Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Këngëtari, interviste per gazeten ‘Panorama’: Do votoj për PD-në.

    Në përurimin e zyrave të komunës Lumas në Berat, ku mori pjesë Kryeministri Sali Berisha, mori pjesë edhe këngëtari i njohur, Kozma Dushi.
    Pasi këndoi për kreun e qeverisë, ai deklaroi për gazetën “Panorama” se i është mirënjohës Partisë Demokratike që i dha titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kozma Dushi, i cili katër vjet më parë ishte një nga përkrahësit e LSI-së, u shpreh se kjo parti e mbajti vetëm një muaj në punë dhe e hoqi të nesërmen e 30 ditëve.

    Ju keni qenë sot në takimin e Kryeministrit Berisha në Lumas të Beratit. Përse i jeni bashkuar PD-së, ndërkohë që ju deri tani keni qenë mbështetës i LSI-së?

    Patjetër që do shkoja, pasi njeriu duhet të jetë mirënjohës. Unë mora titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kam kënduar një jetë të tërë në skenë dhe asnjëri s’ma ka dhënë. Është tjetër gjë që e meritoja, por ama u vlerësova, dhe unë mendoj se njeriu duhet të jetë mirënjohës në jetë.

    Kush jua ka akorduar titullin?

    Nesër do të zhvillohet ceremonia ku do të marrë pjesë edhe Presidenti, në Pallatin e Kulturës. Do të jenë gjithashtu edhe miqtë dhe kolegët e mi. Titullin ma ka dhënë Ministria e Kulturës, siç janë rregullat dhe ligjet. U mblodhën personalitetet e vendit, kanë dërguar propozimin te Ministria e Kulturës, dhe kjo e fundit te Presidenti.

    Me daljen tuaj në krah të Kryeministrit, jeni larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim?

    Po çfarë LSI-je? Unë LSI-në kam shekuj që e kam lënë. Lëvizja Socialiste për Integrim mua më futi një muaj në punë dhe më hoqi të nesërmen. Ç’punë kam unë me ata?

    Sot keni qenë i ftuar nga deputeti, apo jeni dërguar nga Ministria?

    Jo, jo. Sot kam qenë me mikun tim, deputetin e zonës. Lefterin e kam shumë mik, jo sot, por kam 10-15 vjet.

    Për aktivitetin sot jeni paguar, apo e keni bërë si përkrahës i PD-së?

    Çfarë rëndësie ka? Nuk ka nevojë pagesa. Nuk është leku gjithçka, kartë është ajo. Unë e kam mik Lefterin dhe vajta për shoqëri.

    Më 23 qershor do të votosh për Partinë Demokratike?

    Nuk bëhet fjalë.

    PANORAMA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-05-2013 më 10:10

  2. #2

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Kengetar i madh

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    "Babuçi" për titullin "Mjeshtër i madh i punës" jep edhe menderen jo më votën.
    Është bër keq për lekë mo shokëni....sa do ket përlar Dozma Kushi në takimin me Saliun??

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Lol cfare pergjigjesh pa nivel paska dhene Kozmai! Nuk i takon nje figure te skenes si ai te pergjigjet ne ate lloj menyre.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Lol cfare pergjigjesh pa nivel paska dhene Kozmai! Nuk i takon nje figure te skenes si ai te pergjigjet ne ate lloj menyre.
    Pse deri sot e dije ndonjë të mënçur Komin ti??

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Ne fakt e kam degjuar vetem si kendon, jo si flet. Si kengetar me ka pelqyer.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Dhe si kengetare nuk eshte gje! Qe kur Kane filluar keta 'artistet' te merren me politike Shqiperine e mori lumi.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Kozi je i nderuar. hallall.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    ja hodhin edhe mai gati e ka nje vend drejtor ne ministri, i paskan hyre ne qef kengetaret sales keto kohet e fundit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Dhe si kengetare nuk eshte gje! Qe kur Kane filluar keta 'artistet' te merren me politike Shqiperine e mori lumi.
    pse nuk ka te drejte vote artisti?

    PD ;PS P lesh do votoje.

    se ç'kam nje pershtypje qe ju katunaret e ameiriqise vuani nga deliri i madheshtise.albon inclusive

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Kozma Dushi eshte vetem nje shembull, por e rendesishme eshte qe te kuptoni se ne politiken shqiptare, ka dy lloj politikash. Politika perfshirese e ndjekur nga Berisha qe perpiqet qe te shtoje elektoratin e tij edhe me votat e opozitareve te tij. Kemi edhe politiken perjashtuese te ndjekur nga PS e Edi Rames. Nese votove per nje ligj te Berishes, apo nese dhe nje mendim kunder nga "mendimi i Partise", ti je nje "provokator dhe i shitur i Berishes".

    Dhe kjo eshte nje nga arsyet qe elektorati i majte ne Shqiperi eshte ne tkurrje dhe votat e mazhorances jane ne fryerje edhe me votat e elektoratit tradicional te majte.

    Sa per Kozma Dushin, ai e ben te qarte me lart qe do te votoje per PD pasi kjo parti qe eshte ne pushtet respektoi dinjitetin e tij si njeri dhe kontributin e tij per artin shqiptar ne vite. Kozma Dushi perdorej nga PS dhe LSI ne mitingjet e tyre ne zgjedhjet e kaluara sa here qe vinin zgjedhjet, por kur vinin ne pushtet, askush nuk kujtohej per te si artist. Dhe Dushi perfaqeson nje brez te tere shqiptaresh, 50 vjecaret e sotem ne Shqiperi qe jane edhe kontigjenti me i madh i qytetareve ne vend qe dalin te votojne ne zgjedhje.

    Albo

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Nuk besoj qe gjer tani ka qene pa asnje titull Kozmai. Qekur titujt na i jepka partia?! lol Pastaj duhet te quhet ''shfrytezim" vetem pse ps-ja nuk i dha nje titull?! Nuk ka kenduar qyl ai po he. Ka plot kengetar te tjere qe mund tekishte marr ps-ja neper fushata. Artisti s'duhet ti perkasi asnje partie ne vecanti, por gjithe popullit. Te veje atje ku e paguajne mire, dhe kaq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-05-2013 më 10:25
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Titullin "Mjeshter i madh i punes" nuk ja dha PD-ja Kozmait por sepse e meritonte.
    Sigurisht qe nisma mund te jete e PD-se por pse nuk pyesni qe pse nuk e mori kete nisme PS-ja apo klecka LSI?!
    Muhabet i gjate!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Po ti qenke komplet palaço, o Kozma (Replikë)
    64
    Nga ARBEN DUKA
    Postuar më: 8 Maj, 2013 tek Aktualitet
    kozma-dushi2

    E çuditshme letra jote tek “Panorama” në adresë time. Po përse të më vijë turp mua, o palaço burrë. Që u putha me Berishën, që këndova për Berishën, që mora lekë nga Berisha?! Këto i ke bërë ti të gjitha. Të gjithë u tallën siç dhe e meriton e asnjë s’të mburri.



    Me ligj përgjigjen për mua duhet ta shkruaje këtu në gazetën “DITA”, dhe jo tek “Panorama” (nuk di se cili legen ta ka shkruar, se ti dhe emrin tënd e fillon me të vogël kur e shkruan; më saktë nuk di ta shkruash dhe ta lexosh shqipen).



    U tregove i pa karakter, siç je në të vërtetë. Erdhe këtu ku rri unë dhe me lot në sy m’u lute të hiqja shkrimin tim dhe 186 komentet kundër teje nga “Facebook”-u dhe unë t’i hoqa. Po turpin dhe llumin që të ka mbuluar nuk ta heq dot. Do ta aktivizoj sërish atë faqe.



    Nuk e kam fare problem pse nuk më ftove ti në darkën e turpit. Po ty të mungon mirënjohja për çdo krah që të ka ndihmuar. Mbase të kanë mbetur në menu mesazhet pa fund që më ke nisur që unë të përgënjeshtroja çfarë kisha shkruar. Ja një pjesë mesazhi: “Ti o Ben Duka je miku im më i afërt dhe më i vjetër. Po ti më njeh mirë mua. Vajta, këndova, mora ca lekë dhe kaq. Po unë jam i kuq o Beni dhe i kuq do vdes” etj, etj. Nuk dua të t’i them sot të gjitha se kam shtatë mesazhe nga ty që të nxjerrin siç je bërë në të vërtetë: një matrapaz ordiner pazaresh.



    Jemi shumë larg njëri-tjetrit. Ti je një individ butaforik pa shtyllë kurrizore e unë kam një karakter të çeliktë dhe jam pa një njollë. Për ç’interes financiar më flet, o idiot?! Nga do t’i merrja unë paratë po të të nxija ty më keq seç je nxirë?!



    Që në fillim letrën e hap me injorancë universale, se “unë nuk do ta pranoja ftesën për darkën tënde të turpit se ajo do të më vinte nga një bandë kriminale”. Me pak fjalë e njeh llumin dhe halenë ku je futur! Mua më vjen vërtet turp, po për turpet e tua. Se mua s’më rezulton që të kem bërë ndonjë turp, ti po!



    Dje më ke çuar dhe mesazhin e fundit që t’i thoshja Meros së TEMËS që ta hiqte shkrimin dhe komentet nga faqet e tij online, medemek të të pastroja komplet pisllëkun në internet, dhe ti të më nisje sot këtë përgjigje të mjerë, të gatuar nga një qorr tjetër në gazetën “Panorama”.



    Ti e ke marrë vulën e turpit në lule të ballit dhe me të në ballë do vdesësh kur të të vijë koha. Dhe mos abuzo me atë fatkeqësinë familjare. Thjesht të kujtova shkakun e asaj tragjedie: është ai që puthe ti 16 herë dhe i këndove këngën.



    Po unë do të bëj atë që s’të ka bërë perëndia, Kozma karagjozi: do të ndaloj me Vendim Gjykate që ti të mos kesh më në repertor asnjë gërmë nga krijimtaria ime. Dhe do ta bëj vërtetë. Mbas kësaj në repertorin tënd do të mbetet vetëm kënga që këndove në Lumas: “O Sali t’u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe një herë” etj. Dhe ti do mbetesh pa asnjë këngë, ose me pesë këngë, se unë kam dhe 2950 të tjera.



    Me pak fjalë ti je njeriu që bëhesh baltë dhe lëkurë ndaj kujtdo që të jep një vend pune, e ndërron lëkurën si kameleoni. Në fund, edhe një herë mund të të them se s’mund të më vijë mua turp për turpet e tua. I ke hapur vetes një telash të madh se unë di dhe kam shumë për ty, o Kome pabesia. Unë jam i panjollë dhe gjithnjë nga ana e popullit, ndërsa ti je nga ana që bie shi. Një individ pa dinjitet, pa personalitet, një palaço me pak fjalë. Pres përgjigjen tënde sa më parë. Sot vetëm të kam gërvishur. Prapë pa respekt të shkruan ish-miku yt Arben Duka.

    p.s. Mos guxo më të më marrësh mua në telefon se je krejt i pabesë, krokodil hesapi. Ti je bythëlëpirës dhe këtu do jemi kur t’i lëpish prapë bythën atij që do marrë pushtetin. Ti nuk e ke problem këtë, ke kohë që e ke kthyer në mënyrë jetese; ti dhe ai “ustai” i “Panoramës” që të ka katranosur letrën kundra meje. Kaq sa për sot, por do shkruaj shumë për ty dhe sojin tend.

    ARBEN DUKA



    Një nga mesazhet që Kozma Dushi i ka shkruar Arben Dukës, pasi ky i fundit i shkruajti një letër publike ku e pyeste si ka mundësi që ke shkuar në mitingun e Berishës në Lumas:



    “Arben Duka, si të kam? Të kam mik të vjetër dhe do të të kem gjithë jetën. Dua të them, shkova dhe mora ca lekë. Ti më njeh shumë mirë mua, o Beni, kam 3 vjet pa punë. Po pleqtë e moçëm kanë thënë se kali mis nuk shitet me një të penguar. Ti e di mirë këtë thënie të vjetër, po unë nuk pengohem kollaj, ti më njeh mirë. Sa për titullin që mora, e meritoja më parë, ashtu si e kanë marrë edhe kolegët e mi dhe ta gëzojnë. U jam mirënjohës atyre që kontribuan për mua. Më i poshtër në botë është mosmirënjohësi. Ben Duka, je miku im më i vjetër dhe shoku më i mirë që kam. Ti vazhdo shkruaj për mua, unë nuk mërzitem kurrë me ty dhe kurrë nuk dua të të humbas, mos e harro këtë. Unë i kuq jam dhe ashtu do t’i mbyll sytë o miku im në këtë jetë.

    Arben, të kam marrë në tel. po më dilte i fikkur disa herë. Ishe i ftuari i nderit për mua në Berat kur unë të merrja titullin. Nuk e di, Beni, pastaj u mora me organizimin dhe harrova pastaj. Nga Dhimitri, vëllai im, ke shumë të fala. Me konsideratën më të lartë, Kozma Dushi”.Letra e Kozma Dushit botuar dje në PANORAMA:



    Turp per ty Arben Duka… Me keqardhje mora dijeni për letrën tënde të hapur në DITA dhe nuk mund të mos përgjigjem. Më akuzon se ti duhet të ishe i ftuari kryesor, duke më kujtuar me të drejtë bashkëpunimet tona profesionale. Më lind natyrshëm një pyetje: Çfarë kuptimi do të kishte ftesa dërguar dikujt, kur i ftuari do e konsideronte ftuesin anëtar të një bande kriminale?!

    Më akuzon se kam tradhtuar ata që më kanë mbajtur në punë. Nëse ti sinqerisht mendon se KOZMA DUSHI gjatë gjithë jetës së tij profesionale ka fituar qoftë edhe 1 lek, vend pune, apo çfarëdolloj sadisfaksioni tjetër profesional pa djersën e ballit, atëherë jam unë ai që të them: TURP!

    Me një mungesë sensibiliteti që nuk ta njihja, më ke përmendur duke e politizuar paturpshmërisht një tragjedi familjare që më ka lënduar shumë. Mos do të bindësh publikun se ajo tragjedi të ka lënduar më shumë ty sesa familjen time?!

    Por më duhet t’i njoh vetes një defekt karakterial: çiltërsinë, të qenët KOZMA DUSHI gjithmonë, me këdo, pa u kujdesur ndoshta sa duhet për pasojat, të cilat i kam paguar dhe vazhdoj t’i paguaj. Nuk shqetësohem. Ajo që më shqetëson është sjellja jote, që e ngre veten në piedestalin e perfeksionit dhe duket sikur po i shkruan armikut të një jete.

    Ajo që më shqetëson, është fakti se urimet m’i bëre privatisht, ndërsa sulmin publikisht. Nuk e kam të lehtë të refuzoj idenë se pas kësaj iniciative me arsye pseudomorale, në të vërtetë fshihen arsye të forta materiale. Do të vazhdoj ta refuzoj këtë ide. Derisa të mundem…”







    Letra e Arben Dukës botuar disa ditë më parë DITA:



    Kozma! Njeriu ka kohë gjithmonë të turpërohet dhe ti u turpërove në prag të pleqërisë. Të urova për titullin, po kur lexova gazetat për bëmat e tua, u bëra shumë pishman, ndaj po të them se nuk e ke më urimin tim, se nuk e meriton. Nuk e di për sa je shitur, por jam shumë i pikëlluar për ty. Më thanë se e bëre të madhe dhe ceremoninë e titullit që të dha Saliu. Po ti që ditën e parë që e drodhe ke seleksionuar dhe emrat që do të kishe në ceremoni. Unë duhet të isha kryesori, mbasi fjala vjen nga 50 këngë që ke ti në repertor, 45 t’i kam shkruar unë. Kjo nuk të falet dhe s’kam si të ta fal. Atë titull që të dhanë sot, e meriton. Unë e kam merituar shumë kohë më përpara, po s’e kam kërkuar dhe nuk e kërkoj. Ti e politizove këtë punë Kome, ndaj dhe e zhvlerësove plotësisht veten dhe titullin. Unë e di mirë se ç’mendime ke pasur ti për Berishën dhe PD-në, ndaj u skandalizova nga ato që lexova në gazetë se në TV nuk të pashë, mbasi nuk i ndjek lajmet me Berishë dhe me Sali!

    Ti ke pasur një urrejtje patologjike, Kozma, për faktin se në vitin 1997 të është vrarë kunata (nusja e vëllait) nga një plumb qorr. Ndaj mendoj se dhe ti ke hyrë qorrazi në atë bandë vrasësish, që vranë dhe pas 97-s. Ti thua se LSI-ja të mbajti vetëm një muaj në punë, po kjo s’është e vërtetë dhe ti e di mirë. Kam përshtypjen se punon akoma në Bashkinë e Tiranës në drejtorinë që i kanë lënë Luan Zhegut, po ai nuk ka bërë ndonjë thirrje pro pushtetit, pikërisht tani që popullit i ka vajtur thika në palcë. Të gjithë kemi probleme ekonomike, por nuk mund ta nximë faqen karshi shumicës së popullit që na do dhe na mbështet moralisht. Ke tradhtuar veten o Kozma, askënd tjetër dhe kjo është tradhtia më e keqe. Po mundohem të të shkruaj me qetësi, po nuk mundem dot të mos të them: “Të të vijë turp nga vetja!” Me dhimbje, por pa respekt! Arben Duka
    Ndryshuar për herë të fundit nga shitesi : 08-05-2013 më 19:25
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    E ka tepruar ky arben duka me kete letren.Kozmai gjore te kendoj di ky mjeshtri e terheq te fusha e vet dhe po i bie sa i ha krahu.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  16. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    cudi..arbeni i bjen kozmait pse qenka puthut me berishen..po pse nuk i bjen vellait te tij qe puthet me berishen nepermjet mediut..po pse nuk i bjen vellait tjeter qe drejton sportin qe sa here ja lyp bica puthet me berishen e njerezit e berishes..po pse nuk i bjen vetes mor aman qe nje here eshte socialist e pas nje vjershe te botuar na del lsi-st e pasi lahet ne detin jon na del cam ..nuk e di si shpyfytyrohen disa njerez qe enderr kan karrigen..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Turp për ty Arben Duka!

    KOZMA DUSHI

    Me keqardhje mora dijeni për letrën tënde të hapur dhe nuk mund të mos përgjigjem. Më akuzon se ti duhet të ishe i ftuari kryesor, duke më kujtuar me të drejtë bashkëpunimet tona profesionale. Më lind natyrshëm një pyetje: Çfarë kuptimi do të kishte ftesa dërguar dikujt, kur i ftuari do e konsideronte ftuesin anëtar të një bande kriminale?!
    Më akuzon se kam tradhtuar ata që më kanë mbajtur në punë. Nëse ti sinqerisht mendon se KOZMA DUSHI gjatë gjithë jetës së tij profesionale ka fituar qoftë edhe 1 lek, vend pune, apo çfarëdolloj sadisfaksioni tjetër profesional pa djersën e ballit, atëherë jam unë ai që të them: TURP!
    Me një mungesë sensibiliteti që nuk ta njihja, më ke përmendur duke e politizuar paturpshmërisht një tragjedi familjare që më ka lënduar shumë. Mos do të bindësh publikun se ajo tragjedi të ka lënduar më shumë ty sesa familjen time?!
    Por më duhet t’i njoh vetes një defekt karakterial: çiltërsinë, të qenët KOZMA DUSHI gjithmonë, me këdo, pa u kujdesur ndoshta sa duhet për pasojat, të cilat i kam paguar dhe vazhdoj t’i paguaj. Nuk shqetësohem. Ajo që më shqetëson është sjellja jote, që e ngre veten në piedestalin e perfeksionit dhe duket sikur po i shkruan armikut të një jete.
    Ajo që më shqetëson, është fakti se urimet m’i bëre privatisht, ndërsa sulmin publikisht. Nuk e kam të lehtë të refuzoj idenë se pas kësaj iniciative me arsye pseudomorale, në të vërtetë fshihen arsye të forta materiale. Do të vazhdoj ta refuzoj këtë ide. Derisa të mundem…

    Panorama

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD

    Keto letrat e hapura me duken shume degraduese per te dy palet.
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •