Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Ish-presidenti merr 10 mijë vota, por nuk e kapërcen dot pragun për një mandat në Tiranë. Të zhgënjyer nga zgjedhjet edhe AK e Kreshnik Spahiut dhe dy kandidatët e pavarur

    Tiranë Ish-presidenti Bamir Topi nuk e kapërceu dot pragun që e ndante nga Kuvendi i Shqipërisë. Sfida e partisë së tij për të kandiduar e vetme mes dy blloqeve të mëdha nuk u përkthye në mandate, edhe pse arriti të mbledhë rreth 30 mijë vota në të gjithë vendin. Megjithatë, efekti i përçarjes së të djathtës ka ndikuar direkt në tri qarqe. Vetë Topi ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në Tiranë, por rritja e pjesëmarrjes ka rritur edhe pragun për Frymën e Re Demokratike. Edhe pse vetë nuk do të jetë në Kuvend, ish-presidenti ka arritur t’i heqë një mandat PD-së në Tiranë, duke e gozhduar përfundimisht rezultatin në 19 mandate për të majtën dhe 13 për të djathtën. Në dy qarqe, në Tiranë dhe në Lezhë, FRD ka marrë aq vota sa t’i heqë mazhorancës së djathtë nga 1 mandat. Më konkretisht, në Tiranë koalicioni i djathtë ka arritur të marrë 182 030 vota, të cilat përkthehen në 13 mandate. Por këtyre votave, po t’i shtosh edhe 10 mijë votat që ka marrë FRD e Bamir Topit, koalicioni i djathtë do të arrinte të mbante mandatin e 14. Po ashtu, në qarkun e Lezhës ka ndodhur i njëjti fenomen, ku koalicioni i djathtë për vetëm pak vota ka humbur mandatin e 4. Në këtë qark, koalicioni i majtë ka marrë 39 242 vota, ndërsa koalicioni i djathtë, 38 902 vota, pra rreth 300 vota më pak. 935 votat e FRD-së në këtë qark kanë minimizuar shanset e së djathtës, e cila ka humbur në Lezhë edhe për këtë shkak. Një qark tjetër ku votat e FRD-së kanë efekt direkt në mandatet e mazhorancës është edhe ai i Kukësit. E djathta pretendon se ka marrë mandatin e tretë në këtë qark, të cilin e kërkon gjithashtu edhe kandidati i LSI-së. Efekti gërryes i partisë së Topit do t’i kishte shuar këto dilema me kohë. Një tjetër i zhgënjyer i madh i këtyre zgjedhjeve është edhe Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi. I pompuar mediatikisht si lider i një partie me mbështetje të madhe, Spahiu ka mundur të grumbullojë shumë më pak vota se Bamir Topi, duke arritur një përqindje të ulët në këto zgjedhje. Dy partitë jashtë koalicioneve provuan edhe një tjetër herë se ky sistem nuk i favorizon ata që kandidojnë më vete. E kundërta vlen të thuhet për partitë e vogla, të cilat kandiduan brenda koalicioneve. PDIU ka arritur të sigurojë 4 mandate në këto zgjedhje: në Tiranë, Elbasan, Fier dhe në Vlorë. Edhe Fatmir Mediu i PR-së ka arritur një shifër të mirë: tri mandate deputetësh. Në parlamentin e ri do të përfaqësohen edhe dy partitë aleate të koalicionit të majtë: PBDNJ e Vangjel Dules dhe një parti e re, për të cilën kandidonte Mark Frroku, vëllai i të akuzuarit për vrasjen e një komisari policie. Një tjetër zhgënjim në këto zgjedhje u takon dy kandidatëve të pavarur, Dritan Prifti dhe Arben Malaj. Edhe pse kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash, asnjëri prej tyre nuk do të jetë i përfaqësuar në parlamentin e ri, që pritet të konstituohet në shtator.

    FRD

    29 209 vota në rang vendi

    10 002 vota në Tiranë


    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Bravo Bamiri, shume i zoti qe arriti te ule numrin e deputeteve te se djathtes. Rri aty ku e ke vendin o Bamir se sherbim te madh i bere ketij vendi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Bravo Bamiri, shume i zoti qe arriti te ule numrin e deputeteve te se djathtes. Rri aty ku e ke vendin o Bamir se sherbim te madh i bere ketij vendi.
    Sic e thashe para zgjedhjeve, dalja e Topit ne parti me vete ishte nje zhvillim pozitiv. Topi, Mustafaj, Oketa e plot si ta, ishin njerez politikish impotente qe u bene dikushi fale kapitalit politik qe Berisha fitonte ne fushata e ne zgjedhje. Tani qe dolen e konkurruan vete per te marre voten e shqiptare, e kuptuan se sa u vlen lekura ne politiken shqiptare. Politikan nuk te ben kostumi qe vesh, mbiemri qe mban, apo daljet para mediave, por numri i votave e mandateve qe fiton ne zgjedhje.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Nuk e di pse po me duken ma pozitive keta se ato te lsi
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    si nuk doli nje tirons i zgjut me yaho

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Mesim per ata qe ndahen nga kopeja ! Perkrah luanit edhe macet kane pamje luanesh.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sic e thashe para zgjedhjeve, dalja e Topit ne parti me vete ishte nje zhvillim pozitiv. Topi, Mustafaj, Oketa e plot si ta, ishin njerez politikish impotente qe u bene dikushi fale kapitalit politik qe Berisha fitonte ne fushata e ne zgjedhje. Tani qe dolen e konkurruan vete per te marre voten e shqiptare, e kuptuan se sa u vlen lekura ne politiken shqiptare. Politikan nuk te ben kostumi qe vesh, mbiemri qe mban, apo daljet para mediave, por numri i votave e mandateve qe fiton ne zgjedhje.

    Albo
    Jam i bindur se të paktën TOPI-OKETA-MUSTAFAJ , Janë të vetmit Politikanë Shqiptarë që e DUAN SHQIPËRINË, sidomos TOPI dhe MUSTAFAJ.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    bamir tope madhaj sipas kaplloqes time do jet rekrutuar si spiun sigurimi qe ne gjimnaz.

    kur duall artan hoxha ki analisti jo ai xhambazi i njuz 24-tres.. e tregoj se e kishin rekrutuar qe ne gjimnaz.. mu mush mendja se nuku kish qenur kot nje llaf dikur qe thoshin se dhe gjinushi e plot tjere kishin qenur i rekrutuar si spiun sigurimi qe ne tetvjecare..

    un kam then qe kur duall topi.. ne fillim.. se ps po i djeg spiunet e fundit.. ne radhet e pd-se..
    mirpo kur i djegin te fundit dmth nuk u duhen me..dmth se eshte beteja finale.. dmth se nuk duan me rezerva..
    sikurse traineri fut ne minutat e fundit rezervat e fundit se loja po mbaron.. e ska ci duhet me kush ne stol..

    ne fushat topit nuk ju be ftes per tu futur ne koalicion te qelbesirave..
    dmth atij i ish caktuar roli i shuntit..
    dmth te nje hajduti special qe do vjedhe vota tek koshi i berishes..
    dhe topi e beri kte pun..

    dhe pati rezultat..
    dmth u a mori pd-se mijra vota ..

    pd beri nje luft shum te dobet ndaj bamirit.. si me then e la te vjedhe..
    vetem brari ka luftuar ta demaskoje bamirin me banden e tij..

    pra bamja e beri sherbimin per edvinin..

    besoj se edvini mund ta bej minister bujqesie kte horr.. dhe antar shtabi te 21 janarit..

    por bamiri hyri ne histori si qelbaniku me i madh nder qelbaniket qe tradhetuan pd-ne..

    por.. nuk duhet harruar..sic e kam thene.. dhe teveqel-lleku i berishes.. qe e mbajti shef te pd-se kaq vjet kte spiun te ndyre..
    e kulmi ..kur kte pis e beri president..


    nejse tani llapim kot..

    shqiperia ngordhi..

    23 qershori eshte tragjedi e madhe.. tmerresisht e madhe per atdhetaret e njerzit e ndershem..

    ky vend do lengoje prej 23 qershorit te pakten nja 25 vjet..

    vendi do perjetoje dit e net e vite e dekada te frikshme.. shum te frikshme..

    krim dhun djallezi barbari.. vrasje genocidim..reprezalje .. mafiii ..poshtersi .. sadizem.. kanibalizem.. uri.. inkuizicion.. degjenerim.. asfiksim.. etjetj..

    do jen nja 25 vjet nga me te nxirat ne historin e shqiptareve..ndoshta me te egra e barbare se te kohes enverit..

    cdo shqiptar --shqiptar i ndershem.. do ngryset me frik .. se kur po i vjen dondollaku e altin arapu.. e dritan dajti e tahir dosh bert perlaku.. qe ta marre..zvarre e ta vrase ne ndonje ferre diku ne male.. a ta djege diku ne nje furre..

    te gjthve do tu shpetoje ajo shu...rrë..

    shum keq shum keq.. tmerresisht keq..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-06-2013 më 18:05

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    o brar tash i ke humb zghedhjet nuk te shkojne ma romanet
    tregoju pak Burr
    edhe une u zhgenjeva asnji Mandat nuk morne partia komuniste
    me bjen te mbyll gojen e te pergezoj fitusit
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Topi jashtë Parlamentit, por FRD i heq dy mandate të djathtës

    Brar ala me spiunlliqe merresh bre burr?

    Une do kisha qejf FRD ti kishte fituar deputetet ne vend LSI. Por sdi pse aq pak vota Topi fitoi.

    Te dalesh kunder sundimtarit totalitar si Berisha nuk eshte goxha kollaj dhe ky me grupin e vet i dolen kundera kur Berisha ishte shume i fort.

    Suksese Bamkes

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •