Postuar me pare nga Dodoni :
Dodon, me terhoqi vemendjen tema qe ti ke hapur dhe lexova se si ti je perpjekur te mbrosh mendimin tend qe ti ke ne lidhje me Biblen dhe me kuranin. Une jam i krishtere dhe une besoj ne Fjalen e Zotit, Biblen qe eshte e pagabueshme dhe qe qendron me lart se cdo liber tjeter ne bote, eshte libri me i lexuar, me i perkthyer, me i studiuari dhe eshte libri qe i eshte nenshtruar kritikave nga me te ndryshmet, por Bibla i ben balle vete cdo sfide dhe nuk ka nevoje per mbrojtje. Ajo mbron vetveten dhe te gjykon ty dhe mua dhe cdo njeri tjeter, sepse eshte Fjale e Zotit te plotfuqishem, te gjithedijshem.6 miliard vjet të vjetërsisë së Tokës së testuar dhe provuar shkencërisht.
Per sa i perket pohimit qe ti ben qysh ne fillim te temes se eshte testuar dhe provuar shkencerisht se Toka qenka 6 miliard vjet e vjeter, une do te thoja se kjo gje eshte e pasakte.
Metoda shkencore qe kerkon prova bindese perbehet nga perseritja e nje ngjarjeje, ne nje situate te kontrolluar disa here, diku ne nje vend ku kjo ngjarje mund te vezhgohet, te shenohen te dhenat dhe nxirret nje konkluzion. Prova shkencore eshte rezultati i eksperimenteve dhe vezhgimeve te shumta.
Me lejo te sjell nje shembull, nje prove shkencore eshte e tille; nje grua dhe nje burre me perparse laboratori hyjne brenda ne nje laborator, ajo me leter dhe laps ne dore, ndersa ai me dicka te bardhe te ngurte ne dore. Burri e vendos objektin e bardhe ne nje ene te qelqte te mbushur me uje te zakonshem. Objekti del ne siperfaqe te enes. Gruaja mban shenim ne fleten e saj te te dhenave. Ai e shtyn perseri objektin ne fund te enes. Objekti kercen perseri ne siperfaqe. Gruaja mban shenim perseri. Ai e perserit veprimin. Objekti kercen. Ajo shkruan. Pasi e kryen veprimin vazhdimisht ne nje mjedis te kontrolluar, duke vezhguar dhe duke mbajtur shenim rezultatet, shkencetari nxjerr konkluzionin se materiali pluskon. Kjo eshte metoda e sakte shkencore, tani te vime ne pohimin tend se eshte testuar dhe provuar shkencerisht se toka eshte 6 miliarde vjet e vjeter. Kush e testoi, ku dhe si? Mos valle shkencetaret kane mundesi ta perserisin krijimin? Edhe sikur te kishin kete mundesi, do te na duhej te prisnim 6 miliarde vjet qe te vertetohej kjo gje, pa permendur faktin qe prova shkencore kerkon perseritjen disa here te nje eksperimenti qe perfundimi te jete i sakte dhe i pakontestueshem, fatkeqesisht shkenca nuk e ka kete mundesi qe te perserise krijimin dhe shkencetare te ndryshem perdorin metoda te tjera te terthorta per te nxjerre perfundimisht konkluzione te gabuara.
Problemin une e shoh keshtu, nga njera ane kemi Zotin, Krijuesin e gjithshkaje (besoj se edhe ti je dakort me kete pohim), qe na ka lene deshmine e ketij krijimi, Fjalen e Tij, Biblen, pra kemi Ate qe ka qene i pranishem qe nga fillimi dhe nga ana tjeter disa shkencetare qe jane pjese e ketij krijimi qe perpiqen te kalojne kufijte e vet kohor dhe duke u nisur nga disa presopuzime vendosin apriori se sa e vjeter eshte toka edhe pse ata bien ne kundershtim me proven shkencore (nuk mund ta perserisin kete eksperiment).
Prandaj Dodon te keshilloj ta lexosh edhe njehere Biblen, por hiqi paragjykimet, analizoje gjerat, shihi me syrin kritik dhe lutju Zotit qe te ndihmoje ne kuptimin e se vertetes. I Krishteri ka sjelle nje varg pak me siper, thenien e Zotit Jezu Krisht tek Gjoni 14:6 :
Une jam udha, e verteta dhe jeta
Jezu Krishti eshte e verteta.
Krijoni Kontakt