Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Shaip Muja, i dyshuar kryesor në rastin “Medicus 2” !!!


    Pas shplljes së vendimit të Gjykatës së Qarkut për rastin “Medikus”, prokuroria e EULEX-it ka lëshuar nëj informacionn se edhe tetë të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar në rastin “Medicus” për siç thuhet në kumtesë, “…trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.” Sipas kumtesës së EULEX-it , “një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve. Tetë të dyshuarit janë duke u hetuar për veprat penale siç janë krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore, lëndimet e rënda trupore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit, mashtrimi dhe ushtrimi i ndikimit.
    Ky hetim i ri është i bazuar në hetimet e kryera në rastin Medicus, si dhe në gjetjet tjera gjatë fazës së gjykimit. Të dyja rastet zbuluan dyshimet e bazuara se të dyshuarit e lartcekur kanë vepruar në bashkëkryerje apo kanë ndihmuar në mënyrë të direkte apo indirekte pjesëtarët e grupit të krimit të organizuar në kryerjen e veprave të rënda, siç është trafikimi me qenie njerëzore me qëllim të heqjes së organeve.
    Por, megjithëse në kumtesën e EULEX-it nuk jepen emra dhe detaje të tjera për hetimet në këtë rast, duket se tetë personat që janë duke u hetuar tashmë e dijnë se kush janë ata sepse paraprakisht, gjatë gjykimit gati 5 vjeçar të rastit “Medicus” këta tetë persona janë hetuar apo janë marrë në pyetje nga Prokuroria special e EULEX-it sit ë dyshuar në veprimtarinë kriminale “…trafikim me qenie njerëzore…”. Në këtë kuadër emri I deputetit të PDK-së Shaip Muja është përmendur disa here si I përfolur në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit me qenie njerëzore.
    Shaip Muja ka qenë një kohë të gjatë këshilltar për shëndetësi I kryeministrit Hashim Thaçi dhe ai është marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it edhe gjatë hetimeve në procesin gjyqësor “Medicus”. Muja megjithëse nuk u gjet në bankën e të akuzuarve në rastin Medicus ai besohet se është I përfshirë në momente të caktuara që ndërlidhen me trafikimin e organeve njerëzore, të veshkave, veprimtari kjo e gjykuar dhe e ndaluar së fundi nga një trup gjykues I Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të kryesuar nga një gjyqtar I EULEX-it. Siç dihet në këtë proces gjyqësor u gjykuan pesë persona dhe u dënua me 21 vjet e gjysmë burg, shkruan sot gazeta “Bota sot"./Indeksonline/



    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=56784



    Skedarët e Bashkëngjitur 160560
    - dy komt e dy dur keni mi thy edhe hunt ato keni me i thy ju Vetfundosja edhe LDK-ja kurr nuk do te mundeni ta njolloseni Luften e Paster te Ushtris Çlirimtare te Kosoves.
    - kot e keni o Gjak Shkinie.....kot...
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve, nën hetim qeveritarë në Kosovë

    Independent: Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve

    SHBA – “Prokurorët e BE-së do të hetojnë figura kyçe qeveritare në Kosovë për përfshirjen e mundshme në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve, që joshi donatorët e varfër, duke iu marrë atyre veshkat dhe duke ia shitur pastaj ato përfituesve të pasur për shuma të majme”- shkruan gazeta britanike Independent, duke iu referuar burimeve të afërta me rastin.

    Pesë persona janë gjetur fajtorë në javën e kaluar për trafikimin e qenieve njerëzore dhe transplantet e paligjshme të organeve në fazën e parë të gjykimit, duke përfshirë urologun Lutfi Dervishi, drejtor i Klinikës, dhe djalin e tij, Arbanin, të cilët u dënuan me tetë dhe shtatë vjet respektivisht.
    "Ky mendohet të jetë rasti i parë në botë, ku mjekët gjenden bashkëfajtorë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar", shkruan britanikja.

    Misioni për sundimin e ligjit i BE-së, EULEX, thotë se ende nuk mund të konfirmojë identitetin e atyre që po i heton në fazën e dytë. Por, në aktakuzën e ndryshuar ka përfundimi i gjykimit të parë, thuhej se mjekët e Medicusit kanë “mbajtur konsultime të vazhdueshme dhe kanë pasur takime me zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës”, duke përfshirë Mujën dhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Alush Gashin.

    Jonathan Ratel, prokurori kryesor i rastit, i tha revistës Independent se “hetimi i ri është nxjerrë direkt nga dëshmitë e dhëna në gjykimin e parë, duke përfshirë edhe dëshmitarët, të identifikuar në aktakuzën e ndryshuar.”

    Muja dëshmoi gjatë gjykimit se ai i kishte takuar mjekët, të cilët kishin aplikuar për një licencë për të kryer transplante. Ai mohoi se ka pasur njohuri për rrjetin e trafikimit.

    Interpoli është duke kërkuar ende kirurgun turk Jusuf Sonmez, i quajtur nga mediat turke si “Dr Frankenstein”, për të cilin thuhet se ka kryer shumicën e operacioneve në klinikën Medicus.

    Ratel beson se ai po i vazhdon operacionet e tij në Afrikën e Jugut, pasi ka ikur nga arresti shtëpiak në Stamboll.

    Zgjerimi i hetimeve ku do të përfshiheshin figura qeveritare të afërta me Thaçin, sipas gazetës, e ka vë BE-në në një pozitë të vështirë. Burime të afërta me hetimin thonë se ka pasur një hezitim në mesin e zyrtarëve të lartë në Bruksel për ta çuar përpara procesin gjyqësor të trafikimit të organeve, për shkak se kjo do ta shqetësonte procesin e brishtë të tranzicionit në Kosovë.

    Ata pretendojnë se ka qenë përcaktimi individual i prokurorëve, ai që e ka mbajtur gjallë procesin.

    “Ka një perceptim se EULEX-i nuk dëshiron ta godasë barkën me gurë, duke ngritur shumë aktakuza të nivelit të lartë. Stabiliteti është prioriteti numër një për komunitetin ndërkombëtar”, citon Independent, një diplomat perëndimor që ka folur në kushte anonimiteti.

    "Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Dy javë më parë, Serbia ra dakord ta njohë sovranitetin e Kosovës për herë të parë, por zbatimi i marrëveshjes është plot me vështirësi për shkak të kundërshtimeve të minoritetit serb brenda Kosovës", shkruan Independent.

    (er.nu/tg/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •