Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    ARBEN MALAJ JASHTË LISTËS SË PS-SË, KANDIDAT I PAVARUR NË VLORË

    Ora 22:20 -Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së kandidatëve të PS-së për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Teksa doli nga mbledhja e kryesisë së PS-së, ku iu komunikua vendimi për të mos e përfshirë në lista, Malaj bëri të ditur se do të kandidojë i pavarur në qarkun e Vlorës.

    Malaj theksoi se vendimi që e la jashtë listës së PS-së ishte tërësisht individual i kryetarit Edi Rama. “Ky nuk është fundi i karrierës sime. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit politikë të qarkut të Vlorës. Nuk kam asnjë problem individual me Ramën. E kam ditur që në momentet e para që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante, e kam ditur që kur i kam kërkuar PS-së të mos bllokonte funksionimin e Kuvendit. Kur kam nisur një proces për modernizimin e PS, e kam ditur që do kem një çmim për këtë. Nuk më zhduk dot asnjeri nga politika. Vendimi është individual i Ramës. Unë nuk mund të tërhiqem nga detyrimi për t’i shërbyer vendit tim. Njëra nga këto është t’i shërbej si kandidat i pavarur.”- tha Malaj.

    “Shumë nga ata që Rama i promovon me parafabrikat, nuk kanë asnjë angazhim dhe kontribut, por thjeshtë që janë të nënshkruar, kishin kohë që dilnin garant se do ta zhduknin Malajn nga politika”- vijoi ai.
    Deputeti nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa paralajmëroi një konferencë për shtyp ditën e martë në orën 12:00.
    Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    “LARGIMI I MALAJ’, NANO: THYEJ ARMËPUSHIMIN ME PS, NDIHMOJ ARBENIN PËR FITORE NË VLORË

    Ora 22:00-Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u shpreh i indinjuar mbi ‘largimin’ sic e cilësoi ai të z. Arben Malaj nga listat e kandidatëve të PS për deputetë.

    Tek News24, në emisionin ‘360 Gradë” të moderuar nga Artur Zheji, në një lidhje telefonike, Nano vlerësoi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. Kjo, -tha ai,- është dhe arsyeja që ai do të prishë armëpushimin me PS.

    “Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas.
    z Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koco Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së z Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë. Neser ne oren 12:00, me Malaj ne konference shtypi”.

    Nano u shpreh se guzhina e Ramës duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë.
    “Unë besoj se ajo që do të ndodhë është krijimi i një lëvizje të fuqishme që do balancojë konfliktim absurd që po bëjnë palët me njëra-tjetrën me socialistët. Do vijoj angazhimet e mia në dobi të një komuniteti politik. PS mbart vlera prej 22 vjetësh në Shqipëri dhe filamenti që përfaqëson z Malaj nuk mund të lejohet të digjet. Jam i detyruar të pushoj armëpushimin dhe rreshtohem me z Malaj në mbrojtje të filamentit të majtë.

    Balkanweb

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Rikthehet fuqishem ne treg NANO. Do ta hajne te gjalle Ramen. Largimi me dhune i profesionisteve nga listat. "Nderpres cdo armepushim me partine." Tani fillon shkaterrimi Ps-se!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Nuk fillon shkaterrimi i PS jo,por do filloje ose me sakte do e vazhdoje aty ku e la Nano.Partia Socialiste personifikohet me Nanon,Islamin dhe Malaj dhe ai skizofreni kerkon ti largoje?! Ta harroje ai bashke me Ruçin!!! Edvin kriza verteton c'do dite e me shume se eshte nje fare e keqe per Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Mjer populli po i ra te qeverise ai imoralonarkomani....

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    sa mire ja kan bere ketij arbenit..nuk zuri mend me heret hajvani por priti minutat e fundit..duhej ta kuptonte se pasi i shtrydhi mire e mire sa ishte ne opozite ja tani po i flake nje e nga nje..edhe i semure ishte kur hyri ne greven e urise dhe perfundoj ne spital por per ate te gjatin nuk vlejti fare..ashtu siq nuk vlejti edhe per figura te tjera te ps..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Rockwell
    Anëtarësuar
    18-05-2012
    Postime
    61

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Po per firmen piramidale "Cenaj" mund te na thote gje z.Malaj?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Ai hoqi kundershtaret ne partine e tije.Parimishte, askush nuk deshiron kundershtare ne parti, por kur lidershipi ka vizion, duhet te kuptoje qe ne demokraci, ndjehesh me i forte kur lejon sektaret apo mendimin ndryshe, kur i lejon te largohen dhe te kthehen ne parti, pasi sjellin eksperienca me te pjekura.Kane kritikuar Berishen si diktatorial, por realishte Berisha ka qene gjithmone i hapur per mendimin ndryshe dhe kurre nuk i ka larguar kundershtaret, por i jane vetlarguar dhe rikthyer.Mendoj se Berisha eshte vite drite parpara Rames ne konceptin e lirise ne rradhet e partise.Ai fale aftesive intelektuale interferon ne secilin dikaster te qeverise , por kete e ben per te mbate nen trysni korrupsionin dhe jo lirine e veprimit te bashkepunetoreve politike.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Jo cdo politikan i 4, 10 apo 20 viteve te fundit duhet patjeter te qendroje ne politike ose ne Kuvend edhe 4 vitet e ardhshme ose der ne vdekje...
    Jo vetem per politikanet aktual, sidomos per profesionistet e vertete nder ta, politika duhet te jete vetem nje alternative nder tjerat.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Rikthehet fuqishem ne treg NANO. Do ta hajne te gjalle Ramen. Largimi me dhune i profesionisteve nga listat. "Nderpres cdo armepushim me partine." Tani fillon shkaterrimi Ps-se!
    shkaterrimi filloi me qasjen e lsi ne kualicion me ps me kete te malajt morri goditje vdekjeprurrese ne vlore, malaj ka shume influence ne rrethin e vlores keshtuqe rama vetem 2 deputet ka per te marre ne vlore
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Rama nuk kandidon Arben Malaj për deputet, ai kandidon si i pavarur në Vlorë

    Problemi është i thjesht fare, Arben Malaj gjithë këtë legjislaturë ka bërë lojën e Nanos dhe asnjëherë nuk ka zbatuar vendimet politike të partisë së cilës i përkiste.
    Përfundimi ishte i pritshëm dhe i drejtë.
    Nano jasht PS-së është një person i pa fuqi, e provoj më parë me PSV91, të njëjtin rezultat ka për të marë edhe me Malajn në Vlorë, ndjes past i shkreti.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •