-
Edi Rama, kandidat ne Vlore
Televizioni Top-channel ka dalė sot me njė lajm mbi kandidatėt qė do tė kryesojnė listat e PS-nė nė zonat zgjedhore. Lajme tė tilla me natyrė spekulative kanė ditė qė publikohen nė shtypin e pėrditshėm, dhe lajmi i Top-channel-it, qė njihet pėr aksesin mė tė madh nė qarqet opozitare, mund tė shihet dhe si momenti qė shėnon fundin e kėtyre spekullimeve. Sipas gazetarėve tė Top-it, Edi Rama do tė kandidojė si i pari i listės sė Partisė Socialiste nė Vlorė. Gramoz Ruēi do tė jetė i pari nė listėn e Fierit. E papritura ka tė bėjė me Pandeli Majkon, qė do tė jetė i pari i listės nė Tiranė. Pėr Ben Blushin ka kohė qė flitet se do tė kandidojė nė Elbasan, dhe lajmi e konfirmon kėtė fakt. Blushi do tė jetė i pari i listės atje. Nė Korēė do tė jetė Bashkim Fino. Pėr Gjirokastrėn Top-i nuk flet me siguri, dhe kjo tė thotė se ka ende ndėrdyshje nė PS. Nė Shkodėr ėshtė prezantuar tanimė Mimoza Hafizi. Nė Kukės ėshtė prezantuar, gjithashtu; ai ėshtė Vexhi Muēmata. Nė Durrės do tė jetė Blendi Klosi, ndėrsa nė Lezhė Mimi Kodheli. Nė Berat kryeson listėn Eduard Shalėsi, dhe nė Dibėr, gjė e ditur kjo, do tė jetė Shkėlqim Cani.
-
-
Pėr: Edi Rama,kandidat ne Vlore
Kur mbeten ende vetem pak ditė nga zyrtarizimi i listave tė kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e 23 qershorit, partitė janė nė fazat e fundit tė pėrpilimit tė tyre.
Ndėrsa nė Partinė Demokratike pak kush ka informacion pėr emrat dhe vendndodhjen e kandidateve, duket se Selia Rozė ėshtė nė fazat e fundit tė pėrcaktimit tė kandidateve.
Ajo ēka ėshtė vendosur dhe ka pak gjasa tė ndryshoje jane emrat e pare nė listė pėr 12 qarqet. ”Top Channel” ka mėsuar emrat e atyre qe do te udhėheqin listen e Partise Socialiste, duke nisur nga kryetari Edi Rama, i cili do tė kandidoje si i pari i listės sė Partise Socialiste nė Vlore.
Per Edi Ramen eshte nje risi kandidimi per deputet, pasi asnjehere nuk ka qene i tille per shkak edhe te faktit se ka sherbyer per 11 vjet si kryetar i Bashkise se Tiranes.
Presidenti i Asamblese se PS dhe numri dy i partise, Gramoz Ruēi, do te konkuroje i pari ne listen e Fierit, sikurse edhe kater vjete me pare.
Risia tjeter apo supriza e ketyre listave do te jete ajo qe ka te beje me Qarkun e Tiranes. Pasi ka sherbyer prej vitit 1996 si deputet i Korēes, Pandeli Majko do te udheheqe listen e PS ne kryeqytet.
Ben Blushi, ai qe udhehiqte Qarkun e Korēės ne 2009, do te jete i pari i listes ne qarkun e Elbasanit.
Qarkun e Korēės ne zgjedhjet e 23 qershorit do ta udheheqe Bashkim Fino, ndersa ende ka nje dyshim se kush do te jete i pari i listes ne Gjirokaster.
Ne kete qark jane ende ne balotazh Erion Veliaj me Arben Ahmetajn. Ne Shkoder, listen do ta udheheqe kandidatja me e re e prezantuar nga Edi Rama, profesoresha Mimoza Hafizi.
Ndersa ne Kukes, i pari do te jete nje tjeter prurje e re, e prezantuar pak kohe me pare nga Edi Rama dhe qe eshte Vexhi Muēmata.
Qarkun e Durresit, edhe kete here do ta udheheqe Blendi Klosi, ndersa ne Qarkun e Lezhes, e para e listes do te jete deputetja Mimi Kodheli.
Deputeti Eduart Shalesi eshte ai qe do te jete i pari ne listen e kandidateve per deputete nė Qarkun e Beratit, kurse Shkelqim Cani, nje nga zerat autoritare ne ekonomi do te jete i pari i listes se kandidateve socialiste per Qarkun e Dibres.
Ditet e mbetura deri ne skadimin e afatit zyrtar per regjistrimin ne KQZ te listes se kandidateve per deputete do te sherbejne per te kryer rregullimet e fundit, plotesimet, levizet apo renditjet ne lista, pasi perveē emrave qe do te udheheqin, jane mbyllur shumica e emrave qe do te jene ne gare per Kuvendin e ri te Shqiperise.
E ku duket se nuk do te mungojne suprizat, qofte me levizjet nga qarku ne qark krahasuar me listat e 2009, qofte edhe me prurjet e largimet.
TOP CHANNEL
-
-
Pėr: Edi Rama, kandidat ne Vlore
mir eshte ta shohim ne sall te kuvendit edvinin.
aty do cfaqet skicofrenia e tij dhe aktorlliku.
eshte nje mjeshter i madh..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt