-
Grabitet për skrap përkrenarja e Skënderbeut në muzeun e vendlindjes
PESHKOPI- Grabitet përkrenarja e Skënderbeut në muzeun e Heroit Kombëtarë, në fshatin Sinë e Epërme, Dibër, vend që mendohet se është vendlindja e Skënderbeut. Hajdutët kanë grabitur përkrenaren dhe sende të tjera me vlerë për t'i shitur për skrap.
Grabitja mendohet të ketë ndodhur dy net më parë, por vetëm dje paradite banorë të fshatit kanë konstatuar se njerëz të panjohur kanë mundur të hyjnë brenda objektit historik dhe kanë vjedhur përkrenaren prej hekuri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu si dhe sende të tjera që ishin vendosur në këtë objekt prej vitit 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së heroit. Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorëve, të cilët mendohet të jenë adoleshentë të zonës.
SHEKULLI
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt