GABIMET E DIJETARĖVE

Gabimet e dijetarėve janė ushqim i tė marrėve
Edhe kur t’kenė vdekur, u bėjnė dėm tė gjallėve.
Iriqin e ēuan nė pallatin e mbretit
Dhe n’jastėk tė butė ia vunė kokėn t’shkretit
Nė mėgjes vajtėn te shtrati pėr t’i shėrbyer
Po kur nuk e gjetėn dyshuan se e kanė rrėmbyer
Kudo e kėrkuan, nė ferra e takuan
Tė vėrtetėn pėr iriqin atėherė e kuptuan
Atij i pėlqen veē ferra se nga ferrat ėshtė i bėrė
Pėr tė nuk vlen aspak as njė mbretėri e tėrė
Edhe kur t’ketė ngordhur iriqi i gjorė
Do ta shpojė secilin qė e prek me dorė.

— Fatmir MUJA