Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Historia e kthesave të papritura politike të individëve të tipit -deputet i parlamentit shqiptar, nuk është as e re dhe as e papritur në këtë periudhë kohe të vështirë që po kalojnë.
    Në një kohë kur Italia , Greqia, Portugalia, të cilat kanë part probleme të njëjta konfliktuale politike brënda parlamentit i kanë zgjidhur konform Kushtetutave të tyre duke dhënë votë mosbesimi ndaj qeverive përkatëse, ose në rastin ekstrem duke realizuar zgjedhje të parakohëshme, në Shqipëri është gjetur një zgjidhje e cuditëshme, me shkelje të ligjeve, apo duke përfituar nga mungesa e shprehjes së ligjeve egzistuese, dhe aspak dinjitoze për deputetët që kanë realizuar këto kthesa të papritura dhe aspak të ligjore dhe të moralshme.
    Në një bisedë në facebook që pata me njërin nga deputetët që lëvizën drejtim apo më bukur- e kishte kthyer timon nga e majta në të djathtë papritur, ai më vuri në dukje që të kasha kujdes e të mos e kritikoja sepse:- ti (pra une) nuk e di se sa i keq është Edi Rama, dhe se sa keq sillet ai me mua dhe me të tjerët.
    Unë i thashë deputetit të nderuar se, nuk e kundërshtoj për mendimet që ai ka për kryetarin e tij të partisë sepse mund të jetë 100% e vërtetë ajo që thotë ai, por problemi qëndron diku tjetër dhe ky problem po i rëndon politikës shqiptare për 22 vite me rradhë duke shkaktuar instabilitet politik të përhershëm ose në disa raste duke shkaktuar një stabilitet shumë të sforcuar njëlloj si tingujt violinës të përdorura për `Kapriciot` e Paganinit.
    Unë i përmënda një fakt deputetit shumë të nderuar se votimi pro qeverisë Berisha me të cilën ajo qeveri u votbesua edhe nëpërmjet votës së tij, nuk ishte votë kundër Edi Ramës, por një votë kundër elektoratit që e kishte zgjedhur , dhe këtu është një ndryshim i madh.
    Me këtë veprim, dhe jo vetëm ai, por dhe deputetët e tjerë të majtë apo dhe të djathtë që kanë hedhur votën në të kundërt dhe në kundërshtim me elektoratin e tyre, që i ka zgjedhur, - kanë dëmtuar rëndë dinjitetin e tyre si deputetë por dhe moralin politik (nëse politika shqiptare ka një moral të përcaktuar patriotic apo partiak).
    Veprimi i kalimit të votës parlamentare nga një krah i opozitës pro maxhorancës dhe anasjelltas, sidomos kur bëhet fjalë për probleme të rëndësishme, që kanë të bëjnë me orientimet politike të koalicioneve përkatëse është një veprim për mendimin tim shumë i ulët dhe burracak. Kjo ka të bëjë gjithashtu mungesën e formimit të mirë arsimor apo dhe karakterial të individit.
    Nuk ishte e rastit edhe në kohën kur drejtonte koalicioni i majtë (si maxhorancë qeverisëse) ka ndodhur i njëjti fenomen: fenomeni i rrjedhjes së votës parlamentare për vendime të rëndësishme e cila është jo vetëm një shkelje e ligjit (megjithse duhet thënë më mirë- shfrytëzim i mangësive të ligjit për problemin e rrjedhjes së votës për vendime të rëndësishe), pa kuptim, dhe non-sens, port ë jep përshtypjen e një tradhëtie të hapur ndaj partisë që e ka nderuar dhe respektuar me përzgjedhjen si deputet të individëve të tillë.
    Për këë arësye është e nevojshme që ligji për votën e deputetëve gjatë seancave parlamentare dhet të saktësoshet sa më parë duke penguar votën kundër partisë apo koalicionit të deputetit që është zgjedhur nga partia apo koalicioni përkatës,- kur bëhet fjalë për votimet për vendime të rëndësishme. dhe votimet për vendime me 3/5, sepse në fund të fundit, rotacioni politik qoftë kur vijnë zgjedhjet parlamentare, dhe votimi për mosbesim ndaj qeverisë, sidomos kur ka probleme të mëdha me qeverisjen nga një koalicion i caktuar- është deciziv.
    Kalimi i deputetëve nga ana tjetër në një moment të rëndësishëm thjesht për qëllime klienteliste , pragmatiste, apo spiunllëku, nëse do të ndodhte në vëndet e demokracive të zhvilluara do të shkaktonte një amulli në qeverisje dhe një shkatërrim të sistemit të vlerave në ato vënde.
    Por kjo nuk ndodh atje, në cdo rast ndodh zbatimi i kushtetutës dhe i ligjeve të sakta në ato vënde: kur ka keq-qeverisje jepet votbesimi dhe bëhen zgjedhje të reja,.
    Rrjedhja e votës mund të ndodhë kur një parti e koalicionit për arësye të mos pajtimeve të dukshme më programin qeverisës largohet nga koalicioni dhe kjo është e natyrshme sepse largohet si parti dhe jo si individ i cili justifikohet duke u qarravitur se… më shau Kryetari… Sigurisht justifikimi në këtë rast, kuptohet që bëhet sa për sy e faqe sepse komanda është dhënë në një vënd tjetër për të lëvizur.
    Këto probleme në dukje si normale në një vënd anormal si Shqipëria – duhet të ndryshojnë sepse ndodh që ikën një parti kryesore nga koalicioni qeverisës , dhe në vënd që të miratohet mosbesimi i cili paraprin një qeveri tjetër e vetë koalicionit apo zgjedhje të parakohëshme- ndodh cudia: tre deputetë kundërshtare pa arësye të dukshme ikin dhe mbajnë qeverinë në këmbë sikur të mos kishte ndodhur gjë…
    O tempora o mores. Pirati u bë Papë, dhe Shqipëria me probleme të dukshme antagoniste politike dhe me shkelje të dukshme ligjore vazhdon të lundrojë duke e mbajtur timonin djathtas megjithse rruga për në BE mesa duket është majtas.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    edhe sikur evropa te vendose komunizmin, ne duhet te vazhdojme kapitalizmin. vetem keshtu do zhvillohet vendi, vetem keshtu krijohet diferenca ndern
    mjet dembelit dhe puntorit.
    poshte komunizmi, poshte edi rama, poshte ilir meta

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin

    LSI me siguri nuk do te dilte nga qeveria pa pajtimin paraprak se nuk do te kishte rrezim te qeverise dhe zgjedhje te "parakoheshme", te cilat eventualisht do te duhej te shtyheshin edhe pertej 23 qershorit...
    Eshte absolutisht ne rregull qe pak muaj para zgjedhjeve, kur nje partner i koalicionit qeverises largohet vetem per shkak te zgjedhjeve qe do mbahen brenda pak javesh, nuk krijohet krize politike e panevojshme, ne nje vend qe edhe keshtu eshte ne krize permanente politike. Thellimi i krizes politike dhe institucionale nuk do ti sherbente askujt, as opozites.

    Ne pergjithesi, kritika jote sa i perket mungeses se lojalitetit te deputeteve, e cila ne vende si Shqiperia zakonisht ose ne shume raste nuk eshte ne radhe te pare apo fare shprehje e lire e vullnetit te deputetit, por pazar i thjeshte per favore personale, eshte e kuptueshme dhe me vend. Por, per fat te keq e papengueshme dhe e pandalueshme.
    Deputeti sipas rregullave dhe ligjit nuk ka obligim ndaj askujt, as ndaj partise, as ndaj qeverise, as ndaj votuesit. Ai eshte i lire te vendose dhe te votoje plotesisht sipas bindjes (ose deshires) dhe ndergjegjes se tij.

    Prandaj, kerkesa jote:
    Për këë arësye është e nevojshme që ligji për votën e deputetëve gjatë seancave parlamentare dhet të saktësoshet sa më parë duke penguar votën kundër partisë apo koalicionit të deputetit që është zgjedhur nga partia apo koalicioni përkatës,- kur bëhet fjalë për votimet për vendime të rëndësishme.
    eshte e parealizueshme.

    Mundesia e vetme eshte izolimi i deputetit ilojal nga fraksioni ose eventualisht edhe largimi nga Partia. Megjithese as kjo nuk eshte pune krejt e thjeshte nese perfillen rregullat dhe legjet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    keta deputetet e pa bese ose ilojal ne frengjisht duhen shallur armiq te popullit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    pirrua qenka merakosur se i kan ikur ca teveqela edvinos..

    kur i ikin berishes nuku merakoset fare..

    pirro.. po cfar elektorat te majte ka ps mor aman..

    kish dikur shqiporia te majte..
    nashti nuku ka..

    tani ka kapitaliste batakcij e tregtar te nershem..
    kuptohet me kokrra kta te fundit..
    ka dhe fukarej..

    po te majte nuku ka..

    sidomos bandat e edvin fidel dulakut skan fare te bejn me te majten..

    ata quhen te dubajtë..jo te majtë..

    amkuptooovëeee..

    kur thot ajo e estrades..
    lol

  6. #6
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    edhe sikur evropa te vendose komunizmin, ne duhet te vazhdojme kapitalizmin. vetem keshtu do zhvillohet vendi, vetem keshtu krijohet diferenca ndern
    mjet dembelit dhe puntorit.
    poshte komunizmi, poshte edi rama, poshte ilir meta
    Po deri para disa ditesh meta ishte me pd!!! me te moret dhe deputetet se ndryshe ishit ne vend numero,pra PD me LSI.inaturale.
    Tashti si ka mundesi qe Rama pse qeka djal komunisti qeka me komunist se vet Berisha komunist i formuar e pjese e regjimit diktatorial te enverit per shum vite?
    Un nuk arrij ta konceptoj kete situacion,me duket sikur girojne njerzit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    *

    Me duket dhe po bindem gjithnje e me shume se neve shqiptaret jemi rrace qe gjithmone ka shkuar dhe do te shkoje ne te kunderten...drejt involucionit. Sepse evolucion nuk ka.
    Kur ne gjithe boten, megjithse ende jane neper pushtete, e djathta eshte ne ngordhje e siper, ne Shqiptari, e majta ende barazohet me dic qe quhet komunizem, me konotacion kryesisht negativ.
    Partite e djathta jane ne ngordhje e siper. Dhe patjeter qe duhet te ngordhin. Per arsye se, qe tani, jane te nesermit. I takojne te se kaluares. Jane te mykur qyshmoti. Por ja qe shqiptaret jane yshtur pas mykut.

    Per aq kohe sa te kemi myk me bollek neper trojet tona, per po aq kohe nuk do te ket progres neper keto troje.

    *
    klipp&klar

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *

    Me duket dhe po bindem gjithnje e me shume se neve shqiptaret jemi rrace qe gjithmone ka shkuar dhe do te shkoje ne te kunderten...drejt involucionit. Sepse evolucion nuk ka.
    Kur ne gjithe boten, megjithse ende jane neper pushtete, e djathta eshte ne ngordhje e siper, ne Shqiptari, e majta ende barazohet me dic qe quhet komunizem, me konotacion kryesisht negativ.
    Partite e djathta jane ne ngordhje e siper. Dhe patjeter qe duhet te ngordhin. Per arsye se, qe tani, jane te nesermit. I takojne te se kaluares. Jane te mykur qyshmoti. Por ja qe shqiptaret jane yshtur pas mykut.

    Per aq kohe sa te kemi myk me bollek neper trojet tona, per po aq kohe nuk do te ket progres neper keto troje.

    *

    Po ti ore zoteri ku jeton ne Hene apo ne Mars, po ne parlamentin europian kush e ka mazhorancen?! Nuk e ka e djathta? Nga na doli kjo e majte qe po drejtokeka gjithkund ?!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po ti ore zoteri ku jeton ne Hene apo ne Mars, po ne parlamentin europian kush e ka mazhorancen?! Nuk e ka e djathta? Nga na doli kjo e majte qe po drejtokeka gjithkund ?!
    E vertete...
    Megjithate, Europa ose shume shtete te Europes nuk jane me te lumtura me qeveri konservarive, te djathta, konservativ-liberale... sesa ishin para disa vitesh apo ne fillim te viteve 2000 me qeveri te majta.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

    Pirro10.

    Duhet te mesosh, qe ne komunizem flisnim "ne emer te popullit", dhe thoshim NE. Ne demokraci askush nuk flet ne emer te popullit, por te gjithe flasin ne veten e pare njejes, UNE.

    Nuk eshte e lehte te brumosesh ne komunizem e te jetosh ne demokraci, por mundohu qe te perqafosh keto idete e reja demokratike e te clirosh vetveten nga indoktrinimi komunist.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •