Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Kam frikë se Skëndërbeu ishte një mrekulli e rastit dhe jo frut i përhershëm i pemës heroike shqiptare. Ky konstatim vlen për hapësirën e brëndshme shqiptare, sepse jasht kufijve të saj shqiptarët shkëlqyen si udhëheqës te mëdhenj.
    Po përpiqem ta ilustroj këtë mendim me disa shembuj.

    Ndodh që fëmija i një personaliteti të shquar rrëshqet në rrugë të gabuar. Prindi atëherë ndjehet i turpëruar. Ai i gërhushet fëmisë me fjalët: Vagabond! Ma njollose emrin e mirë!
    Njolla është dhjetë herë më e madhe, nëse dhjetë brezat e ardhshëm rrëshqasin gjithashtu në rrugë të gabuar. Dhe më paradoksale do ishte nëse dhjetë brezat e ardhshëm, që dashje pa dashje nuk rrezatojnë lavdinë e stërgjyshit të tyre të famshëm, të krenohen me të në shkallë ekstreme.

    Kjo po ndodh sot për mendimin tim, edhe me shqiptarët. Edhe pse Skëndërbeu ka pesë shekuj e gjysmë që ka vdekur, ne gjatë këtyre shekujve kemi dështuar ose nuk kemi ditur, ose nuk kemi dashur të ripërsëritim sukseset e tij luftarake dhe shtetndërtuese por vazhdojmë të krenohemi me të, si pasardhësit e tij legjendarë.

    Jam i sigurtë, se nëse ka jetë mbas vdekjes, Skëndërbeu vuan mjaft dhe ulërin: Më turpëruat o djemtë e mi! Ma nxitë faqen. Si nuk arritët të trashëgoni as çerekun e meritave të mia udhëheqëse ? Unë luftova që shqiptarët të bëhen udhëheqës të vendit të tyre dhe jo 38 herë kryeministra të armikut ottoman!
    Bashkoni shpatat sëbashku, përndryshe mos e përmendni më emrin dhe shpatën time. Unë ju mësova që forca magjike nuk qëndron tek shpata ime e vetme, por kur ajo bashkohet me shpatat e juaja! Vini gishtin kokës dhe mësoni këtë: nuk mund të jeshë krenar për stërgjyshin tënd, kur ti nuk arrin të trashëgosh as edhe çerekun e meritave të tij!

    Fjala e urtë thotë: njeriu vdes kur fillon dhe jeton me kujtimet e të kaluarës. Këtë po bëjmë edhe ne kur e rrahim gjoksin plot krenari me fitoret legjendare të Skëndërbeut, ndërkohë që gjatë pesë shekujve të fundit nuk kemi ditur të bëjmë shtet, të ndërtojmë një vend të fortë dhe të mësojmë ta mbrojmë atë. Ngushëllohemi me bëmat e Skëndërbeut, e bëmë mit të papërsëritshëm, që lind vetëm një herë, prandaj edhe pyes e ripyes veten:
    A ishte Skëndërbeu një mrekulli e rastësishme? Nuk guxoj të them as po as jo. Guxoj të them këtë: një vend trim dhe dinjitoz, di të lindë herë pas here figura të mëdha. Këtë e vërejmë tek vendet e mëdha evropiane, p.sh tek Gjermania, e cila ka lindur 9 Bismarkë dhe një Hitler. Ndërsa në rastin tonë, kanë lindur 1 Skëndërbe dhe 9 anti-Skëndërbej. Si është e mundur kjo? Nuk mund tia hedhësh të gjithë fajin fatit të zi.
    Prandaj edhe më vjen turp ta quaj veten time, pasardhës i Skëndërbeut. Kam kohë që nuk e përmend më emrin e tij. I drejtohem qiellit, në kupën e të cilit shpresoj të jetë shpirti i tij dhe shqiptoj plot lot fjalët: -Ta nxiva faqen o stërgjysh. Ta nxiva 550 vjet faqen o stërgjysh i mirë dhe trim. Armikut tënd, që ti e luftove me mish e shpirt, duke sakrifikuar mijëra shqiptarë, pasardhësit e tuaj ia zgjatën jetën duke e qeverisur atë, zgjeruar kufijtë e Perandorisë turke kudo.

    Vetëm Evropianët kanë të drejtë të jenë krenar për ty o Skëndërbe. Sepse ata e vlerësuan jashtzakonisht sakrificën tënde , u organizuan dhe e mbrojtën dhe po e mbrojnë qytetërimin evropian. Ata, dhe vetëm ata, kanë të drejtë të jenë krenarë për ty, sepse ditën të lindin heronj të tjerë të ngjashëm me figurën tënde. Nga djepi i tyre lindën dhjetra burra të mëdhenj të cilët e ringjallën qytetërimin e lashtë evropian dhe e derdhën atë në pallate, kala, salla teatri, shkolla.

    I them këto fjalë plot hidhërim, o Skëndërbe, sepse ti nuk ishe pushtues, por mbrojtës i zoti i vendit tënd. Dhe kjo më bën të plas që nuk krenohem dot me ty, ndërkohë që evropianët krenohen pa iu dridhur qerpiku me ish perandorët e tyre, që pushtuan e placiktën botën.
    Vërtetë për të plasur o Skëndërbe, sepse Zoti qëndron mbrapa vetëm udhëheqësve si ty, që vetmbrohem, dhe jo perandorëve…

    Kam turp të jem stërnipi juaj, o Skëndërbe, tek shoh bashkëkombasit e mi, nga njëra anë të krenohen me shpatën tënde në një kështjellë të rrënuar, me xhama të thyer, dyer të kalbura, e ruajtur nga roje që i bën shokë me një cigare, dhe nga ana tjetër të brohorasin dhe përkrahin udhëheqësit e tyre burracakë, pseudo-udhëheqësit, të cilët me majën e shpatës tënde, shkruajnë në tokën e grabitur shqiptare shifra marramendëse me shumë zero mbrapa.

    Rezart Palluqi Shkrimtar
    6 maj 2013
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Ehhhh, sa te drejte ke, i dashur Rezart!!!!
    Miresevjen ne klubin e atdhetareve te zhuritur nga turpi dhe te sakatosur nga mllefi!
    Jarigas

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Titulli ishte pak scary, por pasi lexova postimin fatkeqsisht eshte e vertet. Por njeriu iken me shpresen se gjerat do ndryshojne per me mire.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Une seriozishte nuk e kuptoj pse dikushe e fshiu postimin time!?,nese ky forume respekton mendimin e lire te secilte antare kjo eshte ne regulle,nese fshihen postimet duhet te dime arsyet pse!!?,ndoshta dikushe nuk e vlerson mendimin e lire apo nuk i pelqen menyra e qasjes se shqyrtimit te temes kjo eshte diqka tjeter,une vetem shpreha ate qe mendova se eshte e arsyeshme asgje te keqe mendoj aty nuk pate,dikushe mundohet ta zbehe figuren tone kombetare si fundamentalistet fetare arabo-islamik,ashtu edhe dikush tjeter me prapavi te caktuar,por figura e jone nuk zbehet sepse eshte deshmitar HISTORIA eshte deshmitare VUAJTJA DHE SAKRIFICA E SHUME ATDHETARVE TANE per 5-shekuj pra gjaku i tyre!!
    Pra ju kisha lutur sinqeishte te kthehet aj postime,nese dikujte i pengon athere mos ta lexoje kjo eshte e drejte e tyre,pra duhet ti lajme metodate e propagandes se Gebelsit ,Kjo BEN kurse AJO nuk ben etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 07-05-2013 më 14:09
    VENI,VIDI,VICI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Citim Postuar më parë nga RSHP Lexo Postimin
    Kam frikë se Skëndërbeu ishte një mrekulli e rastit dhe jo frut i përhershëm i pemës heroike shqiptare. Ky konstatim vlen për hapësirën e brëndshme shqiptare, sepse jasht kufijve të saj shqiptarët shkëlqyen si udhëheqës te mëdhenj.
    Po përpiqem ta ilustroj këtë mendim me disa shembuj.

    Ndodh që fëmija i një personaliteti të shquar rrëshqet në rrugë të gabuar. Prindi atëherë ndjehet i turpëruar. Ai i gërhushet fëmisë me fjalët: Vagabond! Ma njollose emrin e mirë!
    Njolla është dhjetë herë më e madhe, nëse dhjetë brezat e ardhshëm rrëshqasin gjithashtu në rrugë të gabuar. Dhe më paradoksale do ishte nëse dhjetë brezat e ardhshëm, që dashje pa dashje nuk rrezatojnë lavdinë e stërgjyshit të tyre të famshëm, të krenohen me të në shkallë ekstreme.

    Kjo po ndodh sot për mendimin tim, edhe me shqiptarët. Edhe pse Skëndërbeu ka pesë shekuj e gjysmë që ka vdekur, ne gjatë këtyre shekujve kemi dështuar ose nuk kemi ditur, ose nuk kemi dashur të ripërsëritim sukseset e tij luftarake dhe shtetndërtuese por vazhdojmë të krenohemi me të, si pasardhësit e tij legjendarë.

    Jam i sigurtë, se nëse ka jetë mbas vdekjes, Skëndërbeu vuan mjaft dhe ulërin: Më turpëruat o djemtë e mi! Ma nxitë faqen. Si nuk arritët të trashëgoni as çerekun e meritave të mia udhëheqëse ? Unë luftova që shqiptarët të bëhen udhëheqës të vendit të tyre dhe jo 38 herë kryeministra të armikut ottoman!
    Bashkoni shpatat sëbashku, përndryshe mos e përmendni më emrin dhe shpatën time. Unë ju mësova që forca magjike nuk qëndron tek shpata ime e vetme, por kur ajo bashkohet me shpatat e juaja! Vini gishtin kokës dhe mësoni këtë: nuk mund të jeshë krenar për stërgjyshin tënd, kur ti nuk arrin të trashëgosh as edhe çerekun e meritave të tij!

    Fjala e urtë thotë: njeriu vdes kur fillon dhe jeton me kujtimet e të kaluarës. Këtë po bëjmë edhe ne kur e rrahim gjoksin plot krenari me fitoret legjendare të Skëndërbeut, ndërkohë që gjatë pesë shekujve të fundit nuk kemi ditur të bëjmë shtet, të ndërtojmë një vend të fortë dhe të mësojmë ta mbrojmë atë. Ngushëllohemi me bëmat e Skëndërbeut, e bëmë mit të papërsëritshëm, që lind vetëm një herë, prandaj edhe pyes e ripyes veten:
    A ishte Skëndërbeu një mrekulli e rastësishme? Nuk guxoj të them as po as jo. Guxoj të them këtë: një vend trim dhe dinjitoz, di të lindë herë pas here figura të mëdha. Këtë e vërejmë tek vendet e mëdha evropiane, p.sh tek Gjermania, e cila ka lindur 9 Bismarkë dhe një Hitler. Ndërsa në rastin tonë, kanë lindur 1 Skëndërbe dhe 9 anti-Skëndërbej. Si është e mundur kjo? Nuk mund tia hedhësh të gjithë fajin fatit të zi.
    Prandaj edhe më vjen turp ta quaj veten time, pasardhës i Skëndërbeut. Kam kohë që nuk e përmend më emrin e tij. I drejtohem qiellit, në kupën e të cilit shpresoj të jetë shpirti i tij dhe shqiptoj plot lot fjalët: -Ta nxiva faqen o stërgjysh. Ta nxiva 550 vjet faqen o stërgjysh i mirë dhe trim. Armikut tënd, që ti e luftove me mish e shpirt, duke sakrifikuar mijëra shqiptarë, pasardhësit e tuaj ia zgjatën jetën duke e qeverisur atë, zgjeruar kufijtë e Perandorisë turke kudo.

    Vetëm Evropianët kanë të drejtë të jenë krenar për ty o Skëndërbe. Sepse ata e vlerësuan jashtzakonisht sakrificën tënde , u organizuan dhe e mbrojtën dhe po e mbrojnë qytetërimin evropian. Ata, dhe vetëm ata, kanë të drejtë të jenë krenarë për ty, sepse ditën të lindin heronj të tjerë të ngjashëm me figurën tënde. Nga djepi i tyre lindën dhjetra burra të mëdhenj të cilët e ringjallën qytetërimin e lashtë evropian dhe e derdhën atë në pallate, kala, salla teatri, shkolla.

    I them këto fjalë plot hidhërim, o Skëndërbe, sepse ti nuk ishe pushtues, por mbrojtës i zoti i vendit tënd. Dhe kjo më bën të plas që nuk krenohem dot me ty, ndërkohë që evropianët krenohen pa iu dridhur qerpiku me ish perandorët e tyre, që pushtuan e placiktën botën.
    Vërtetë për të plasur o Skëndërbe, sepse Zoti qëndron mbrapa vetëm udhëheqësve si ty, që vetmbrohem, dhe jo perandorëve…

    Kam turp të jem stërnipi juaj, o Skëndërbe, tek shoh bashkëkombasit e mi, nga njëra anë të krenohen me shpatën tënde në një kështjellë të rrënuar, me xhama të thyer, dyer të kalbura, e ruajtur nga roje që i bën shokë me një cigare, dhe nga ana tjetër të brohorasin dhe përkrahin udhëheqësit e tyre burracakë, pseudo-udhëheqësit, të cilët me majën e shpatës tënde, shkruajnë në tokën e grabitur shqiptare shifra marramendëse me shumë zero mbrapa.

    Rezart Palluqi Shkrimtar
    6 maj 2013
    ani edhe shkrimtar I thot vetes

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Kam turp të jem stërnipi juaj, o Skëndërbe
    Shume e drejte por shkrimi nuk sjell zgjidhjen.Kete teme ne e kemi prekur shume por nuk ka vizion per zgjidhjen.Me mire vone se kurre thote nje fjale e urte. Ja se cfar thote albanologu arberesh Matteo Mandala.Ne minuten e 8-te , thote se Greqia dhe shqiperia pesuan te njejtin fat, pra pushtim dhe transformim, humbje te tradites, kultures , identiteteve te genezez shekullore qe nga origjina.Por greket e rigjeten kete strukture kulturore identitare tek emigrantet e tyre ne Itali.Pra dhe ne duhet te beim te njeten gje , duke riinstaluar dientitetet tona te humbura.Ja shikoni se ne minuten e 16-te , e cileson interferimin e Turqise si nje tendence per kolonizimin e vilajeteve perandorake.

    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Por greket e rigjeten kete strukture kulturore identitare tek emigrantet e tyre ne Itali.
    Cka rigjeten greket ore ?! Shoqerija e sotme greke eshte Raciste deri ne delirium,ksenofobe dhe me vija te qarta fashizmi.Aq qe kultura e tyre i ka bankrotuar jo vetem financiarisht por edhe shpirterisht.
    Kulture Egjyptiano-Etiopase-Turke , mjafton te ecesh rrugeve te Athines dhe e sheh gjenin e tyre Azijato- Afrikan ...ky me thote " kane strukture kulturore te huazuar te emigranet e tyre ne Italy "...!! Disa mbiemra nga parlamenti i tyre : Karaxhaferis,Karamanlis,Arambatzi,Arvanitopoulos,O smanis,Karajusuf,Vlahovis,Vlahos etj.

    Disa anetareve te FSH,posa te permendet emri Grek - perjetojne orgazem !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Cudi, pse e "tradhetoi" edhe nipi i vet Skenderbeun? Epo dicka duhej te dinte se kot s'ishte nipi i tij....... Por pse evropianet "mburren" me Skenderbeun? Kush e di pse? Kush e hengri ne fund? Greku dhe shqiptari. Kush fitoi???!!!! Mendohuni dhe gjykoni...... Ai qe blihet me leke fundin e ka te sigurt, iken per lesh populli si gjithmone.

  9. #9
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Shume e drejte por shkrimi nuk sjell zgjidhjen.Kete teme ne e kemi prekur shume por nuk ka vizion per zgjidhjen.Me mire vone se kurre thote nje fjale e urte. Ja se cfar thote albanologu arberesh Matteo Mandala.Ne minuten e 8-te , thote se Greqia dhe shqiperia pesuan te njejtin fat, pra pushtim dhe transformim, humbje te tradites, kultures , identiteteve te genezez shekullore qe nga origjina.Por greket e rigjeten kete strukture kulturore identitare tek emigrantet e tyre ne Itali.Pra dhe ne duhet te beim te njeten gje , duke riinstaluar dientitetet tona te humbura.Ja shikoni se ne minuten e 16-te , e cileson interferimin e Turqise si nje tendence per kolonizimin e vilajeteve perandorake.

    Se pari komplementoj hapesin e temes per iden e tij, kjo menyr te kuptuarit me rremben edhe mua duke e perfaqsuar si simpatizant.
    Se dyti dua te pergjigjem ty: Cfare zgjidhje kerkon nga nje ide? Dhe pse kjo ide ska vizion?
    Ketu nuk po bejm ligje kushtetuese te cilat duhet te jen te prera me thike sepse zbatimi i tyre eshte pasojlenese. Po shqyrtojm vetveton tone ne kohe te kaluara bashkuar me te tashmen per ate qe kemi bere dhe po bejm. Sinqerisht une ndihem i zhgenjyer per cka jane shqiptaret sot. Nuk eshte lavdi te kesh nje figur gjigande si Skenderbeu dhe te jesh i vobekt. Ketu gjejm hipokrizi per te mbeshtetur krenarin.
    Shqiptaret jane nje popull i mire, eshte ushtruar shume presion ndaj tyre, i kan mesuar njeri tjetrit se duhet ti bashkoj xhelozia, duhet te besojn me menyr automatike atij qe oratoron bukur dhe nuk dijn te ndryshojn por presin te jen te ndrushuar. Fatkeqsisht pas vdekjes se Skenderbeut nuk lindi nje figur tjeter e ngjashme me te per te cilin do ndihesha krenar.
    Ne ketu nuk presim zgjidhje prandaj smund ta konsiderosh mendimin e tjetrit pa vizion sepse Albanologu yt shpreh dallavere ne minuten e 8 dhe ne minuten e 16 i perserit akoma.
    Pergjigju temes ne menyr direkte: Cili lider i shqiperis pas Skenderbeut mbeshtet krenarin tende?
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  10. #10

    Për: Përse kam turp të jem pasardhësi i Skëndërbeut?

    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    se pari komplementoj hapesin e temes per iden e tij, kjo menyr te kuptuarit me rremben edhe mua duke e perfaqsuar si simpatizant.
    Se dyti dua te pergjigjem ty: Cfare zgjidhje kerkon nga nje ide? Dhe pse kjo ide ska vizion?
    Ketu nuk po bejm ligje kushtetuese te cilat duhet te jen te prera me thike sepse zbatimi i tyre eshte pasojlenese. Po shqyrtojm vetveton tone ne kohe te kaluara bashkuar me te tashmen per ate qe kemi bere dhe po bejm. Sinqerisht une ndihem i zhgenjyer per cka jane shqiptaret sot. Nuk eshte lavdi te kesh nje figur gjigande si skenderbeu dhe te jesh i vobekt. Ketu gjejm hipokrizi per te mbeshtetur krenarin.
    Shqiptaret jane nje popull i mire, eshte ushtruar shume presion ndaj tyre, i kan mesuar njeri tjetrit se duhet ti bashkoj xhelozia, duhet te besojn me menyr automatike atij qe oratoron bukur dhe nuk dijn te ndryshojn por presin te jen te ndrushuar. Fatkeqsisht pas vdekjes se skenderbeut nuk lindi nje figur tjeter e ngjashme me te per te cilin do ndihesha krenar.
    Ne ketu nuk presim zgjidhje prandaj smund ta konsiderosh mendimin e tjetrit pa vizion sepse albanologu yt shpreh dallavere ne minuten e 8 dhe ne minuten e 16 i perserit akoma.
    Pergjigju temes ne menyr direkte: Cili lider i shqiperis pas skenderbeut mbeshtet krenarin tende?

    ju folet per zgjidhjen?? Ajo eshte:
    Duhet te ndjehemi te turperuar por edhe denojme veten perse nuk po lindim figura te reja kombetare te krahasueshme me skenderbeun.
    Nese e bejme kete, mundesia eshte me e madhe ta arrijme kete,

    dhe e kunderta: Nese vazhdojme te krenohemi me skenderbeun
    atehere eshte e sigurte se edhe per 1000 vjet te tjera nuk do nxjerrim nga gjiri i kombit nje skenderbe te dyte.

    Gabimet korrigjohen jo duke u krenuar me skenderbeun por ulerire vetes tone ne vesh fort:
    Perse s'po lind nje skenderbe i dyte?????????????????????????????????????????????? ???
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •