-
Fullani: Ulja e taksave nxiti ekonomine, te ruhet stabiliteti financiar
Fullani: Ekonomia nuk do tė pėrmirėsohet edhe kėtė vit
Blerina Hoxha
Tė gjitha gjasat janė qė ecuria e ekono-misė gjatė kėtij viti tė mos ketė ndry-shime nga njė vit mė parė. Me pak fjalė, rritja do tė jetė diku mes 1 dhe 2 pėrqin-dėve nė rastin mė tė mirė. Parashikimin e ka dhėnė dje Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė nė konferencėn e pėrmua-jshme tė shtypit. Kreu i Bankės Qen-drore, ndryshe nga herėt e tjera ka qenė mė i qartė dje nė parashikimet e tij. Pro-jeksionet tona pėr vitin 2013 mbėshtesin vlerėsimin pėr njė rritje ekonomike nė nivele pranė atyre tė vėrejtura nė vitin e kaluar, tha Fullani.
Dobėsitė
Konsumi vijon tė jetė i ulėt. Investimet private dhe publike po vijnė nė ulje. Pu-nėsimi ėshtė i paqėndrueshėm. Borxhet janė nė rritje. Tė gjitha kėto elemente po e mbajnė ekonominė nė kufijtė e pa-mundėsisė nė ritmet qė i takojnė njė ven-di nė zhvillim. Parashikimet e Bankės Qendrore na tregojnė se i vetmi burim pėr tė mbajtur rritjen nė terren pozitiv janė eksportet. Por edhe kėto do tė varen nė njė mase tė madhe nga kriza nė BE, e cila mund tė ulė kėrkesėn pėr prodhimet tona. Tė dhėnat e tregtisė sė jashtme pėr muajt janar dhe shkurt janė optimiste dhe tregojnė pėr ngushtimin vjetor me 27.1% tė deficitit tregtar, duke reflektuar njėkohėsisht rritjen e mėtejshme tė eksporteve dhe ecurinė e dobėt tė im-porteve. Pėr kėtė periudhė importet janė tkurrur me 9.5% nė terma vjetorė, ndėrkohė qė eksportet kanė ruajtur rit-me tė larta tė rritjes vjetore, prej 18.6%. Por nga e gjithė kjo agoni, qytetarėt do tė kenė njė tė mirė. Ēmimet e mallrave dhe sidomos tė ushqimeve nuk do tė ke-nė mundėsi tė rriten ose do tė rriten me ritme shumė tė ulėta nė periudha afat-mesme. Nė fakt, analistėt e ekonomisė kishin parashikuar njė ecuri mė tė mbarė tė ekonomisė kėtė vit, tė bazuar nė fak-torėt pozitive qė do tė kishin zgjedhjet nė shpenzimet publike dhe nga disa faktorė tė tjerė nxitės qė do tė vinin nga zbehja e krizės. Por nuk ndodhi kėshtu. Duket se edhe viti 2013 do tė ketė njė ecuri akoma mė tė vėshtirė.
Kėshillat
Banka e Shqipėrisė i tėrheq vėmendjen qeverisė qė tė bėjė mė kujdes pėr buxhetin. Ecuria e treguesve buxhetorė nė tremujorin e parė tė vitit tregon pėr rritjen e shpenzimeve. Pėr rrjedhojė def-iciti buxhetor u rrit me 41.5% gjatė kėtij tremujori, duke reflektuar rėnien me 3.6% tė tė ardhurave dhe rritjen me 1.4% tė shpenzimeve publike. Banka e Shq-ipėrisė tėrheq edhe njėherė vėmendjen pėr rėndėsinė e ruajtjes sė ekuilibrave fiskalė dhe pėr kontrollin e deficitit bux-hetor dhe tė borxhit publik nė nivele tė pėrballueshme e tė padėmshme pėr eko-nominė shqiptare. Fullani tha se nė opinionin e Bankės, prioriteti afatmesėm i politikės fiskale duhet tė mbetet ruajtja e disiplinės buxhetore, pasi sipas tij, di-sa tregues buxhetorė janė ērregulluar.Qeveria e ka thelluar deficitin me rreth 13 miliardė lekė gjatė muajit qė shkoi, me synimin pėr ta mbushur kėtė hendek kur tė arkėtohen tė ardhurat nga privatizimi i katėr HEC-ve. Por sipas burimeve nė Ministrinė e Financave, kompania turke Kurum e ka kushtėzuar derdhjen e shumės me marrjen mbrapsht tė 3 miliardė lekėve nė formėn e rimbursim-it tė TVSH-sė. Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ritheksoi nevojėn e vazhdimit dhe thellimit tė reformave strukturore, tė cilat rritin produktivite-tin dhe forcojnė konkurrueshmėrinė e ekonomisė shqiptare. Sipas guvernato-rit Fullani, kėto reforma i hapin rrugė zgjerimit tė potencialit ekonomik dhe duhen parė si instrumenti kryesor qė mbėshtet rritjen e qėndrueshme e afatg-jatė tė vendit.
MAPO
-
-
Pėr: Fullani: Ekonomia nuk do tė pėrmirėsohet edhe kėtė vit
Raporti i BSH: Shqiptarėt 90 % e shpenzimeve shkojnė pėr ushqime
Banka e Shqipėrisė pohon se shpenzimet e shqiptarėve pėr ushqime janė rritur. Guvernatori tha se ecuria e inflacionit 90 pėr qind dominohet nga ushqimet. Kriza u ndryshon sjelljen konsumatorėve. Ulen blerjet pėr mallra tė konsumit afatgjatė
Kriza pėrveēse u ka ndryshuar sjelljen konsumatorėve shqiptarėve, ka ndikuar sė tepėrmi mėnyrėn se si ata i harxhojnė buxhetet e tyre mujore. Shifrat e fundit tregojnė se shpenzimet pėr blerjen e ushqimeve janė rritur ndjeshėm dhe kanė rėnė shpenzimet pėr blerjen e mallrave dhe shėrbimeve tė tjera me afate mė tė gjata konsumi. Banka e Shqipėrisė e pohoi kėtė fakt nė vlerėsimin e fundit qė i bėri ekonomisė nė katėrmujorin e parė tė 2013-ės, kur pohoi se ecuria e inflacionit 90 pėr qind dominohet nga ushqimet.
Ndryshimet
Instituti i Statistikės qė mat ecurinė e rritjes sė ēmimeve ka pohuar se gjatė muajit prill, mesatarisht ēmimet janė rritur 2.5 pėr qind. Nė pėrgjithėsi ky nivel ėshtė normal dhe brenda kufijve tė synuar nga qeveria dhe Banka e Shqipėrisė. Deri kėtu situata duket nė rregull, por po t’i marrim artikujt nė grupe, pėr ushqimet rezulton njė situatė krejt ndryshe. Ēmimet e artikujve ushqimorė janė rritur me 5.8 pėr qind, nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Banka e Shqipėrisė pohon se inflacioni i artikujve ushqimorė ėshtė balancuar nga reduktimi i inflacionit tė mallrave tė konsumit jo-ushqimor. Inflacion i kėsaj kategorie ka reflektuar rėnien e ēmimit tė naftės, si pasojė e reduktimit tė ēmimit tė saj nė tregjet botėrore. Efekt rėnės nė inflacion ka dhėnė edhe reduktimi i ēmimeve tė mallrave tė konsumit afatgjatė, ndėrkohė qė ēmimet e kategorive tė tjera tė mallrave tė konsumit nuk kanė shfaqur ndryshime tė rėndėsishme. Ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė shpjeguan se rritja e ēmimeve tė ushqimeve lidhet me disa faktorė sezonalė qė e kanė ndikuar negativisht prodhimin vendas. Shirat e gjata tė pranverės dhe pėrmbytja e zonės sė Nėnshkodrės kanė ndikuar negativisht nė prodhimet bujqėsore tė stinės, si frutat dhe perimet. Duke bėrė qė njė kilogram kastravec ose domate tė shitet me dyfishin e ēmimit tė njė viti mė parė.
Kriza
Kriza ekonomike ndikoi nė sjelljen e shqiptarėve pėr tė shpenzuar. Edhe ata qė kanė mundėsi tė harxhojnė, kanė ulur kuotat pėr mallrat e luksit dhe po ekonomizohen me blerjen e mallrave dhe shėrbimeve tė domosdoshme. Kėtė tendencė e pohojnė disa faktorė; rritja e kursimeve nė banka dhe nga ana tjetėr, rėnia e kėrkesės pėr tė blerė shtėpi, prona, pajisje shtėpiake e etj. Nė kushtet e njė pasigurie pėr tė ardhmen dhe sidomos pėr vendin e punės, shqiptarėt nuk po kryejnė disa lloj shpenzimesh. Kjo sjellje ka ndikuar nė rėnien e konsumit nė tėrėsi e pėr pasojė nė vlerat e ēmimeve tė disa artikujve. Ky vit ka nisur me rėnie tė ēmimeve pėr mobiliet dhe pajisjet shtėpiake dhe tė pasurive tė paluajtshme, tė cilat, tė ndikuara nga psikologjia e krizės janė shtyrė pėr t’u kryer mė vonė. Banka e Shqipėrisė parashikon se ēmimet e konsumit do tė vazhdojnė rritjen me norma tė ulėta. Me njė probabilitet ndodhjeje 90%, inflacioni vjetor pritet tė luhatet nė intervalin 0.6% – 3.6% pas 4 tremujorėve.
Grupet rritja prill 2013
Ushqime 5.8 %
Pije alkoolike dhe duhan 3.6%
Qira, ujė, energji -0.5%
Mobilim pajisje shtėpie 1.3
Shėndeti 1.1
Transporti -0.7
Komunikimi 1.3
Argėtimi 0.8
Arsimi 1.8
Kafe restorante 1.7
Kujdes personal -3.5
Nis konsumi i kursimeve: Depozitat bien sėrish nė mars
Pas njė pėrmirėsimi nė shkurt, depozitat nė sistemin bankar kanė shėnuar sėrish njė rėnie me bazė mujore nė mars, duke vijuar tendencėn negative qė po konstatohet qė prej mė shumė se shtatė muajsh. Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, stoku i depozitave arriti nė 932.5 miliardė lekė nė fund tė muajit mars, duke rėnė me rreth 710 milionė lekė, apo rreth 0.07% nė krahasim me njė muaj mė parė. Tkurrja ka ardhur si rrjedhojė e tėrheqjes sė kursimeve si nė lekė, ashtu dhe nė valutė, ku ndikimin mė tė madh e ka dhėnė tkurrja e depozitave nga korporatat jofinanciare dhe financiare. Ndėrsa individėt kanė shtuar pak kursimet nė lekė, teksa ato nė valutė kanė rėnė. Nė fund tė muajit mars depozitat janė rritur me 1.8 miliardė lekė, apo 0.19% nė krahasim me fundin e vitit 2012. Njė vit mė parė ndryshimet pėrkatėse ishin 9.4 miliardė lekė dhe 1.1%. Ndryshimi vjetor (mars 2013-mars 2012) ishte 5.4%. Njė vit mė parė, ky ndryshim rezultoi 10.8%. Qė prej muajit shtator tė vitit tė kaluar, ritmi i rritjes sė depozitave ėshtė ngadalėsuar ndjeshėm, duke reflektuar vėshtirėsitė nga kriza qė po kalojnė konsumatorėt.
Bonot rėnie rekord, interesi bie nė 5.9%
Rėnia e interesave tė bonove nuk u ndal as nė ankandet e zhvilluara sot. Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me njė normė mesatare tė ponderuar interesi prej 5.99%, ēka pėrfaqėson njė minimum tė ri historik. Kreditimi i dobėt i sektorit privat dhe alternativat e pakta pėr investime financiare nė tregun e brendshėm kanė sjellė ofertė tė lartė pėr financim tė borxhit publik gjatė muajve tė parė tė kėtij viti. Tė njėjtėn tendencė nė rėnie ndoqėn edhe bonot me maturim 3-mujor, qė u emetuan me njė normė mesatare tė ponderuar interesi prej 4.97%, nga 5.04% qė ishte nė ankandin e mėparshėm. Nė dy ankandet e zhvilluara sot, qeveria kėrkoi njė vlerė totale borxhi prej 11.3 miliardė lekė, ndėrsa oferta pėr financim ishte nė total rreth 16.4 miliardė lekė. Ulja rekord e interesave tė bonove po sjell pėrfitim nė buxhetin e shtetit, duke ulur koston e shėrbimit tė borxhit, ēka ėshtė njė ngushėllim i pjesshėm nė njė kohė kur borxhi publik ėshtė rritur nė vlera rekord. Por ulja e interesave tė bonove ndihmon transmetimin e politikės monetare dhe shkon edhe nė favor tė kredimarrėsve nė lekė, qė e kanė kredinė tė ndėrtuar mbi formulėn bono thesari plus interes fiks. Nė rivlerėsimin e kėstit tė kredisė, ata do tė pėrfitojnė interes mė tė ulėt dhe do tė paguajnė mė pak.
MAPO
-
-
Pėr: Fullani: Ekonomia nuk do tė pėrmirėsohet edhe kėtė vit
Apeli i Fullanit: Kujdes me borxhin. Rritja ekonomike, sa nė vitin 2012
Nga: AURORA SULĒE
TIRANE- Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani apelon qeverinė qė tė tregoje kujdes me borxhin, nė kushtet kur tė ardhurat nė buxhet nuk po realizohen sipas planit, ndėrkohė qė shpenzimet janė rritur, ēka ka ēuar nė thellim tė deficitit buxhetor.
“Shpenzimet fiskale shėnuan njė rritje vjetore prej 9.8 %, kryesisht si pasojė e rritjes sė shpejtė tė shpenzimeve kapitale. Tė ardhurat fiskale kanė shėnuar njė rritje minimale, prej 0.3 % nė reflektim tė ecurisė sė ngadaltė tė aktiviteti ekonomik. Kjo ecuri e shpenzimeve dhe tė ardhurave, buxhetore ėshtė materializuar nė njė deficit buxhetor 2 herė mė tė lartė se 4 muajt e parė tė vitit tė kaluar. Banka e Shqipėrisė vėren se politika afatmesme dhe afatgjatė fiskale duhet tė orientohet mė shumė drejt ruajtjes sė qėndrueshmėrisė sė bezhit publik, pėrmbushja e kėtij objektivi, ndihmon nė uljen e pasigurisė dhe tė veprimeve tė rrezikut. Borxhi i ulėt dhe i kontrolluar publik krijon njė ambient me tė mirė pėr iniciativėn private”, u shpreh Fullani.
Kreu i Bankės sė Shqipėrisė vlerėson se aktiviteti ekonomik nė vend ėshtė ngadalėsuar, si pasojė edhe e rėnies sė konsumit dhe investimeve private. Banka qendrore vlerėson se rritja ekonomike pritet tė luhatet kėtė vit nė nivelin e rreth 1.7%, po aq sa edhe vitin e kaluar.
‘Aktiviteti ekonomik nė vit pritet tė rritet nė norma tė ulėta pozitive, pranė niveleve tė vitit tė kaluar. Kėrkesa e huave dhe politika fiskale prite tė japin stimul pozitiv, nė rritjen ekonomike, nga ana tjetėr konsumi dhe investimet fiskale do tė kenė njė ecuri tė dobėt dhe gjatė kėtij viti”, theksoi Fullani.
Guvernatori ka theksuar se normat e rritjes sė kredisė mbetet tė ulėta, me vetėm 1.2 pėr qind nė muajin mars. Sipas Fullanit, bankat po tregohen tė kujdesshme, si pasojė edhe e situatės nė Eurozonė.
(e.m/News24/BalkanWeb)
-
-
Pėr: Fullani: Ekonomia nuk do tė pėrmirėsohet edhe kėtė vit
Fullani: Ulja e taksave nxiti ekonomine, te ruhet stabiliteti financiar
Eglantina Nasi
Reduktimi i nivelit te taksave gjate muajve te pare te ketij viti, si nje mase lehtesuese e marre prej qeverise, e kane nxitur aktivitetin ekonomik ne vend. Nje fakt te tille e ka bere dje me dije deklarate publike, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. “Ne pese muajt e pare te vitit, politika fiskale ka shfaqur nje karakter stimulues per ekonomine, te shfaqur ne zgjerimin me ritme te shpejta te deficitit fiskal dhe te shpenzimeve publike. Gjithashtu, lehtesimi fiskal eshte mbeshtetur edhe ne politiken tatimore te uljes se drejtperdrejte apo indirekte te disa lloj taksash”, tha saktesisht ai lidhur me kete dukuri. Duke u shprehur me tej sesa i perket situates zgjedhore ne vend, e rendesishme eshte mbajtja nen kontroll e stabilitetit financiar gjate tranzicionit te pushtetit. “Banka e Shqiperise vazhdon te terheqe vemendjen mbi nevojen e marrjes se masave fiskale te cilat garantojne qendrueshmerine afatgjate te borxhit publik, rritin besimin e tregjeve financiare ne financat tona publike dhe ulin koston afatgjate te sherbimit te borxhit. Ky objektiv duhet te jete prioriteti kryesor afatmesem i financave publike”,- theksoi me tej kreu i BSH-se. Nderkaq, duke iu referuar ne detaje treguesve aktuale makro-ekonomike te vendit, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, e ka vene theksin tek vazhdimesia e prirjes renese te inflacionit vjetor, konkretisht duke shenuar nivelin 2.1% ne muajin maj. “Reduktimi i cmimeve te produkteve bujqesore, si pasoje e shtimit te ofertes se tyre ne tregun vendas, e zhvendosi per poshte inflacionin e ketij muaji”,- nenvizoi ai. Duke e shoqeruar kete edhe me detajin se nga kendveshtrimi makro-ekonomik, ecuria e cmimeve te konsumit vijon te reflektoje presione te dobeta inflacioniste, si nga kahu i kerkeses ashtu edhe nga ai i ofertes. “Dobesia ciklike e ekonomise eshte shoqeruar me reduktimin e forte te inflacionit baze gjate kesaj periudhe. Hapesirat e pashfrytezuara ne tregun e punes dhe te kapitalit mbajne ne nivele te uleta rritjen e kostove te prodhimit dhe te marzheve te fitimit, duke u percjelle me tej ne rritje te uleta te cmimeve finale te mallrave te konsumit te prodhuara ne vend”,- argumentoi gjithashtu Guvernatori Fullani, duke e vleresuar kete si nje arritje ne aspektin ekonomik te vendit. Duke perfunduar me deklaraten se “zhvillimet e pritshme ekonomike dhe financiare, kerkojne ruajtjen e natyres lehtesuese te kushteve monetare pergjate horizontit kohor te politikes monetare”.
KJ
-
-
Pėr: Fullani: Ulja e taksave nxiti ekonomine, te ruhet stabiliteti financiar
Drejtori i Bankes Kombetare ne Tirane thote ulja e taksave ndaj biznesit ka stimuluar ekonomine. Kurse Edi Rama u premtoi shqiptareve heqjen e taksave mbi te ardhurat e rritjen e taksave per biznesin. Kryeministri Rama ose do te vere premtimin e tij ne vend duke rritur taksat per biznesin, ose do t'i vere veshin drejtorit te Bankes e do te dali mashtrues ne syte e elektoratit.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt