Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramës!

    "Të shporrim Berishën, Rama jo kryeministër"



    01/05/2013

    Protesta e një milion shqiptarëve lajmëruar nga Aleanca Kuqezi për rrëzimin e shtetasit Berisha, u zhvillua e qetë, e kufizuar, pa eksese dhe ishte e përmbledhur vetëm në fjalën e kryetarit të kësaj partie, Kreshnik Spahiut.

    Pasi foli per deshtimin e negociatave per te garuar ne koalicion me te majten, Spahiu lancoi sloganin e ketyre zgjedhjeve te AK, “Koha per pastrim”, qe per te ka qellimin largimin e Berishës dhe jo ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

    "Ne vijmë me një objektiv, përmbysjen e regjimit të të ndierit Sali Berisha. Por përveç shporrjes së Berishës, në koalicionin e ardhshëm që do të ndërtojmë pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër, nuk i japim votën për kryeministër Edi Ramës", tha Spahiu.

    Kreu i AK-së u shpreh se Sali Berisha do te largohet nga pushteti ne 23 qershor, por deri atehere ai tha se i ben dhurate atij nje jelek antiplumb.

    Ndryshe nga protestat e viteve te fundit, te pakta ishin ne numer edhe forcat policore, ku te selia e Kryeministrise ishte vendosur vetem nje radhe e uniformave blu.

    top-channel

  2. #2

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Nga ato qe ka thene z.Spahiu i AKZ, del se atij i eshte premtuar shume nga PS, pas zgjedhjeve! Te presim se si do te shkojne punet deri atehere!

    Berishes ja dhuroi nje antiplumb! Po Edit? Apo e ka lene dhuraten si surprize?

    Me siguri se nga dita e neserme dhe Mero Baze do te nise e te shkruaje ndryshe per AKZ, sepse pas çdo dalje te tij ne publik, shfaqen menjehere dhe "daljet" publike te gazetareve bazeminxhoz! AKZ prej neser do te goditet me rralle dhe me me embelsi!

    Do merren me dhuraten antiplumb per Berishen, por nuk do te merren me dhuraten surprize per Edi Ramen!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-05-2013 më 10:41

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    hahaha Nik Xhelatina, nga "1 milion kuqezinj" qe thoshte gjithe keto muaj, qenka katandisur ne 600 cope syresh.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    qelbaniku e zvarraniku kreshnik nuk eshte loje..

    dikush po e nxit kte kriminel..

    me sa po e kuptoj..kreshniku kerkon 21 janare..
    dmth kerkon te bej provokime qe te vriten njerz..

    kush ka te afert qe i shkojn ziverisht e m.uterisht prapa kreshnikut.. bejn mir te ikin sa skan ngren ndonje plumb bethve..

    larg kembet e duart e gryket nga mitingo-provokacionet e kreshnikut..
    ai kerkon te haj koka njerzish..

    jam i vonuar per kte porosi por me mir von se kurre..

    kujdes kalamaqerit nga kreshniku se do te ju a vrase..

    mo thoni pastaj pse nuk na the..


    ai eshte tmerresisht i rrezikshem..kanibal e vampir..

    ..

    e dini besoj se kur thot brari.. nuk e lu topi..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Do te shohim shume cudira ne kete fushate ,genjeshtra e plot te tjera qe rehatia e udhetimit me pras katundi i ngjall imagjinaten e politikaneve,por gjithsesi une e kam shkruajtur dhe nje here ketu qe,ata na i bene mire detyrat duke na lene jasht Europes......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    EDUARD ZALOSHNJA - AKZ & FRD 2012 - 2013.

    20 Shtator 2012

    A i volit AK-së dhe FRD-së koalicioni me PS-në?

    20 Shtator, 2012 | Postuar në: Opinion | Shkruar nga: TemA

    Nga Eduard Zaloshnja

    Ditët e fundit, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi (AK) dhe Bamir Topi i Frymës së Re Demokratike (FRD) e kanë ashpërsuar goxha tonin e ligjërimit të tyre publik. Shkak u bënë akuzat e rënda që Berisha lëshoi ndaj tyre në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe akuza monstruoze për Topin në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi.

    Si kundërpërgjigje, Spahiu, nëpërmjet një deklarate për shtyp, e ftoi “shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot ku ka dalë krah për krah me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit”. Gjithashtu, ai e ftoi “shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë para zgjedhjeve të viteve 2009 dhe 2011”.

    Ndërsa Topi, në një kundërpërgjigje publike, tha: “A e dëgjuat dje [Berishën] kur tha se nuk kishte fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, e lidhi emrin tim me vrasjen e gjykatësit Konomi dhe pronat e tij. Kryeministri që drejton policinë dhe shërbimin sekret, ka detyrimin ligjor dhe aksesin për informim zyrtar, ai nuk heton dhe zbardh të vërtetat e mëdha, por vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta. Ai shpif, siç ka bërë për vrasjet e mëdha politike të 22 viteve të fundit.”

    Të dy, si Spahiu edhe Topi, në përfundim të kundërsulmeve të tyre publike ndaj Berishës deklaruan se Berisha duhet larguar sa më shpejt nga pushteti. Madje Topi shkoi edhe më tej, kur kërkoi që “së bashku, me kurajo, vullnet dhe votë demokratike ta largojmë nga pushteti stalinistin e fundit në Europë.”

    Dhe fjala “së bashku” në gojën e Topit ngre pyetjen nëse FRD-ja do t’i përgjigjet thirrjes së PS-së për t’iu bashkuar frontit opozitar në zgjedhje. Ngjashëm, e njëjta pyetje mund të bëhet edhe për AK-në.

    Deri para këtyre deklarimeve të fundit të Spahiut dhe Topit, sinjalet që vinin prej tyre linin të kuptohej se do të mbanin një distancë të barabartë me PD-në dhe PS-në; pra, që kishin ndërmend të futeshin në garë veças dy partive të vjetra. Por edhe deklaratat e tyre të fundit nuk duhen marrë si një ndryshim përfundimtar kursi. Sepse të dyja partitë, ndërkohë që duken të vendosura për largimin e Berishës nga pushteti, duken gjithashtu të vendosura të kapin një sektor sa më të gjerë të elektroatit shqiptar. Dhe kur të marrin vendimin përfundimtar për mënyrën sesi do të garojnë, ato patjetër do të marrin parasysh edhe këtë objektiv politik të tyrin.

    Tani që sezoni politik elektoral duket se ka filluar me ngarkesë maksimale për dy partitë e reja, është edhe koha për të filluar bërjen e llogarive elektorale të tyre. Në funksion të kësaj, në një sondazh privat që kam zhvilluar në qytetin e Tiranës (jo qarkun), më ka rezultuar se të anketuarit që shprehën vendosmërinë për t’ia dhënë votën AK-së kishin një shpërndarje të gjerë territoriale, moshore, dhe historie votimi, ndërsa ata që ishin të vendosur për të votuar për FRD-në kishin përqendrim territorial, moshor, dhe politik. Rezultatet e plota të sondazhit nuk mund t’i bëj publike (meqenëse ishte një sondazh privat), por sidoqoftë, mund të ndaj me lexuesit disa gjetje interesante të tij.

    Kështu, ndër votuesit e pritshëm të Aleancës Kuqezi, rreth 1/3 kishin votuar për Edi Ramën në zgjedhjet e fundit për kryebashkiakun e Tiranës, 1/3 për Lulzim Bashën, dhe 1/3 nuk kishin votuar fare (prej moshës së re ose për arsye të tjera). Ndërsa nga ana tjetër, plot 90% e votuesve të pritshëm të FRD-së kishin votuar për Lulzim Bashën dhe ishin votues të moshës së pjekur që banonin kryesisht në lagjet tradicionale tiranase.

    Këto gjetje të sondazhit sugjerojnë se një futje më vete e Aleancës Kuqezi në garën elektorale nuk do të kontribuonte shumë për realizimin e objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Kjo, sepse votat që mund të marrë nga ata që s’kanë votuar në të kaluarën dhe ata që kanë votuar për të majtën nuk do të futeshin kështu në thesin e madh të koalicionit opozitar. Dhe sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar se e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

    Por a nuk ekziston rreziku që AK-ja ta pësojë si G-99-ta në vitin 2009, në qoftë se futet në koalicion me PS-në? (Kujtesë: G-99-ta mori më pak se 1% të votave në rang kombëtar atëherë, megjithëse sondazhet paraprake tregonin se do të merrte 4-6%) Ky rrezik në fakt ekziston, por vetëm nëse AK-ja përsërit gabimet e G-99-ës.

    Në fushatën e 2009-ës, G-99 u soll si një forum rinor i PS-së. Të gjitha daljet publike të drejtuesve të G-99-ës ishin qartazi të lidhura me fushatën e PS-së dhe deklaratat e tyre linin të kuptohej se G-99-ta do të ishte thjesht një fraksion i PS-së në qeverisje dhe jo një konkurente serioze brenda koalicionit. Ky qendrim konformist i G-99-ës mund të shpiegohet me faktin se, me të shkuarën e saj Mjaft-iste, kishte krijuar shumë plagë brenda kampit socialist në kohën që PS-ja kishte qenë në pushtet. Dhe kur erdhi puna për të votuar, përkrahësit fillestarë të G-99-ës i hodhën votat për PS-në, në vend që të votonin për “forumin rinor” të saj me emrin G-99…

    Ndërsa AK-ja, në qoftë se futet në koalicion me PS-në, nuk ka pse të luajë rolin e fraksionit rinor të PS-së; ajo mund të garojë me kauzat e veta specifike, si një partnere që do të jetë konkurente e fortë për administrimin e pushtetit pas largimit të Berishës.

    Dhe a do të ketë AK-ja firo nga një futje në koalicion e PS-së?

    Mund të ketë. Por, nga ana tjetër, ajo mund të përfitojë mandate parlamentare nga të qenit në një koalicion të madh. Sepse, si pjesë e një koalicioni të madh, një parti mund të marrë mandat në një qark edhe me 5 mijë vota, ndërkohë që, po të garojë më vete, do t’i duhen rreth 11 mijë vota për të marrë mandat.

    Dhe tani le të kthehemi te FRD-ja. Në pamje të parë, fakti që shumica dërrmuese e votuesve potencialë të FRD-së janë votues tradicionalisht të djathtë, të bën të mendosh se futja në koalicionin e PS-së do t’i shërbente objektivit të saj të shpallur për largimin e “stalinistit Berisha” nga pushteti. Por kjo do të ishte e vërtetë vetëm në qoftë se do të kishim një transferim mekanik të votave potenciale të FRD-së nga e djathta në të majtë. Në fakt, gjasat janë të mëdha që, në qoftë se ajo futet në koalicion me PS-në, një pjesë e votuesve potencialë të saj të mos e materializojnë votën për FRD-në. Duke qenë votues tradicionalisht të djathtë, ata mund ta votojnë atë si një alternativë afatgjatë ndaj “stalinistit Berisha”, por jo si një partnere minore në fushatën elektorale të PS-së.

    Me pak fjalë, FRD-ja, duke garuar veçazi, mund të kapë kuota më të larta elektorale për vete dhe njëkohësisht ta lehtësojë largimin e “stalinistin Berisha” nëpërmjet tërheqjes sa më të madhe rreth saj të elektoratit tradicionalisht të djathtë. Sepse sistemi aktual zgjedhor ka demonstruar që e penalizon ndarjen e votave të një krahu…

  7. #7

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    EDUARD ZALOSHNJA - AKZ & FRD 2012 - 2013.

    Sikur të votohej sot, opozita fitonte, ndërsa çamët merrnin dhe mandatin e LSI-së

    25 Nëntor, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA Online

    Nga Eduard Zaloshnja

    Në një shkrim të mëparshëm, bëra një përkthim të përafërt të përqindjeve të një sondazhi në terren për qytetin e Tiranës, të publikuar të shtunën nga gazeta DITA (http://respublica.al/opinion/2012/11...eson-ne-tirane). Këtë përkthim e bëra duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë

    Por siç dihet, në sistemin aktual elektoral, fati i rotacionit politik në zgjedhje varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, prëkthimin e përqindjeve të sondazhit të DITA-s në vota për partitë po e vazhdoj më tej, me përkthimin në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, do të paraqes edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.

    Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në, LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të partive të vogla të djathta (gjithsej 4.2 mijë në Tiranë, sipas sondazhit) shprëndarja e votave për 11 minibashkitë e kryeqytetit, bazuar në përqindjet e DITA-s është si vijon:

    Shpërndarja e Votave të Kryeqytetit Sipas Koalicioneve të Mundshme

    PS+Ak etj.——-126.5

    PD+PR etj.——–87.0

    LSI+PDIU——–22.7

    FRD—————-13.8

    Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo deterministik – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, kur nuk manipulohet, është instrument deterministik – pra, s’ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).

    Duke patur parasysh se 1134 të anketuar nga DITA kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot dhe duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:

    Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95%

    PS+Ak etj.—-119.2—–133.7

    PD+PR etj.—–80.1——93.9

    LSI+PDIU—-18.5——-26.8

    FRD————10.5——–17.1

    Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë shkrim, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe…

  8. #8

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    PS NUK PO PERSERIT GABIMIN QE U BE ME G99, DUKE E SHNDERRUAR ATE NE NJE SHTOJCE TE SAJ! KJO ESHTE ARESYEJA SE PSE AKZ U LA E "LIRE"!

    Aleanca Kuqezi, një flluskë apo një realitet elektoral?

    22 Qershor, 2012 | Postuar në: Opinion | Shkruar nga: TemA

    Nga Eduard Zaloshnja

    Kam patur rastin të marr pjesë në një lëvizje rinore dhe kam ndjekur nga afër dy të tjera. E para, ajo ku kam marrë pjesë, filloi në 8 dhjetor 1990 dhe u shndërrua shpejt në një parti që, vetëm katër muaj pas themelimit, fitoi 40% të votave në një garë të pabarabartë elektorale me partinë-shtet të asaj kohe. Qysh atëherë e deri më sot, kjo parti e ka qeverisur vendin në 12 nga 22 vitet ndërmjet.

    E dyta lëvizje rinore, në të cilën nuk mora pjesë, por që e ndoqa nga afër, ishte MJAFT-i. Për nga masiviteti, ajo as që i afrohej dot Lëvizjes së Dhjetorit, por kishte një lajtmotiv disi të ngjashëm me të – sfidimin e moçalishtes politike shqiptare. Dhe pavarësisht mungesës së masivitetit, MJAFT-i gjeneroi entuziazëm publik me metodat novatore të protestës që aplikoi.

    Dikur, edhe lëvizja MJAFT u shndërrua në një parti politike – në partinë me emrin ekzotik G-99. Por rezultati elektoral i saj ishte praktikisht afër zeros – ajo mori vetëm 13 mijë vota në garën e saj të parë zgjedhore në rang vendi. Opinioni im për këtë dështim: G-99-ta u fut në garë si një organizatë rinore e PS-së, e jo si një parti që do të sfidonte hegjemoninë e dy partive të mëdha. Dhe në këto kushte, pse duhej t’ia jepnin votën Erion Veliajt zgjedhësit e majtë, kur mund t’ia jepnin drejtpërdrejt Edi Ramës?

    Dhe tani le të vijmë tek lëvizja e dytë rinore që kam ndjekur nga afër – Aleanca Kuqezi. Kjo lëvizje pati si bërthamë një grup të vogël juristësh (me në krye ish-nënkryetarin e KLD-së) dhe shoqatën e Tifozëve Kuqezi. Kauza e saj publike: Sfidimi i trysnisë së qarqeve greke për deformimin e statistikave demografike të Republikës së Shqipërisë në favor të pakicës etnike helene.

    Meqenëse kjo kauzë rezononte fort me ndjesitë e mia kombëtariste (gjyshërit e mi janë gjakosur dikur në luftë me andartët grekë në jugun e Shqipërisë), e ndoqa nga afër Lëvizjen Kuqezi që nga fillimet e veta. Dhe ajo që kam vënë re nga njëri tubim i saj në tjetrin është masiviteti dhe energjia e pjesëmarrësve të rinj në ta. Do të duhej një studim i mirëfilltë sociologjik për të analizuar shkaqet e këtij masiviteti dhe energjie, por opinioni im është se, në thelb të tij, qëndron frustrimi i të rinjve me moçalishten politike shqiptare dhe me pozitën inferiore që politikanët tanë kanë adoptuar deri më sot ndaj fqinjëve.

    Dhe pyetja 1-milion dollarëshe është: A do të ketë Aleanca Kuqezi të njëjtin fat elektoral si të G-99-tës, siç kanë aluduar shumë zëra publikë deri më sot?

    Sondazhet e publikuara para zhvillimit të zgjedhjeve të 2009-ës tregonin se G-99-ta kishte një përkrahje që rivalizonte me atë të LSI-së, partisë së tretë në vend. Por rezultati i zgjedhjeve tregoi se ajo siguroi shumë më pak përkrahje se LSI-ja, pavarësisht se të dyja mund të jenë “kafshuar” njësoj në tavolinat e numërimit të votave (arsyen e dështimit elektoral të G-99-ës e përmblodha shkurtazi më sipër).

    Në mënyrë të ngjashme sot, sondazhet e pakta që kanë qarkulluar në publik tregojnë se Aleanca Kuqezi mund të ketë përkrahje më të madhe se LSI-ja, edhe pse ajo ka publikuar vetëm një program të koncentruar me 10 pika deri më tani. Por, pavarësisht se sa të detajuar apo të koncentruar do ta paraqesë programin elektoral AK-ja, përkthimi i kësaj përkrahje në mandate parlamentare besoj se do të varet nga tre faktorë kryesorë.

    Së pari, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, që ai drejton, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon kufizimin e mandateve të zyrtarëve të zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e duke zbritur deri te kryetarët e komunave. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i të rinjve kuqezinj me moçalishten politike shqiptare do të kanalizohet në votim për siglën e saj.

    Së dyti, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Aleanca Kuqezi, edhe sikur vendit t’i duhet të ripërsërisë zgjedhjet disa herë, nuk do të bëjë koalicion me ndonjë parti që nuk pranon platformën e bashkimit Shqipëri-Kosovë para anëtarësimit në BE, bashkim i cili, sipas AK-së, duhet të fillojë me unifikimin doganor, financiar, energjetik, legjislativ, arsimor etj. Në qoftë se AK-ja do t’i përmbahet këtij kushti deri në fund, besoj se frustrimi i përkrahësve kuqezinj me aferat e dyshimta të politikanëve shqiptarë me vendet fqinjë do të kanalizohet në votim për siglën e saj.

    Së treti, Kreshnik Spahiu, qysh prej takimit të parë me ambasadorin amerikan në një lokal në qendër të Tiranës dhe vizitës në Departamentin e Shtetit Amerikan, e ka bërë të qartë se aktiviteti politik i Aleancës Kuqezi, jo vetëm që nuk do të bjerë ndesh me strategjinë amerikane në Ballkan, por do të jetë ngushtësisht e sintonizuar me të dhe me atë të Brukselit. Vajtja demonstrative e ambasadorit amerikan në Kongresin e Aleancës Kuqezi në Tiranë, fill pas mosvajtjes në senacën e zgjedhjes së presidentit të njëanshëm nga mazhoranca, duket se është një tregues që sintonia mes Aleancës Kuqezi dhe Uashingtonit vazhdon të funksionojë. Dhe në qoftë se kjo parti do ta vazhdojë këtë sintoni, besoj se shumë përkrahës kuqezinj, të sugjestionuar edhe nga kjo sintoni, mund ta kanalizojnë sugjestionimin e tyre në votim për siglën AK.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    zaloshnja ja fut pordhes kot. bene interpretime te pabazuara ne testime direkte ne popullate me pyetesor..ai nuk ka bere asnjehere studim ne terren. pasi duhet te jesh kompani ose fondacion me para, sepse kosto e nje sondazhi mund te shkoje nga 10.000 deri ne 30.000 euro.

    nje sondazh eshte bere para 1 muaji i organizuar nga soros, dhe AK dilte 1.5% ne shkalle vendi.
    por gjerat ndryshojne me dite perpara fushates, keshtuqe do duhet testuar perseri opinioni per te pare tendencat.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Do te shohim shume cudira ne kete fushate ,genjeshtra e plot te tjera qe rehatia e udhetimit me pras katundi i ngjall imagjinaten e politikaneve,por gjithsesi une e kam shkruajtur dhe nje here ketu qe,ata na i bene mire detyrat duke na lene jasht Europes......
    Sa here na kane lene edhe do na lene jashte/ne balte. E kam thene edhe e them jane te gjithe PLERA! Askush nuk mendon per popullin! Per zgjedhjet dihet qarte qe do behet nje super lemsh!
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •