-
Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perseritet.
Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren.
Dhe kjo e gjitha permes asaj qe eshte thene nder vite ne Forumin Shqiptar.
15-02-2003
PD reagon pas vendimit kriminal tė Gjykatės: Ky ėshtė falimentin i Shtetit pėrballė krimit
"Hakmarrja" nė shėrbim tė SHISH tė Klosit"
Ngjela: "Pėr grupin qė ka liruar gjykata, ne kemi tė dhėna tė plota se kanė qenė nė shėrbim tė SHISH-it, tė drejtuar nga ish-kryetari Fatos Klosi. Nėpėrmjet Klosit dhe Pobratit, ai grup ka punuar nė Shėrbimin Informativ"
Partia Demokratike ka reaguar pas pushimit tė akuzės ndaj grupit kriminal "Hakmarrje pėr drejtėsi" dhe mbylljes sė ēėshtjes nga Gjykata e Tiranės, pa mundur tė japė asnjė gjykim, duke e vlerėsuar kėtė akt si falimentim tė shtetit pėrballė krimit tė organizuar dhe rrjeteve mafioze. Kėto komente i bėri sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun i kėsaj partie, Spartak Ngjela, gjatė njė konference shtypi tė dhėnė dje nė selinė e kėsaj partie nė Tiranė.
Ngjela ka akuzuar qeverinė shqiptare se ėshtė e lidhur me krimin e organizuar, i cili po godet institucionet mė tė larta. Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun i PD-sė e ka argumentuar kėtė akuzė tė opozitės, duke sjellė si shembull ēėshtjen gjyqėsore ndaj organizatės kriminale "Hakmarrje pėr drejtėsi", tė cilėn Gjykata e Tiranės e pushoi atė sė gjykuari pa mundur tė japė asnjė gjykim.
Sipas drejtuesit tė lartė demokrat Ngjela, organizata kriminale "Hakmarrje pėr drejtėsi" ka qenė nė shėrbim tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe tė vetė ish-kreut tė tij Fatos Klosi.
Skandali i gjykatės, ėshtė shprehur Ngjela, dėshmon falimentimin absolut dhe total tė shtetit.
"Kjo tregon se shteti po falimenton pėrfundimisht para krimit, ndryshe nuk shpjegohet edhe skandali i djeshėm ku Gjykata e Tiranės pushoi ēėshtjen pėr grupin "Hakmarrje pėr drejtėsi", u shpreh ai.
Nė vazhdim tė komentit tė tij, Ngjela tha se "ne e konceptojmė kėtė si fillim tė falimentimit total tė shtetit dhe i bėjmė thirrje organit tė akuzės, por edhe gjykatave, qė tė kenė parasysh se pėr grupin qė kanė liruar, ne kemi tė dhėna tė plota se kanė qenė nė shėrbim tė SHISH-it, tė drejtuar nga ish-kryetari Fatos Klosi. Nėpėrmjet Klosit dhe Pobratit, ai grup ka punuar nė Shėrbimin Informativ. Ne do ti drejtohemi dhe drejtorit tė ri tė SHISH-it qė tė zbardhė kėtė ēėshtje", tha nė fund sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun i kėsaj partie, Spartak Ngjela.
M.Buēpapaj
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
16-02-2003
KERCENOHET KRYEREDAKTORI I GAZETES "TEMA"
Kercenimi pason nje editorial te kryeredaktorit te gazetes rreth rrezikut te formimit te embrionit te "Brigadave te Kuqe" ne Shqiperi, per shkak te perkrahjes nga shteti per grupe te inkriminuara. Te shtunen rreth ores 14 40 minuta ne mesdite ne numrin e telefonit te redaksise, nje ze, i nje djali te ri me dialekt nga Vlora, kercenoi me zhdukje fizike kreyredaktorin e gazetes"TemA", Mero Baze. Fjalori jo i qarte i telefonuesit dhe perpjekja e tij per te folur me shume ne dialekt vlonjat, e ben te paqarte se per cfare konkretisht ai kercenonte kreyredaktorin dhe gazeten. Ne po zbadhim pak a shume permbajtjen e bisedes qe u be rreth ores 14 40 minuta ne telefonin e redaksise me numer 04 251069. -Alo gazeta "Tema".Ore Mero Baze, ti je mor zagar, e di cfare te bejme ne apo jo. Ore cfare te duket vetja ty ore. E di qe vij aty e ju djeg te gjalle per dy minuta, ore shke.... O Mero Baze e di qe te zhduk me cfare te perban pragu.. Ti zhduk ato qe ke ne shtepi e di c'te punoj apo jo....Pse e kruani me ne ore...
Pas kesaj gazetari qe ishte ne linje sqaroi se nuk ishte Mero Baze dhe telefonuesi vazhdoi te sqaronte se po te vinte ne redaksi do tu zhduk te gjalle. Telefonuesi pas kesaj zbuti tonet dhe tha se ishte i prekur nga gazeta se i kishn thene se i kane nxjerre atje numrin e telefonit si vrases ose trafikant. Kercenimi pason nje editorial te kryeredaktorit te gazetes rreth rrezikut te formimit te embrionit te "Brigadave te Kuqe" ne Shqiperi, per shkak te perkrahjes nga shteti per grupe te inkrimunuara. Gazeta po ashtu hapej me titullin mbi lidhjet e organizates "Hakmarrja per Drejtesi" me SHIK-un ne kohen qe drejtohej nga Fatos Klosi.
Redaksia do ti drejtohet Prokurorise per te hetuar telefonaten ne fjale dhe personat qe qendrojne pas saj.
TemA
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
06-10-2003
EKZEKUTIMI I SINES/ TELEFONATA ANONIME
Kėrcėnohet taksisti qė pa vrasėsin e shoferit
Basir Ēollaku
Kėrcėnohet dėshmitari i vetėm i identifikuar dhe njėkohėsisht nėn ruajtje, i vrasjes sė Genci Sinės, shoferit tė prokurorit tė pėrgjitshėm Theodhori Sollaku. Mosmbajtja e premtimit tė dhėnė, fjalėt e nxjerra, dėshmnia e tij nė polici dhe nė shtyp, sapo janė bėrė tė ditura pėr vrasėsin kanė bėrė qė shoferi qė transportoi atentatorin e gradistit tė marrė mesazhin e dytė brenda njė jave tė tmerrshme pėr tė. Sipas tė njėtave burime, ėshtė thėnė se nė momentin e largimit pas vrasjes, killeri i ka thėnė taksistit se "po fole kam pėr tė tė zhdukur". Burime nga grupi i hetimit pohojnė se mesazhi i ka vajtur nga tė njohur tė pėrbashkėt tė taksistit dhe tė vrasėsit. Nuk duhej tė kishte folur A.T, sepse ekzekutori i Genci Sinės ka porositur qartė. Burime nga Ministria e Rendit Publik bėjnė tė ditur se killeri profesionist ka rėnė nė dijeni tė adresės sė re tė "shoferit" tė tij duke shfrytėzuar avantazhin e mosnjohjes nga forcat e shumta tė policisė. Tentativa e bėrjes sė identikitit nėpėrmjet rrėfimeve tė dėshmitarėve okularė, nuk ka dhėnė ende njė foto tė pastėr qė tė korrespondojė me tė kėrkuarin. Njėkohėsisht, ai ka dhe telefonin e "mikut" tė tij dhe kjo ka shėrbyer qė tė provojė tė bisedojė me mikun qė, sipas tij, e ka tradhtuar. Polica, pas marrjes sė kėrcėnimit tė pėrsėritur ka shtuar masat e sigurisė pėr dėshmitarin dhe familjen e tij. Ndonėse dhe vetė taksisti ka qenė i porositur nga policia qė tė mos flasė, diēka ka pohuar dhe shqetėsimi ėshtė shndėrruar nė paralajmėrim pėr jetėn e atij qė ka parė dhe qė njeh vrasėsin e Sinės.
Vrasėsi
Forcat speciale qė e ruajnė njeriun provė janė habitur se si vrasėsi ka rėnė nė kontakt me "pengun" e tyre. Me kėtė rishfaqje kėrcėnuese tė vrasėsit pranė njeriut qė e njeh, ekipi i hetimit ka marrė njė tjetėr provė, nėpėrmjet sė cilės tenton adresėn e tij. Vrasėsi i Genci Sinės nuk ėshtė nga veriu, por nga jugu i Shqipėrisė. Gjithashtu burime tė grupit tė hetimit pohojnė se atentatori nuk ėshtė me syze. Deri tani, sipas veprimeve qė janė kryer, ėshtė arritur nė konkluzion se pas killerit qė ekzekutoi shoferin e familjes Sollaku, ka dhe emra tė tjerė po aq tė rrezikshėm dhe kontingjent tė krimit sa ai. Nga tė dhėnat e mbledhura prej policisė rezulton se atentatori e ka krim tė pėrsėritur vrasjen. Pistat dhe versionet janė tė shumta deri nė stadin e tanishėm tė hetimit.
Gazeta Shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
06-10-2003
Hetim 3 mbikqyrėsve tė VEFA
Shitėn pėr 5 dollarė tokėn nė Sarandė
Se pronat e firmave piramidale tė blera me paratė e kreditorėve tė mashtruar janė shitur pėr 5 lekė, kjo ėshtė duke u vėrtetuar pas njė serie dosjesh penale tė hapura nga prokuroria. Para pak ditėsh nė Prokurorinė e Tiranės ėshtė regjistruar hapja e dosjes penale nė ngarkim tė tre administratorėve tė ish-piramidės VEFA, tė cilėt janė pėrgjegjės tė shitjes sė njė trualli prej 5000 metra katrorė pranė qytetit tė Sarandės me njė ēmim 10 deri nė 20 herė mė tė ulėt se ēmimi real. Sipas njė burimi tė prokurorisė, procedurat hetimore kanė filluar nė kuadėr tė verifikimeve qė akuza po kryen mbi shkeljet e vėrejtura gjatė shitjes sė objekteve nė pronėsi tė skemave piramidale.
Toka e Kanalit tė Ēukės
Truallin prej 5000 metra katrorė nė zonėn e Kanalit tė Ēukės nė afėrsi tė qytetit tė Sarandės kishte mundur ta blinte, ndėrsa pėrjetonte lulėzimin e vet, ish-bosi i firmės piramidė Vehbi Alimuēa. Pas rrėnimit tė kėtyre skemave, tė gjitha pronat u administruan nga shteti i cili mė pas i vuri nė shitje me ankand. Pikėrisht ankandi i truallit prej 5 mijė metra katrorė nė Kanalin e Ēukės ėshtė shitur nga tre administratorė tė ish-piramidės VEFA me ēmimin e hatashėm 5 USD pėr metėr katror. Sipas akuzės, njė ēmim i tillė nė vitin 1999, nė kohėn kur ėshtė bėrė shitja, ka qenė 10 deri nė 20 herė mė i ulėt se sa reali. Po sipas akuzės, 5 mijė metrat katrorė tė Kanalit tė Ēukės i janė shitur njė njeriu tė afėrt tė njė eksponenti tė lartė tė Partisė Socialiste me ēmimin 5 USD pėr metėr katror. Ndėrkohė qė ēmimi i shitjeve nė atė periudhė nė Sarandė i trojeve mė vlerė tė pėrafėrt shkonte nga 50 deri nė 100 USD pėr metėr katror. Kėtė sipėrfaqe trualli blerėsi e ka pėrdorur pėr aktivitet tregtar. Kėshtu aty ai ka ndėrtuar motele, hotele, njė pikė karburanti dhe dyqane. Natyrisht qė akuza nuk mund tė pėrfshijė nė hetim blerėsin derisa tė mos vėrtetohen veprime tė paligjshme tė tij pėr tė siguruar kėtė pronė tė VEFA-s.
Hetimi pėr tre administratorėt
Tre administratorėt, dy nga tė cilėt ende nė detyrė, hetohen pėr veprat penale tė "shpėrdorimit tė detyrės" dhe "dėmit tė shkaktuar shtetit". Prokuroria po heton nėse gjatė procedurave tė shitjes ka patur shkelje tė tjera, veē abuzimit me ēmimin e truallit. "Administratorėt dyshohet t'i kenė shkaktuar shtetit njė dėm financiar tė konsiderueshėm", thanė burime tė akuzės. Pritet qė prokuroria tė pėrcaktojė vlerėn e dėmit qė ėshtė shkaktuar. Sė shpejti pritet tė merren deklarimet e tre administratorėve. fe.de.
Precedenti me abuzimet e administratoreve tė Gjallicės
TIRANE - Parregullsitė nė shitjen e pronave tė ish-firmave piramidale kanė vėnė nėn akuzė edhe katėr administratore tė ish-firmės piramidale "Gjallica" nė administrim. Akuza qė rėndon mbi to ėshtė ajo e "shpėrdorimit tė detyrės", akuzė e cila parashikon njė dėnim nga gjobė deri nė 7 vite burgim. Katėr tė pandehurat akuzohen se kanė firmosur shitjen nėn vlerė tė njė vilė nė qytetin e Studentėve, e cila ka qenė pronė e "Gjallicės". Nga hetimet e kryera ka rezultuar se vila nė fjalė ėshtė shitur me 3 milion lekė, shumė mė pak se vlera reale. Ndėrkohė rezultatet e ekspertimit kontabėl kanė konstatuar se nga ky veprim shtetit i ėshtė shkaktuar njė dėm ekonomik prej rreth 96 mijė dollarėsh.
Dėnime modeste pėr trojet e shitura
Pėr skandalin e shitjes sė trojeve nė Sarandė tė filluar qė nė vitin 1993, ka patur dy raste tė marra nėn shqyrtim nga drejtėsia. Por nė tė dy rastet drejtėsia ėshtė treguar shumė e mėshirshme ndaj tė akuzuarve. Para pak muajėsh ish-shefja e urbanistikės sė Sarandės, Ervehe Ēumani, e akuzuar pėr pėrfshirje nė shitjen e trojeve tė shtetit nė mėnyrė abuzive ėshtė dėnuar vetėm me 2 milionė lekė gjobė pas startimit tė procesit penal nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė Sarandė. Madje burime nga Saranda thonė se ajo tashmė ende drejton nė Tiranė njė sektor tė rėndėsishėm nė njė dikaster. Njė tjetėr proces edhe mė pak serioz qė ka lidhje me trojet ka marrė tė pandehur ish-kryetarin e Bashkisė sė Sarandės Ēapajev Zėraj
gazeta shqiptare
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
31-10-2003
Diplomatja, ne vrasjen e shoferit te Sollakut
Imelda Tasho, punonjese e Drejtorise se Analizes dhe Prognozes ne ministrine e Jashtme, eshte ndaluar mbreme nga policia. Akuzohet per vrasjen e shoferit te kryeprokurorit, Genci Sina ne bashkepunim. Pranon se eshte e dashura e Altin Arapit, i akuzuar si pjestar i organizates "Hakmarrja...", i cili eshte arrestuar dje ne Belgjike
Imelda Tasho ka ngjitur si gjithmone shkallet e godines se ministrise se Puneve te Jashtme, dje pasdite, pa e ditur se ne zyren e saj, ne Drejtorine e Analizave dhe Prognozave te diplomacise shqiptare, do te trokitnin hetuesit e Prokurorise se Pergjithshme. Ata i kane kerkuar qe te shkonte bashke me ta per nje sqarim dhe diplomatja 25 vjecare, bjonde dhe me syze optike, nuk ka ngurruar aspak.
Ajo ka qene po kaq bashkepunuese gjate disa oreve qe eshte marre ne pyetje nga prokuroret. Ajo nuk ka ngurruar te shpjegoje se kishte pak me shume se nje vit qe pasi ishte diplomuar per Filozofi ne Fakultetin e shkencave Sociale te Universitetit te Tiranes. Qe banonte ne nje pallat dhe ne nje hyrje me Orik Shytin, i akuzuar si koka e organizates "Hakmarrja Shqiptare e Drejtesise". E mbi te gjitha, qe ishte e dashura e Altin Arapit, nje kusheri i Shytit, edhe ai i konsideruar si pjetsar i kesaj organizate.
Si u zbulua
Deri ketu, edhe prokuroret duket se nuk jane habitur shume. Pasi duket se ata i kishin ruajtur per ne fund pyetjet perveluese. Kishte qene nje plot 1 mujore qe i kishte bere ata te bindeshin, se as me pak e as me shume, por se vajza e shumperfolur se ishte ne nje taksi me vrasesin e Genci Sines, shoferit te familjes se Prokurorit te Pergjithshem Sollaku, naten e 30 shtatorit, ishte pikerisht ajo: Diplomatja e re shqiptare, Imelda Tasho.
Por, per te mberritur tek akuza zyrtare, ata duhet te zoteronin prova jo vetem nga deshmitaret e ngjarjes, por edhe prova shkencore. Ndaj, me ane te punes operative, kishin arritur jo vetem ta fotografonin 25 vjecare, por edhe t'i merrnin asaj, shenjat e gishterinjve. Nje prove qe pas kesaj, duhej t'i nenshtrohej proves se te vertetes. Ndaj, hetuesit kane vrapuar ne Laboratorin Kriminalistik te Ministrise se Rendit, ku kishin arkivuar te gjitha shenjat e gishterinjve qe ishin lene naten e krimit tek taksia, por edhe tek makina e Sollakut.
Pasi jane futur edhe shenjat e fresketa te diplomates 25 vjecare, nepermjet metodes se kerkimit me perputhje, makina elektronike e instaluar kete vit ne polici, ka bere "bingo". Pra, njera prej shenjave te gishtave tek taksia e krimit, perputheshin me shenjat e gishtave te Tashos. Pas kesaj, nuk kishte me asnje dyshim. Imelda Tasho, megjithe habine qe kishte krijuar tek hetuesit, ishte e dyshuara kryesore si e implikuar ne vrasje.
Ndaj, kur i kane bere pyetjen, nese me 30 shtator, ka levizur me nje radio-taksi me numer telefoni 244 444, ajo eshte pergjigjur pa hezitim: Si te gjithe qytetaret e Tiranes edhe une, leviz shpesh me taksi. Keshtu qe nuk eshte cudi qe te kem levizur, pasi nuk kam pse ta mbaj mend saktesisht daten qe me kerkoni.
gazeta korrieri
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
03/11/2003
Gazeta TEMA:
Liria pėr tė lexuar mesazhin e zotit Xhefri
Arjan Vasjari
Miku i nderuar i Shqipėrisė, ish-ambasadori amerikan Jozef Limpreht, nuk ka ditur asgjė kur deklaronte tre vjet mė parė, njė ditė pas zgjedhjeve lokale tė 20 tetorit, se "ato ishin tė lira dhe tė ndershme". Ai nuk ka pasur si ta dinte qė p.sh., nė Tiranė, zoti Rama u bė kryebashkiak pėrmes njė procesi qė nė fund tė tij kishte rezultuar me rreth 100 mijė fletė votimi tė pavlefshme! Formimi i tij politik nuk mund ta lejonte atė tė dyshonte nė moralin politik tė zotit Rama dhe strukturave shtetėrore qė u angazhuan nė mėnyrė ilegale pėr ta shpallur atė kryebashkiak tė kryeqytetit! Por zoti Limpreht me siguri nuk e ka imagjinuar qė nė pėrzgjedhjen e zotit Rama si kryetar tė kryeqytetit tė Shqipėrisė, tė kenė kontribuar nė mėnyrė aktive njė prej strukturave politiko-kriminale mė famėkeqe nė historinė e shtetit shqiptar, "Hakmarrja pėr Drejtėsi"!!!
Jo, zoti Limpreht nuk ka ditur asgjė nga kėto!
Pas atij 21 tetori tė gjithė besuan se ishim nė kufijtė e njė skenari. Pushteti kaloi nė delir duke e pėrkthyer nė publik OK-in me stampė amerikane, si njė miratim pėr masakrėn. Opozita u ndie njė viktimė e parapėrgatitur prej tryezave masone dhe ftoi qytetarėt nė sheshe. Kandidati i saj nė Tiranė, njė prej njerėzve mė tė kultivuar tė mjedisit politiko-kultural nė Shqipėri iku, si pėr t'iu shkėputur njė galaktike tė shfazuar. Ambasadorėt e tjerė u ndien mirė pėrderisa gjėrat nuk kishin mbėrritur deri tek pushka. Media me shumicė pranė pushtetit, hapi shampanjėn, e cila duhej tė lante atė pak "pisllėk" qė mund tė bėnte Sali Berisha. Dhe pikė.
Sot, tre vjet pas asaj masakre me njė OK vullnetmirė prej ish-ambasadorit Limpreht, ne jemi pėrgjithėsisht nė tė njėjtėn moshė demokratike. Nuk jemi rritur. Por koha me pamėshirėn e saj ka nisur t'i ndryshojė gjėrat.
Ambasadori Limpreht, miku ynė nuk ėshtė mė. Zoti Rama e ka shumė tė vėshtirė pėr tė qenė mė kryebashkiak. Duke e menduar gjithmonė OK pėr zgjedhjet po aq tė thjeshtė sa dhe OK pėr lejet e ndėrtimit, ai besoi se raporti i parė i ODIHR-it ishte njė OK pėr njė fotokopje tjetėr tė masakrės, ndaj dhe mobilizoi ēinxhiskanėt e votės. Por beteja e gjatė pėr votėn i ka shtuar shoqėrisė shqiptare njė shqisė mė tepėr, ndaj dhe ajo e ka fituar betejėn me fenomenin Rama nė kėtė vėshtrim. Por deri kėtu jemi brenda sferės sė interesave tė njė shoqėrie parademokratike, e cila e sheh tė mbrojtur pemėn e saj tė lirive mė sė pari tek liria e votės. Tani shoqėrisė i ka ardhur koha tė pėrballet me detyrat e saj, tek tė cilat ajo luan me historinė. Asaj i duhet tė pėrballet me "baronėt e krimit" tė cilėt prodhojnė imunitete politike dhe rigjenerohen prej tyre.
Ambasadori Xhefri ishte i qartė nė ndarjen e detyrave: "Vendi im, miqtė tanė dhe shqiptarėt ju janė vėnė pas". Ndoshta kalibri, ndoshta eksperienca, ndoshta distanca me pushtetin apo ndoshta dhe informacioni mbi kalbėzimin e tij, bėnė qė ne tė shohim njė optikė mė tė korrigjuar, mė racionale tė zotit Xhefri nė raport me zotin Limpreht. Xhefri beson tek shoqėria shqiptare, Limpreht besonte tek pushteti. Dhe ky ėshtė sinjali mė i mirėpritur pėr veshėt tanė, tė cilėt gati ishin shurdhuar nga sirenat e pushtetit pėr "marrėdhėniet e shkėlqyera me SHBA-tė". Kushdo tani ėshtė i lirė ta lexojė si tė dojė kėtė.
Pushteti mund ta lexojė si "HAKMARRJE". Shoqėria shqiptare pa dyshim si "DREJTESI".
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
04-11-2003
gazeta Shekulli
Fatbardh Likskėndaj ėshtė arrestuar mbrėmė nga SHKB, pasi i ka siguruar pasaportėn Arapit
"Hakmarrja", pranga oficerit tė policisė"
Ndihmoi me njė pasaportė false Altin Arapin pėr t'u arratisur pas vrasjes sė Sinės
Ardita Bala
TIRANĖ - Arrestohet Fatbardh Likskėndaj, inspektori i rendit qė i ka dhėnė pasaportėn Altin Arapit, qė akuzohet si autor i vrasjes sė Genci Sinės. Burime nga ministria e Rendit Publik bėjnė tė ditur se inspektori i Rendit nė komisariatin numėr 4 tė policisė ėshtė prangosur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, nga kolegėt e tij. Likskėndaj ka qėnė duke punuar, nė mjediset e komisariatit numėr 4 tė Tiranės, kur ėshtė arrestuar me urdhėr tė drejtuesve tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm. Pasi ėshtė zbuluar itinerari i arratisjes sė tė akuzuarit pėr vrasjen e shoferit tė kryeprokurorit, Altin Arapit, SHKB ka filluar hetimet pėr tė zbuluar implikimin e punonjėsve tė policisė nė kėtė arratisje. Fillimisht ėshtė zbuluar se Altin Arapi ka mundur tė sigurojė njė pasaportė me emrin e tij, pak ditė pas vrasjes. Kjo gjė ka nxitur hetimin e mėtejshme, tė cilėt kanė zbuluar emrin e inspektorit tė policisė, qė i ka siguruar antarit tė organizatės Hakmarrje pėr Drejtėsi pasaportėn e arratisjes. Edhe pse emri i Arapit kryesonte listat e personave shumė tė kėrkuar, i akuzuar pėr njė numėr tė madh veprash penale, tė kryera nėn ombrellėn e organizatės sė tij, ai ka mundur tė sigurojė pa shumė mundim njė pasaportė. Pėr kėtė gjė SHKB ka akuzuar inspektorin e Rendit, Fatbardh Likskėndaj, i cili ndodhet tashmė nė pranga. Ai ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e SHKB-sė si dhe drejtues tė tjerė tė policisė sė kryeqytetit, pėr zbardhjen e enigmėn mbi pasaportėn e tė akuzuarit pėr vrasje, Altin Arapi
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
04-11-2003
EDITORIALI
"Hakmarrja..." e Edi Ramės
Nga Mero Baze
Njė javė pas paralajmėrimeve tė Ambasadorit Amerikan nė Tiranė pėr "baronėt" qė po shkatėrrojnė shtetin shqiptar, u duk se nė opinionin publik po fitonte guximi mbi frikėn qė ngjallin organizata tė tilla. Nėn efektet e mitomanisė shqiptare mbi fuqinė e padukshme tė CIA-s dhe fjalėt magjike tė Ambasadorit Xhefri, shumė gazetarė, intelektualė, pėrfshi edhe gazetėn "Zėri i Popullit", filluan tė pranojnė se kemi tė bėjmė me njė organizatė kriminale me lidhje politike, qė ka vepruar prej vitit 1996. Ky ishte njė hap i madh, i cili po ngjallte shumė shpresa pėr shoqėrinė shqiptare, e cila mė shumė se e tronditur nga aktet konkrete terroriste tė kėtij grupimi, ndihej e terrorizuar nga avokatia e shtetit pėr ta. Por ky oaz shprese, i ngjallur "me urdhėr" nga Ambasadori Amerikan, nuk zgjati shumė. Tė hėnėn lajmet pozitive ishin pėr "Hakmarrjen..." e Ramės. Nė gazetėn mė tė afėrt tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, qė shpėrndahet falas nė autobuzat e unazės, i shpallej dėnimi me vdekje njė deputeti qė ka qenė mė parė shef komisariati nė Tiranė dhe ėshtė marrė me arrestimin e "Hakmarrjes pėr Drejtėsi". Paralelisht Edi Rama, nė disa copėza gazetash, akuzonte Sali Berishėn qė e kishte pėrfolur atė si tė afėrt dhe me lidhje familjare me organizatėn nė fjalė. Dhe ndėrkohė qė njerėzit po tulateshin sėrish nga frika prej ofensivės sė tė akuzuarve, nė qendėr tė Tiranės, shtėpia e kryekomisionerit tė zgjedhjeve nė Tiranė, Perikli Dhales, zhytet nė flakė, pikėrisht nė kohėn kur Dhalesi po denonconte nė prokurori falsifikimin e njė procesverbali qė kėrkonte tė nxirrte fitues fals tė zgjedhjeve nė Tiranė, Edi Ramėn.
Pas kėtyre tre lajmeve, Tirana u rikthye sėrish nė guackėn e saj, e frikėsuar se loja me luftėn kundėr krimit mori fund. Ndjesia qė tė jepnin dje pasdite emisionet e lajmeve dhe reporterėt e zverdhur tė gazetave, ishte njė sinjal se "baronėt" ishin hedhur nė ofensivė. Ekrane televizionesh lajmėronin letra tė hapura tė personave qė fshihen nga Interpoli, por gjejnė mundėsinė tė kontaktojnė me "Al-Jazirat" shqiptare. Fytyra e pėrlotur e Perikli Dhalesit dhe ironia e Celibashit me krimin ndaj tij, tregonin se kush ishin palėt nė konflikt, ndėrsa ekranet u pushtuan nga avoketėrit qė iu rikthyen tezės se "Hakmarrja..." nuk ekziston...
Nuk di pse, por e gjitha kjo mė kujtoi ditėn kur shpėrtheu bomba mbi trupin e Prof. Ylli Pangos dhe Edi Rama filloi tė shpėrndante mesazhe nėpėr redaksi se si duhet t'i jepnin lajmet. Dje ndėrsa ndiqja cinizmin e krimit nė ekrane, kam pėrfytyruar Edi Ramėn duke bėrė tė njėjtėn gjė... duke mbrojtur "Hakmarrjen..." e tij.
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
05-11-2003
Nga Gazeta TEMA
EDITORIALI
Stili i Edi Ramės nė letrat e Orik Shytit
E prita me kuriozitet letrėn e njė tė kėrkuari nė emėr tė organizatės "Hakmarrja pėr Drejtėsi" nė gazetėn "Korrieri". Po tė mos ishte emri nė krye tė gazetės dhe lajmėrimi nė formė reklame nė lajmet e "TV Klan", as qė do tė isha pėrqendruar se po lexoja njė letėr tė Orik Shytit. Dhe duke bėrė humor tė zi me disa kolegė tė mi gazetarė, iu kėrkova tė mė gjenin autorin e letrės, ta merrja gazetar nė punė, se ishte mė i aftė si gazetar, sesa si i kėrkuar pėr krime!
Sė pari, ishte e trishtueshme tė konstatoje se njė person i tillė, vetėm disa ditė mė parė, kishte pasur konsultime konkrete me figura tė rėndėsishme politike dhe gazetarė pėr t'u mbrojtur publikisht pėr akuzat qė pėshpėriteshin se organizata "Hakmarrja..." qėndronte pas vrasjes sė shoferit tė Sollakut. Dhe shkak pėr tė mos dalė publikisht kishte qenė ambasadori amerikan James Jeffrey, i cili kishte bėrė paralajmėrimin e ashpėr. Mė tej e trishtueshme ishte se i pėrfytyruari si autor i letrės, nuk ishte i shqetėsuar nga akuzat konkrete qė bėhen nga prova tė siguruara nga ekspertėt pėr vrasjen e shoferit tė Sollakut, por me Sali Berishėn. Nėse letrės do t'i hiqje emrin Orik Shyti dhe objektin e mbrojtjes sė tij qė kishte tė bėnte me akuzat pėr tė, teksti ishte i njėjtė si fjalimet e gjata tė Edi Ramės kundėr Sali Berishės, edhe kur u pėrmbyt Tirana, dhe kur u ngrit Komisioni i Hetimeve, dhe kur nisi fushata elektorale. Stili i Edi Ramės nė letrėn e Orik Shytit, nuk ėshtė ēėshtje akuze pėr Edi Ramėn, por ėshtė ēėshtje modeli. Unė nuk mund tė shpall tani se nė cilin kompjuter ėshtė shkruar letra, por e them me siguri se Orik Shyti ka porositur njė letėr pėr t'u mbrojtur nė stil gazetaresk qė u ngjan miqve tė tij anti-Berishė dhe sidomos Edi Ramės. Sipas kėtij stili e keqja e kėtij vendi nuk ėshtė pse vriten disa njerėz, pse bėhen disa atentate, por se ėshtė gjallė ende "AI", qė siē meret me mend nga shkrimet e Edi Ramės, ėshtė Sali Berisha, njė pengesė serioze pėr aspiratat e tij dhe tė miqve tė vet. Unė nuk e di nėse letėrshkruesi e ka bėrė vetė letrėn, me ndihmėn e kushurinjve tė vet gazetarė, zyrtarė tė shtetit, apo kryebashkiak, por di qė ai kishte zgjedhur stilin e Edi Ramės, pėr tė mos thėnė dorėn e tij, pėr t'u mbrojtur publikisht. Nga letra kuptohej qartė se tė akuzuarit pėr vrasje nė kėtė vend kanė model Edi Ramėn, i cili duket se u jep siguri pėr t'u mbrojtur publikisht, duke u vėnė nė dispozicion, nė mos kompjuterin, stilin e tė shkruarit, kundėr pengesave tė krimit nė kėtė vend.
-
-
Pėr: Te shohim para por te mos harrojme te kaluaren se perndryshe ajo do te perserite
26-11-2003
Prokuroria: Takimi i Avokatit tė Popullit me Imeldėn i paligjshėm
Lajmi i ores 8:45 AM
TIRANE (26 Nėntor) - Avokati i Populllit" kryen njė takim tė "paligjshėm" me tė pandehurin e organizatės "Hakmarrja pėr Drejtėsi Shqiptare", Imelda Tasho .
Burime nga Prokuroria pohojnė se takimi i punonjėsve tė Avokatit tė Popullit me Imelda Tashon ka pasur shkelje ligjore dhe dalja nė shtyp e pretendimeve tė saj, bisedės mes tyre bėrė nė burg, nė disa episode cėnon sekretet e hetimit. Takimi ėshtė bėrė pas arrestimit tė Imelda Tashos. Prindėrit e punonjėses sė Ministrisė sė Jashtme nuk kanė depozituar nė ato ditė tė para ndonjė ankesė pėr ushtrim dhune apo shkelje procedurash ligjore. Ndėrkohė mbi Imelda Tashon punonjėsen e dikasterit tė diplomacisė, policia nuk kishte ushtruar aspak dhunė as nė momentin e arrestimt apo mė pas nė qelitė e paraburgimit. Gjithashtu ankesa nga e pandehura nuk ka pasur dhe pas marrjes sė masės sė sigurisė, sa i pėrket procedurės ligjore tė kryerjes sė veprimeve nga prokuroria. Prokuroria ka reaguar me shumė vonėse por ende jo zyrtarisht pėr kėtė fakt. Kanė qenė dy tė dėrguarit e "Dobjanit" tė cilėt nuk janė ende komisionerė tė kėtij institucioni, qė nuk ka rol hetues. Iliaz Ēeēo dhe Jorgo Dhrami kanė vajtur pėr tė dėgjuar pretendimet e tė dashurės sė vrasėsit, tė fejuarės sė Altin Arapit. Pretendimet e saj "avokatėt' mė pas i kanė pėrcjellė nė shtyp. Prokuroria sikur ka humbur terren nė kėtė moment, tė fituar me aq mund nė aksionin e arrestimit tė ekzekutorit tė vrasėsit tė shoferit nė Belgjikė. Reagimi i prokurorisė ēuditėrisht ka munguar nė ditėt e para tė ndodhjes sė takimit me tė pandehurėn. Avokati i Popullit ka marrė parasysh shqetėsimet e tė akuzuarės, nė ngarkim tė sė cilės nuk ėshtė marrė ende asnjė vendim gjykate, por vetėm rėndojnė akuza. Pėr mė tepėr sipas ligjit takimi i lejohet komisionerit tė kėtij institucioni, kur ėshtė marrė mė pėrpara njė leje nga prokurorėt e ēėshtjes.
dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt