas njė zbulimi tė hetimit tė Prokurorisė sė Berlinit. Revista e pėrjavshme gjermane Focus, nuk e pėrjashton mundėsinė qė punonjėsi i Shėrbimit Sekret Ėilly Ė., i cili nė maj tė vitit 2004 u gjet i vdekur nė rezidencėn e vet nė Tiranė, tė ketė rėnė pre e njė akti dhune ndaj tij. Mė 3 maj tė vitit 2004, Villi Vajcel, agjent i Shėrbimit tė Fshehtė gjerman (BND), i stacionuar nė Shqipėri qė nga vera e vitit 2002, ndryshe nga herėt e tjera, nuk u shfaq nė ambasadė, ku kishte zyrėn e punės. Disa orė mė vonė, trupi i 49- vjeēarit u gjet i pajetė nė banesė. Mjeku shqiptar, i alarmuar, e kontrolloi kufomėn dhe konstatoi se kishte vdekur natyrshėm, informon revista e pėrjavshme gjermane, FOCUS, duke iu referuar burimeve zyrtare tė Shėrbimit Sekret gjerman, BND.
Lidhjet me mafian
Sipas revistės, departamenti i sigurisė sė BND-sė, ka marrė nė tetor tė vitit 2004, informacione tė besueshme, sipas tė cilave agjenti gjerman ka pasur lidhje me mafian. Flitet, se atė e kishin kurruptuar qarqet kriminale tė Tiranės, por mbasi Vajcel nuk i ishte pėrmbajtur marrėveshjes, e kishin vrarė. Pėrveē parave, atij i ishin vėnė nė dispozicion edhe dy prostituta, raporton mė tej e pėrjavshmja gjermane FOCUS. Organet e shtypit, thonė se nuk ka ende njė dėshmi serioze pėr lidhjen e kėsaj historie me aferėn e vizave nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Pėr kėtė skandal, hetimet nė Prokurorinė e Berlinit kundėr dy diplomatėve gjermanė dhe njė ish-punonjėsi shqiptar tė ambasadės gjermane nė Tiranė, vazhdojnė. Zyrtarisht mendohet se janė bėrė abuzime me vizat nė tė paktėn 350 raste. Se sa i besueshėm ėshtė informacioni qė ka marrė BND-ja nė tetor tė vitit 2004, pėr lidhje tė mundshme tė agjentit gjerman me krimin e organizuar, kėsaj nuk i dihet. Burimi ėshtė shqiptar dhe shumė i turbullt, thuhet mes tė tjerash nė njė tjetėr gazetė, atė tė pėrditshme gjermane Süddeutsche Zeitung.
Djegia misterioze e trupit
Sipas mediave tė Berlinit, ėshtė fakt, qė autoritetet gjermane nuk kanė bėrė dot autopsinė e trupit tė agjentit, pasi ai ishte djegur. Njė drejtues gjykate nga Berlini, i ka thėnė revistės FOCUS, se BND-ja nuk ka dhėnė informacione pėr vdekjen e bashkėpuntorit. Prandaj edhe nuk ka pasur hetime pėr kėtė ēėshtje. Sipas gazetės sė pėrditshme Süddeutsche Zeitung, shefi i BND-sė, August Hanning, i cili gjatė vitit tė kaluar ėshtė ankuar vazhdimisht pėr krimin e organizuar shqiptar, madje duke e quajtur atė edhe mė tė rrezikshmin nė Evropė, nuk ka qenė dakord pėr dėrgimin e agjentit Villy Vajcel, me shėrbim nė Tiranė. Ekspertėt e konsiderojnė punėn e BND-sė nė Tiranė, si shumė tė vėshtirė.
Detyrat e agjentit
Villi Vajcel, ndryshe i njohur edhe me emrin Villi Liesmann, nė qarqet e brendshme tė BND-sė konsiderohej si i dobėsuar. Vite mė parė ai ishte bėrė i famshėm, me rolin kryesor qė luajti nė njė nga inskenimet mė spektakolare tė Shėrbimit Sekret gjerman. Ai ka qenė aplikuesi i vėrtetė i tėrheqjes nė drejtim tė Gjermanisė, tė trafikantėve tė lėndėve nukleare. Kjo ka ndodhur nė vitin 1994. Pas misionit tė agjentit sekret, trafikantėt e armėve nukleare tė shkatėrrimit nė masė, ishin kapur. Institucionet gjermane kanė kryer hetime ndaj tyre, duke dhėnė edhe dėnimet pėrkatėse. Por nėse kishte arritur majat nė detyrėn e tij tė fshehtė, Vili do ta shihte veten shumė poshtė, tre vjet mė vonė. Ai u detyrua tė paguante njė gjobė prej 9 mijė DM pėr dėshmi tė rreme nė sallėn e gjyqit. t.s
Vili Vel u gjet i vdekur nė banesėn e tij nė Tiranė
Kush ishte agjenti i dyfishtė
Nė trup kishte tė veshura pizhamat dhe ēorapet. Ishte ulur tek televizori. Dukej sikur kishte vdekur duke parė televizor, ky ėshtė njėri prej pėrshkrimeve tė dėshmitarėve tė vdekjes sė gjermanit. Kishte tre ditė qė nuk ishte paraqitur nė ambasadė, po aq qė nuk pėrgjigjej nė telefon, ndėrsa banorėt e bulevardit Zhan D`Ark nė Tiranė, nė fund tė kėsaj kohe, kishin ndjerė erėn e rėndė qė vinte nga banesa e tij. Kur u nda nga jeta, nė katin e nėntė tė njė pallati pėrballė Gjykatės sė Tiranės, nė ora 15.30 tė 3 majit 2004, Vili Vajcel, kishte njė vit e gjysmė, mision diplomatik nė Shqipėri. Ishte 49 vjeē, i divorcuar dhe jetonte i vetėm. U gjet nga banorėt e pallatit, i vdekur nė kuzhinėn e banesės sė tij, tė cilėn e kishte marrė me qera nė Tiranė. Misioni sekret, me tė cilin 49-vjeēari kishte mbėrritur nė Tiranė, ishte pikėrsht hetimi i aferave tė pėrfolura tė vizave qė jepeshin nga ambasada gjermane nė Tiranė. Vajcel, kishte ardhur nė Shqipėri, pas njė karriere qė kishte njohur edhe majat por edhe humnerat, nė strukturat e Shėrbimit Sekret nė Gjermani. Kreu i kėtij institucioni e kishte parė me dyshim, dėrgimin e Vajcel me mision nė Tiranė. Strukturat e shėrbimeve sekrete gjermane, mendojnė se detyrat e agjentėve nė kėtė vend, janė tė vėshtira.
I njohur si Vili Vel, por me emrin e vėrtetė Vili Vajcel, 49-vjeēari, agjent i Shėrbimit Sekret Gjerman (BND), ėshtė gjetur i vdekur nė mėnyrė misterioze nė datėn 3 maj tė vitit 2004, brenda nė njė banese pėrballė Gjykatės sė Tiranės. Mediat gjermane kanė patur dje aludime tė forta pėr lidhjet e agjentit me mafian shqiptare apo grupet kriminale tė Tiranės. Njėra prej kėtyre strukturave, sipas raportimeve gjermane mund tė ketė kryer vrasjen e agjentit 49-vjeēar, pasi nuk ka pėrmbushur detyrimet e tij. Por pėrvoja e institucioneve shqiptare, duket se nuk lė shumė pėr tė besuar tek njė version i tillė, burimi tė cilit i referohet Shėrbimi Sekret gjerman nė akuzat ndaj bashkėpunėtorit tė tij tė vdekur, ėshtė shqiptar. Burimi shqiptar ka thėnė se Vili Vajcel ishte i lidhur me mafian apo grupet kriminale tė Tiranės. Por tė paktėn njė herė, gjermani ka shėrbyer nė njė bashkėpunim shumė konfidencial, tė frytshėm dhe institucional me Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė Tiranė.
Zbulimi i gjermanit
Nė njėrėn prej ditėve tė vitit 2003, kur ende ishte i ngarkuar me mision nė Tiranė, gjermani u duk nė dyert Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pranė 9-katėsheve nė kryeqytet. Nė duar mbante njė dosje e cila nuk ngjallte kuriozitetin minimal. Por brenda dosjes sė zakonshme, ndodhej njė tjetėr e tillė. Nė kapakun e saj nė gjuhėn e tij, agjenti gjerman kishte shkruajtur shumė e rėndėsishme pėr hetimin. Pasi u takua me njėrin prej zyrtarėve tė lartė tė organit shqiptar tė hetimeve, agjenti doli me pėrpjekjen maksimale pėr tė mos rėnė nė sy dhe u largua drejt punės sė tij. Nė zyrat e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, kishte lėnė tė gjithė materialin e mbledhur prej tij. Njė dokumentacion qė provonte pėr herė tė parė, faktin se tre tė akuzuar nga drejtėsia shqiptare, kishin marrė viza gjermane me identitete tė rreme pasi kishin falsifikuar identitetin.
Dosja sekrete e agjentit
Nė materialet e dėrguara nė Prokurori prej punonjėsit tė shėrbimit sekret gjerman, thuhej se Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Caka, tre tė akuzuar nga Prokuroria si anėtarė tė Hakmarrjes pėr drejtėsi, kishin marrė viza shengen dhe leje- hyrje pėr nė Gjermani. Sipas agjentit tė Shėrbimit Sekret gjerman, vizat ishin marrė nė ambasadėn e kėtij vendi, nė Tiranė. Gjermani e dinte se tė tre personat, ishin shpallur nė kėrkim nga drejtėsia shqiptare. Vili Vajcel, kishte informacione se vizat nė ambasadėn e tij, ishin marrė nga tre tė kėrkuarit, pasi ata kishin kryer disa falsifikime certifikatash dhe pasaportash, me anė tė tė cilave kishin ndryshuar identitetin e tyre tė vėrtetė. Kėto duket se kanė qenė arėsye tė mjaftueshme pėr hapat e shpejtė tė agjentit gjerman, me tė cilat u paraqit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme kur dorėzoi dosjen e tij.
Vizat
Sipas materialit tė dorėzuar nga agjenti Vili Vajcel, Orik Shyti e kishte marrė vizėn e tij nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Dy vizat ishin Shengen, me nr. 23318439 dhe tjetra nr. 23970962. Nė dosjen e gjermanit, thuhet se Kreshnik Spahiu ėshtė pajisuar me viza nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Dy vizat janė nr. 23318440 dhe nr. 23970960. Gentian Caka, njė tjetėr i akuzuar nga Prokuroria si anėtar i Hakmarrjes pėr drejtėsi, sipas agjentit gjerman, kishte marrė dy viza gjermane tė tjera, me nr. 23972612 dhe nr. 24439774. Tė dhėnat e dorėzuara nga agjenti gjerman Vili Vajcel, u hulumtuan mė tej nga Prokuroria shqiptare, e cila i vėrtetoi informacionet e 49-vjeēarit. Tė gjitha tė dhėnat e dorėzuara prej tij nė zyrat e Prokurorisė, ndodhen nė dosjen penale qė Prokuroria shqiptare ka dorėzuar nė gjykatė, pėr procesin ndaj tė akuzuarve tė Hakmarrjes pėr drejtėsi.
Si e mėnjanuan gjermanėt Prokurorinė shqiptare
Njė ditė, pas 3 majit 2004, kur njeriu i Shėrbimit Sekret gjerman nė ambasadėn e Tiranės, u gjet i vdekur, trupi i tij gjendej nė morgun e ftohtė tė Tiranės. Vili Vajcel, ishte gjetur i vdekur nė njė mėnyrė misterioze. Gjithēka ishte zbuluar nga era e keqe qė kishin ndjerė banorėt e pallatit, pėrballė Gjykatė s sė Tiranės. Policia dhe Prokuroria shqiptare, nė bashkėpunim me personelin diplomatik, filluan hetimet e para pėr ngjarjen, duke hapur dosjen penale. Nė fletėt e para tė dosjes, bėhej fjalė pėr njė vdekje natyrale si pasojė e sasisė sė madhe tė alkoolit qė kishte konsumuar agjenti 49-vjeēar. Verifikimet mjekėsore, zbuluan se ai kishte njė kartelė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės. Aty thuhej se gjermani kishte probleme tė theksuara tė zemrės, tensionit dhe mėlēisė pėr tė cilat kishte marrė kura disa herė. Njė shishe me pije alkoolike, u gjet e pėrgjysmuar nė dhomėn ku agjenti kishte dy ditė qė dergjej. Kjo i bėri hetuesit tė mendonin pėr njė vdekje natyrale, tė pashkaktuar nga persona tė jashtėm.
Pengesa pėr autopsinė
Kur ekspertėt e Mjekėsisė Ligjore, po fillonin veprimet pėr autopsinė e kufomės, njė komunikim me ambasadėn gjermane nė Tiranė, ka bllokuar nė vend gjithēka. 49-vjeēari pėr tė cilin po hetohej njė vrasje e mundshme, ishte punonjės i ambasadės dhe si i tillė kishte imunitet diplomatik. Pak kohė mė pas, ambasada gjermane bėri tėrheqjen e trupit tė agjentit, i cili u nis direkt pėr nė Gjermani. Pala gjermane, deklaroi se autopsia e vdekjes, do tė kryhej nė Gjermani dhe se Prokuroria dhe organet tjera shqiptare tė hetimit, do tė njiheshin me rezultatin. Dosja penale pėr vdekjen e agjentit, mbeti pa shkuar mė tej, veē kqyrjes sė vendit tė ngjarjes, pyetjes sė rojės sė pallatit ku banonte i vdekuri dhe marrjes sė deklarimeve tė dėshmitarėve tė tjerė. Pa patur njė pėrfundim shkencor pėr shkaqet e vdekjes, Prokuroria shqiptare nuk mund tė bėnte asnjė veprim me dosjen e hapur pėr vdekjen e mistershme tė 49-vjeēarit.
Shmangia e hetimit
Ndėrsa bėhej kohė qė trupi i pajetė i punonjėsit tė Shėrbimit Sekret gjerman ishte nisur pėr nė Gjermani, rezultati i autopsisė sė vdekjes po vononte. Prokuroria e Pėrgjithshme nė Tiranė, gjatė kėsaj kohe, dėrgoi nė Gjermani, njė kopje tė dosjes sė grupit hetimor shqiptar, pėr vdekjen e gjermanit, thėniet e dėshmitarėve dhe provat e gjetura nė vendin e ngjarjes. Pėrgjigja e autopsisė vonoi tė mbėrrinte tė paktėn tre muaj, ndėrsa ende nuk ka njė konfirmim zyrtar pėr mbėrritjen e saj. Nė kėto kushte, sipas procedurės ligjore, dosja penale pėr vdekjen e agjentit gjerman u pezullua duke iu rikthyer policisė. Media gjermane ka publikuar informacione, sipas tė cilave nė rrethana tė errėta, trupi i agjentit-diplomat, ėshtė djegur duke mos krijuar kėshtu mundėsinė e zhvillimit tė autopsisė.
panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt