Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Red face Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -1

    Shenja e parė e zodiakut kinez ėshtė Miu (Shu). Personat qė i pėrkasin kėsaj shenje janė tė lindurit nė vitin 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996.
    Karakteristika tė pėrgjithshme (Miu)

    Miu ėshtė ambicioz, por edhe i ndershėm. Rrallė krijon miqėsi afatgjata. Shkon mė shumė me shenjėn e Dragoit dhe tė Majmunit.

    Tė lindurit nė shenjėn e Miut janė shumė tė shoqėrueshėm, pėlqejnė mbrėmjet festive dhe shfaqjet sociale. Shpesh pėrkėdhelen dhe gjithnjė nė vetėmbrojtje. Janė magjepsės dhe dyshues. Tė tjerėt shkojnė tek ta kur kanė nevojė pėr ndihmė dhe kėshilla, sepse e ndjejnė qė mund t'u besojnė tė lindurve tė kėsaj shenje, ndėrsa personat e shenjės sė Miut e shfrytėzojnė kėtė gjė pėr pėrfitime personale. Tė lindurit e shenjės sė Miut, vetė mund tė jenė manipulues, ndikues, tė mprehtė, gjakftohtė dhe indiferentė, por nuk mund tė pranojnė tė refuzohen, tradhėtohen ose tė pėrdoren nga tė tjerėt. Ata kanė nuhatje pėr biznes, gjejnė zgjidhje tė shpejta pėr probleme tė ndryshme dhe asnjėherė nuk dorėzohen para vėshtirėsive. Ata janė pedantė dhe shumė tė kujdesshėm pėr tė ruajtur ēdo gjė qė kanė fituar. Ata nuk i kanė qejf shpenzimet e tepėrta, por bėjnė ekonomi dhe e ruajnė paranė.

    Tė rinjtė e shenjės sė Miut kur vjen puna tek ndjenjat dhe dashuria janė tė pavendosur. Ata nuk janė emocionalė, e kanė tė vėshtirė tė shprehin ndjenjat e tyre dhe mund tė jenė xhelozė dhe egoistė. Megjithatė kur gjejnė personin e duhur ata bėhen shumė tė ndjeshėm, besnikė, pasionantė dhe shumė tė lidhur me partnerin.

    Profesionet mė tė pėrshtatshme pėr ta: juristė, kėshilltarė financash, tregtarė antikuaresh, kritikė, inxhinierė, llogaritarė.

    Stina mė e prefuar pėr shenjėn e Miut ėshtė dimri dhe dhjetori muaji mė i mirė.

    Njerėz tė famshėm tė shenjės sė Miut: Louis Armstrong, William Shakespeare, George Washington, Marlon Brando, Johann Strauss and Peter Il'ich Tchaikovsky.

    Horoskopi pėr vitin 2013 (Miu)

    Ky do tė jetė viti i biznesit, i punės dhe i pėrmirėsimit ekonomik. Ata qė i pėrkasin shenjės sė Miut do tė sigurojnė ekuilibėr financiar, por, pėr ta arritur kėtė duhet tė punojnė shumė. Pėr miun ka ardhur koha qė ta lėnė pas tė shkuarėn dhe tė jetojnė nė tė tashmen, duhet t'i largoni brengat e sė shkuarės nga mendja dhe tė punoni mė shumė pėr tė ardhmen. Nėse e bėni kėtė, ky vit do t'ju sjellė mė shumė lumturi dhe energji pozitive. Kėtė vit duhet t'i keni tė qarta idetė dhe ėndėrrat tuaja dhe tė punoni pėr t'i arritur ato.

    Dashuria:

    Mund tė keni probleme kėtė vit pėr shkak se jeni i turpshėm, duhet tė pėrpiqeni tė jeni mė pasionant dhe mė i ngrohtė me tė afėrmit dhe miqtė tuaj. Nėse nuk jeni i dashuruar ky do tė jetė njė vit i mirė nė kėtė sektor, duhet tė mėnjanoni monotoninė dhe tė dilni mė shpesh me miqtė pėr argėtim. Edhe nėse do t'ju duhet tė pėrfundoni njė lidhje, ktheni faqen dhe nisni njė jetė tė re. Prilli shihet si njė mundėsi pėr nisjen e njė lidhjeje tė re. Stina e verės ėshtė koha mė fantastike pėr bisedat me partnerin, duke mundėsuar njė forcim mė tė madh tė lidhjes suaj.

    Puna:

    Njė vit i mbarė pėr punėn, do tė arrini rezultate pas gjithė pėrpjekjeve tė palodhura qė keni bėrė muajt e fundit. Falė punės dhe vendosmėrisė suaj do tė fitoni simpatinė e eprorėve, ndoshta mund tė keni edhe ndonjė ngritje nė detyrė.

    Financat:

    Miu ėshtė njė shenje inteligjente dhe nė pėrgjithėsi arrin rezultate tė mira ekonomike. Ata gjithnjė kanė paratė qė u duhet pėr tė blerė gjėrat qė pėlqejnė.

    Shėndeti:

    Nė pėrgjithėsi shenja e miut ka shpeshherė shqetėsime tė vogla me shėndetin, por ky vit do tė jetė ideal falė aktivitetit sportiv, jetės sė qetė dhe qėndrueshmėrisė emocionale. Pėrpiquni tė hani nė mėnyrė tė shėndetshme dhe fusni nė dietėn tuaj tė pėrditshme mė shumė perime dhe fruta. Mos harroni tė bėni njė kontroll trupi tė pėrvitshėm. E qeshura ėshtė terapia mė e mirė pėr ju.

    Kėshilla pėr kėtė vit: Mos nxitoni, bėjeni ēdo gjė nė kohėn e duhur.


    KAU
    Shenja e dytė e horoskopit kinez ėshtė Kau (Niu). Personat qė i pėrkasin shenjės sė kaut janė tė lindurit nė vitin 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997

    Tė shkėlqyer, tė durueshėm dhe frymėzues pėr tė tjerė t. Mund tė jeni i lumtur si beqar, por mund tė jeni dhe njė prind shembullor. Martohu me shenjėn e Gjarprit ose tė Gjelit. Delja ju sjell probleme.

    Tė lindurit nė shenjėn e Kaut janė konstruktivė dhe analitikė. Ata janė praktikė, tė guximshėm, me kėmbė nė tokė dhe largpamės. Ata nuk nxitojnė tė marrin vendime, sepse pėr ta kjo do tė thotė qė puna e tyre meriton respekt. Nganjėherė ata nuk pėlqejnė tė punojnė nė grup ose ekip, por preferojnė tė jenė shefa tė vetes sė tyre. Ata kanė njė kujtesė shumė tė mirė dhe pėlqejnė njė mjedis pune paqėsor. Tė lindurit e shenjės sė Kaut janė tė vendosur, kanė shumė energji dhe janė shumė tė besueshėm. Janė tė durueshėm, tė ndėrgjegjshėm dhe u pėlqen tė vlerėsohen. Ata kujdesen pėr veten dhe e ruajnė veten nga probleme serioze shėndetėsore.

    Nė marrėdhėnie me tė tjerėt ata janė tė ndershėm, besnikė e tė devotshėm. Ata nuk nxitojnė tė lidhin miqėsira dhe u duhet kohė tė gjejnė partnerė, megjithėse nuk janė kurrė shumė romantikė. Por nėse Kau gjen partnerin e duhur do tė jetė pėr tėrė jetėn i tij. Mos i mashtro ata, sepse do tė inatosen e do tė bėhen shkatėrrues e tė pakontrollueshėm. Tė lindurit nė shenjėn e Kaut mund tė jenė tė pamėshirshėm nga pikpamja e biznesit dhe kanė shumė inat ta harxhojnė kohėn kot. Ata pėlqejnė tė mbarojnė punėn qė kanė nė dorė dhe ia arrijnė shkėlqyeshėm ta mbarojnė atė. Njerėzit kanė besim tek tė lindurit e shenjės sė Kaut. Ata janė persona shumė tė qėndrueshėm e tė besueshėm, si dhe kanė shumė miq tė vėrtetė. Ata janė gjithashtu shumė tė organizuar e tė rregullt.

    Profesionet mė tė pėrshtatshme pėr ta: policė, mėsues, avokatė, kuzhinierė, punonjės shėndetėsie, tė marrėdhėnieve me publikun, argjendarė.

    Stina mė e mirė pėr shenjėn e kaut ėshtė dimri dhe muaji mė i mirė ėshtė janari.

    Personazhe tė famshėm tė lindur nė shenjėn e Kaut: Walt Disney, Paul Newman, Adolf Hitler, Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Sammy Davis Jr dhe Clark Gable.

    Horosopi, si do jetė viti 2013 pėr kaun

    Kėtė vit kaut do t'i duhet shumė punė pėr tė parė rezultate tė kėnaqshme.Ky ėshtė viti i zgjidhjes sė shumė problemeve qė kishit nė vitin 2012.

    Dashuria:

    Kėtė vit duhet tė tregoheni mė romantikė me partnerin dhe t'i shprehni ndjenjat tuaja me vepra, e jo vetėm me fjalė. Nėse jeni akoma pa partner, ky ėshtė viti pėr gjetjen e dashurisė. Dashuria juaj do jetė e qėndrushme dhe lidhja e gjatė, pasi ju jeni njė shenjė besnike. Nėse akoma nuk e keni gjetur partnerin e jetės fokusohuni nė muajin prill. Ju mund tė keni takime tė ndryshme nė ambjentet ku studioni ose punoni, madje mund tė qėllojė qė tė ushqeni ndjenja tė forta pėr ata tė cilėt banojnė pranė jush. Harrojeni ndjenjėn e turpit dhe merrni guxim pėr dashurinė. Nėse nė lidhjen tuaj ka shqetėsime pėr persona tė tretė, kini kujdes nga trekėndėshat nė dashuri sidomos gjatė stinės sė verės. Mundohuni mos tė josheni nga persona tė tjerė jashtė lidhjes suaj, ndoshta nuk do t'ja vlejė tė prishni marrėdhėnien ekzistuese. Nė fund tė vitit do tė keni kohė pėr njė pushim tė mirė, i cili do tė shtojė pozivitetin dhe energjinė nė lidhjen tuaj.

    Puna:

    Shenja e kaut karakterizohet pėr punėn e palodhur qė bėn. Njihet si njė shenjė punėtore dhe gjithnjė e pėrfundon njė detyrė qė i caktohet, pavarėsisht sa e vėshtirė ėshtė.

    Financat:

    Kėtė vit financat tuaja parashikohen pozitive, gjė qė do t'ju dhurojė kėnaqėsi dhe siguri. Nėse mendoni tė investoni fokusohuni nė investime tė vogla.

    Shėndeti:

    Kėtė vit do keni njė shėndet mė tė mirė se vitin e kaluar. I vetmi problem i vogėl qė mund tė keni me shėndetin ėshtė ftohja dhe dhimbjet e stomakut. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ushtroheni pėrditė dhe tė hani shėndetshėm, harrojini yndyrnat ose tė paktėn mundohuni t' reduktoni nė maksimum.

    Kėshilla pėr kėtė vit:Lėreni mėnjanė kokėfortėsinė dhe dėgjoni kėshillat e atyre qė ju duan.


    TIGRI

    Tigri ėshtė shenja e tretė e horoskopit kinez dhe nė gjuhėn kineze ai quhet Hu. Ju i pėrkisni shenjės sė Tigrit nėse keni lindur nė vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998.

    Tė lindurit nė shenjėn e Tigrit janė agresivė, kurajozė, tė sinqertė dhe tė ndjeshėm. Kur bashkohen me Qenin dhe Kalin gjejnė lumturinė. Duhet tė kenė kujdes nga Majmuni.

    Tė lindurit e shenjės sė Tigrit janė tė guximshėm, energjikė, marrin shpejt vendime dhe u pėlqen tė rrezikojnė. Atyre u pėlqen tė vihen re dhe tė respektohen, si dhe tė jenė nė qendėr tė vėmėndjes, por ata kanė dhe njė zemėr bujare. Ēfarėdo lloj karriere tė zgjedhin, ata janė entuziastė, tė talentuar dhe synojnė tė bėhen tė parėt, sepse vendi i dytė nuk ėshtė pėr ta. Megjithatė, kėto veprime dhe sjellje impulsive nganjėherė u sjellin vėshtirėsi nė marrėdhėniet personale dhe me kolegėt e punės, pasi personat Tigėr rrallė bėjnė kompromise dhe thonė ēfarė kanė nė mendje, duke mos u menduar pėr pasojat. Tė lindurit e kėsaj shenje e duan jetėn dhe shpesh fati i mirė i shoqėron nė jetė. Ata nuk duan tė humbasin kurrė ndaj e shohin ēdo situatė tė pashpresė si njė sfidė. Ata pėlqejnė tė argėtohen dhe nuk do mendoheshin dy herė pėr tė filluar njė projekt njė ditė, ta prishnin atė tė nesėrmen dhe tė fillojnė njė tjetėr projekt ditėn tjetėr.

    Nė dashuri ata janė tė ndjeshėm, pasionantė dhe tė gatshėm tė qėndrojnė gjatė me njeriun qė ndan me ta tė njejtat ndjenja. Tigri pėlqen tė joshet dhe ėshtė gati tė japė gjithēka qė tė jetė me atė person tė veēantė. Por ju nuk duhet kurrė tė mėrzisni njė Tigėr, pasi ai kthehet nė akull dhe tė mohon pėr gjithė jetėn. Pėrsa i pėrket biznesit, ata shpesh mėrziten dhe kėrkojnė projekte tė reja qė tė stimulojnė mendjen e tyre. Ata mund tė ndjehen tė vetmuar, por miqtė e paktė qė kanė do t'i rrethojnė pėr tėrė jetėn.

    Profesionet mė tė pėrshtatshme pėr ta: shkrimtarė, politikanė, aktorė, gjimnastė, agjentė udhėtimi, ushtarakė.

    Stina mė e mirė pėr ta ėshtė dimri dhe muaji mė i preferuar ėshtė shkurti.

    Personazhe tė famshme lindur nė shenjėn e Tigrit: Marie Curie, Charles De Gaulle, Marilyn Monroe, Ho Chi Min, Oscar Wilde, Ludwig Van Beethovan, Sun Yat-sen and Dwight D. Eisenhower

    Horoskopi 2013 pėr Tigrin

    Ky do jetė viti i ndryshimit i dashur tigėr. Mund tė ndodhė qė tė ndėrroni shtėpi, tė ndryshoni vendin e punės ose tė lindi fėmijė. Megjithėse kėto ndryshime do tė shtojnė tensionin, por nuk do ta kuptoni pėr vetė lumturinė qė do t'ju sjellin kėtė ndryshime. Kėtė vit duhet tė kontrolloni impulsivitetin dhe kokėfortėsinė qė tė keni sukses.

    Dashuria:

    Ėshtė njė vit i rėndėsishėm pėr tė gjitha ēiftet. Ėshtė viti ku duhet ta lini pas frikėn dhe tė pėrballeni me ndjenjat tuaja tė vėrteta, duhet t' i besoni personit qė doni. Nėse ende nuk e keni gjetur partnerin do tė keni shumė mundėsira kėtė vit, megjithėse do ta keni tė vėshtirė tė zgjidhni. Mė herėt gjatė vitit do t'i zgjidhni tė gjitha problemet nė marrėdhėnien tuaj, do tė keni qėndrueshmėri dhe do tė komunikoni mė shumė me partnerin tuaj pėr planet e tė ardhmes. Muaji maj ėshtė muaji i rezultateve. Shenja e tigrit ėshtė zemėrmirė dhe e do partnerin.

    Puna:

    Kėtė vit duhet tė mėsoni si tė punoni nė grup dhe tė bashkėpunoni mė shumė me kolegėt tuaj. Pėrpiquni mos tė jeni autoritar dhe dėgjoni ata qė ju duan dhe ju qėndrojnė pranė. Si njė vit I ndryshimeve pėr ju, ka shumė mundėsi tė ndryshoni vendin e punės.

    Financat:

    Megjithėse vitin e kaluar shpenzimet tuaja kanė qenė shumė tė larta, ky vit do tė jetė viti i kursimeve. Ju do tė jeni nė kėrkim tė mėnyrave tė reja se si tė fitoni mė shumė para kėtė vit dhe rezultatet e punės sė palodhur do tė vijnė nė fundin e vitit.

    Shėndeti:

    Kėtė vit do tė keni shėndet tė mirė, por duhet tė keni kujdes me temperamentin tuaj. Kur janė tė nevrikosur tigrat mund tė bėjnė tė papritura, Kėshillohet qė kėtė vit pėrpara se tė flisni, matini mire fjalėt dhe mundohuni tė jeni I qetė. Provoni meditimin ose jogėn.

    Kėshilla pėr kėtė vit. Zgjidheni problemin qė ju mundon, pasi nėse i vononi gjėrat mudn t'ju komplokohet shėndeti.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -1

    ec Tigri aty !
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •