Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    3 Maj 2013 | : Ekonomi,Kryesoret | Autor: Ard Kola

    Vaji i gatimit, pas përdorimit rishitet për furrat e bukës

    Rreth 2.7 milionë tonë vaj kancerogjen mbetet pas djegies. Ku shkon?

    Vaji i përdorur kushton në “treg të zi” 40 lekë/litri, nga 250 lekë që është normali

    ARD KOLA

    furre bukeNë vitin 2011, sipas statistikave zyrtare, në tregun shqiptar hynë rreth 38 mijë hektolitra vaj për qëllime gatimi, pra u importuan ose 3.8 milionë litra. Sipas standardit, rreth 30 për qind e kësaj sasie firon gjatë gatimit, kurse pjesa e mbetur, pra 70 për qind, mbetet. E përkthyer në shifra, rreth 2.7 milionë litra vaj gatimi mbeten “skrap” pas përdorimit, të pavlefshme dhe me përmbajtje të rrezikshme kancerogjene.

    Këtu lind pyetja, ku shkojnë këto sasi vaji, me efekte të dëmshme për mjedisin? Normalisht, sipas standardeve ndërkombëtare, ose siç veprojnë vendet e BE-së, si p.sh Italia, rreth 80 për qind e vajit të mbetur pas gatimit duhet të ricikluar, në të kundërt gjoba është 5 mijë euro deri në burg. Pra, normativat janë 30 për qind firo gjatë gatimit, 55 për qind duhet ricikluar dhe pjesa e mbetur përfundon te mbetjet, diferencë kjo prej 15 për qind e konsideruar e pranueshme.

    Ligji dhe tregu

    Po në vendin tonë, si veprohet? Deri në gusht të vitit 2011, e gjithë sasia derdhej në ambiente të ndryshme, ku të mundej, në det ose groposej, dhe nisur nga të dhënat e konsumit, bëhet fjalë për tonelata helm ndaj ambientit.

    Në shtator të vitit 2011, Ministria e Mjedisit nxori ligjin nr.10463 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku bashkë me vendimin për dispozitat zbatuese, i hapte rrugë krijimit të shoqërive të riciklimit të vajit të përdorur të gatimit.

    Për fat të keq, duke parë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Licencimit (Kujdes, të QKL-së, jo QKR-së!), mësojmë se vetëm një shoqëri e ushtron aktivitetin e riciklimit në bazë të normave të lejuara nga ligji. Kompania e mbledh vajin nga restorantet dhe fast food-et, në bazë të kontratës me detyrimet përkatëse që ka me furnitorin, e magazinon, për ta futur pastaj në proces riciklimi. Ky vaj shkon më tej për eksport, për qëllime të industrisë. Në rastin konkret, shoqëria e dërgon në Itali, ku ka edhe partneritet.

    Kompania, para se të lidhë kontratë me subjektin restorant, i jep një formular, për të mësuar me detaje nivelin e konsumit të vajit, pastaj lidh kontratë, me firmë dhe me vulë. Kjo është praktikë e njohur botërisht të paktën në 20 vitet e fundit. Inspektoratet e mjedisit apo të ushqimit, duhet t’u kërkojnë këtyre subjekteve faturat e blerjes së vajit dhe në bazë të normativave nxjerrin diferencën e sasisë së mbetur pas gatimit dhe në rast se restoranti nuk ka kontratë me X shoqëri riciklimi, gjobitet.

    Ambient dhe ushqim

    Problemi qëndron se një subjekt i vetëm nuk mund të menaxhojë rreth 2.7 milionë litrat e vajit të përdorur pas gatimit. Nga të dhënat e marra në rrugë operative, mësohet se subjekte të ndryshme, të palicencuara e mbledhin vajin e përdorur për ta rishitur te furrat e bukës, byrektoret, por edhe për koncentratin e pularive. Në mungesë të një tregu të pjekur për mbledhjen e sasive të vajit kancerogjen, për qëllime riciklimi, sasi me tonelata përfundojnë në ambient, si dhe më keq akoma për qëllime të lyerjes së tavave në furrat e bukës, në byrektore etj. Janë vetë pronarët e restoranteve që pranojnë se shumë individë vijnë për të mbledhur vajin e përdorur.

    Për shkak të mungesës së kulturës, shumë menaxherë restorantesh apo fast food-esh nuk e mendojnë gjatë kur dikush troket në subjektet e tyre për t’u marrë vajin, madje e japin me kënaqësi, duke hequr një barrë te vetja, ose një përgjegjësi ligjore për të mos e hedhur në ambient, kryesisht në lavaman. Pra, këtu kemi dy probleme; e para vaji i përdorur me elemente të dëmshme që derdhet në ambient ose groposet, duke zhdukur përgjithnjë jetën nëntokë apo në ujë, dhe e dyta, përdorimi abuziv i tregtarëve për ta rishitur për qëllime fitimprurëse. Nëse 1 kg vaj kushton rreth 250 lekë, i përdoruri blihet nga furrat e bukës apo byrektoret për 35-40 lekë dhe në kushtet e krizës, por edhe të mungesës së përgjegjësisë, ky “model” ka gjetur përkrahjen e shumë abuzuesve.

    Përdorimi i vajit

    Kjo është njëra anë e problemit, pasi askush nga institucionet kompetente nuk është në gjendje të analizojë vlerat ushqyese të vajit të gatimit në restorante apo fast food-e. Ka informacione që një sasi X vaji përdoret disa herë. Sipas specialistëve, në rast gatimi me tigan, në temperaturë 180 gradë, vaji nuk mund të përdoret më shumë se tri herë, ndërsa në friteza jo më tepër se 30 herë, gjithnjë me pajisje të specializuara.

    Ekspertët e fushës thonë se duhet shmangur gatimi i vajit në temperatura mbi 180 gradë, apo shtimi i sasisë së re mbi të vjetrën. Dëmet për shëndetin janë të konsiderueshme, sikurse edhe për ambientin.

    Kështu, mjafton vetëm 1 litër vaj i djegur për të ndotur 500 metër katror det, liqen apo lumë. Vaji i djegur, i hedhur në ujë dëmton filtrat dhe tubacionet, pra ekzistojnë një sërë dëmesh. Një vaj i djegur në 200 gradë përmban të tjera rreziqe, pasi transformohet kimikisht, kthehet në një lëng të trashë dhe ngjitës, i vështirë për t’u hequr, kancerogjen dhe shumë toksik për ambientin dhe shëndetin.

    Megjithatë, Ministria e Mjedisit ka një buxhet prej 7 milionë dollarësh në vit për të menaxhuar hapësira pafund apo subjektet që ndotin ambientin, duke e kthyer në mision të pamundur.

    Konflikti

    Të dëmshëm

    dhe pa licencë

    Në vendin tonë operon vetëm një shoqëri e riciklimit të vajit të djegur në gatim, “Soloil”, me seli në Tiranë. Një tjetër shoqëri, nga Pogradeci tentoi të merrte licencën, por nuk i plotësoi kushtet e vendosura nga Ministria e Mjedisit. Pavarësisht rregullave të forta, se me aktivitetin e vajit të përdorur nuk mund të merret asnjë subjekt pa licencë, të tjera shoqëri-individë thyejnë ligjin, madje dy herë. E para, nuk zotërojnë lejen mjedisore dhe ndotin mjedisin. Rasti tipik është i një subjekti me adresë në Shkodër, regjistruar në QKR Durrës, por me aktivitet në Tiranë, pa adresë konkrete.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...j-kancerogjen/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Ketu problematika eshte me e madhe se duket.Une jam nje individ qe ka kaluar shume profesione dhe kam prekur te gjitha fushat e industrise ne pjeset me te medha te degeve te saje.Qe ne vitet 86, une kam ngritur nje problem te tille dhe zevendesova perdorimin e vajit me nje silokon qe perdorej ne procesin e formave te plastikes.Ai kishte permbajte siliciumit, dhe nuk krijonte ngjitje.Kete e perdora ne mase ne prodhimin e biskoterise, ndersa ne ate te prodhimit,te bukeve, nuk gjeta mbeshtetje per shkak te mentalitetit te punonjesve ne keto fabrika, por dhe te cilesise te tavave te bukes qe ishin te deformuara.
    Ne paisjet pjekese te patateve frigitricet, jane te pa lejueshme te perdoren thjeshte tenxhere ku nxehet vaji, por duhet te jene me sistem banjo mari.Ne keto pasije, hidhet uji dhe nbi te hidhet vaji.Mbetjet e vajit te djegur degantojne ne uje dhe punonjesi e nderron ata gjate dites.Mjafton te hapesh nje rrubinete dhe kjo pune mbaron ne 2 minuta.Kush i ka keto paisje, pothuajse asnje , pasi as nuk i kuptojne arsyen se perse jane ndertuar , jo me te kene sens per ti blere ato.
    Nje tjeter problem ne prodhimin e bukeve eshte infeksioni i miellit.Dikur ne perdornim grurin vendas, qe hynte ne gruret e buta dhe qe krijonin nje infeksion te tmerrshem.Nje these me miell kur sitej nxirrte nje dy grushta me kriba te bardhe.Natyrishte qe ne fabrika kishte sita , por procesi nuk ishte automatik , por me doren e njeriut, i cili sapo kthente koken njeri pergjegjes per kete proces , e hidhte miellin direkt ne brumatrice.Ju bej nje pyetje.A keni pare ju qe ne furrat private dhe jo automatike te bukes te kene sita per miellin? Nuk ka asnjera , pasi kjo kerkon ambjent ne vete dhe ben pis ambjentin dhe punetoret.Mos don te thote kush se mieli qe vjen nga eksporti nuk ka infeksion? Pra realishte ne konsumojme buke e mish bashke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 03-05-2013 më 07:07
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    O anest i nderuare nje zote e dine se qfar ushqimi konsumojna ne ne dardani dhe ne shqiperi ,pasi kame ne plane te shkoje ne shqiperi ne muajin e ardheshem ,kame deshire qe atje ti shijoje specialitete klasike shqipetare dhe me siguri edhe ushqimet tjera qe ofrone mikpritja shqipetare.
    Me siguri shteti shqipetare i ka inspeksionet sanitare qe kontrollojne skarat dhe furrat e bukpjekve ,sepse jame shume i ndishem ne insekte sidomos ne krimba ,sepse iritohem kur i shof ata dhe e humbi apetitet...
    VENI,VIDI,VICI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    O anest i nderuare nje zote e dine se qfar ushqimi konsumojna ne ne dardani dhe ne shqiperi ,pasi kame ne plane te shkoje ne shqiperi ne muajin e ardheshem ,kame deshire qe atje ti shijoje specialitete klasike shqipetare dhe me siguri edhe ushqimet tjera qe ofrone mikpritja shqipetare.
    Me siguri shteti shqipetare i ka inspeksionet sanitare qe kontrollojne skarat dhe furrat e bukpjekve ,sepse jame shume i ndishem ne insekte sidomos ne krimba ,sepse iritohem kur i shof ata dhe e humbi apetitet...
    Ceshtjen e vajit te djegur , do ta provosh dhe po shkove ne lokalet me moderne, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne bote.Ka inisiativa te individeve qe permes vajit perdorur te krijojne lendedjegese bio per motorr te ndryshem makinash, por keto jane te rralla, apo ne prodhimin e enrgjise bio.
    Persa i perket kontrollit inspektorial, ato jane vemje qe ushqehen me korrupsion.
    Persa i perket guzhines shqipatre , une nuk di te kete ndonje gje specifike, pasi ne gatuajme sipas pervojes italiane.Une nuk mendoje se do te vishe ne Shqiperi per te ngrene Byrek, apo groshe ne vorbe.Une do te keshilloja vetem produkte deti, por tek ju kosovaret ky produkt nuk eshte i preferuar.Me qelloi nje rast kur pritem te ardhurit e luftes se Kosoves.Une i lirova nje hyrje gratis te kunates time qe ishte me banim ne Greqi.Cdo dite i coja ushqimin me makine , por me vone ato filluan te mblidhin ndihmat ushqimore dhe ndonje lek i ardhur nga njerzit e vet jashte dhe e kalonin vete ceshtjen e ushqimit.Por une per ti nderuar te shtunave i ftoja ne shtepi.Per ti nderuar me shume shkova dhe bleva karkaleca , qe jo kushdo ka mundesine ketu ti bleje ato per cmimin qe kane.krijova nje tryeza fantastike me sallaten jeshile , vere fruta etj etj, por shof qe asnjeri nuk po fillonte te hante dhe kur kaloi nje fare kohe u detyrova te pyes.me thane se nuk mund te hanin karkalecat.U ndjeva keq , pasi nuk i kisha pyetur me pare dhe se ne ate ore ishte veshtire ti hyje punes per te gatuar dicka tjeter.Kisha groshe ne frigorifer dhe me kete ato me mirkuptim e kaluan mbremjen.natyrishte ato nuk cinin nga nje shtrese e civilizuar, pasi jetonin me rrogen e nje babai qe punonte ne pastrimin e rrugeve, tymosnin pa perjashtim duhan me gra e burra dhe kishin problematika ne mardheniet mes tyre , qe ja impononte jeta jo cilesore qe kishin kaluar.
    Uroj t'ja kalosh mire, pasi dhe ketu mund te shijohet.Une rekomandoj peshkun , pasi eshte produkt bio.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Flm Anest ,ku me kishe preferuar te shoje ne pushime ne cilat plazhe ,ku ka qetsi dhe ku ka muzik shqipe!!!!
    VENI,VIDI,VICI

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Gjitheandej lemsh eshte bere, edhe ketu ne usa skandal eshte gjithcka. Te vjen tmerr nuk di cfare te hash. Keta e shofin si business edhe burim te ardhura as qe i behet vone per njerezit.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Meqenese ma del qe vaji i perdorur(djegur disa here)
    qenka me rreziqe per shendeton,perse lejohet te shitet ne treg?
    Vaji duhet behet ban me ligj
    te mos shitet fare,te ndalohet prodhimi,importimi,shitja,perdorimi/konsumi i vajit,te ndalohet behet
    ban per konsum margarina dhe gjalpi qe jane. te gjitha te demahme per shendetin
    Duhet te lejohet vetem vaji i ullirit
    extra virgin i pasuruar me omega 3 qe eshte vaj i shendetshem,por jo te perdoret ne sasi te madhe per person ne dite.
    Vaji i ullirit extra virgin eshte vaji me i mire
    Ky vaj ka vlera ushqimore por shishja e qelqit me kete vaj duhet
    te mbulohet me qeske te zeze
    qe te mos jete e ekspozuar ndaj drites dhe. rrezeve diellore qe ja prishin cilesite.Vaji ulirit extra virgin duhet te mbahet ne kushte erresire pa drite
    qe te ruhen vlerat ushqimore
    po u ekspozua shishja ne drite
    drita ndikon keq ne clirim radikalesh nga lidhjet kimike dhe degjeneron strukturen kimike
    dhe ul vlerat ushqyse te vajit..Nqs do mbahet shishja ne tavoline atehere mbeshtillet shishja deri
    te gryka me qeske te zeze qe ta mbaje shishen brenda ne erresire.
    Per tavat e furres qe lyhen ne siperfaqe me vaj qe te mos ngjisin eshte me mire te perdoren tava me siperfaqe teflon qe nuk lejon ngjitjen e brrumit dh te evitohet
    perdorimi vajit.

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Ne shqiperi duhet te behet ban misri
    buka e misrit , mielli i misrit per konsum, nga njerezit,pasi nuk eshte i shendetshem,,eshte shume negatliv
    per stomakun,shpejton daljen e rrudhave dhe plakjen sipas studimeve

  9. #9
    gemini Maska e gemini
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    78

    Për: Furrat e bukës përdorin vaj kancerogjen

    Benseven nuk e di nga e ke gjet ket lajmin e bukes se misrit dhe miellit,por ketej nga Italia mielli i misrit qe e bejne polenta eshte baze per ushqimin ne veri te Italis..
    "Tu vedi cose che esistono e ti chiedi perchè;io sogno cose mai esistite e mi chiedo perchè no?"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •