Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 117
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    47
    Pershendetje te gjithve .

    O DODONO ne radhe te pare kure te lexoshe kuranin lexoje me vemendje dhe mos e lexo sikur lexon ndonje roman se ai nuk eshte roman po eshte liber qiellor dhe ne te nuk ka spekullim sikur ka bibla sepse kure eshte hedhur bibla ne liber ka pasur shume koh kurse kurani ka zbritut eshte shkruajtur dhe eshte mesuare parmendesh dhe ai eshte i ruajtur pse sa do qe cifutet apo ....ta ndrishojne ata nuk do te munden pse kuranin e din me miljona parsone permedesh.DHe nje pyetje me thuaj mua sa persona e din biblen permendesh?kjo eshte pyetje retorike qe nuk don pergjigjje pse askush nga krishteret nuk e din biblen permendesh per vet faktin se krishteret kane mbi 13 mije bibla dhe qe thote njera nuk e thot tjetra.
    Une do te kshilloja qe her tjeter kur te lexosh kuranin lexoje me vemendej dhe mos na thuaj perralla nga mendja jote apo mos ec me kame degjuare keshtu apo ashtu...
    [size=0.5]Kure te marresh veshe se une kame vdekur ti mos qaj ,kur te vizitosh varrin tim mos u trishto kur te them se ti ke faj....

    Sot ti s'je me ketu
    DHe qielli nuk eshte me blu ,
    Dielli eshte zhdukur bashke me ty ,
    Une ndiej lotet qe me mlidhen ne sy ,
    Kuptoj se vetmia te shkaterron me Shume se dashuria,

    Fundos koken nen jestekun tend dhe me dukesh ne c'do kend ,
    Shoh mekatet qe me bien c'do dit ,
    Kaluam bashke puthuajse nje vit ,
    Duke menduar se nuk do na ndante asgje ,derisa erdhi e sotmja ti nuk je me.
    E tani qe me nuk te shoh ,
    DHe trupi yt me nuk me ngroh,
    Pres ringjalljen e ndienjave te mia ,
    pres te me vi serisht dashuria.[/size]

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    8
    Shhikoni dhe meditoni keto twe dhena qyqare


    Ne atyre do tua bejme te mundshme qe te shohin argumentet Tona ne horizonte dhe ne vetveten e tyre derisa tu behet e qarte se ai (Kur’ani) eshte I vertete.-Fussilet 53



    Ai eshte Shpikesi I qiejve e I Tokes (pa kurrfare modeli te meparshem) e kur deshiron dicka, ai vetem I thote behet, dhe ajo behet.- Bekare 117

    Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASAmë 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjëja.

    ”Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. ” (Edh-Dharijat 47)

    Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus AlexanderFriedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitrellogaritën teorikisht se universi është në lëvizje tëvazhdueshme dhe zgjerohet.
    Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënavetë vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan
    Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellinme një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat
    largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër,nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.


    Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizjeështë përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)

    Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeveastronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve tëastronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit
    gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për mëtepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme. Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot merrugë e orbita si ajo e diellit:
    .

    ”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjellnatën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” (Ez-Zumer 5)
    Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruaruniversin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cilaështë përkthyer “mbështjellë” në ajetin emësipërm, është fjala “tek’uir”. Në fjalorët
    arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruarmbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër,
    siç mbështillet çallma rreth kokës.

    Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…” (El Enbija 32)

    Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruarvazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e tëvegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që tëpërplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.
    Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës qëvijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat
    e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet epadëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezete shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej
    shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.

    __________________________________________________ ____________________
    ”Betohem në qiellin që kthen.” (Et-Tarik 11)

    Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit “kthyes” të shtresave që e rrethojnë Tokën.
    Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.
    Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë. Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.
    Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën. Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.

    ”Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin.” (El-Mulk

    1-Troposfera
    2-Stratosfera
    3-Ozonosfera
    4-Mezosfera
    5-Termosfera
    6-Jonosfera
    7-Ekzosfera


    Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë faktshtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet:“... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë ajetdeklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç ekemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave kafunksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.



    ”A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë,ndërsa malet i bëmë si kunja?” (En-Nebe 6-7)

    Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në atopika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresame njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dheparandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës.Shkurt, ne mund t’i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasattë mbërthyera së bashku.Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar metermin “isostazi”:
    Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.5
    Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit.


    ”Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. ” (Ja Sin 36)

    Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë. Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Antimateria mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:
    "... çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt... ...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."8


    ”Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

    Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përziermes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve.Për shkak të forcës fizike të quajtur “tensioni sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.11.
    Mjere per ata te cilet e shkruan librin me duart e tyre dhe thonin se kjo eshte prej Zotit.(kur'an)

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    8
    Pasha qiellin plot rruge, ju gjendeni ne kundethenie, nga ai (besimi) zbrapset ai qe ishte I zbrapsur, Mallkuar qofshin genjeshtaret, at ate cilet jane te harruar ne injorance- Dharijat 7-11

    Mandej vetem per disa minuta arrita ti mbledh keto citate te Kur'anit per krikimin e universit shiqo----

    Ai eshte Shpikesi I qiejve e I Tokes (pa kurrfare modeli te meparshem) e kur deshiron dicka, ai vetem I thote behet, dhe ajo behet.- Bekare 117

    Ai eshte qe krijoi (pa kurfar shembulli) qiejt dhe token-Enam 101.

    Ai eshte Krijues I qiejve e o tokes- Shura 11.

    Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
    Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
    Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa. Hadid 5-6


    A nuk e dine at ate cilet nuk besuan se qiejt dhe toka ishin te ngjitura e Ne I ndame ato dhe ujin e beme baze te jetes se cdo sendi, a nuk besojne? Enbija 30.

    Ne me forcen tone e ngritem qiellin dhe Ne e zgjerojme ate, Edh Dharijate 47.

    (llogaritjet tregojne se shpejtesia e zgjerimit te universit pershkohet ne kufinj teper kritike, Ne qofte se universi do te zgjerohej me nje shpejtesi me te vogel (te ngadalte) per shkak te forces terheqese do te mbildhej, e nese do te zgjerohej pak me shpejte materiali kozmik do te perhapej dhe do te zhdukej ne hapsire. Prandaj shpejtesia e shperthimit eshte perllogaritur me nje persosmeri te pabesueshme, ky zgjerim eshte formulim I planifikuar dhe sistematik.)

    (Ne vendin ku gjendet jupiteri nuese nuk do te ishte nje planet me madheshtine e tij, toka do te ishte nje objektiv efektiv perafersisht 1.000 here me teper kometat dhe meteoret qe enden ne hapesire….. e nese jupiteri nuk do te ndodhej ne vendin ku eshte edhe ne nuk do te egzistonim per te kerkuar origjinen e Sistemit diellore.)

    A eshte me I rende krijimi juaj apo ai I qiellit? E Ai e ngriti ate, Ngriti kuroren e tij dhe e persosi ate. Naziat 27-28.

    Ne nuk krijuam qiellin e as token dhe cka mes tyre pa qellim, ai eshte mendim I atyre qe nuk besuan- Sad 27.

    Qiellin ua kemi bere kulm te sigurte por ata zbprapsen per atyre argumenteve-Enbija 32.


    Allahu krijoi qiejt dhe token me nje seriozitet (precizitet) te caktuar. Ne to me te vertete ka fakte per besimtaret.

    Nga argumentet e Tij eshte qe me fuqine e Tij beri te qendroje (pa shtylle pezull) qielli e Toka. Rrum 25.
    Allahu eshte ai qe krijoi qiejt dhe token dhe leshoi prej se larti uje(shi) ……………………per te miren tuaj u vuri ne sherbim anijet te lundrojne neper det me urdherin e Tij, ne sherbimin tuaj vuri edhe lumenjte, per ju nenshtroi diellin dhe henen qe ne menyre te zakonshme vahzdimisht udhetojne, per ju pershtati naten dhe diten, dhe ai ju dha ate gjithe ate qe kerkuat (patet nevoje) dhe edhe nese perpiqeni ti numroni te mirat, vertete njeriu eshte I padrejte dhe shume perbuzes.- Ibrahim 32 34


    Nga faktet e madheshtise se Tij jane nata, dita, dielli e hena, mos I beni sexhde as diellit as henes, beni sexhde vetem Allahut qe I krijoi ato, nese adhuroni Ate –fussilet 37

    Nese I pyet ata se kush I krijoi qiejt dhe token, kush I nenshtroi diellin dhe henen-
    El Ankebut 61.

    E kujt eshte toka dhe cdo gje qe ka ne te nese jeni qe e dini? El muminun 84.

    Ne doren e kujt eshte pushteti I cdo sendi El Muminun 88.


    Ai eshte Allahu, Krijuesi, Shpikesi, formesuesi…… El Hashr 24.

    A nuk veshtruan me vemendje pushtetin e madh ne qiej e ne toke dhe ne cka krijoi Allahu prej sendeve………………………………………. Atehere ciles bisede pos kesaj do ti besojne- El A’rafe 185.

    All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)Bekare 255

    Ai mban qiellin të mos bjerë në tokë pos nëse dëshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve. Haxhxh 22-65

    Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” mu’minun 86

    Per ju nenshtroi diellin dhe henen qe ne menyre te zakonshme (natyrshme) udhetojne- Ibrahim 33.

    Ai qe vuri ne te kodra te forta, ia shtoi te mirat asaj dhe Brenda kater diteve te plota caktoi te gjitha kushte per te jetuar ne te, per ate qe pyesin (per kohen e krijimit te saj)-Fussilet 10.

    Vertete, Ne e kemi stolisur qiellin me te afert (te tokes) me bukurine e yjeve- Safat 6

    Thuaj sikur Allahu tua bente naten te perhershme (tua zgjaste) deri ne diten e kijametit, cmendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve drite? A nuk merrni vesh, Thuaj me tregoni, nese Allahu ua ben diten te vazhdueshme deri ne diten e kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjelle nate qe te pushoni ne te ? a nuk shihni (sap o gaboni)-El Kasas 71-72.

    Allahu I mban qiejt dhe token qe te mos zhduken, e nese zhduken ska kush pos Tij qe mund ti mbaje, Ai eshte qe nuk nxitohet, eshte qe fale- Fatir 41.

    Ai eshte qe vetem Atij I takon sundmimi I qiejve dhe I tokes, Ai nuk ka as femije e as nuk ka shok ne sundimin e Tij, Ai krijoi cdo gje, duke e persosur ne menyre te qarte e te matur, Mirepo ata (idhujtaret) ne vend te Tij adhuruan zota tjere, te cilet nuk krijuan asgje, sepse ata edhe vete jane krijuar, Ata nuk posedojne per vete as dem as dobi.. El Furkan 2-3.

    As dielli nuk mund ta arrije henen, e as nata diten. Po secili noton ne nje orbite te caktuar-jasin 40

    Ne atyre do tua bejme te mundshme qe te shohin argumentet Tona ne horizonte dhe ne vetveten e tyre derisa tu behet e qarte se ai (Kur’ani) eshte I vertete.-Fussilet 53

    E pastaj tokën e sheshoi-Naziat 30

    Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
    Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë). Jasin 38,39


    Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).

    E, ju fshihnie ose thhonie fjalën tuaj haptas; Ai s’ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.
    A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
    Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
    . A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet. Mulk 12,13,14,15

    A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
    A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
    Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe Ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok.
    Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai ë ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Silni argmentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
    65. Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiej, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!” En Neml-60-64

    I madheruar eshte ai qe ne doren e fuqise se Tij eshte I tere sundimi dhe Ai ka fuqi mbi cdo send. Ai eshte qe krijoi vdekjen dhe jeten, per tju sprovuar se cili prej jush eshte me veper mire, Ai eshte Ngadhnjyesi, Mekatfalesi, Ai eshte qe krijoi shtate pale qiej pale mbi pale, ne krijimin e Meshiruesit nuk mund te shohesh contrast, prandaj drejto shiqimin (per reth) se a sheh ndonje carje? Pastaj here pas here drejto shikimin, e shikimi do te kthehet te ti I perulur dhe I molisur-Mulk 1-4

    Vertete Zoti juaj, Allahu eshte Ai qe krijoi qiejt dhe token Brenda gjashte ditesh, pastaj qendroi mbi Arsh, Ai e mbulon diten me nate qe me te shpejte e kerkon ate, edhe dielli edhe hena e edhe yjet I jane neshtruar sundimit te tij-Araf 54

    Pasha qiellin plot rruge, ju gjendeni ne kundethenie, nga ai (besimi) zbrapset ai qe ishte I zbrapsur, Mallkuar qofshin genjeshtaret, at ate cilet jane te harruar ne injorance- Dharijat 7-11


    Ska dyshim se krijimi I qiejve dhe I tokes eshte me I madh se krijimi I njerzve por shumica nuk e dijne-Gafir 57

    Atehere pra, a eshte AI qe krijon njesoj sikurse ai qe nuk krijon? A nuk po mendoni-Nahl 17.

    Thuaj e kujt eshte toka dhe cdo gje qe ka ne te nese jeni qe e dini? Ata do te thone E Allahut , thuaje perse nuk mendoni ………..Muminun 84.

    Ai eshte Zot I qiejve dhe I tokes dhe cka ka ne mes tyre, pra Ate adhuroje, e ne adhurim ndaj Tij behu I Qendrueshem, a di per Te ndonje qe I ngjason (ne emer). Merjem 65


    Nga Argumentet e Tij eshte krijimi I qiejve dhe I Tokes dhe shperndarja e gjallesave net e dyjat dhe Ai me fuqine e Tij mund te I bashkoje kurdo qe te deshiroje- Shura 29

    Madheroje larg te metave Zotin tend , me te lartesuarin I Cili ktijoi dhe persosi Dhe I cili percaktoi (ligje te natyres) e orientoi-El A’la 1,2,3.

    Lartmadheri I shprehin Atij shate qiej e Toka dhe cka ka ne to, e nuk ka asnje send qe nuk e madheron duke I shprehur falenderim Atij, por ju nuk e kuptoni ate adhurim te tyre (sepse nuk eshte ne gjuhen tuaj). El Isra 44

    Edhe yjet edhe bimet I bejne sexhde Rrahman 6

    Thuaj ate kerkoj Zot pos Allahut e Ai eshte Zot I cdo sendi- El Enam 164

    Sikur te kishte ne to (qiej dhe toke) zota pos Allahut ato te dyja (qielli dhe toka) do te shkatrroheshin, El Enbija 22.



    Hadith Ndizej zjarri (I xhehennemit) nje mije vjet derisa nuk eshte skuqur, mandej eshte ndezur edhe nje mije vjet derisa nuk eshte zbehur, mandej eshte zbehur edhe nje mije vjet derisa nuk eshte nxire dhe pastaj eshte bere I zi dhe I erret.- ajeti Dhe ai nuk flet nga deshira e tij, ai nuk eshte tjeter po shpallje qe I shpallet-Nexhm 3,4.


    Vetem Allahut I takon dija per fshehtesite e qiejve dhe te tokes, cdo qeshtje I kthehet vetem Atij, pra adhuroje Ate, mbeshtetu tek Ai- Hud 123

    Askush nuk eshte si Ai, dhe Ai eshte ndegjuesi, I Dituri

    (Engjejt) thane I pa te meta je, ne nuk kemi dije tjeter pervec ate qe na mesove Ti, vertet Ti je I gjithedijshemi, I Urti.- Bekare 32.

    Ne cdo send e kemi krijuar me mase te caktuar-El Kamer 49

    A mos keni dyshim ne Allahun, Krijuesin e qiejve e te tokes- Ibrahim 10

    Thuaj Allahu e ka argumentin me te plote- el Enam 149
    .


    Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, ia kthejnë shpinën?EZ zuhruf 87.

    A e ke pare ti ate qe per zot e cmon epshin e vet, a mos do ti behesh ti atij mbrojtes- El furkan 43

    E kush eshte qe shpreson takimin e Zotit te vet, le te beje veper te mire, e ne adhurimin ndaj Zotit te tij te mos e perziej aske.-El Kehf 110

    I Lartesuar eshte Zoti yt, Zot I fuqise nga ajo qe I pershkruajne …………. Es Saffat 180-182.
    __________________________________________________ ______________________



    USHQIMI, BIMET

    Kush eshte ai qe ju ushqen, po qe se ai ua nderpret furnizimin e vet? Jo askush, por ata vazhdoojne me arrogance e kundervenie- El Mulk 21.

    Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëraEdhe rrush e perime, Edhe ullinj e hurma,Edhe kopshte të dendura,Dhe pemë e kullosa, Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj. Abese 24-32


    A e shihni ujin qe e pini? A ju e leshuat ate prej reve apo ne jemi qe e leshojme? Sikur Ne te deshirojme e bejme ate te njelmet, perse nuk falenderoni? El Wakia

    Ai eshte qe per ju leshoi nga qielli uje perej tij te ken per te pire dhe prej tij te keni bime qe ne to te kullostni (bagetine) Me ate (shiun) mbijne, per te miren tuaj, te lashtat, ullinjte………………..ne keto (te mira) ka argumente per nje popull qe veshtron- Nahl 10-11


    ….dhe e kemi bere qe ne te mbijne gjithfare bimesh te bukura, (I beme ashtu) deshmi te dukshme dhe perkujutese per secilin njeri qe ka drejtuar mendejen (te Zoti), Ne nga qielli leshuam shiun e dobishem dhe me te beme qe te kultivohen kopshte e drithera qe korren- Kaf 7-9

    A nuk e shikuan ata token se sa shume lloje bimesh te dobishme beme te mbijne ne te, vertete ne keto ka fakte, por megjithate, shumica e tyre nuk kane qene besimtare-Esh shura 7-8

    Si nuk kane pare ata se Ne e sjellim ujin ne token e thate dhe me te nxjerrim bime qe prej tyre ushqehen kafshet e tyre, bile edhe ata vete, a nuk jane duke e pare (e te kuptojne)- Es sexhde 27

    A e shihni ujin qe po e pini? A ju e leshoni ate prej reve, apo Ne jemi qe e leshojme? Sikur net e deshirojme, e bejme te njelmet, perse nuk falenderoni-EL Vakia68-70


    Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. El Em’am 99

    A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.- Lukman 20



    Kush eshet ai qe ju ushqen, po qe se Ai ua nderpret furnizimin e vet? Jo askush, por ata vazhdojne me arrrogance e kundervenie. Mulk 21
    Mjere per ata te cilet e shkruan librin me duart e tyre dhe thonin se kjo eshte prej Zotit.(kur'an)

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    8
    Krijimi i Njeriut dhe etc

    A mos u krijuan prej asgjese, apo ata vete jane krijues-Tur 35-36

    Une nuk u krijova xhinnet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne, une nuk kerkoj furnizim e as deshiroj te me ushqejne ata.- Edh Dharijate 56-57.

    Ai I cili krijoi jeten dhe vdekjen per te ju sporvuar se cili nga ju eshte te jete me veper mire. El Muk -2.

    A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju tek NE? I Larte eshte Allahu, sunduesi I vertete, nuk ka te adhuruar tjeter pos Tij, Zot I Arshit bujar. El mu’minun 115-116


    A mos mendon njeriu se do te lihet duke mos zene asgje (pa pergjegjesi) A nuk ka qene ai nje pike uje qe derdhet-El Kijame 36-37

    A me tregoni per faren qe e derdhni, a ju e krijoni ate, apo Ne jemi qe e krijojme-El Vakia 58-59
    Dhe Ai eshte qe krijoi llojet – mashkullin dhe femren, nga pika e fares qe hidhet- En Nexhm 45-46

    Me pas ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e ate cope mishi e beme shendrruam ne eshtra, dhe eshtrave ua veshem mishin- El Muminun 14

    Gjithcka qe eshte mbi toke, Ne e beme stoli te saj, per t’I provuar ata, se cili prej tyre do te jete me veper mire. El Kehf 7

    Ata vazhdimisht jane ne kundershtime perveq atij qe meshiroi Zoti yt- Hud 118-119


    Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai! –abese 17

    A mos u krijuan prej kurgjese apo vete jane krijues- Et tur 35

    O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.- Haxhxh 73.

    O ju njerez, ju keni nevoje per Allahun e Allahu nuk ka nevoje per ju: Ai eshte I falenderuari po te doje ai juve ju zhduke e sjelle krijese te re, e per Allahun ajo (pune) nuk eshte e veshtire-Fatir 15…

    Ai ju krijoi juve ne barqet e nenave te juaja krijim pas krijimi (etape pas etape) ne tri erresira (membrana) Ky eshte Allahu, Zoti juaj vetem I tij eshte Pushteti, nuk ka te adhuruar tjeter pos tij, e si pra I shmangeni (adhurimit te Tij)-Zummer 6
    Mjere per ata te cilet e shkruan librin me duart e tyre dhe thonin se kjo eshte prej Zotit.(kur'an)

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    8
    Ja edhe disa pergjigje qe tregojne arrogancen e pabesimtareve pese nuk besojne.

    A e ke pare ti ate qe per zot e cmon epshin e vet, a mos do ti behesh ti atij mbrojtes- El furkan 43
    Ne nuk krijuam qiellin e as token dhe cka mes tyre pa qellim, ai eshte mendim I atyre qe nuk besuan- Sad 27.
    Qiellin ua kemi bere kulm te sigurte por ata zbprapsen per atyre argumenteve-Enbija 32.
    Nese I pyet ata se kush I krijoi qiejt dhe token, kush I nenshtroi diellin dhe henen-
    El Ankebut 61.

    E kujt eshte toka dhe cdo gje qe ka ne te nese jeni qe e dini? El muminun 84.

    Ne doren e kujt eshte pushteti I cdo sendi El Muminun 88.

    Atehere ciles bisede pos kesaj do ti besojne- El A’rafe 185.
    Mirepo ata (idhujtaret) ne vend te Tij adhuruan zota tjere, te cilet nuk krijuan asgje, sepse ata edhe vete jane krijuar, Ata nuk posedojne per vete as dem as dobi.. El Furkan 2-3.

    E SIKUR TE PERPUTHEJ E VERTETA ME DESHIRAT E TYRE, DO TE SHKATRROHESHIN QIEJT E TOKA DHE CDO GJE QE GJENDET NE TE- Muminun 71

    Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).

    E, ju fshihnie ose thhonie fjalën tuaj haptas; Ai s’ka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.
    A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.

    A mos mendon njeriu se do te lihet duke mos zene asgje (pa pergjegjesi).

    Gjithcka qe eshte mbi toke, Ne e beme stoli te saj, per t’I provuar ata, se cili prej tyre do te jete me veper mire. El Kehf 7
    Mëkatarët vërtet s’kanë për të shpëtuar. – Junus 16, 17
    E gjithesesi do ta kuptoni pas pak kohe vertetesine e tij- Sad 98

    Edhe ate qe dine nga jeta e kesaj bote, eshte dije e ceket, por ndaj jetes se perjetshme ata jane plotesiht te verberuar- Rrum 7

    Me qe lane pas dore ate me cka u keshilluan, Ne u hapem dyert e cdo gjeje derisa kur u gezuan per ate qe ju kishte dhene.

    Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S’ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
    Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnëty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut. En’am-31,32,33

    Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe , ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos). En’am-34

    Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hjeshoi atë që bënin En’am 43.

    E nuk kane kurfare dije te sakte, perveq qe iluzojne-En-nisa 157

    E ka disa prej tyre qe jane analfabete, nuk e kuptojne librin, por jetojne vetem ne shpresa, duke mos qene te sigurte-Bekare 78


    Ata nuk ndjekin tjeter vetem supozime dhe nuk jane tjeter vetem se rrenacake-En’am 116

    Nje shumice e (mohuesve) duke mos patur kurfare dije, por vetem nga pasionet e tyre, duan te ju largojne nga e verteta- En’am 119

    Jo, eshte e vertete se ai( njeriu) kalon kufijte, per shkak se e ndien veten te pavarur- EL Alak 6, 7


    Nese u bindesh shumices (se mohuesve) ne toke, ata do te largojne ty nga rruga e Allahut- En’am 116


    E nuk kane kurfare dije te sakte, perveq qe iluzojne-En-nisa 157

    E ka disa prej tyre qe jane analfabete, nuk e kuptojne librin, por jetojne vetem ne shpresa, duke mos qene te sigurte-Bekare 78


    Ata nuk ndjekin tjeter vetem supozime dhe nuk jane tjeter vetem se rrenacake-En’am 116
    Mjere per ata te cilet e shkruan librin me duart e tyre dhe thonin se kjo eshte prej Zotit.(kur'an)

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    8
    Une ju bej nje thirrje urdheroni te argumentojme me citate te librave e jo me boshlleqe fjalesh nen hijen e argumenteve dhe urdheroni beni nje pyetje e qe nuk mund ta gjeni ne Islam madje edhe se si te shiqoj, ngrene, pastrohet te gjtiha jane te detajizuara me shpallje hyjonre. "Feja e vertete i zgjidh enigmat e jetes.
    Mjere per ata te cilet e shkruan librin me duart e tyre dhe thonin se kjo eshte prej Zotit.(kur'an)

  7. #107
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    DODON???
    Kur ti nuk beson ne feja e krishtere a myslimane, ne cfare feje beson dhe cfare thote ai ZOTI qe ti beson???
    Greket e lashte besonin ne PERENDITE me shume se nje zot po qe ne krye kishin nje ZOT te madh Zeusin, dhe per ta ata benin fli qe nga qengjat deri ne femijet e grate.
    Keshtu besonin dhe ROMAKET e popuj te tjere dhe te pakten per krishterimin nuk e di per myslimanet ky quhet PAGANIZEM.
    Ne porosine e pare thuhet qe ka vetem nje zot.
    pra dhe njehere nqse te humba diku ne biseda:
    KUSH ESHTE ZOTI QE TI BESON, CFARE PREDIKON AI DHE CFARE DUHET TE BESH TI SI BESIMTAR NE AI ZOT QE TE SHPERBLEHESH NE KETE JETE A NE JETEN QE VJEN (NUK E DI NE BESON NE JETEN E PERTEJSHME)???
    pres pergjigje.......

  8. #108
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    mujo

    o mujo ki kujdes kur fles sepse po flet si i marre ok? nese ti nuk e ke lexuar ndonjehere Biblen, une te keshilloj qe ta lexosh.nese e ke lexuar siç e lexojne te gjithe islamistet e tjeter(me qellim qe ta kritikojne) une te keshilloj qe ta lexosh vetem dhe pa fene islame(sepse e di qe feja islame nuk te lejon qe te lexosh nje liber pa qene i interpretuar nga vet feja islame ashtu siç jane fete e tjera).kur te beshe keto gjera hajde dhe trego per Biblen, ok? nuk te takon ty te flasesh per Biblen por na takon neve, sepse ti je myslyman dhe gjykon si arab(me fryme arabe) dhe nuk gjykon ashtu siç Perendia do..nejse italianet e thone bukur.."te kane bere larjen e truve ty"!


    te keshilloj qe te keshe respekt kur te flasesh sepse po del nga tema, ok?

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #109
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Dodon ku je futur o???????
    apo e ke marre ate zotin tend ne tel. dhe s'ishte ne zyre???? I le mesazh dhe nuk te ka kthyer akoma pergjigje???
    shkruame pergjigje se po pres
    shendet e gjithe te mirat dhe Zoti i vertete te bekofte dhe te te hape syte dhe nga ndjekes i Zotit mund te behesh perhapes i fjales dhe i lajmit te mire.

  10. #110
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: mujo

    Postuar më parë nga i krishteri
    nuk te takon ty te flasesh per Biblen por na takon neve, sepse ti je myslyman dhe gjykon si arab(me fryme arabe) dhe nuk gjykon ashtu siç Perendia do..nejse italianet e thone bukur.."te kane bere larjen e truve ty"!
    "nuk te takon ty te flasesh per Biblen por na takon neve"
    Prej nga atehere e drejta jote per te flasesh per Kuranin.

    "ti je myslyman dhe gjykon si arab(me fryme arabe)"
    Te krishteret po mendokan shqip, ndersa muslimanet po mendokan arabisht. Mjere italianet nese gjykojne italisht, duhet shqip.

    "nuk gjykon ashtu siç Perendia do"
    Edhe muslimani beson se gjykon ashtu sic Perendia do. Befasuese?!

    "nejse italianet e thone bukur.."te kane bere larjen e truve ty"!
    Nuk e thone vetem italianet.

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •