Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    VinnyT, nuk te pata kundershtuar tek titulli i temes sepse shte shume domethenes dhe ke te drejte kur e quan absurditet. Por une absurde qeuaj faktin qe ata mafioze nuk denohen dhe jo kete fakt.
    Per mua denimi me 8 vjet burg eshte mese normal duke patur parasysh se cfare behet ne Shqiperi ne lidhje me vjedhjet dhe grabitjet ordinere. Pas 2-3 vjetesh ai ndofta lirohet, 1 vit le ta beje ne shtepi dhe pjesa tjeter ti mbetet si periudhe kohore per rikuperim, pra te mos bej dhe gjene me te vogel.
    Kjo praktike ndiqet ne shume vende perendimore, pra periudha e stazhit ku nje i denuar nuk e kryen te gjithe periudhen burg, por gjysmen ose me teper se gjysmen i ka per ti treguar shtetit dhe shoqerise qe eshte rikuperuar dhe ka vene mend nga gabimi i meparshem.

    Pra une jam me ate qe: cdo person qe shkel ligjin duhet te denohet dhe te mos tolerohet. Denimet duhet te jene ne shkalle progresive normalisht pasi nuk mund te denosh njelloj si kete qe vodhi nje celular, si Mazrekun qe qelloi Azem Hajdarin ne Parlament.
    Tek ne jepen shume pak denime me afate te gjata burgimi dhe denimi me Vdekje mungon fare dhe per mua keto jane absurditetet e verteta te Drejtesise Shqiptare.

    Shendet

  2. #32
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Eshte mese normale qe ēdo nje prej nesh ka mendimet e veta e i shpreh hapur ketu dhe prandaj ku forum eshte interesant.
    Po te shohesh psh sistemin e burgjeve ne USA eshte me te vertete katastrofik.
    Metoda amerikane ku preferohet ndeshkumi i rende e jo investim per te parashikuar shkaqet e riparuar ato tregon nga viti ne vit dobesine dhe konceptimin e gabuar te nje shoqerie.
    Ekonomia ka shkuar prej 10 vitesh ne rritje ne USA dhe grafiku i numrit te burgosurve ka qene shume me i larte se grafiku i rritjes ekonomike.
    Shteti nuk ka vetem detyre te ndeshkoje rende ate qe nuk respekton ligjin po ka mbi te gjitha detyre te propozoj nje projekt shoqerie qe te jete sa me i pershtatshem dhe i kapshem nga te gjithe.
    Vrasjet neper shkollat amerikane te kryera nga femije apo adoleshnte me arme zjarri jane nje tregues i qarte i degradimit te kesaj shoqerie dhe i deshtimit te shkollave publike.
    Shteti ka per detyre te luaje nje rrol te rendesishem ne pergatitjen e brezit te ri, ne edukumin civil te tij, ne shuajtjen e konflikteve socjale e zgjidhja nuk eshte vetem kamzhiku ashtu siē pretendojne konservatoret amerikane dhe i kane hedhur trute e gomarit nje pjese te madhe te shtetasve te vet.
    Jemi ne shekullin e 21-te dhe ai qe deshiron akoma denimin me vdekje ska kuptuar gje nga humanizmi.
    Aq me teper ne USA qe e mbajne dhe veten per besimtare duke filluar nga nje president psikomat qe kane zgjedhur!
    Bibla nuk i jep te drejten asnje njeriu te jape urdherin te vrasesh dike e cilido qofte faji qe ai ka bere.
    Ose ne amerike njerezit shtiren si besimtare ose ka nje hipokrizi qe une nuk arrij ta kuptoj dot e aq me teper per shqiptaret qe kane vetem disa vite qe kane shkuar me jetuar aty na jane bere me amerikane se marikanet.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #33
    Ne Amerike varet se per ke flet. Amerika ka shume ndryshim perbrenda saj dhe dueht folur me specifikisht.

    Se pari, eshte nje vend teper heterogjen, vendi me multinacional dhe multiracial ne Bote. Aty jetojne banore qe i perkasin mbi 300 etnive te ndryshme te Botes dhe eshte e natyrshme qe te kete dhe kriminalitet te larte.
    Krimi luftohet ne te gjitha fushat dhe tolerohet shume pak. NUk mund te mbash harmonine midis tere ketyre rracave dhe kombesive ne rast se tregohesh tolerant. Ne nje vend pune gjen si arabin ashtu dhe cifutin, si shqiptarin ashtu dhe serbin, si zezakun ashtu dhe te bardhin.

    Amerikanet nuk ecin perpara me ideologjira, por me ane te prakticitetit. Eksperimentojne dicka dhe nese e shohin se funksionon e mbajne ate dhe e perfekrsionojne. Ne rast te kundert e braktisin.

    Per burgjet varet se per ke e ke fjalen. Ka burgje shteterore, private, federale, te qytezave apo te lagjeve dhe secila ka sistemin e vet.
    Ne Amerike kush thyen ligjin denohet dhe nuk ka fjale te dyte, ndryshe nga Europa qe ecen perpara me liberalizma. Tek e fundit Europa eshte shume me teper homogjene dhe ai sistem i shkon per shtat.
    Aplikimi i menyres europiane ne Amerike do te ishte katastrofik per ate vend. Mendon ti se nuk e kane eksperimentuar me pare?

    Amerikanet kane mendjen e hapur dhe eksperimentojne cdo gje dhe gjithcka, por sic te thashe me pare, e braktisin ne rast se nuk i sjell rezultate.

  4. #34
    alvi
    i/e ftuar
    O Vinno ke te drejte, kush do qe te denohet me vdekje njerez si puna e Zan Caushit, nuk kane kuptuar gje nga humanizmi.
    Kush do te denohen me vdekje tipa si ata qe kishin grabitur ate te verberen, nuk ka kuptuar gje nga humanizmi, kush do te denohet me vdekje Jeffrey Dohmer (qe vriste homoseksuale dhe pastaj i bente copa copa dhe i ruante ne kavanoze ne frigorifer) nuk ka kuptuar gje nga humanizmi.
    Shif icik, sa hajduta perserites ka ne Irak, Arabi Saudite, SIngapor etj?
    Pak veshtire te vjedhesh celularin kur te mungon nje dore(lol)
    Ne Amerike qe thua ti Vinno, cdo shtet, pra banoret e cdo shteti vendosin vete, nese duan denim me vdekje apo jo, pra nuk jane 20 "te zgjuar" qe vendosin per gjithe Ameriken, por legjislatura e cdo shteti vendos vete.

  5. #35
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jane 400 milione banore ne Evrope dhe e kane hequr denimin me vdekje keshtu qe mos kujtoni se Amerika eshte reference per gjithēa.
    Numeroni rastet qe drejtesia amerikane eshte gabuar e ka denuar te pafajshem me karrige elektrike e do ta shikoni sa mire eshte te vdese nje i pafajshem.
    Te pakten kur denohet me burgim te perjetshem e ka mundesine dhe te mbrohet i pafajshmi ( dhe pse me veshtiresi).
    Po izolove dike me burgim te perjetshem me duket se nuk perben me rrezik per shoqerine ku jeton apo jo?
    Ah nqs ketu nuk flitet per drejtesi po per hakmarrje eshte teme tjeter qe mund te diskutojme po une per vete e kisha fjalen per drejtesine.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  6. #36
    VinnyT, sic te thashe dhe me siper, dhe Amerika provon dhe eksperimenton gjithcka dhe e man ose e braktis ne varesi te resultateve qe jep.
    Denimi me vdekje atje u hoq para 30 vitesh me vendim te Gjygjit Suprem dhe pas disa vitesh shtetet e vecanta u lejuan qe ta vendosnin ose jo sipas deshires se tyre.
    Qe atehere e kane rivendosur 31 shtete pasi keshtu ka dashur maxhoranca e popullsise atje.
    Dhe fakti qe disa e mbajne e disa jo tregon qe ne disa shtete eshte rezultativ e ne disa te tjera bejne dhe pa te.
    Edhe shtetet qe e kane, ka plot prej tyre qe nuk e kane aplikuar asnjehere, por ne te ardhmen mund tu duhet per raste ekstreme.
    McVeight psh qe vuri bomben ne Oklahoma, duhet te rrinte i gjalle?

  7. #37
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Redi!
    Denimi me vdekje aplikohet dhe eshte vene si mase sigurije per te ruajtur shoqerine mbi bazen e principit te frikes, per te paralanduar ata persona qe duan te vene vet drejtesi apo te kryejne akte te ulta.
    Me te vertete qe kjo gje mund te kete dhe efktin psikollogjik e te paralandaloje shume gjera dhe ne kete fushe eksperiencat jane shume te ndryshme nga shteti ne shtet pasi dhe ne Evrope ka egzituar ky denim deri ne vitet 80.
    Problemi i atij qe ka vene bomben per mendimin tim nuk shtrohet
    ne kete forme pasi ai qe ka ndare mendjen te vere nje bombe e merr parasysh dhe te flijohet ( per nje ideollogji fetare apo jo, per psikopati apo ku di une) keshtu qe kjo mase nuk e parandalon dot.
    Nqs flasim qe duhet marre hak per ate qe ka bere eshte pune tjeter po drejtesi nuk vendos hakmarrje me sa di une po merr masa te izoloje nje individ qofte dhe perjetesisht ne funksion te rrezikshmerise qe ky paraqet per te.
    Ne kete teme shdo shtet ka filozofite dhe eksperiencat e veta, dhe po ta shohesh ne Evrope ku denimi me vdekje nuk aplikohet me prej vitesh krimi dhe vrasjet jane shume me te ulta se ne shoqerine amerikane.
    Keshtu qe argumenti po te vije ne fuqi denimi me vdekje ulet automatikisht krimi nuk qendron.
    Amerika nuk ka leksione morale per ti dhene pjese tjeter te botes pasi nuk eshte nje reference ne kete drejtim dhe per kete besoj se nje pjese e madhe ketu jane koshjent per kete.
    Just God Can Judge Me

  8. #38
    VinnyT, Amerika ka numrin e krimeve me te larte sepse ka popullsise me heterogjene sesa Europa dhe jo sepse mban ne fuqi denimin me vdekje.
    Denimi me vdekje nuk e ngre kurrsesi nr numrin e krimeve.

    Ta thashe dhe me siper, qe ne Amerike ka lloj lloj mileti pasi ajo i ka pranuar te tere, si cifutin, ashtu dhe arabin, si te shkolluarin ashtu dhe injorantin dhe normalisht qe keto lene pasojat e veta.

    Europa nuk i ka keto probleme pasi popullsia eshte shume me teper homogjene dhe kushdo i huaj qe vjen detyrohet te asimilohet dhe ti pershtatet ambientit qe perbehet nga 90-95 autoktonas denbabaden.

    Popullsia e Amerikes ne 1950 ka qene 150 milion banore dhe tani pas 50 vitesh eshte afersisht 290 milion, pra dyfishuar. Dhe ato qe kane ardhur keto 50 vitet e fundit kane qene nga te gjitha vendet dhe rracat e botes.

  9. #39
    alvi
    i/e ftuar
    Vinny, ku e paske degjuar ti qe vrasjet jane me te ulta ne Evrope?
    Per fryme nuuk ka asnje mundesi, te jene me te uleta.
    Shifi dhe i here statistikat daje, se me duket se gabon.
    Mund dhe te gaboj une, po me duket se diku kam lexuar per statistikat ne fjle, dhe Evropa ja kalon Amerikes per vrasje e krim ne pergjithesi.
    Ja ku ke Shqiperine pa denim me vdekje.
    Sa vrasje per fryme ndodhin ne Shqiperi>
    Pastaj asaj pyetjes nuk ju pergjigje, si thu ti a meritonte denim me vdekje tipat si Zan Caushi?
    E zeme se te erdhi ty nje kriminel ne shpi, dhe te vrau foshnjen 6 muajshe dhe gruan per te grabitur shtepine.
    TI mendon se ai meriton vetem burgim te perjeteshem?
    Nuk behet dot ligji po per ty, e jo per ty, prandaj dhe parashikohet, dhe i lihet ne dore gjykatesve ta perdorin.

  10. #40
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Po te rikthej pyetjen Alvi!
    Nqs ti kapesh rastesisht ne nje vend krimi dhe ske bere asgje dhe si perfundim ashtu si ne shume raste qe jane bere dhe te njohura nga mediat amrikane te denojne me karrige elektrike ēfare mendimi do kishe per denimin me vdekje ?!!
    Statistikat rilexoji dhe nje here pasi e shof qe nuk e paske haberin po vetem shpirtin e debatit e nuk eshte me konstriktif diskutimi ne keto raste per mendimin tim.
    Shqiperia nuk ben pjese ne Komunitetin Evropian keshtu qe nuk ka pse te krahasohet me vendet evropiane pasi futet ne vendet e treta ( 1000$ per fryme ne vit nuk hyn dot as ne afrike e jo ne Evrope).
    Popullsia e Evropes Redi eshte rritur me 80% qe nga koha e lufte dhe ska lidhje kjo me krimin!
    Ne France ke mbi 20 milion te huaj dhe nuk ka kritere ketu qe te kesh diplloma qe te marresh dokumentat ndryshe nga Kanadaja keshtu qe dhe ky nuk eshte argument per mendimin tim.
    Just God Can Judge Me

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •