Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur nė Qarkun e Fierit

    TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kėrkesėn e Dritan Priftit pėr t’u regjistruar si kandidat i pavarur nė Qarkun e Fierit. 4 anėtarėt e KQZ votuan pro kėrkesės, pasi vlerėsuan se Dritan Prifti i plotėson kriteret e Kodit Zgjedhor pėr tė qenė kandidat pėr deputet.

    Dritan Prifti pak ditė mė parė paralajmėroi se do tė kandidojė pėr njė mandat si deputet i pavarur nė zgjedhjet e 23 qershorit, duke mos u bėrė pjesė e asnjė koalicioni. Sipas tij vendimi pėr tė kandiduar si i pavarur u mor me zgjedhėsit e tij.

    Zgjedhjet, sot afati i fundit pėr dorėzimin e listave nė KQZ
    6 maji ėshtė afati i fundit pėr dorėzimin e listave tė kandidatėve tė subjekteve zgjedhore qė do tė marrin pjesė nė votimet e 23 qershorit. Kodi Zgjedhor (neni 67, pika 2), pėrcakton se "partia politike, qė ėshtė pjesėtare e njė koalicioni, depoziton nė KQZ listėn shumemėrore tė kandidatėve tė saj pėr ēdo zonė zgjedhore jo mė vonė se 40 ditė para datės sė zgjedhjeve".

    Dje KQZ regjistroi dy koalicionet parazgjedhore qė do tė konkurojnė mė 23 qershor, njė i spektrit tė djathtė dhe njė i spektrit tė majtė. "Aleanca pėr Punėsim, Mirėqėnie dhe Integrim", qė grupon 25 forca tė djathta dhe tė qendrės, drejtohet nga Partia Demokratike.

    Ndėrsa e majta pėrfaqėsohet nė zgjedhje me koalicionin "Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane", njė formacion prej 37 partish, i drejtuar nga Partia Socialiste.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur nė Qarkun e Fierit

    Dritan Prifti ka per t'u kushtuar te majteve nje tjeter mandat ne qarkun e Fierit. Nje tjeter gabim trashanik i se majtes qe e lane Priftin jashte listave zgjedhore dhe e shtyne per te dale si i pavarur ne zgjedhje. Dy gjera do te ndodhin:

    a) Prifti do te fitoje mandatin si kandidat i pavarur, duke u mohuar te majteve nje mandat deputeti dhe disa mijera vota per koalicionin e majte, vota qe do te shkojne per te.

    b) Prifti nuk do te fitoje dot mandatin por do te ndaje voten e socialisteve me dysh, duke i lehtesuar fitoren kandidatit te djathte.

    E bukura me Dritan Priftin eshte se Edi Rama e perdori ate per te sulmuar Meten publikisht dhe ligjerisht, kur ky ishte ne koalicion me Berishen. Po te ishte per Ramen, ai do ta perfshinte ne lista Dritan Priftin si per te garantuar nje mandat me shume ne Fier. Por ai nuk e ben dot kete gje dhe duhet ta paguaje kete cmim, nje mandat te humbur, per hir te aleances me Meten. PS dhe LSI nuk do te martoheshin dot nese Rama do te kish ne rradhet e tij Dritan Priftin, te cilin Meta e urren per ate qe i shkaktoi.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur nė Qarkun e Fierit

    Bėhet pėr spital kreu i shtabit elektoral tė kandidatit Dritan Prifti

    Rrihet nga dy persona kreu i shtabit elektoral tė deputetit tė pavarur, Dritan Prifti. Incidenti ka ndodhur ditėn e djeshme nė Lushnjė, kur S. Hoxha pėrfundoi nė spitalin e qytetit me plagė nė fytyrė dhe trup, nė gjendje kritike. Mėsohet se ngjarja ka ndodhur gjatė njė pėrgatitje elektorale nė zyrėn e kandidatit tė pavarur nė Dushk. Policia e Lushnjės mori denoncimin dhe nisi menjėherė hetimet pėr ngjarjen. Pak orė mė pas u bė identifikimi i agresorėve qė sulmuan me grushte dhe shkelma Hoxhėn, duke bėrė tė mundur prangosjen e njėrit prej tyre dhe shpalljen nė kėrkim tė tjetrit. Burime zyrtare nga komisariati thanė se arrestuan Shkėlzen Kapinovėn, 38 vjeē, banues nė Dushk dhe shpallėn nė kėrkim Ladimir Bakiasin, 40 vjeē, nga Tirana. Akuzat ndaj tyre janė “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dėmtime me dashje”. Mjekėt thanė se pacienti Hoxha ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrsa dje u vizitua edhe nga kandidati i pavarur Dritan Prifti. Po punohet pėr kapjen dhe ndalimin e tė shpallurit nė kėrkim, kurse dosja i kaloi Prokurorisė vendore. Javėn e kaluar edhe vetė kandidati Prifti, denoncoi dy persona pėr kėrcėnime me jetė nėpėrmjet telefonit dhe policia i mori nėn akuzė.

    Precedenti

    Dhjetė ditė mė parė, nė qytetin e Rroskovecit, disa persona sulmuan egėrsisht me grushte dhe sende tė forta, kandidatin e FRD-sė nė Qarkun Fier, Mit’hat Hoxha, 50 vjeē. Policia nisi hetimet dhe pas disa ditėsh ndaloi njė prej tė dyshuarve dhe deklaroi se sulmi nuk ka pasur shkaqe politike.

    KJ

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur nė Qarkun e Fierit

    Me sa duket po i vjen fundi Gramoz Rucit dhe banditeve te tije prandaj ndodhin te tilla gjera.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    ‘Tėrhiqem nga numėrimi. PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin’

    Kandidati i pavarur per Fierin, Dritan Prifti ka deklaruar se terhiqet nga procesi i numerimit te votave, duke akuzuar dy partite PS-LSI se i kane vjedhur votat.

    Ne nje deklarate per media ai ka dekalruar se dy partite PS-LSI i kane vjedhur se paku mbi 10 mije vota.

    “Nuk dua te vazhdoj te jem pjese e nje farse. Ne Fier komisioneret e PS dhe LSI me kane vjedhur mbi 10 mije vota, nderkohe qe votat e deklaruara per mua jane vetem 6 mije”- tha ai.

    Sipas tij, kjo eshte bere edhe ne bashkepunim me komisioneret e PD-se, te cilet kane vjedhur votat e partive te vogla.

    Prifti ka akuzuar kreun e LSi-se, Ilir Meta se pasi u perpoq ti gjente vrases me pagese deri ne Malin e Zi, u mundua ta vrase politikisht permes dores se Edi Rames.

    “Nje proces kur ka presion mbi votuesit nuk mund te jete i lire, nje qeveri e re me Ilir Meten pjese e qeverise nuk do jete ndryshe nga ajo e Berishes. Jam i kenaqur qe Berisha eshte duke u larguar, por qeveria me Meten nuk do i sherbeje shqiptareve por vetem xhepave te vet”- tha ai.

    Prifti ka garantuar se do te vazhdoje te jete ne politike, nderkohe qe ne KQZ do te kerkoje rinumerim te gjithe votat ne qarkune Fierit. “Para kamerave shqiptaret te shohin nese Dritan Prifti ka marre 6 mije, apo 15 e 16 mije vota”- tha ai.

    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    i paska bere te gjithe armiq ky dritan prifti
    spiunat keshtu perfundojne

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Pėr: Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    Ngeli si peshku pa uje Dritan Prifti.

    Le te filloi dhe nje here historia Hakra kadabra hapni kutiat .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    Spiun ose jo spiun vota nuk ka pse i vidhet, nese e votojne ata qe e duan ashtu qofte.

  9. #9

    Pėr: Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Spiun ose jo spiun vota nuk ka pse i vidhet, nese e votojne ata qe e duan ashtu qofte.
    Kush jane ata qe e duan ? Ata qe moren nga 2 lope ? Apo ata qe moren ne ndonje lloj forme tjeter shperblim ne lek nga 1.4 mln euroshi qe Dritani shperndau keto zgjedhje ? Ca kujtonte ky se ka 800.000 banore Libofsha dhe do bente namin ,do merrte gjysmen e votave e ? Kush jane ata qe e duan ? Ketij i duket vetja paralel i Astritit te Beratit,po jane vite drite larg.
    Ky budallai ishte mbret me Liken,ishte nr 2 dhe do ishte akoma,pa koka ja beri. Te mari votat e atyre qe e 'duan' tani.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Dritan Prifti: PS-LSI mė vodhėn 10 mijė vota. Do kėrkoj rinumėrim pėr Fierin

    Dritan Prifti eshte genjeshtar klasi,genjeu per Edi Ramen sikur Edi blinte 3 mije euro ne dite kokaine.
    Nje shpifje e ulet.tashti na del me pretendimin qe i kane vjedhur 10 mije vota.
    10 mije vota ne enderrat e tua.
    Genjeshtar shume i ulet
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •