Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 117
  1. #51
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Pershendetje!

    Postuar me pare nga Dodoni :

    6 miliard vjet të vjetërsisë së Tokës së testuar dhe provuar shkencërisht.
    Dodon, me terhoqi vemendjen tema qe ti ke hapur dhe lexova se si ti je perpjekur te mbrosh mendimin tend qe ti ke ne lidhje me Biblen dhe me kuranin. Une jam i krishtere dhe une besoj ne Fjalen e Zotit, Biblen qe eshte e pagabueshme dhe qe qendron me lart se cdo liber tjeter ne bote, eshte libri me i lexuar, me i perkthyer, me i studiuari dhe eshte libri qe i eshte nenshtruar kritikave nga me te ndryshmet, por Bibla i ben balle vete cdo sfide dhe nuk ka nevoje per mbrojtje. Ajo mbron vetveten dhe te gjykon ty dhe mua dhe cdo njeri tjeter, sepse eshte Fjale e Zotit te plotfuqishem, te gjithedijshem.

    Per sa i perket pohimit qe ti ben qysh ne fillim te temes se eshte testuar dhe provuar shkencerisht se Toka qenka 6 miliard vjet e vjeter, une do te thoja se kjo gje eshte e pasakte.
    Metoda shkencore qe kerkon prova bindese perbehet nga perseritja e nje ngjarjeje, ne nje situate te kontrolluar disa here, diku ne nje vend ku kjo ngjarje mund te vezhgohet, te shenohen te dhenat dhe nxirret nje konkluzion. Prova shkencore eshte rezultati i eksperimenteve dhe vezhgimeve te shumta.

    Me lejo te sjell nje shembull, nje prove shkencore eshte e tille; nje grua dhe nje burre me perparse laboratori hyjne brenda ne nje laborator, ajo me leter dhe laps ne dore, ndersa ai me dicka te bardhe te ngurte ne dore. Burri e vendos objektin e bardhe ne nje ene te qelqte te mbushur me uje te zakonshem. Objekti del ne siperfaqe te enes. Gruaja mban shenim ne fleten e saj te te dhenave. Ai e shtyn perseri objektin ne fund te enes. Objekti kercen perseri ne siperfaqe. Gruaja mban shenim perseri. Ai e perserit veprimin. Objekti kercen. Ajo shkruan. Pasi e kryen veprimin vazhdimisht ne nje mjedis te kontrolluar, duke vezhguar dhe duke mbajtur shenim rezultatet, shkencetari nxjerr konkluzionin se materiali pluskon. Kjo eshte metoda e sakte shkencore, tani te vime ne pohimin tend se eshte testuar dhe provuar shkencerisht se toka eshte 6 miliarde vjet e vjeter. Kush e testoi, ku dhe si? Mos valle shkencetaret kane mundesi ta perserisin krijimin? Edhe sikur te kishin kete mundesi, do te na duhej te prisnim 6 miliarde vjet qe te vertetohej kjo gje, pa permendur faktin qe prova shkencore kerkon perseritjen disa here te nje eksperimenti qe perfundimi te jete i sakte dhe i pakontestueshem, fatkeqesisht shkenca nuk e ka kete mundesi qe te perserise krijimin dhe shkencetare te ndryshem perdorin metoda te tjera te terthorta per te nxjerre perfundimisht konkluzione te gabuara.

    Problemin une e shoh keshtu, nga njera ane kemi Zotin, Krijuesin e gjithshkaje (besoj se edhe ti je dakort me kete pohim), qe na ka lene deshmine e ketij krijimi, Fjalen e Tij, Biblen, pra kemi Ate qe ka qene i pranishem qe nga fillimi dhe nga ana tjeter disa shkencetare qe jane pjese e ketij krijimi qe perpiqen te kalojne kufijte e vet kohor dhe duke u nisur nga disa presopuzime vendosin apriori se sa e vjeter eshte toka edhe pse ata bien ne kundershtim me proven shkencore (nuk mund ta perserisin kete eksperiment).

    Prandaj Dodon te keshilloj ta lexosh edhe njehere Biblen, por hiqi paragjykimet, analizoje gjerat, shihi me syrin kritik dhe lutju Zotit qe te ndihmoje ne kuptimin e se vertetes. I Krishteri ka sjelle nje varg pak me siper, thenien e Zotit Jezu Krisht tek Gjoni 14:6 :

    Une jam udha, e verteta dhe jeta

    Jezu Krishti eshte e verteta.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #52
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo është testuar dhe vërtetuar shkencërisht me mijëra metoda dhe me mijëra studime deri tani, edhe pse nuk ka mundësi që të bëhet edhe njëherë gjithë procesi i krijimit prapë janë me mijëra fakte, studime nga shumë shkenca e shkencëtar të cilat e kanë hedhur poshtë këtë dhe mbështesin vjetërsinë 6 miliard vjetësh të tokës. Prandaj besimi në biblën është njëlloj bile ende më keq se të besosh në babadimrin.



