Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 117
  1. #71
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Dodon!

    Ne te vertete, sot shkenca perdor me shume se 80 metoda te ndryshme per te percaktuar moshen e tokes. Ate metode qe une permenda me lart perdoret per datimin e materialit organik (te gjalle) ose materialit qe ne nje kohe ishte pjese e nje organizmi te gjalle. Megjithe problemet qe keto metoda kane ne vetvete, shumica e tyre japin nje moshe te re per token dhe jo miliarda vitet e propozuara.
    Une besoj se ky univers, qielli, toka dhe gjithshka ne to jane krijuar nga Zoti, ne 6 dite, ashtu sic thuhet ne Fjalen e gjalle te Perendise, Biblen.Ti me lart thua: "se nuk perjashton mundesine qe universin ta kete krijuar Zoti", ndersa une them se kjo mundesi jo vetem qe s'duhet perjashtuar, por eshte edhe e vetmja mundesi qe universi ka ardhur ne ekzistence. Te besosh ne Zot do te thote te besosh se gjithshka eshte krijuar prej Tij dhe cdo gje perreth mban vulen e Krijuesit. Teoria qe perpiqet te tregoje se gjithshka erdhi ne ekzistence nga rastesia, apo nga nje shperthim i fuqishem, ose gjera te tjera si keto, eshte sa qesharake, aq edhe per te ardhur keq.N.q.s. ne do tia atribuonim ekzistencen tone evulimit, natyres, perzgjedhjes, rastesise, atehere ne perjashtojme direkt Autorin, Krijuesin e jetes.Keto teori jane teper te rrezikshme per njerezimin dhe pasojat e saj jane bere te qarta per njerezimin. Ne se njeriu ka ardhur rastesisht ne kete bote dhe pa ndonje qellim per jeten, atehere me siguri qe ai po shkon drejt humbjes se perjetshme, me vdekjen fizike merr fund gjithshka per njeriun, ai humbet perfundimisht; kete thote teoria e evolucionit, apo "shkenca", qe e ka shpikur kete teori, per te treguar prejardhjen tone.
    Vezhgimet e shumta te bera me pare dhe qe vazhdojne te behen, vertetojne gjithnje e me shume vertetesine e Bibles, per krijimin dhe historine e tokes. Bibla i jep kuptim jetes, ajo na jep celesin per te kuptuar te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Une ta kam thene edhe me pare qe une nuk jam ne gjendje te te mbush mendjen ty, apo dikujt tjeter per vertetesine e Bibles, ajo qe une po them eshte nje deshmi, se Perendia ekziston dhe se Ai dhe vetem Ai mund te beje te mundur per cdonjerin qe te kuptoje te verteten, te shohe rrezikun qe i kanoset cdokujt, prej mekatit dhe se vetem Perendia mund te beje te mundur qe njeriu te shpetohet.
    Persa i perket asaj se cfare kam shkruar ne fund te shkrimit tim te meparshem eshte nje pergjgje e asaj qe ti ke shkruar me pare, por pa keqkuptim. Bibla thote se te gjitha te keqijat e njeriut dalin nga zemra e tij dhe kjo eshte ajo qe e ben njeriun te ndotet dhe te behet fajtor perpara Perendise.Ne fakt Bibla e ka profetizuar se njerezit do te besojne me shume teorite e veta, se sa deshmine e Perendise se gjalle, ja se cfare thuhet tek Romaket 1:19-25 :

    19 meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
    20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
    21 Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
    22 Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,
    23 dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
    24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
    25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen


    Dodon kalofsh nje fundjave te kendshme dhe kerkoje Zotin me gjithe zemer. Ai eshte gjithmone aty, eshte i pranishem kudo dhe pret qe ti te kekosh ndihmen e Tij.Zoti te bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #72
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    [QUOTE]Postuar më parë nga Astrit77
    [B]Pershendetje Dodon!

    Teoria qe perpiqet te tregoje se gjithshka erdhi ne ekzistence nga rastesia, apo nga nje shperthim i fuqishem, ose gjera te tjera si keto, eshte sa qesharake, aq edhe per te ardhur keq.N.q.s. ne do tia atribuonim ekzistencen tone evulimit, natyres, perzgjedhjes, rastesise, atehere ne perjashtojme direkt Autorin, Krijuesin e jetes.Keto teori jane teper te rrezikshme per njerezimin dhe pasojat e saj jane bere te qarta per njerezimin. Ne se njeriu ka ardhur rastesisht ne kete bote dhe pa ndonje qellim per jeten, atehere me siguri qe ai po shkon drejt humbjes se perjetshme, me vdekjen fizike merr fund gjithshka per njeriun, ai humbet perfundimisht; kete thote teoria e evolucionit, apo "shkenca", qe e ka shpikur kete teori, per te treguar prejardhjen tone.


    Juve së pari po ngatërroni teorinë e bingbangut me teorinë e evolucionit e cila mësohet në çdo universitet në botë dhe pranohet dhe është parim bazë mbi të cilin dhjetëra mijëra shkencëtar në gjithë botën punojnë.
    Juve mund të besoni në fe e në marrina e ku ta dijë unë se në çka dhe unë nuk mund tua ndaloj këtë, por që janë rrena dhe gënjeshtra të kulluara këto fe nuk ka as më të voglin dyshim.
    Gënjeni veten o njerëz.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #73
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    Dodoni:

    Kini mese 3 jave qe kundershtoni si mushka por pa sjellur ndonje fakt. kini parasysh se si ben mushka(nuk do arsye qe te levizi nese ngul kembe qe mos te levizi) por gjithçka i bene pa shkak dhe pa bindje, vetem me nje ngulje kembe(eshte siç them une). Te njejten gje po ben dhe ti.

    Une kam pare qe keto kundershtime te tuat jane vetem per te mos ulur krenarine tende(sepse ti e di shume mire se jane te verteta). Nga njera ana te jap te drejte sepse ekzistojne shume fe dhe nuk di se kujt ti besosh qe te bazosh faktet. Une te keshilloj qe ti te ulesh pak ate krenarine tende(egoizmin) dhe shikoji gjerat se si jane nese do te kuptosh.

    Nese do te diskutosh mos perdor fjale te tilla(si reme etj) pa sjellur ndonje fakt, perndryshe nuk je me i mençur(siç pretendon te jeshe) por behesh...e di vet ti!

    nese u ofendove me fal por nuk ta thashe ne menyre ofenduese por ne menyre miqesore sepse ketu duhet te diskutojme me fakte dhe jo me kokfortesi!!!

    me respek i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #74
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ka aq shumë fakte i krishteri sa unë nuk dinja se cilin ta sjell më përpara këtu, dhe e solla faktin e krijimit të tokës, vetëm një nga miliona faktet që dëshmojnë rrenat e librave fetarë dhe që gjenden në çdo libër shkencor të shkencave natyrore sot në botë dhe poqese keni studiuar apo studioni nuk ka nevojë që ti përmend unë fare.
    Juve i krishteri, nuk mund të më ofendoni mua, sepse të më ofendosh mua është e paarritshme jo për juve por për këdo në këtë botë, ta mbash këtë parasysh gjithmonë jo vetëm ju por kushdo.
    Unë po mundohem që mos tju lë juve ti besoni rrenave dhe gënjeshtrave fetare jo për gjë tjetër, përveç faktit që nuk dua të ketë shqiptarë të marrë që beson në rrena të tilla.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #75
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    Une dua te dij nje gje te vetme:

    pse i bie rrotull e rrotull dhe nuk pergjigjesh me fakte ndaj atyre gjerave qe po te sjellim por po pergjigjesh vetem me "Jane rreme jane genjeshtra jane budallalleqe etj" pa i hedhur poshte me fakte?

    siç i thuhet atij llofi: "Ngeci karkaleci tek koteci"!

    te njejten gje dhe ti!!!!

    Nuk te shau njeri apo te ofendoj por te thashe nje gje qe ti ke.

    Te lutem lexoji mire ato qe te shkruhen dhe pergjigju me fakte se perndryshe me mire mos u pergjigj fare.

    nuk mund te na ruash nga Bibla sepse po te dishe ate qe beri Bibla ne jeten time do te habitesh dhe do te thuash eshte e pa mundur ose siç thone disa "Rastesi"!

    Po te them vetem nje gje te vogel te asaj qe me ndryshoj:
    Me ka mesuar se duhet te dua nje person dhe te lutem per ata qe me shajnte dhe te bekoje ata qe me mallkojne(kam mesuar dashurine e vertete) dhe me ka dhene gezimin ne zemer. ashtu siç me shikon ne fotografi, ashtu do me te shikosh dhe ne realitet(te qeshur dhe kurren e kurres te trishtuar).
    nje pyetje me kane bere shoqeria teku ne itali: Pse je gjithmone i qeshur dhe nuk te shikojme kurre te trishtuar apo te shashe apo te pishe duhan(dhe ashashe)?

    ndersa nje vaze me ka thene nje gje(nje vajze qe me njohu perbrenda): ç'ke nje gje kaq te veçante?

    te gjithe ketyre u jam pergjigjur: Eshte Jezusi me Fjalen e tij(Biblen)qe ka ndryshuar jeten time dhe nuk do te me shikoni kurre siç nuk me keni pare!!!

    njihi personalish(ne zemer) te krishteret e vertet dhe do te shikosh se ne ata jeton Perendia!!!

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #76
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: dodoni

    Postuar më parë nga i krishteri
    Une dua te dij nje gje te vetme:

    pse i bie rrotull e rrotull dhe nuk pergjigjesh me fakte ndaj atyre gjerave qe po te sjellim por po pergjigjesh vetem me "Jane rreme jane genjeshtra jane budallalleqe etj" pa i hedhur poshte me fakte?

    !!!


    Çfarë fakti sollët ju këtu?
    Mos ëndërrat tuaja janë fakte!!!!!
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #77
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sa për faktet e mia,që ju nuk i kuptoni për shkak të kufizueshmërisë tuaj llogjike (për të cilën unë më së paku kam faj) i ke në shkrimet e mia që dëshmojnë rrenat dhe gënjeshtrat e librave fetarë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #78
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anëtarësuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    Bravo dodon-
    ke te drejte ne shume aspekte! Bibla nuk perputhet pothuajse me asnje fakt shkencor duke vene gjithcka persiper zotit (qe i ka bere zoti gjithcka) nderkohe qe shkenca ka vertetuar mijra...
    I 'krishter' mbase e di qe Galileo Galilei :-( nga KISHA italiane u vra sepse tha nje FAAAKT--dhe KISHA e * vrau sepse planetet nuk rrotulloheshin rreth diellit por rreth TOKES!!!!!!!!!!
    <<<>>>
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  9. #79
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Nickmaster

    Pooooooooo une e di qe u vra nga kishat italine por me teper quaji kisha katolike romake dhe jo te krishtera. nese shikon mire historine feja katolike ne ate kohe kishte ndaluar leximin e biblen dhe mund ta lexonte vetem ai qe ishte ose prift ose murg/eshe ose peshkop, ose kardinal ose pape. te tjeret nuk mund ta lexonin, e dije kete gje?

    nese ti nuk i di gjerat atehere mos fol para sepse behesh si budallai qe pergjigjet para se te dije pyetjen(nuk ta thashe per ofeze por si keshille qe mos te pergjigje per gjerat qe nuk i di).

    Nuk e di ti nese ti e di, por Feja katolike ka vrare dhe shume te krishtere qe kane kundershtuar(i kane quajturte pushtuar nga djajte) dhe ka djegur gjithashtu dhe shume fshatra te krishteresh(jo katolik). nejse shikoje me mire historine dhe do te shikosh gjerat qe ka bere kisha katolike romake por jo kisha e krishtere.

    Bibla nuk ka kundershtuar kurre qe toka rretullohet rreth djellit(ndoshta e ngaterron me kuranin). Shkencetaret jane bazuar gjithmone ne Bibel(jo ateistet por shkencetaret)

    lexoji mire gjerat dhe mos fol kote sa per te mbushur faqen.

    me respek i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  10. #80
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: Nickmaster

    Postuar më parë nga i krishteri
    Shkencetaret jane bazuar gjithmone ne Bibel(jo ateistet por shkencetaret)
    /B]
    Disa pseudoshkencëtar siç i diskutuam edhe me Astrit77, që edhe pse ishte gabim sikur puna e juve, prapë ishte larg për nga mençuria me juve, çka shihet edhe në shkrimet e tija, po ti krahasosh me shkrimet e tua, që nuk janë gjë tjetër veçse ëndrra të kota tuajat, po ata pseudoshkenctar që bazohen në bibël kanë krijuar një teori të veçantë në lidhje me krijimit të tokës dhe jetës të quajtur "special creation" por që kundërshtohet hapur sepse nuk ka asgjë shkencore në të, dhe nuk mësohet e nuk pranohet si teori në asnjë shkollë në botë hiç fare.
    Librat fetare janë rrena dhe gënjeshtra shumë të ndyra në lidhje me gjithçka që proklamojnë ato, dhe njerëzit që mund të arsyetojnë llogjikshëm nuk mund ti besojnë rrenave të tilla.
    Ta citoj një studiues shumë të famshëm teollogjik të kohërave moderne se çfarë thotë për njerëzit sikur puna e juve
    "ka ende të marrë të tillë që i besojnë rrenave të tilla".
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •