Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Krijohet kompjuteri që lexon mendjen

    Kërkuesja shqiptare, Lorina Naci, udhëhoqi grupin kanadez që bën komunikim me njerëzit në koma


    MARK PRIGG, Daily Mail

    Kërkuesit në Kanada, nën udhëheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritën të krijojnë një kompjuter që lexon mendjen dhe që mund të ndihmojë në komunikimin me njerëzit në koma.

    Kërkuesit në Universitetin e Ontarios Perëndimore përdorën neuroimazhet për të lexuar mendimet e njeriut përmes aktivitetit të trurit në rastet kur ata kërkojnë përgjigje specifike “po” ose “jo”.

    Skuadra thotë se kërkimi i tyre mund të sjellë mënyra të reja shumë të rëndësishme në përpjekjen për të komunikuar me pacientët që janë në gjendje vegjetative.

    Gjetjet e tyre u publikuan në “Journal of Neuroscience” në një studim të titulluar “Mesazhet e heshtura të trurit: Përdorimi i vëmendjes selektive për të dekoduar mendimin e njeriut për komunikim me bazë trurin”.

    Sipas kërkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerëzor përmes analizimit të aktivitetit të trurit – pa u bazuar te të folurit apo veprimet – është një nga kufijtë më provokativë dhe sfidues të neuroshkencës moderne.

    Në mënyrë specifike, pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi.

    Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen te një përgjigje e pastër “po” ose “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm duhej ta mendonin përgjigjen, pa e thënë atë.

    “Kjo metodë novatore u lejoi individëve të shëndetshëm t’i japin përgjigje pyetjeve nën skaner, thjesht duke i kushtuar vëmendje fjalës që ata donin të thoshin. Duke parë në aktivitetin e tyre të trurit, ne ishim në gjendje të dekodojmë me korrektësi përgjigjet për secilin individ”, tha Naci, një studente postdoktorante në Institutin Perëndimor për Trurin dhe Mendjen.

    “Shumica e vullnetarëve i përmblodhën përgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, një dritare kohe që është shumë mirë e përshtatshme për komunikimin me ndërfaqen e kompjuterit të trurit”.

    Naci dhe kolegët e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmë po përdorin këtë metodë për të komunikuar me pacientët pa përgjigje në sjellje, të cilët mund të jenë diagnostikuar gabim si njerëz në gjendje vegjetative.

    “Avantazhi i kësaj teknike, veçanërisht lehtësia e përdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtë, mund të maksimizojë shanset që çdo pacient i tillë të jetë në gjendje të arrijë komunikim me bazë trurin”, tha Naci.

    Si e bën?

    Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të përqendrohen në përgjigje të thjeshta “po” apo “jo” për pyetje të tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vëllezër dhe motra?” dhe vetëm ta mendonin përgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalë.

    Duke analizuar aktivitetin e trurit të tyre, skuadra ishte e aftë të lexojë saktë përgjigjet e tyre për një seri pyetjesh.

    Shqip

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Mbaj mend qe kam pare ne nje emision qe ka disa vjet se si i shkencetaret deri ne 2-3 sekonda perpara se personi te fliste e shikonin qe ca zgjedhje do bente. Bie fjala per gjera te thjeshta e jo komplekse.
    Sherbimet sekrete do vdesin per nje teknologji te tille, te filmi "Salt" jep nje pershkrim ndoshta cikez joreal se si i benin pyetjet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 03-06-2013 më 21:46

  3. #3

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Fillimisht, urime Lorinës dhe suksesenë vazhdimësi!

    O Tof, këtu thotë se do përdoret për këtë qëllim dhe, për këta lloj kategorie njerëzish:

    Në mënyrë specifike, pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi
    “Avantazhi i kësaj teknike, veçanërisht lehtësia e përdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtë, mund të maksimizojë shanset që çdo pacient i tillë të jetë në gjendje të arrijë komunikim me bazë trurin”
    Dhe vetë më pas vetë ti e pranon që, mund të jetë i mundshëm për gjëra të thjeshta, dhe jo të një rëndësie të veçantë, aq më tepër me shkallë vështirësie të lartë. Se ata shërbimet sekrete që thua ti, kam përshtypjen se s'iu interesojnë të dinë gjëra të thjeshta :)
    Shtoji faktin, që nëse ata të kundërzbulimit, arrijnë të vënë në kthetrat e tyre, një "agjent armik", ky i fundit do jetë i stërvitur mirë dhe të ketë krijuar një mbrojtje të atillë psikologjike që të durojë çdo lloj presioni, e pse jo edhe aftësi të manipulojë një kompjuter që lexon mendjen, edhe nëse krijohet me specifika të tilla; leqë pastaj, kush na e garanton se s'ekziston vërtetë një kompjuter i tillë nga agjensitë e spiunazhit, sepse s'do na e tregojnë ne :D
    Duhet të jesh "njeri pa gjak", (si themi në popullorçe) me këto gjëra.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Fillimisht, urime Lorinës dhe suksesenë vazhdimësi!

    O Tof, këtu thotë se do përdoret për këtë qëllim dhe, për këta lloj kategorie njerëzish:
    Dhe vetë më pas vetë ti e pranon që, mund të jetë i mundshëm për gjëra të thjeshta, dhe jo të një rëndësie të veçantë, aq më tepër me shkallë vështirësie të lartë. Se ata shërbimet sekrete që thua ti, kam përshtypjen se s'iu interesojnë të dinë gjëra të thjeshta
    Shtoji faktin, që nëse ata të kundërzbulimit, arrijnë të vënë në kthetrat e tyre, një "agjent armik", ky i fundit do jetë i stërvitur mirë dhe të ketë krijuar një mbrojtje të atillë psikologjike që të durojë çdo lloj presioni, e pse jo edhe aftësi të manipulojë një kompjuter që lexon mendjen, edhe nëse krijohet me specifika të tilla; leqë pastaj, kush na e garanton se s'ekziston vërtetë një kompjuter i tillë nga agjensitë e spiunazhit, sepse s'do na e tregojnë ne
    Duhet të jesh "njeri pa gjak", (si themi në popullorçe) me këto gjëra.
    O Lule tani une skam pare seance hetuesie qe te di ca pyetjesh behen, sdq besoj se shume pyetje kyce mund te thjeshtezohen ne po apo jo.
    Ndersa per punen e kunderzbulimit tani per tani them qe eshte cikez e veshtire, me perpara skishte shume mundesi sa ka sot edhe kryesishte merreshin ne pyetje me poligrafi.
    Fakti eshte se per te ulur shkallen e manipulimit nje person mund te vihet nen vezhgimin e disa teknikave ne te njejten kohe: psh resonance, mikromatjet e muskujve te fytyres, vezhgimi i bebes se syrit, resonanca e zerit e gjera te tjera te nderlikuara. Sdq jam i sigurte se edhe per keto do mundohen ti gjejne nje "ilac" kur fusin njesi operative zbulimi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    bravo Lorina dhe Rhodri

    cift i mrekullueshem. kam patur rastin ti njoh personalisht.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Nje pjese nga filmi Salt, se di sa i ekzagjeruar eshte.


  7. #7

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    O Tof, nuk të vras dot në gjakftohtësi!

    Fakti eshte se per te ulur shkallen e manipulimit nje person mund te vihet nen vezhgimin e disa teknikave ne te njejten kohe: psh resonance, mikromatjet e muskujve te fytyres, vezhgimi i bebes se syrit, resonanca e zerit e gjera te tjera te nderlikuara
    Ehuuu... këto janë që nga koha kur është realizuar "The Recruit"
    E, pikërisht pra, fola për kundërshtarë të të njëjtit lloj por që luajnë me fanella të ndryshme; rrjedhimisht stërviten që nëse bien pre e njëri tjetrit, të krijojnë një mbrojtje të atillë mendore, sa të arrijnë të "manipulojnë" me qëndrimin e tyre edhe këto lloj metodash, prandaj të thashë se për këto punë, duhet të jesh "njeri pa gjak".

    Gjss, që të jem në temë, jam goxha dyshuese, nëse mund të arrihet ndonjë ditë krijimi i një lloj kompjuteri që të arrijë të lexojë mendjen e njeriut, sa i përket një shkalle të lartë të të menduari; nisur kjo duke marrë parasysh veçantinë e mendjes njerëzore ndërthurur me fantazinë/imagjinatën që është e paparashikueshme, shto faktin se brenda një kohe shumë të shkurtër njeriu është i aftë të ketë një sërë mendimesh që i vërtiten dhe ec e gjeje se ç'a po mendon në të vërtetë; si puna e atij personazhit tek "novela e shahut" që ka shkruar Cvajg, ku në të njëjtën kohë tek luante shah me veten, ishte bërë kundështar i vetë mendimeve të tij që ta superonte vetveten.
    Gjithashtu mund të ndodhë që në një kohë që ke një mendim në kokë, menjëherë si papritur thua diçka krejt tjetër të shtyrë nga instinkti, e në këtë rast, si mund ta dijë kompjuteri se cila është ajo çfarë ke dashur të thuash në të vërtetë?
    M'u kujtua tani Lord Henry tek "Portreti i Dorian Gray" - vepër e Wilde, që thoshte se ngjarjet më të mëdha në botë, ndodhin në mendjen e njeriut, madje aty zhvillohen edhe mëkatet më të mëdha.
    Merre me mend tashi sesi do përfundonte kompjuteri i shkretë, nëse do gjindej përballë kësaj situate.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    O Tof, nuk të vras dot në gjakftohtësi!


    Ehuuu... këto janë që nga koha kur është realizuar "The Recruit"
    E, pikërisht pra, fola për kundërshtarë të të njëjtit lloj por që luajnë me fanella të ndryshme; rrjedhimisht stërviten që nëse bien pre e njëri tjetrit, të krijojnë një mbrojtje të atillë mendore, sa të arrijnë të "manipulojnë" me qëndrimin e tyre edhe këto lloj metodash, prandaj të thashë se për këto punë, duhet të jesh "njeri pa gjak".

    Gjss, që të jem në temë, jam goxha dyshuese, nëse mund të arrihet ndonjë ditë krijimi i një lloj kompjuteri që të arrijë të lexojë mendjen e njeriut, sa i përket një shkalle të lartë të të menduari; nisur kjo duke marrë parasysh veçantinë e mendjes njerëzore ndërthurur me fantazinë/imagjinatën që është e paparashikueshme, shto faktin se brenda një kohe shumë të shkurtër njeriu është i aftë të ketë një sërë mendimesh që i vërtiten dhe ec e gjeje se ç'a po mendon në të vërtetë; si puna e atij personazhit tek "novela e shahut" që ka shkruar Cvajg, ku në të njëjtën kohë tek luante shah me veten, ishte bërë kundështar i vetë mendimeve të tij që ta superonte vetveten.
    Gjithashtu mund të ndodhë që në një kohë që ke një mendim në kokë, menjëherë si papritur thua diçka krejt tjetër të shtyrë nga instinkti, e në këtë rast, si mund ta dijë kompjuteri se cila është ajo çfarë ke dashur të thuash në të vërtetë?
    M'u kujtua tani Lord Henry tek "Portreti i Dorian Gray" - vepër e Wilde, që thoshte se ngjarjet më të mëdha në botë, ndodhin në mendjen e njeriut, madje aty zhvillohen edhe mëkatet më të mëdha.
    Merre me mend tashi sesi do përfundonte kompjuteri i shkretë, nëse do gjindej përballë kësaj situate.
    Jam dakort me ty...eshte shume e veshtire te mendohet te zberthehet truri i njeriut.
    Shume qendra qe mendohet qe jane pergjegjese per disa gjera (folurin psh) prape nuk kane nje kufi te caktuar qe te thuash e deshifrove trurin. Jane shume qendra qe merren me perkthimin e informacionit.
    Kot nuk eshte nje shprehje e lindjes se larget, 2/3 e shikimit fillojne mbrapa syve. Kane te drejte se eshte lobi ocipital qe merret me perkthimin e impulseve te nervit optik qe transmetohet deri atje.
    Mos ma kujto ate novelen e shahut..se si e vuri ne pozit te veshtir kampionin "budalla" serb
    Kam folur me nje shkencetar qe merrej me alogaritma mbi AI edhe ne muhabet e siper me thoshte qe eshte e pamundur te krijohet nje AI (inteligjence artificiale) e mirefillte.
    Sdq e gjithe kjo tregon se sa i mrekullueshem eshte truri i njeriut..

    ps: mrekulli ose fatkeqesi..per tu pare

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    E, pikërisht pra, fola për kundërshtarë të të njëjtit lloj por që luajnë me fanella të ndryshme; rrjedhimisht stërviten që nëse bien pre e njëri tjetrit, të krijojnë një mbrojtje të atillë mendore, sa të arrijnë të "manipulojnë" me qëndrimin e tyre edhe këto lloj metodash, prandaj të thashë se për këto punë, duhet të jesh "njeri pa gjak".
    Kjo fjalia me kujtoj nje agjent anglez Laurencin e Arabis, kur njeri i thote (me duket se ka qene Bernard Shaw)..ti as vete se di per cilen ane punen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 06-06-2013 më 20:09

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Nuk eshte e qarte nese permes kesaj teknologjia arrijne te komunikojne me trurin apo me mendjen.... cila te jete valle?

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •