Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku udhėheqėsin e duan mė shumė se udhėn!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku njerėzit u kėndojnė kėngė dhe himne dashurie udhėheqėsve qė nė tė gjallė tė tyre dhe udhėheqėsit shkojnė mes rapsodėve me buzė nė gaz dhe tė veshur me antiplumb.
* * *
Atdheu im, ku kryetarėt e partive zotohen solemnisht qė nė rast humbjesh tė zgjedhjeve tė japin dorėheqjen dhe qėndrojnė nė majė tė partive qysh prej 23 vjetėsh.
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku po tė bėsh njė sondazh tė sinqertė njerėzit do tė preferonin qė nga ajo kohė, mė mirė t u kish mbetur komunizmi se sa u mbetėn komunistėt!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku nė karrigen mė tė lartė tė parlamentit, gjen edukatėn mė tė ulėt!
* * *
Ėsht vendi ku po tė shkosh e tė zgjosh pa pritur kryetarėt e shtatėdhjetė e ca partive, duan kohė tė mbledhin mendjen qė tė tė pėrgjigjen nė cilin koalicon zgjedhor janė ato ditė!
* * *
Atdheu im ėshtė vendi ku vazhdojnė kėrkimet pėr njė medikament qė tu injektohet tėrė banorėve, qė ata tė mos kujtojnė dot, se ēfarė kanė thėnė kryepolitikanėt pėr njėri tjetrin!
* * *
Atdheu im, ku gjenden tė gjitha barnat dhe medikamentet e botės me pėrjashtimin jo nė spitalet shtetėrorė ku shėrbimi shėndetėsor i shtetit dėshmon pėrditė se sa i mrekullueshėm ėshtė ai i privatėve Dhe ku ministrat e shėndetėsisė dhe kolegėt e tyre lenė tė dy kėta shėrbime dhe kurohen jashtė shtetit!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku tė rrėmbesh njė pronė, tė zaptosh njė truall e tė ngresh njė ndėrtesė pa lejė, nė vend qė tė tė dėnojnė tė pajisin me tapi!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku nuk mund tė maten temperatura nėn hije, pasi tėrė pyjet janė prerė!
* * *
Ėshtė vendi, ku shumė prindėr u urojnė fėmijėve jo qė tė bėhen shkencėtarė, por doganierė!
* * *
Ėshtė vendi, ku historia pėrdoret pėr nevoja politike dhe nė ēdo tetė vjet shkollat marrin tekste tė rinj tė historise, nė tė cilėt nazistėt largohen nga Shqipėria herė mė 28 dhe herė mė 29 nėntor.
* * *
Atdheu im ėshtė vendi, ku shkollat mė tė rėndėsishme janė Instituti i Fiskulturės dhe Fakulteti i Mjekėsisė se studentėt nuk shkojnė atje pėr tu bėrė trainerė, pediatėr dhe kardiologė, por ministra dhe kryeministra e vitet qė vijnė, premtojnė qė fatet e vendit tė jenė nė duart e boksierve!
* * *
Ėshtė vendi, ku numri i turistėve vizitorė, ėshtė propaganda mė banale dhe ky numėr fryhet e fryhet edhe me pilotėt e huaj dhe shoferėt e autobuzėve qė flenė atė natė nė Shqipėri. Tė kesh katėr valixhe matanė trarit tė kufirit dhe tė shkosh ti sjellėsh njė nga njė, tė numėrojnė pėr katėr turistė!
* * *
Ėshtė vendi, ku qėkurse shifrat e statistikaveve shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk ėshtė mė vendi mė i mirė nė botė. Pra, tani qė shifrat i shpall qeveria vetė, vendi mė i mirė nė botė ėshtė kėtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janė tė fundit nė kontinent, qė pėrmbysin komunizmin; tė fundit qė antarėsohen nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, dhe ku qeveria prźt urime tė pėrzemėrta qė edhe nė Shqipėri, pas vitit Dymijedymbėdhjetė, edhe tek ne erdhi Dymijetrembėdhjeta!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku kriminelėt i kėrkon populli dhe i fsheh policia!
* * *
Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku sigurimi i lėvizjes sė lirė u prishte punė skafeve dhe kur u arrit lėvizja e lire, skafet patėn mbaruar punė nė dėbimet masive tė shqiptarėve.
* * *
Dhe sė fundi, lemėni tė huazoj e pėrshtas njė shprehje tė njė poeti fqinj, njė shprehje poetike: atdheu im ėshtė ai, ku tėrė njerėzit duan tė jetojnė nė njė vend tjetėr, por duan qė ai vendi tjetėr tė jetė kėtu nė Shqipėri! - DITA
![]()
Krijoni Kontakt