-
i/e regjistruar
Horoskopi kinez-4
GJELI
Shenja e dhjetė e zodiakut kinez ėshtė Gjeli qė nė gjuhėn kineze quhet Ji. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Gjelit nėse keni lindur nė vitin 1945, 1957, 1969, 1981, 1993 dhe nė vitin nė vazhdim, pra nė vitin 2005.
Pionier nė shpirt, ju jeni tė devotshėm nė punė dhe kėrkues nė njohuri. Jeni egoist dhe egocentrik. Lepujt ju turbullojnė. Gjarpri dhe Kau tė mrekullueshėm pėr ju.
Personat e lindur nė shenjėn e Gjelit janė krenarė, tė vendosur, tė devotshėm dhe shohin vetėm pėrpara. Atyre u pėlqen tė dijnė dhe tė mėsojnė sa mė shumė qė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė tė mos paraqiten asnjėherė si injorantė. U mungon diplomacia dhe takti dhe thonė ēfarė kanė nė mendje pa marrė parasysh pasojat. Gjelat urrejnė tė qenit kontradiktorė, nuk gjejnė arsye tek tė tjerėt dhe besojnė mėnyrėn e vet si tė vetmen mėnyrė zgjidhjeje. Kanė njė personalitet tė hapur dhe mund tė jenė shumė miqėsorė dhe tė kėndshėm. Ata punojnė shumė dhe janė tė mirė nė grumbullimin e informacionit dhe pėrdorimin e tij pėr tė mirėn e vet. Ata mund tė jenė tė pangopur, por janė skajshmėrisht tė devotshėm dhe tė ngrohtė. Gjelat e vlerėsojnė partneritetin, megjithėse nuk besojnė te tė tjerėt, por presin qė tė tjerėt tė kenė besim tek ata. Duan qė lidhja tė zgjasė pėrgjithmonė, ndonėse e kanė tė vėshtirė tė jetojnė me dikė, pasi mė shumė kėrkojnė sesa japin. Kanė shumė njohuri, por jo shumė shokė.
Stina mė e mirė e kėsaj shenje ėshtė vjeshta dhe muaji i vitit pėr ta ėshtė Shtatori.
Punėt mė tė pėrshtatshme: berberė, kirurgė, drejtorė, muzikantė, edukatorė.
Persona tė famshėm tė lindur nė shenjėn e Gjelit: Riēard Vagner, Katerina e Madhe, Katerin Hepbėrn, Kipling, Enriko Karuzo.
Horoskopi pėr vitin 2013, Gjeli.
Njė vit shumė i mbarė pėr tė lindurit nė shenjėn e gjelit, mendohuni se ēfarė dėshironi tė arrini konkretisht nė jetė dhe do tė keni sukses. Kini besim nė aftėsitė tuaja. Mos u pėrpiqni t'i zgjidhni tė gjitha gjėrat vetė, lėrini dhe kolegėt apo miqtė tuaj t'ju ndihmojnė, vetėm kėshtu mund tė arrini rezultate tė kėnaqshme, por duhet tė keni durim, pasi efektet nuk do tė vijnė menjėherė. Ajo qė duhet tė evitoni ėshtė krenaria.
Dashuria
Nėse jeni beqar duhet ta ndani me veten tuaj nėse doni apo jo tė qėndroni vetėm. Nėse jeni nė njė marrėdhėnie kini kujdes nga xhelozitė. Herėt gjatė vitit do tė kaloni njė kohė me tė vėrtetė argėtuese me shumė festa dhe takime tė me persona tė rinj tė cilėt janė shumė interesantė. Mendohuni nėse doni ta vazhdoni lidhjen me personin qė keni nė krah, nėse nuk ėshtė partneri i duhur mė mirė hiqni dorė e mos i zvarritni gjėrat. Gjatė fundit tė vitit pėrpiquni tė kontrolloni xhelozinė tuaj dhe shmangni sjelljet e papėlqyera nė marrėdhėnien tuaj. Ka rėndėsi thelbėsore qė jut ė keni besim tek partneri pėr tė vazhduar mė tej.
Puna
Do tė keni njė vit tė mbarė nė punė, ndoshta mund tė nisni dhe biznesin tuaj dhe tė arrini stabilitet ekonomik. Ju jeni personi mė i aftė pėr biznes nė mesin e tė gjitha shenjave tė tjera tė horoskopit.
Nėse mund tė qėllojė qė nuk do tė kaloni njė ditė tė mbarė nė punė, bėhuni mė i durueshėm dhe mos hiqni dorė vetėm prej njė momenti jo tė mirė, ditė mė tė mira do tė vijnė.
Paratė
Viti 2013 ju gjen me stabilitet ekonomik dhe mire ėshtė qė gjatė kėsaj kohe tė mblidhni para pėr njė ditė tė keqe.
Shėndeti:
Do tė keni pak vėshtirėsi me frymėmarrjen si pasojė e alergjive, kosultohuni me njė specialist tė fushės. Nėse konsumoni duhan problemi i alergjisė mund tė pėrparojė mė shumė. Ka shumė rėndėsi qė tė jetoni shėndetshėm, dhe tė kujdeseni pėr dietėn dhe ushtrimet. Gjithashtu pėrpiquni tė eleminoni stresin.
Kėshilla e vitit: Pėrpiquni mos tė jeni shumė idealist. Nėse do jeni mė realist mund t'i arrini qėllimet tuaja.
Qeni
Qeni ėshtė shenja e njėmbėdhjetė e Zodiakut kinez dhe nė gjuhėn kineze quhet Gou. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Qenit nėse keni lindur nė vitet 1946, 1958, 1970, 1982, 1994.
Besnikė dhe tė ndershėm ju punoni mirė me tė tjerėt. Bujarė tė lindur dhe nganjėherė egoistė. Duhet tė kėrkoni njė Kalė ose Tigėr. Rrini larg Dragoit.
Personat e lindur nė shenjėn e Qenit janė shumė besnikė, pėlqejnė rutinėn dhe rrethin e vet tė rehatshėm. Janė gjithmonė nė lėvizje. Njerėzit e shenjės sė Qenit nuk janė egoistė, por u pėlqen tė jenė mes njerėzve. Ata kanė natyrė optimiste dhe e shikojnė jetėn si njė rast, megjithatė do tė rrezikonin vetėm kur tė besonin plotėsisht. Kanė nevojė pėr ndjenjė dhe butėsi dhe janė gjithmonė tė etur pėr kėnaqėsi. Sidoqoftė kanė nevojė tė drejtohen dhe tė vėzhgohen, pasi po t'i lėsh tė vendosin vetė, ata mund tė egėrsohen. Romantikė dhe tė dashur nė pjesėn mė tė madhe tė jetės, ata parapėlqenė miqėsinė dhe do tė donin tė arrinin platonizmin e tyre. Ata janė aq tė ndjeshėm, sa tė tjerėt mund t'i lėndonin lehtė. Xhelozia dhe natyra e tyre dyshuese mund tė sjellin ngandonjėherė shkatėrrimin e marėdhėnieve tė tyre. Nė biznes ata mund tė pėrballen me ēdo sfidė, por u nevojitet mbėshtetja e kolegėve. Ata punojnė mirė nė ekip, bėjnė plane tė kujdesshme dhe kanė shumė durim.
Stina mė e mirė pėr Qenin ėshtė vjeshta dhe muaji i tyre Tetori.
Profesionet e pėrshtatshme: juristė, doktorė, profesorė, priftėrinj, shkencėtarė, arkitektė.
Njerėz tė famshėm: Sokrati, Benjamin Franklin, Uinston Ēurēill, Majkėll Xhekson, Vladimir Lenin, Viktor Hugo.
Horoskopi kinez 2013, qeni.
Ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm pėr tė reflektuar, qė tė mos pėrsėritni gabimet e sė shkuarės, por mėsoni nga to dhe pėrpiquni t'i korrigjoni. Jeni shumė besnik dhe punėtor, kėtė vit do tė kėrkoni pėr mė shumė stabilitet pėr ju dhe familjen tuaj. Do tė keni shumė sfida dhe sė bashku me to do tė vijnė mundėsitė.
Dashuria:
Analizoni marrėdhėnien tuaj, dhe komunikimi ėshtė shumė i rėndėsishėm. Diskutoni me partnerin tuaj pėr problemet nė ēift, vetėm me komunikim mund tė zgjidhni diēka. Pas kėsaj, marrėdhėnia juaj do tė bėhet mė e fortė. Pėrveē kėsaj, ju jeni njė nga shenjat mė besnike tė zodiakut kinez.
Mė herėt gjatė vitit do tė jetė koha mė e mirė pėr tė reflektuar pėr lidhjen tuaj, do tė pėrpiqeni ta pėrmirėsoni dhe do tė ndryshoni atė qė duhet pėr njė lidhje mė tė fortė. Periudha prill-maj, mund tė sjellė njė dashuri tė vjetėr. Stina e verės do tė jetė e mbushur me shumė punė dhe ndoshta nuk do tė keni mundėsi tė shpenzoni shumė kohė me partnerin. Fundi i vitit do tė jetė i mbushur me surpriza. Pėrpiquni tė dilni sa mė shumė, mos qėndroni gjithė kohėn ne shtėpi, shkoni nė festa tė ndryshme me miqtė, pasi nėse jeni beqar nė kėto festa ju dop tė gjeni partnerin e jetės.
Puna
Fokusohuni tek puna dhe mėnjanoni shpėrqėndrimin. Mundohuni tė gjeni balancėn nė punė dhe nė jetėn tuaj personale, dhe mos i ngatėrroni tė dyja bashkė. Nėse keni bėrė gabime nė tė kaluarėn, mėsoni prej tyre. Jeni shumė konkurrues dhe profesionist, kėto do t'ju ndihmojnė tė keni arritje dhe suksese nė vendin e punės. Nėse keni dėshirė tė studioni ky vit do tė jetė i pėrshtatshėm.
Paratė:
Fokusohuni tek pėrgjegjėsitė tuaja dhe evitoni problemet me paratė. Pėrqėndrohuni tek puna dhe paratė do t'ju vijnė dhe situate juaj financiare do tė jetė mė e mirė se vitin e kaluar.
Shėndeti
Mund tė keni probleme me stomakun kėtė vit, veēanėrisht nėse keni shumė stres gjatė ditės. Hani shėndetshėm, evitoni yndyrnat dhe ushqimet pikante. Merruni me sport. Stresi mund t'ju shkaktojė dhimbje koke. Ndoshta mudn tė keni dhe ndonjė problem me veshėt si pasojė e ndonjė infeksioni.
Kėshilla e vitit: Mėsoni nga gabimet e sė shkuarės dhe ecni pėrpara nė jetė.
DERRI
Shenja e dymbėdhjetė e zodiakut kinez ėshtė Derri qė nė gjuhėn kineze quhet Zhu. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Derrit nėse keni lindur nė vitin 1947, 1959, 1971, 1983, 1995.
Fisnikė dhe kalorsiakė. Miqtė tuaj do tė jenė tė pėrhershėm, por kjo nuk do tė thotė qė ju nuk do tė jeni preh e grindjeve martesore. Shmangni derrat e tjerė. Martohuni me njė lepur.
Personat e lindur nė shenjėn e Derrit janė naivė, tė thjeshtė dhe kryesisht me kėmbė nė tokė. Ata kėrkojnė tė dinė gjithēka rreth vetes dhe janė shumė lakmiqarė, duke i vėnė gjithēkaje njė ēmim. Megjithatė ata janė trima dhe punėtorė, por vetėm pėr tė siguruar nevojat dhe lumturinė e tyre. Cilatdo qofshin motivet, sinqeriteti i tyre ėshtė i padiskutueshėm. Ata janė tė organizuar shumė mirė, tė shoqėrueshėm dhe i pėrmbahen parimeve, si dhe presin nga tė tjerėt tė bėjnė tė njejtėn gjė. Kjo tė krijon pėrshtypjen sikur ata janė kokėfortė e dėgjojnė vetėm veten e tyre dhe nuk i marrin lehtė kėshillat e mbrojtjen e tė tjerėve. Njerėzit e shenjės sė Derrit janė tė ngrohtė dhe bėjnė ēdo gjė qė partneri i tyre tė jetė i lumtur, pėr sa kohė qė e ndjejnė se lidhja e tyre nuk ėshtė bėrė monotone. Ata kanė nevojė pėr njė partner qė t'u krijojė atyre liri dhe hapėsirė, por njė tė tillė rrallė e gjejnė. Janė popullorė dhe kanė shumė shokė, por nuk ėshtė e zakonshme tė gjesh njė person tė shenjės sė derrit nė biznes, pasi ata pėlqejnė tė jenė tė drejtuar nga tė tjerėt. Megjithatė, janė tipa qė punojnė fort. Atyre nuk u pėlqen tė rrezikojnė dhe bėjnė plane pėr sigurinė. I kushtohen qejfit, pėlqejnė udhėtimet dhe kanė shumė hobi. Falin shumė dhe i gėzohen paqes dhe qetėsisė.
M
uaji mė i mirė i Derrave ėshtė nėntori dhe stina e tyre vjeshta.
Profesionet e pėrshtatshme: arkitektė, shefa, punonjės tė shėrbimit civil, kėshilltarė, juristė.
Njerėz tė famshėm tė shenjės sė Derrit: Maria Kalas, Henri Ford, Bismark, Ernest Heminguei, Tomas Xheferson.
Horoskopi kinez 2013, Derri.
Ky ėshtė njė vit pėr tė mėsuar. Viti 2013 ėshtė viti kur ju duhet tė nisni me planifikimn e tė ardhmes dhe tė shqetėsoheni mė shumė pėr tė, fokusohuni nė atė qė doni me tė vėrtetė. Do t'ju duhet tė bėni disa ndryshime nėse kėrkoni tė keni sukses, mos i fshihni ndjenjat tuaja, bėni atė qė mendoni se ėshtė e drejtė, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jeni tė lumtur.
Dashuria
Ėshtė njė vit shumė i mbarė pėr dashurinė, ju do ta doni shumė personin qė do keni nė krah. Duhet tė tregoheni tė kujdesshėm me krenarinė, veēanėrisht me partnerin, pėrpiquni tė kuptoni mė shumė dhe evitoni keqkuptimet. Flisni mė shumė bashkė, komunikimi ėshtė ēelėsi.
Mė herėt gjatė vitit do tė keni shumė ftesa nėse jeni beqar. Maji do tė jetė muaji kur duhet tė konsideroni ndjenjat tuaja pėr partnerin, do tė vendosni nėse e doni me tė vėrtetė, e nėse po marrėdhėnia do vazhdojė e qetė. Fundi i vitit do tė jetė koha mė e pėrshtatshme pėr tė gjetur partnerin e jetės. Ai do tė shkojė nė ēdo festė qė jeni e ftuar dhe ju dhe do tė gjeni njė person tė veēantė qė fati ka vendosur pėr ju.
Puna
Duhet tė jeni mė i pėrgjegjshėm dhe praktik nė punė qė tė mos keni probleme kėtė vit, gjithashtu mėnjanoni kohėn e humbur kot dhe shpėrqėndrimin. Nėse kuptoni qė nuk jeni plotėsisht i kėnaqur me punėn tuaj, mos hiqni dorė pėrpara se tė keni oferta tė tjera.
Paratė
Nuk do tė keni probleme me paratė. Nga ana tjetėr nuk do t'i shpenzoni kot.
Shėndeti
Mund tė keni probleme me shėndetin, por nuk do tė jenė serioze. Gjithsesi duhet tė bėni njė kontroll tė pėrgjithshėm. Qėndroni larg stresit, pasi mund tė bėjė qė tė keni dhimbje koke dhe rėnie flokėsh.
Merruni me sport sa mė shumė qė tė jetė e mundur dhe mos konsumoni pėrqindje tė lartė yndyrnash.
Kėshilla e Vitit: Mundohuni organizoni jetėn tuaj, mendoni se cilat janė qėllimet tuaja kėtė vit dhe punoni pėr arritjen e tyre.
http://albanian.cri.cn/821/2013/05/03/182s122585.htm
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt