Sir Alex Ferguson do të dalë në pension në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi i tij, Manchester United.
Trajneri skocez e udhëhoqi me sukses ekipin nga Old Trafordi për 26 vjet rresht, ndërsa këtë sezon ua solli ‘Djajve të Kuq’ titullin e 20-të në Premierligë, rekord absolut.
“Menaxheri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të lirohet nga detyra pas ndeshjes kundër West Bromwich Albion më 19 maj dhe do t’i bashkohet bordit të klubit”, thuhet në një njoftim të Manchester United
![]()
Krijoni Kontakt