Gezuar Pashket.
Gezuar festen e ringjalljes se krishtit! Shendet e lumturi ne familjet tuaja!
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
5 Maj, Pashkė 2013
Tė mos dėshpėroheni si tė tjerėt qė nuk kanė shpresė (I Selanikasve 4:13)
I
Dita e Pashkės ėshtė me tė vėrtetė njė ditė gėzimi dhe shprese. Ėshtė pikėrisht kjo shpresė qė i jep jetės sonė kuptim dhe na jep forcė pėr tu pėrballur me tė gjitha vėshtirėsitė e kėsaj jete. Kjo shpresė ėshtė fuqia e njerėzimit, me anė tė asaj ne mund tė ndezim zjarrin e dashurisė dhe tė dhembshurisė ndaj ndaj njėri-tjetrit dhe ndaj gjithēkaje, sepse fuqia e dashurisė ėshtė shpresa (Shėn Joani i Shkallės). Pa praninė e shpresės, jo vetėm qė ne e humbasim kuptimin e jetės dhe e pakėsojmė fuqinė tonė shpirtėrore, por me humbjen e saj humbasim edhe gėzimin, i cili ėshtė tharmi dhe kripa e jetės.
Shpresa qė lind nga ngjarja e Pashkės, Ngjallja e Krishtit, nuk ėshtė thjesht njė emocion njerėzor apo njė iluzion, por ajo buron nga takimi me njė realitet qė i kapėrcen kufijtė e kėsaj jete, duke bėrė qė shpresa jonė tė jetė si pėr kėtė kohė, ashtu edhe nė atė qė do tė vijė. Nė shpresofshim nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė - thotė Apostulli - jemi mė tė mjerėt e gjithė njerėzve (I Kor.15:19). Shpresa jonė ėshtė njė realitet i vėrtetė i pėrjetuar nė Kishė nėpėr shekuj, sepse njė emocion thjesht njerėzor, apo iluzion, nuk do tė mund tė zgjaste kaq shumė kohė, dhe nuk do tė mund tė mbante gjallė miliona njerėz, gjatė gjithė historisė dy mijėvjeēare. Ky realitet ngrihet mbi Ngjalljen e Zotit dhe nė efektin real tė kėsaj ngjarjeje nė jetėn tonė, duke e shndėrruar atė dhe tė gjitha ndijimet e saj, dhe duke derdhur nė tė njė jetė tė re. Nė kėtė ngjarje, tė pėrjetuar me besim dhe shpresė, ne mund tė rigjejmė qėllimin tonė tė ekzistencės dhe tė restaurojmė natyrėn tonė tė vėrtetė.
II
Por pėrsėri, ne nuk jemi tė shkėputur nga realiteti i kėsaj bote, ku pėr shkaqe tė shumta njeriu mund tė humbasė shpresėn dhe tė zhytet nė dėshpėrim. Sepse gjithmonė, dhe sidomos nė kohėt e sotme, ka shumė arsye qė tė dėshpėrohemi dhe tė humbasim shpresėn. Arsyet pėr dėshpėrim mund tė jenė personale, familjare, kombėtare, rajonale ose tė pėrbotshme. Prania e vuajtjeve, sėmundjeve dhe vdekjes, varfėria, krizat ekonomike dhe shpirtėrore, qė krijojnė ankth dhe pasiguri pėr jetėn, konfliktet dhe luftrat nė shumė pjesė tė botės, tė cilat sjellin shkatėrrim dhe mjerim, janė me tė vėrtetė shkaqe pėr dėshpėrim. Si njerėz ne mund tė dėshpėrohemi.
Por Apostulli na porosit qė tė mos dėshpėrohemi si tė tjerėt qė nuk kanė shpresė, sepse dėshpėrimi pa shpresė ėshtė njė rrugė pa dalje. Vetėm shpresa ėshtė drita qė mund tė na ndriēojė rrugėn nė errėsirėn e jetės, dhe tė largojė nga ne mjegullėn e dėshpėrimit. Ne kemi shpresė dhe shpresa jonė nuk ėshtė e kotė, ajo buron nga siguria e ngjalljes sė Krishtit, i Cili mundi errėsirėn, frikėn, urrejtjen dhe vetė vdekjen. Kjo shpresė na forcon nė dobėsi, na jep dritė nė dėshpėrim, kurajo nė fatkeqėsi dhe na mbron qė tė mos mbytemi nė detin e hidhėrimit. Sado tė mėdha tė jenė vėshtirėsitė e jetės ato nuk mund ta shkatėrrojnė shpresėn tonė, sepse ajo i ka themelet nė Zotin e ngjallur. Vuajtjet dhe mundimet nuk mund tė na i shuajnė dot gėzimin dhe shpresėn, sepse dashuria dhe dhembshuria e Zotit pėrfshijnė tėrė njerėzimin. Ejani tek Unė gjithė sa jeni tė munduar dhe tė rėnduar dhe unė do tju jap ēlodhje - thotė Zoti (Math. 11:28).
III
Gėzohemi dhe lavdėrojmė Zotin nė kėtė ditė, sepse kjo ditė ėshtė pėr ne tė gjithė agimi i njė jete tė re pambarim. Gėzohemi dhe lavdėrojmė Krishtin, sepse drita e shpresės sė Ngjalljes ka larguar errėsirėn, frikėn dhe dėshpėrimin. E lavdėrojmė Krishtin dhe dėshirojmė ta themi edhe sot pėrsėri, se fitorja e Tij mbi vdekjen ėshtė njė fitore universale, pėr tė gjitha kohėrat, pėr tė gjithė popujt, pėr tė gjitha racat; fitore nė tė cilėn mund tė gėzohet ēdo njeri. E lavdėrojmė Krishtin dhe duam qė kjo tė ushtojė dhe tė kumbojė kudo, se kjo ėshtė fitorja e tė gjithė qenieve njerėzore. Ēdo fitore tjetėr nė botė ka krijuar ndarje dhe vazhdon ti ndajė njerėzit nga njėri-tjetri. Kur njė fiton, njė tjetėr humb. Njėri gėzohet dhe tjetri hidhėrohet. Ndėrsa nė fitoren e Ngjalljes sė Krishtit mundet vdekja, armiku i pėrbashkėt i tė gjithė njerėzve. Ēdo shpresė tjetėr nė botė ka qenė e pėrkohshme dhe e pjesėshme, ndėrsa shpresa e ēliruar nga varri i zbrazėt nė Jeruzalem ėshtė shpresė e pėrjetshme dhe pėr tė gjithė njerėzit.
Tė dashur vėllezėr e motra. Kjo ėshtė me tė vėrtetė njė ditė gėzimi dhe shprese. Le ta ndezim dritėn e shpresės dhe le ta pėrhapim kėtė dritė kudo. Ne kemi nevojė pėr kėtė shpresė, familjet tona, vendi ynė dhe gjithė bota kanė nevojė pėr tė. Le tė shkojmė pra, me dritėn e shpresės tė ndezur nė zemrat tona, tek tė gjithė ata qė janė nė vuajtje, nė sėmundje, nė varfėri dhe nė dėshpėrim, dhe le tu themi atyre se ka shpresė, se gjithēka qė e frikėson dhe e dėshpėron njeriun ėshtė mundur nga drita dhe dashuria e Krishtit.
Nė kėtė ditė tė shpresės do tė doja ti pėrshendes tė gjithė me lajmin e gėzuar se Krishti u Ngjall!
Feneri qė shikoni tė ndezur ruan flakėn e Dritės sė Shėnjtė e cila nė tė njejtėn ditė vjen nė mėnyrė tė mrekullueshme nė varrin e Krishtit nė Jeruzalem, mė pas ajo udhėton me avion ushtarak deri nė Athinė ku shpėrndahet nė tė gjitha qytetet e Greqisė. Korēa e merr pak para ceremonisė sė Ngjalljes nė Mitropolinė e Kosturit. Ka disa vjet qė kjo traditė rruhet dhe ėshtė njė bekim i madh pėr Korēėn qė merr Dritėn e Shėnjtė direkt nga varri i Krishtit ēdo vit pėr Pashkė. Si rrjedhim tė gjithė besimtarėt e marrin atė nė shtėpitė e tyre qė prej varrit tė Krishtit.
Autoritetet e vendit urojnė pėr Pashkėn Kryepiskopin dhe komunitetin orthodhoks
Pritja e Pashkėve ėshtė gjithmonė jo vetėm njė pritje urimesh, por edhe njė ditė vlerėsimesh tė shumta pėr veprėn e Kishės. Kėtė vit ajo ishte edhe mė e veēantė. Pėr herė tė parė u bė nė selinė e re tė Sinodit tė Shenjtė, pjesė e kompleksit tė Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
Bashkė me Fortlumturinė e Tij Anastas mernin pjesė nė pritje edhe anėtarė tė Sinodit: Episkop Nikolla, Episkop Andoni, Episkop Nathanaili, Episkop Asti dhe klerikė tė tjerė.
Erdhėn pėr tė uruar Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisė Lulzim Basha ndėrsa presidenti Bujar Nishani dėrgoi njė urim me anė tė kėshilltarėve tė tij.
Uruan edhe Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, Ministrat Halim Kosova e Visar Zhiti, kryetarė partish, rektorėt Dhori Kule e Jorgaq Kaēani etj. Pėr tė uruar erdhi edhe ambasadori i SHBA Arvizu dhe mjaft diplomatė tė tjerė.
Urime tė ngrohta, siē ėshtė nė traditėn e bashkėjetesės fetare nė vendin tonė pėrcollėn edhe pėrfaqėsuesit e komuniteteve fetare, ndėrsa Nunci Apostolik nė vendin tonė Arqipeshkvi Ramiro Ingles i dorėzoi Kryepiskopit Anastas njė letėr tė Papės Francesku I.
![]()
Kremtimi i Ngjalljes nė Mitropoline e Beratit
![]()
Krijoni Kontakt