Pakti me PS, Tavo: LSI do tė ketė 40 % tė pushtetit
Kandidati i LSI-sė pėr Gjirokastrėn ka zbardhur dje njė pjesė tė marrėveshjes sė arritur mes LSI dhe PS. Tavo ka deklaruar se LSI do marrė 14 deputetė dhe 40 pėr qind tė pushtetit
Pasi kaluan disa ditė qetėsie, PS e LSI i kanė turbulluar sėrish dje ujėrat politike mes tyre. Kandidati i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė qarkun e Gjirokastrės, Vangjel Tavo, gjatė njė takimi elektoral ka zbardhur ndoshta pjesėn mė tė rėndėsishme tė marrėveshjes qė PS dhe LSI arritėn gati dy muaj mė parė, duke deklaruar se forca qė ai pėrfaqėson do tė marrė nė qeverisjen e ardhshme plot 40 pėr qind tė pushtetit nė gjithė piramidėn shtetėrore. Duke folur para zgjedhėsve tė tij, Tavo ka bėrė tė ditur se jo pak, por plot 40 pėr qind e pushtetit tė ardhshėm do tė administrohet pikėrisht nga njerėzit e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Dhe ky, sipas Tavos, nuk ėshtė thjesht njė pretendim i LSI-sė, apo i tiji personal, por pjesė e marrėveshjes qė kanė arritur Rama dhe Meta para se tė nėnshkruanin marrėveshjen e bashkimit nė njė koalicion zgjedhor dhe qeverisės. Nė marrėveshjen e qeverisjes me Partinė Socialiste pas zgjedhjeve tė 23 qershorit, kemi njė ndarje tė pėrgjegjėsive tė administrimit tė pushtetit, ku 40% e kėtyre pėrgjegjėsive i takojnė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, 40% e administratės do tė administrohet nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Tė jeni tė bindur se nė 23 qershor nuk ka pėr tė lėvizur asnjė votė e gjirokastritėve, u shpreh Vangjel Tavo nė fjalėn e tij nė kėtė takim. Ndėrkohė qė i kontaktuar nga gazeta MAPO, Tavo ka konfirmuar njė gjė tė tillė, duke theksuar se njė marrėveshje e tillė ėshtė plotėsisht e merituar pėr shkak se LSI nė kėto zgjedhje do tė arrijė qė jo tė dyfishojė, por tė trefishojė rezultatin e saj. Ne nė 2009-ėn, me 4 deputetė arritėm tė sigurojmė njė marrėveshje me PD-nė pėr tė administruar 20 pėr qind tė pushtetit. Nė kėto zgjedhje ne do tė arrijmė tė marrim tė paktėn 14 deputetė, ndaj administrimi i 40 pėr qind tė pushtetit nga ana jonė do ishte krejt normale, tha Tavo.
Deklaratė kjo qė natyrisht pritet tė motivojė mė shumė anėtarėsinė e LSI-sė nė kėto zgjedhje, por qė do tė krijojė pakėnaqėsi tek aleatėt socialistė, tė cilėt deri mė tani nuk janė njohur me detaje tė marrėveshjes qė kanė arritur dy kryetarėt e partive. Ajo qė ėshtė mėsuar deri mė tani publikisht ka qenė vetėm njė deklaratė e pėrbashkėt, e lexuar nė Shkodėr, ku tė dyja forcat angazhoheshin qė tė dilnin bashkė nė zgjedhje dhe tė qeverisnin bashkė pas zgjedhjeve. Ndėrkohė qė pėr tė shmangur ndoshta debatet mes vetė socialistėve, por edhe me aleatėt e tjerė, ėshtė deklaruar nė vijimėsi se nuk ka njė marrėveshje tė shkruar me terma konkretė pėr ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve. Por deklarata e djeshme vėrteton tė kundėrtėn, ēka nė fakt duhet tė jetė e vėrtetė, po tė kemi parasysh se marrėveshje pėr administrimin e pushtetit pas zgjedhjeve PS nėnshkroi edhe me tė gjithė aleatėt e tjerė. Kėshtu vlen tė kujtojmė se PS u ka premtuar aleatėve tė mėdhenj, pas LSI-sė, qė do tė kenė mundėsi tė jenė pjesė e kabinetit tė ardhshėm qeveritar nė rast se do arrijnė tė marrin 25 mijė vota nė tė gjithė vendin. Faktikisht kjo pėrbėn njė ēėshtje tė dytė tė nxehtė nė marrėdhėniet mes dy forcave kryesore tė koalicionit tė majtė, pasi pak ditė mė parė nė opinionin publik u debatua gjatė deklarata e deputetit tjetėr tė LSI-sė, Nasip Naēo, i cili tha se Ilir Meta ishte kandidat pėr kryeministėr.
Kujdes. Tė gjitha tė drejtat e kėtij shkrimi janė tė rezervuara nga Mapo dhe mapo.al.
Krijoni Kontakt