    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #53
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    dodoni

    Ndoshta nuk ke kuptuar disa gjera qe flet ne kete menyre:

    1- nuk ke kuptuar qe ato gjerrra qe solla me siper nuk jane perralla, por te verteta.te te them te drejten une nuk kam asnje interes te te sjelle genjeshtra sepse duhet te dishe se une nuk e beje per ndonje fitim por po te tregoje thjeshte ato qe ndodhin ne jeten e krishtere.

    2- Nese shkenca ka provuar disa prej tyre nuk do te thote qe shkenca harrin ti beje, ka zbuluar ate qe ekzistojne gjera te tilla por nuk mund ti beje vete sepse jane pertej forces dhe mendimit njerezor.

    3- problemi yt eshte se nuk do qe te pranosh se e verteta eshte keshtu per arsye te egoizmit tende.

    po te tregoj nje histori qe me ndodhi me nje djale qe enderronte "djallin"(nese ti nuk e beson djallin nuk do te thote qe ky çune qe enderronte dhe nuk flinte dot me drite te fikur apo pa patur ndonjerin afer, nuk ka enderruar). Isha i krishteri i pare ne vendin ku banoja(sepse ishin te gjithe myslymane). Prindrit e ketij çuni kishin shkuar tek ato qe yshtin, tek magjistaret edhe ne shume vende te tjera. Ky çun mori vesh qe une isha i krishtere dhe erdhi te me kerkoje qe te lutesha per te, se mase sherohej. Lame nje orare qe te takoheshim dhe te lutesha ne prezencen e tij.U luta per te dhe u ndame. kur u takuam pas disa ditesh, e pyeta se si kishte fletur. mu pergjigj:"Fleta si nje qengje me drite tefikur dhe pa ndonje njeri afer meje".

    ta tregova kete sepse dua te te them se nuk me intereson ato qe mund te provoje shkenca, por une dua qe njerezit te gjejne paqe, dashuri, konsulence(ku te keshillohen), dhe te mos jene te trishtuar apo me ankthe. Jezusi per kete erdhi dhe vdiq ne kryq(gje qe ti nuk e beson sepse nuk e kupton), qe njerezit te gjejne te verteten edhe jetojne ne paqe me Perendine dhe te ndihejne dashurine e Perendise.

    te lutem mos fol gjera pa kuptim(kur hedhe poshte deshmi dhe eksperienca te njerezve).

    eshte e vertete deri diten qe nuk je dashuruar, nuk mund te kuptoshe te dashuruarit, nuk mund ta llogjikosh dote zemren e njerut edhe nuk mund te dishe se ç'ndihen ajo.

    ti i ke bere lemsh gjerat ne koken tende sepse je nisur me hap te gabuar. Nuk e kerkon Perendine qe ta njohesh edhe te dishe se ç'fare plani ka Ai per ty.

    gjeja e fundit qe dua te te them eshte: nese ti apo te gjithe te tjeret do te kishin kuptuar Biblen, do te ishit te krishtere tani. Ngaqe nuk e kuptoni i beni me lemsh gjerat ne mendjet tuaja.

    ti bej çte duash por une keshillat e mia ti dhashe(a- Ti lutesh Perendise qe te te zbulohet, menyren se si, e di vet Perendia. b- te fillosh dhe te lexosh Dhjaten e Re me mje sy jo kritik por me nje sy qe do te gjeshe diçka te vertete).
    por mos harro se Bibla jua mbylle mendjen me teper(per te) atyre qe mendojne qe ta llogjikojne Biblen, dhe u hap mendjen dhe zemrat atyre qe kerkojne te verteten duke perdorur zemren.

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë edhe njëherë nuk e hapa këtë themë për të më dhënë këshilla ju i krishteri, unë e hapa këtë themë për tju treguar se jeni duke besuar në të paqena, babadimrin bile edhe më keq në të pavërteta, gjëra që nënçmojnë edhe vet Zotin.

    Respekt dhe mirëkuptim
    Përshëndetje dhe
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #55
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Dodon!

    A mundesh ti te sjellesh nje metode qe shkencetaret kane perdorur per te vertetuar nje pohim te tille qe toka eshte 6 miliard e vjeter?
    Edhe sikur ata ta pohonin nje gje te tille, perseri ato nuk mund ta realizojne ate ne menyre eksperimentale dhe kjo gje vendos nje pikepyetje te madhe ne vertetesine e ketij pohimi.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #56
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    dodon
    kur behet lufte ata qe munden lene placken ne vend dhe ja fusin vrapit
    mos do ndjekim gje ata nga mbrapa tu japim placken???
    ketu eshte fjala per barazi dhe jo per plackitje se i thone placke PER PASOJE TE LUFTES dhe jo lufte per pasoj te plackes
    mos e vazhdo me kete muhabet se po behesh qesharak
    haj shnet
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Postuar më parë nga dodoni
    Edhe pse shkrova në këtë forum për jobesimtarët e Zotit dhe të feve, nuk do të thotë se unë jam i tillë personalisht. Unë nuk besoj në fe, për arsyet e lartpërmendura, por besoj shumë në Zotin dhe ky besim i imi shumë i madh në Zotin nuk më lë të besoj në fe që servirin gënjeshtra në lidhje me Zotin.
    Faleminderit për mirëkuptim
    Përshëndetje edhe njëherë
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Te lutem mund te na shpjegosh se kush eshte ky Zoti yt dhe mbi cilat baza mbeshtetet ky besimi yt (jo ne fe)....???

    pershendetje
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  8. #58
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Astrit77, në çdo tekst shkollor duke filluar nga biollogjia,kimia, fizika etj etj. ke me mijëra studime të shkencëtarëve nga e gjithë bota dhe me gjithfarë ish-përkatësie fetare që e dëshmojnë vjetërsinë e botës si dhe rrenat e biblës dhe kuranit.
    Unë thjeshtë besoj në një forcë mbinatyrore Zotin pëderisa nuk di se si është krijuar universi, këtu bazohet dhe mbështetet gjithë besimi imi në Zotin. Përderisa askush deri më sot nuk ka vërtetuar ekzistimin e Zotit, poashtu nuk ka vërtetuar as mosekzistimin e tij, dhe kjo më mban gjallë ende besimin në Zotin, gjë që nuk është e vërtetë me fetë, sepse ato që të gjitha shkencërisht nga mijëra studime deri më tani kanë dalë se janë më shumë se rrena.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Dodon , te kam kerkuar edhe me pare te me sjellesh nje argument shknecor qe bie ne kundershtim me Kur'anin.
    Apo spo gjen dot?
    Peace!

  10. #60
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Dodon, une e di se ne cdo tekst shkollor keshtu mesohet se toka eshte kaq miliard, ose kaq milion, ata permendin shifra te ndryshme, sepse ato bazohen ne teori te ndryshme qe nuk jane gje tjeter vetem se produkt njerezor, hamendesime dhe teori qe perpiqen ti kundervihen te vertetes Biblike. Ti thua se beson ne ekzistencen e Zotit sepse ti nuk e di se si eshte krijuar universi. Me vjen keq te them, por nje pohim i tille bie ne kundershtim me vetveten, te besosh ne Zot do te thote ne radhe te pare, te besosh ne ate qe gjithshka qe ti sheh, percepton, prek, ndjen ne kete bote jane te krijuar prej Zotit. Universi eshte krijuar prej Zotit dhe cdo gje eshte ne harmoni dhe ne perputhje me planin dhe qellimin e Zotit, n.q.s. ti kerkon qe dikush te vertetoje eksiztencen e Zotit eshte i kote besimi yt tek Zoti, sepse ti akoma dyshon ne eksiztencen e Tij. Perendia na ka lene deshmine e krijimit te botes, Fjalen e Tij, Biblen dhe aty tregohet qarte dhe sakte se si eshte krijuar universi, dhe per sa kohe eshte krijuar.
    N.q.s. per ty jane me bindese teorite te ndryshme rreth krijimit, se sa deshmia e vet Autorit te krijimit, kjo eshte pune per ty. Shkenca eshte nje nga menyrat qe djalli perdor per te coroditur mendjet e njerezve dhe per te drejtuar vemendjet e tyre ne gjera dytesore, dhe te harrojne ate me kryesoren, qellimin e vertete te jetes, qe eshte qe njeriu duhet te perlevdoje dhe ti jape lavdi Krijuesit te tij. Qellimi i njeriut ne jete eshte qe te njohe dhe te jetoje ne perputhje me planin e Perendise. I gjithe plani i Perendise permblidhet ne dy gjera qe duhet te beje njeriu :

    1-Te doje Perendine me gjithe zemeren, me gjithe shpirtin dhe me gjithe mendjen.
    2-Te doje te afermin e vet porsi vetvetja.

    Ne se cdo njeri do te jetonte ne perputhje me keto dy urdherimi, atehere gjithshka ne kete bote do te ecte shume mire dhe s'do te kishim as luftera dhe as shkaterrime. Por eshte djalli ai qe nderhyn gjithmone kudo, per te sjelle shkaterrim dhe rremuje. Por gjithmone fjala e fundit i perket Zotit dhe cdo njeri do te jape llogari perpara Tij ne diten e gjykimit, per cfare ka bere dhe cfare nuk ka bere.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •