Tragji-komedia e politikės sė majtė (e cila tashmė ka pėrfshirė dhe tė djathtėn), vazhdon tė zhvillohet e plotė si nė sekuencat e dikurshme filmike tė filmit Skėnderbeu.
Historia 500 vjecare po rikthehet nė formėn e saj moderne nė politikėn shqiptarė dhe duket se ngjan si dy pika uji me politikėn dhe historinė e tė kalurės shqiptare (pėrjashto vrasjet).
Ju kujtohet kur Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, dhe disa tė tjerė, tė pakėnaqur nga Kryetrimi qė shkojnė nė prehėrin e turkut osmanlli, i cili i ridėrgon ata tė luftojnė kundėr vetė njerėzve tė tyre. Rezultati? Sigurisht Skėnderbeu i kapi rob, dhe ata i kėrkuan falje.
Megjithatė, pėrfundimi i njerėzvė tė tillė dihet: Moisi Golemi me 4 luftėtarė tė tjerė pėrsėri u zunė rob nga osmanllinjtė dhe rropėn tė gjallė dhe sipas historisė, vetėm Hamza Kastrioti, nipi i Skėnderbeut nuk pėsoi gjė por u largua nga skena e ngjarjeve pėr nė itali (ku dhe u ri-konvertua).
Sot kjo histori tragjike ėshtė kthyer sot pas 500 vitesh me heronj tė tjerė, me interesa tė tjera, dhe politika tė ngjashme, qė sot shkaktojnė tashmė jo mė tragjedi por tragji-komedi, sidoqftė njė gjė nuk ka ndryshuar: karakteri i drejtuesve shqiptarė qė bėjnė politikėn dhe shkruajnė historinė: qofshin ata luftėtarė me shpatė, apo pehlivanė me kollare: Karakteri i lėkundur dhe aspak dinjitoz i tyre qė shitet e blihet pėr 500 aspra.
Dihet se drejtuesit shqiptarė tė cilėt kanė pėrfaqėsuar dhe pėrfaqėsojnė edhe sot Shqipėrinė dhe shqipėtarėt nėpėrmjet klientelizmit tė tyre tė paparė , qė nėpėrmjet pragmatizmit politik bajat dhe aspak serioz tė tyre, nėpėrmjet luftės sė pandershme pėr pushtet, i kanė shkaktuar popullit tė tyre dhe politikės shqiptare dėme pėr ne, tė pariparueshme por duhet ndihma e BE dhe SHBA tė na vendosė nė shinat e duhura pėrsėri e pėrsėri gjatė kėtyre viteve.
Komedia e kėsaj historie me deputetė tė majtė qėndron nė faktin se kėta vesh-shkulur janė inatosur aq shumė me kryetarin e tyre sa `shkojnė mė gjithė qejf tė flejnė me mullixhiun`.
Nga kėta deputetė nuk shihet dhe nuk paskan vlera as parimet, as qėndrimi pėr njė kohė tė gjatė nė parti, as serioziteti i kauzės, as rotacioni politik, madje as edhe integrimi i vendit.
Pėr kėta njerėz ka vlera vetėm pushteti nė cdo anė qoftė, pėr kėta njerėz ka vlera vetėm pasuria nga cdo anė qoftė burimi i tyre, nuk ka vlera besnikėria (nuk e kam fjalėn tek servilizmi) por intriga, dhe nuk ka aspak vlera pėr kėta njerėz kauza dhe programet pėrkatės pėr tė cilat kanė hyrė pėr tė zbatuar, por qėnia nė vėnd tė parė dhe VIP-ėrimi i tyre nė cdo moment tė mundshėm- a ka mundėsi deri nė pėrjetėsi?
Praktikisht largimi nga PS i te deputetėve tė pėrfolur edhe mė parė mė nė krye disfatistin Islami dhe pėrfshirja e tyre nė listat e PD, tregon qartė atė qė po pėrpiqem tė spjegonja mė lart, dhe nėse dy deputetėt e rinj tė PS qė u larguan tregojnė jo vlerat e vėrteta (ndoshta nga mos eksperienca dhe nga konfuzioni politik i tyre), pėr Islamin nuk mund tė thuhen fjalė tė mira, sepse ėshtė njė nga personat mė prototipe snobė qė ka mbijetuar qė nga Partia e Punės, dhe po tregon nė njė farė mėnyre edhe realitetin e asaj kohe se si kėta Profesore Doktorė mbijetonin duke shtypur me kėmbė konkurentėt e tyre dhe duke i degdisur nėpėr rrethe tė largeta nė humbėtirėn e asaj kohe.
Ky mentalitet snobizmi dhe arrogance i disa profesorėve tė asaj kohe me prototipin e sotėm Kastriot islami, qė ėshtė transplantuar pėr fat tė keq edhe nė institucionet e sotme demokratike, sidomos ato politike, po dėmton rėndė dhe pėr mė keq, njerėzit dhe elektoratet e tė gjithė spektrit politik shqiptar tė cilėt vazhdojnė tė vuajnė dy sindromat enveriane tė sė kaluarės:
- Sindromin e Luftės sė klasave (janė armiq ata qė nuk janė me mua)
- Sindromin e patjes pėrreth njerėz snobė dhe servilė (kurse tė aftit, i largojnė nga vetja).
Deputetėt e tjerė vesh-shkulur janė mėrzitur shumė nga mos kandidimi dhe janė gati tė bėjnė cdo gjė kundėr Edi Ramės, duke dėmtuar potencialisht rėndė edhe PS. Mė e bukura ėshtė sepse kėta ish-deputetė tė larguar nga Kryetari, qoftė me tė drjetė qoftė pa tė drejtė e kanė justifikimin nė majė tė gjuhės; largohemi nga PS sepse nuk duam Edi Ramėn: pra, ``pėr inat tė sime vjehre do tė fle me mullixhinė``.
Po pėrse kėshtu bėhet lufta politike brėnda partisė si jashtė saj? Duke shitur cdo gje pėr inters klienteliste?
Edhe sikur Kryetari i Partisė tė ketė faj lufta bėhet brėnda partisė, por jo duke shkuar tek kundėrshtarėt politikė me tė cilėt nuk i lidh asgjė pėrvec pėrfitimit thjesht tė ngushtė personal.
Pa i ngrėnė hakun Kryetarit neodiktator tė PS, i cili pavarėsisht dėshirės pėr tė vendosur njerėz tė rinj tė pa-implikuar nė aferat e kaluara e tė tashmė politike, dėshirės tjetėr po aq tė madhe tė largimit tė individėve qė kanė qėnė deputetė pėr njė kohė shumė tė gjatė largimit, -po shmang gjithashtu personat pro-Nano, qė e kanė kundėrshtuar si A. Malaj, isaraj, etj.
Mesa duket, vendosja nė listat e kandidatėve pėr deputetė nė PS sipas Kryetarit neodiktator Rama ėshtė bėrė sipas pėrzgjedhjes pasanik-kandidat, jo pasanik- jo kandidat, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė si Brace luftaraku.
E keqja e deputetėve vesh-shkulur e tė shmangur tashmė me hir apo me pahir nga lista e shumė kėrkuar, ėshtė se ata po e reklamojnė kėtė `hata` qė u ka ndodhur sikur PS do tė humbė pėr shkak tė mos-zgjedhjes sė tyre.
Harruan kėta njerėz se ishin ata qė humbėn edhe nė 2009, edhe nė 2005.
Atėhere?
Sado qė nuk kam ndonjė simpati tė vecantė pėr Ramėn mendoj: pėrse tė mos e drejtojė ai Shqipėrinė nėse fiton votat e duhura qoftė dhe me njerėz tė tjerė?
Pėrse mullixhiu Nano tė pengojė njė fitore vetėm se ai dhe shokėt e tij nuk janė nė listat e zgjedhjeve pėr kandidat pėr deputet?
Punė e madhe, mjaft hėngrėn kėta njerėz qė nga 1991 e kėtej, le tė vendosen njerėz tė rinj jo vetėm tek PS por edhe tek PD.
Rėndėsi ka qė tė integrohemi sa mė parė nė BE duke ruajtur miqėsinė e fortė me SHBA.
Tė gjitha tė tjerat rregullohen me kalimin e kohės, dhe me largimin e kėtyre mentaliteteve komunisto-osmane tė: bajraktarizmit dhe tė qelepirllėkut.
Krijoni Kontakt