Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    NATO: S’jemi okupatorë të Kosovës

    S’JEMI OKUPATORË TË KOSOVËS, I PËRGJIGJET RASMUSSEN NJË DEPUTETI GREK

    Nga Express | 06 Maj 2013 18:37


    Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s Anders Fogh Rasmussen i është bërë një pyetje interesante sot në Parlamentin Europian.

    Një deputet grek e pyeti atë se “për sa kohë NATO do të okuptojë Kosovën?!”.

    “Kini kujdes, misioni i KFOR’it vepron në bazë të mandatit që ka marrë nga Kombet e Bashkuara, me pëlqimin e palëve në konflikt”, iu përgjigj atij Rasmussen

    Sekretari i aleancës veriatlantike të NATO’s, tha se shpreson se Marrëveshja e Brukselit do të implementohet dhe se kjo do të shpie në përmirësimin e situatës në terren.

    "NATO është e angazhuar për të mbështetur zbatimin e Marrëveshjes dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”.

    Rasmussen i përgëzoi udhëheqësit nga Prishtina dhe Beogradi në vendosmërinë për të gjetur zgjidhje politike.

    "Jam i kënaqur që të dyja palët kanë besim në NATO dhe në KFOR dhe se na shohin si garant i paanshëm të zbatimit të Marrëveshjes”, shtoi ai.

    Rassmusen përkujtoi se Parlamenti Europian në disa rezoluta ka mbështetur misionin e KFOR’it si garantues të sigurisë në Kosovë.

    “Pra, vështirë se mund të quhet okupim”, shtoi ai.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    Kjo eshte edhe nje shenje e "fqinjesise se mire". Na "e qajne hallin", ore...

    Pyetja e ketij greku eshte fare e qart, nenkupton "Kosoven serbe".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    Greket rrace m.uti jane.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    Sa interesante greket po brengosen per "okupimin" e Dardanise nga Nato-ja,u be greqia poligon i eksperimenteve nderkombtare per shkak te krizes,keta te menqurit mirren me probleme te huaja , Greqia ne EVROPE eshte si aji QEGJI I BUKUR qe i ka te gjitha te mirat,por kurr nuk u trashe sepse e kane LEKUREN E UJKUT qe si hije i vije kudo qe shkone,greket jane mesuare te japine leksione te ndryshme ne arenen nderkombtare,por te gjithe e dine perpos Germanis se nuk eshte mire ti marresh DHURATAT NGA GREKET sepse keta jane mjeshter te genjeshtave dhe mashtrimeve,ata e vodhen nga SHQIPERIA Qamerine,por duhet ta dine se qdo gje ka nje qmim,dhe gjerat qe ka marr "VERESI" nga POPULLI SHQIPETAR nje dite duhet te kthehen sepse kane mbeture gjurmet nga e kaluara ,deshmi eshte gjaku i QAMVE TE VRARE NE MENYRE TINZARE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 07-05-2013 më 03:42
    VENI,VIDI,VICI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    S’JEMI OKUPATORË TË KOSOVËS
    Me teper jane kolonialiste...
    Metoda e zbatimit te pushtetit dhe realizimit te interesave eshte modeli indirect rule, i cili eshte perdorur sidomos nga Britania e Madhe ne kolonite e saj.
    Strukturat lokale dhe traditionale te pushtetit autorizohen dhe pershihen kryesisht ne organizimin dhe mbarevajtjen e administrates publike dhe te jetes se perditshme te territorit, perderisa cdo gje mbikqyret, kontrollohet dhe orientohet nga fuqia koloniale.

    Ky model eshte metoda (paqesore) me efektive per nenshtrimin dhe kontrollimin e territoreve si Kosova.
    Ketij modeli as ne kohen tone nuk i pershtatet zhvillimi dhe fuqizimi i demokracise dhe pavaresise se vertete, pasi qe te dyjat e pengojne dhe e pamundesojne kete forme te zbatimit te pushtetit. Prandaj edhe nuk eshte cudi qe ne Kosove nuk ka demokraci te vertete dhe as pavaresi te duhur, por vetem imitacione te te dyjave, qellimi i primar apo i vetem i te cilave eshte mundesimi i zbatimit dhe realizimit sa me te lire dhe te lehte te agjendave dhe interesave te "pushtuesit kolonial".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-05-2013 më 07:21

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    pune grekesh lale njelloj si pune m.uti
    vari leshte

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: S’jemi okupatorë të kosovës

    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Kjo eshte edhe nje shenje e "fqinjesise se mire". Na "e qajne hallin", ore...

    Pyetja e ketij greku eshte fare e qart, nenkupton "Kosoven serbe".
    Edhe me serbin "do te kemi nje fqinjesi e mire":




    Brukseli pa definicion rreth Samitit të Ohrit



    Presidenca: Serbia e Bosnja kundër pranisë së Jahjagës në Ohër



    Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë mundur ta definojnë qartë nëse Serbia ka shkelur apo jo marrëveshjen e arritur me Kosovën në rastin e samitit të Ohrit, ku si pasojë e kundërshtimeve të Beogradit, autoritetet e Maqedonisë nuk kishin ftuar për pjesëmarrje presidenten Atifete Jahjaga.

    Samiti i Ohrit nuk është nën ombrellën e Bashkimit Evropian, por Brukseli kishte parashtruar bashkëpunimin ndër fqinjësor si një nga parakushtet e vendeve që aspirojnë integrimet evropiane.

    Maja Kociançiq, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se BE-ja mbështet bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

    Por, marrë parasysh që samiti i Ohrit nuk bën pjesë në nismat që janë nën ombrellën e BE-së, Kociançiq nuk ka mundur të definojë nëse me veprimet e fundit, Serbia ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    “Ju e dini qëndrimin tonë në lidhje me bashkëpunimin rajonal i cili është i rëndësishëm dhe se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës”, ka thënë Kociançiq.

    Ndërkohë, zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu ka thënë se bashkëpunimi ndër fqinjësor është një nga parakushtet për shtetet që aspirojnë integrimet evropiane.

    Ai ka thënë se Serbia me kundërshtimin e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në samit ka ndikuar te autoritetet e Maqedonisë që presidentja Jahjaga të mos ftohet dhe me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen.

    “Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë samit është pamundësuar për shkak të kundërshtimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, si parakusht i integrimeve evropiane".

    "Pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e saj në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen në Bruksel me të cilën asnjëra palë nuk do të pengoj dhe as inkurajoj dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

    Jo vetëm presidenca, por edhe analistët në Prishtinë mendojnë se Serbia me ndikimin e saj tek autoritetet maqedonase ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën.

    Analisti politik i proceseve integruese evropiane, Shenoll Muharremi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja, por njëkohësisht ai ka kritikuar edhe qasjen e Bashkimit Evropian dhe të Maqedonisë në këtë rast.

    “BE po tregohet e pafuqishme si garantues i zbatimit të marrëveshjeve. Ndërsa bashkëpunimi rajonal, është bashkëpunim rajonal pavarësisht nëse është nën ombrellën e BE-së apo jo. Prandaj, BE-ja nuk duhet të rri duarkryq ngase jo vetëm që po dëmton Kosovën në këtë rast por edhe kredibilitetin e saj në rajon. Kurse Maqedonia në këtë rast po bën një zgjidhje të gabuar për shkak se si nikoqir ajo duhet t'ju dërgoj ftesat të gjitha vendeve fqinje”, ka thënë Muharremi.

    Samiti i Ohrit bën pjesë në kuadër të nismave rajonale të Evropës Juglindore ku marrin pjesë 11 shtete.



    Kjo informate eshte per "albanezet e albanise 28.000km katrore": Anesti55, Jarigas & Co.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 29-05-2013 më 02:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •