Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 117
  1. #31
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga The exorcist
    TI PIKE SE PARI THE QE NE KURAN SHKRUHEJ PER KRIJIMIN E TOKES PARA 10 000 VJETEVE . KU ESHTE KY ARGUMENTI QE THE TI.?????
    E ke në mbështetjen që kurani i bën biblës që paraqet tokën jo më të vjetër se 10 vite.

  2. #32
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    The exorcist ndryshimet që feja islame pretendon se të krishterët dhe hebrejtë i kanë bërë dhiatës së vjetër e së re janë ato në lidhje me ardhjen e profetit të fundit me emrin Ahmed, Muhamed që do të thotë falenderim dhe jo në vjetërsinë e tokës.
    Por ja shihe edhe faktin tjetër këtu marrë nga Kurani që është interpretuar nga unë dhe që 'dëshmon' lidhjet e Kuranit poashtu sikur edhe të biblës me Zotin të postuar më parë nga unë.


    [QUOTE]Postuar më parë nga dodoni
    1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.

    Kur të shkoni ta plaçkitni një komb tjetër, keni kujdes pastaj mos u përçani në ndarjen e plaçkës, hajnisë se Zoti ju do që atë ta ndani barabartë, pra kur të shkoni ta vidhni fqinjin ta ndani pastaj gjithë çka vidhni përgjysëm.
    Analizone mirë këtë dhe pastaj nëse me të vërtetë jeni besimtar te Zoti, a mund ta besoni se Zoti lejon vjedhjen, plaçkitjen e tjetrit. Ky libër jo vetëm që nuk është nga zoti por është libër kriminal sepse po arsyeton veprat kriminale.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar

  3. #33
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: pyetje

    Postuar më parë nga i krishteri
    Dodon:

    1- a mund te me thuash se ku eshte shkruar ne Bibel ajo qe ti the, nese ma gjene atehere une behem ateist, por nese nuk ma gjene a mund te shikosh Biblen me me seriozitet edhe jo si liber per ta kritikuar?

    2- Ne cilin Zot beson ti edhe ku i bazon faktet e ketij Zoti qe beson(se the qe une besoj shume ne nje zot qe nuk eshte as i Bibles dhe as i kuranit, apo jo?)?

    a mund te me japesh nje pergjigje?
    ________________________________________



    me respekt i krishteri!!!
    Besoj se ngelët të kënaqur me llogaritjet e viteve.
    Unë besoj në Zot, thjeshtë në Zot përderisa nuk e di se si është krijuar universi, dhe mendoj se ka qenë një forcë mbinatyrore Zoti që ka krijuar universin, por fetë jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me Zotin por edhe kanë bërë mëkat shumë të madh me gënjeshtrat dhe rrenat e tyre mijëra vjeçare që i kanë bërë njerëzimit.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    shif ca thote kurani per ata qe e shkruajne vete librin : bekare 79
    79. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.

    sa here duhet te ta perseris qe nuk eshte vetem te jezusi , lexoje ajetin lart sepse ajeti flet per biblen te ndryshuar

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Po mirë atëherë lexoni ju këtë dhe përgjigjuni.
    Postuar më parë nga dodoni
    1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.

    Kur të shkoni ta plaçkitni një komb tjetër, keni kujdes pastaj mos u përçani në ndarjen e plaçkës, hajnisë se Zoti ju do që atë ta ndani barabartë, pra kur të shkoni ta vidhni fqinjin ta ndani pastaj gjithë çka vidhni përgjysëm.
    Analizone mirë këtë dhe pastaj nëse me të vërtetë jeni besimtar te Zoti, a mund ta besoni se Zoti lejon vjedhjen, plaçkitjen e tjetrit. Ky libër jo vetëm që nuk është nga zoti por është libër kriminal sepse po arsyeton veprat kriminale.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar [/B]

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Dodon !! Qenke bere edhe komentues Kur'ani kshu?

    Me vjen keq per cektine tende ne kte rast dhe do te sugjeroja te rishikosh kuptimet e plackes se luftes.

    Peace
    ND
    Peace!

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Akus, përshëndetje por unë nuk di të ketë kuptim tjetër kuptim në gjuhën shqipe plaçka e luftës (në jug i thonë edhe rrobave e sendeve por në Dardani i thoni vetëm plaçkitjes, hajnisë me dhunë plaçkë dhe përkthimi është bërë nga një shqiptaro-dardan, pa le këtu se aty ceket shumë mirë se fjala është për plaçka lufte.
    Hapa këtë themë për tju treguar shqiptarëve se nuk duhet besuar në fe, sepse ato janë gënjeshtra dhe e nënçmojnë edhe vet Zotin, prandaj besoni Zotin por jo fetë me gjithë rrenat e tyre.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Lightbulb nejse

    Dua te te them disa gjera Dodon:

    1- Shikoji mire shkrimet qe ke sjelle, nuk tregojne asnje gje ndaj atyre qe ti po thua. po te jap shpjegimin e Zanafilla 1:1-2
    1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

    2 Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.
    Po ta shikosh mire rreshti 1 dhe rreshti 2 kane shume ndryshim me njeri tjetrin sepse kur thuhet
    "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën".Tregon ato qe Perendia ka krijuar. Nese shikojme mire ne Bibel, Perendia nuk krijon gjera te paperkryera por gjera te perkryera. Si ka mundesi atehere qe ne rreshtin 2 thuhet: "Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës.."Atehere kjo eshte pa kuptim edhe mund te quhet se Bibla kundershton vetveten ose genjen kur flet. Po te shikojme mire Perendia kur krijoi ishte e perkryer(sepse Perendia krijon ne perkryerje) por me kundershtimin e djallit edhe renien e djallit ne toke, toka u be ashtu siç thuhet tek rreshti i dyte:
    Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës
    Sipas disa studiozave Biblik thuhet se toka qe nga krijimi e deri ne rregullimin e saj kane kaluar shume kohe(mund te tjen mijra vjete ose shekuj.."mendohet").Keshtu qe ato qe ti shkruajte nuk tregojne asnje gje lidhur me kohen qe Perendia ka krijuar token. Po ta shikosh me mire edhe te shikosh me nje sy jo per ta kritikuar por per te zbuluar gjera te verteta, do te gjsh shume gjera.

    2- Ai Zot qe ti beson ashtu siç thoshte edhe "AnjShtanji"(se universi eshte krijuar nga dora e nje Inxhinjeri), eshte Ai qe nese e shikon mire ne Bibel quhet krijuesi i gjithesise. Nuk e di se si ç'fare mendimi ke ti me fete, por as une nuk i duroj dot fete. Une nuk jam fetar por jam besimtar. Une jam i krishtere dhe krishterimi nuk doli nga nje njeri si gjithe te tjeret por nga AI qe guxoi te thoshte se:
    .."Une jam Udha, e verteta, dhe Jeta.."
    pa me trego, a ka thene ndonje perveç Jezusit "Une jam udha, jeta, e verteta"?
    ____________________________________________

    A e pe se me dy rreshta ne Bibel mund te gjeshe shume gjera te rendesishme qe nje njeri qe lexon Biblen sa per ta lexuar apo per ta kritikuar nuk i gjene dot?kjo ndodhe sepse Bibla ka nje çeles qe per ta kuptuar nuk duhet llogjik por dashuri(jo mendje por zemer). Prandaj te keshilloj qe ta lexosh Biblen me nje sy tjeter dhe nese do te kuptosh me mire Biblen, fillo nga "Dhjata e Re" dhe pastaj lexo te vjetren. Nuk do ta kuptosh lehte "Dhjaten e Vjeter" nese nuk ke kuptuar te re-ne sepse "Dhjata e Vjeter" eshte libri i ligjit te Perendise ndersa "Dhjata e Re" eshte libri i Hirit te Perendise(Nuk mund te kuptohet kurre nje urdher apo nje fjale nese ne fillim nuk e degjon te te thuhet me dashuri edhe me zemer). Perendia ka dhene kete shance qe asnje tjeter nuk e ka kete shance, asnje liber tjeter nuk e ka kete. prandaj dhe Bibla quhet liber i dashurise edhe jo liber i urdherise, sepse tregon urdherimet e perendise me dashuri! Nese do ta lexosh Biblen ne shqip atehere shko ketu >>> BIBLA SHQIP <<< ndersa nese do ndonje Bibel ne shqip(liber) atehere me shkruaj jesusislove@virgilio.it

    me respekt i krishteri!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga i krishteri : 30-03-2003 më 21:31
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #39
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    I krishteri përshëndetje edhe për punën e mënyrës së krijimit të tokës, fetë të gjitha duke përfshirë edhe biblën këtu rrejnë, pra thonë të pavërtetën dhe kjo është testuar dhe provuar shkencërisht nga më shumë se pesë-gjashtë shkenca deri më tani. Por le ta lëmë këtë për momentin.
    Unë e di që askund nuk thuhet se sa e vjetër është toka por ama jipet me saktësi se sa ka jetuar Adami e të gjithë tjerët pas tij që po ti numërosh të gjitha (ja pse ti solla gjithë ato shkrime) nuk dalin më shumë se 7000 vite, pra është shumë shumë larg së vërtetës.
    Prandaj edhe nuk ka bazë besimi as në bibël e as në fetë tjera, sepse ka shumë shumë të pavërteta apo me një fjalë tjetër rrena dhe që janë të lidhura me Zotin, që po u besove këtyre atëherë llogjikisht nuk i beson Zotit, sepse Zoti nuk thotë të pavërteta, rrena.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #40
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    pergjigje

    Une nuk pres qe ti ta pranosh direkt me nje fjale qe te them une, por duhet me mire qe ta jetosh brenda teje.

    Une te dhashe nje keshille: Te lexosh ne fillim Dhjaten e Re.
    Nuk ta dhashe kote se koti, por ta dhashe sepse nepermjet asaj do te shikosh gjerat me ndryshe nga seç i shikon. Une kam patur edhe babin ateist(profesor fizike dhe matematike), por kur ka pare qe ato qe i thoja nga Bibla(Djata e Re), u realizuan ne jeten time filloi te lexoi Biblen. Ka pranuar Jezusin si Zot dhe Shpetimtar(shpetimtare nga mekati dhe nga vdekja, nejse kjo eshte teme tjeter).

    Une ti them keto jo sepse kam ndonje interes, por sepse dua qe edhe ti te njohesh Zotin e vertet. nese ti nis e lexon Dhjaten e Re do te shikosh shume gjera dhe me pas nese e lexon Dhjaten e Vjeter do ti shikosh gjerat edhe do ti kuptosh.

    a me hedhe dot poshte ato qe Perendia ka bere ne jeten time(nepermjet Bibles), ose a mund te hedhesh poshte shume eksperienca te shume njerezve duke thene se nuk jane te verteta(sepse ti nuk harrin ti shikosh me syte e Perendise por me syte e tu)?
    Une nuk do ta beja nje gje te tille sepse do te shikoja ne fillim se si i ka ndryshuar jetet e njerezve edhe se ç'fare ka bere ne realitet, pastaj do te filloja ti hidhja jo nje sy kritik por nje sy qe vertet do te gjej diçka te rendesishme.
    Une nuk dua te vihem edhe te shpjegoj Biblen sepse edhe nese ta shpjegoj, nk do ta kuptosh kurre(jo sepse nuk kupton ti, por sepse ajo eshte nje fjale qe duhet te ta jetosh per ta kuptuar).
    p.sh. une te solla dy rreshta dhe shiko se sa shume mund te nxjerresh, po te shpjegoj te gjithe Biblen nuk do te mjaftonte vendi dhe koha. Sepse nje gje kuptohet kur shikon vet dhe jo kur ta thone te tjeret.

    Nuk te kushton gje qe ta fillosh e ta lexosh Dhjaten e Re, por me nje sy me seriozitet edhe jo me nje sy kritik..do te gjeshe shume gjera edhe do te shikosh shume gjera ne Bibel qe tani nuk harrin ti shikosh(nese bene kete qe te them).
    ______________________________________

    A ja ke kerkuar Perendise(Zotit) me nje kerkese te vogel nese nuk do te besosh ne librat, qe te te zbulohet edhe ta njohesh me mire? Nese nuk e ke bere, une te keshilloj si mik, qe ta besh. Nuk do te kushtoj gje nese e bene, por do te fitosh..nje dite do te me falenderoshe(jo sepse dua falenderime, por sepse do te shikosh vertet shume gjera te rendesishme).

    me fal nese e zgjata dhe do te lutem qe Zoti te te bekoje ne kerkimin qe do te beshe(nuk do te kerkoj ndonje gje te keqe veçse te marresh bekime nga Perendia).

    me respekt i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •