-
FRD nis flirtimet politike me PS & LSI!
Biberaj: Aleanca PS- LSI? Largimi i Berishės legjitimon ēdo bashkim forcash
1 Maj, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Nėnkryetari i Frymės sė Re Demokratike, Aleksandėr Biberaj, nė njė intervistė pėr revistėn Klan, thotė se FRD nuk bėri aleancė me AK, pasi ata zgjodhėn njė trajektore tjetėr.
Duke komentuar aleancėn mes PS dhe LSI, Biberaj thotė se largimi i Berishės legjitimon ēdo bashkim forcash.
Opozita nė ēdo vend demokratik synon pushtetin, dhe kjo ėshtė normale. Parė nė kėtė kėndvėshtrim ajo nuk e ka humbur kauzėn e pushtetit, ndėrkohė qė koalicioni PS-LSI, ka dėmtuar qė nė embrion kauzėn e luftės kundėr korrupsionit tė qeverisė sė nesėrme, pasi siē dihet, LSI-ja bashkė me qeverisjen e PD-sė, u bėnė simbolet e korrupsionit me figurė, zė dhe bllok nė dorė. Gjithsesi, pėr zgjedhjet e 23 qershorit, kauza e largimit tė kryeministrit aktual nga pushteti, mbetet kauza kryesore qė legjitimon ēdo bashkim forcash politike. Nė Luftėn e Dytė Botėrore u bashkuan armiqtė politikė historikė, Ēurēilli dhe Ruzvelti nga njėra anė, me Stalinin nga ana tjetėr, pėr tė mundur Hitlerin, qė ishte e keqja mė e madhe e kohės. Edhe sot nė Shqipėri, e keqja mė e madhe e kohės ėshtė kryeministri aktual me kupolėn e tij antishqiptare dhe antipopullore, e cila duket larguar patjetėr nga pushteti, tha Biberaj.
Ai thotė se opozita do fitojė zgjedhjet, kurse Berisha do humbasė thellė. Biberaj parashikon se pas largimit tė Berishės, do reformohet e djathta dhe kėtė reformim do e bėjė FRD.
Kryeministri aktual do ti humbasė thellė zgjedhjet, gjė qė do tė hapė edhe rrugėn pėr reformimin e sė djathtės. Pėrveē largimit tė kryeministrit, ka edhe diēka tjetėr shumė pozitive, pasi kryeministri do tė marrė me vete edhe tė gjithė ata qė i thirri nėn armė nė koalicion, gjė qė do tė pastrojė njė herė e mirė tė djathtė e deformuar prej tij. Direkt pas zgjedhjeve, hapet rruga pėr krijimin e njė tė djathte tė re, tė moderuar dhe bashkėkohore, mision qė do ta kryejė mė sė miri Fryma e Re Demokratike. Opozita do ti fitojė zgjedhjet dhe pas 23 qershorit do tė kemi njė qeveri tjetėr.
-
-
Pėr: FRD nis flirtimet politike me PS & LSI!
Biberaj, Topi, Oketa e gjithe njerezit e tjere te larguar nga PD per te formuar FRD jane ata qe une i quaj "kapadahijte e pushtetit". Keta e duan pushtetin, e duan postin, por nuk duan ta fitojne ate me djerse, duan qe t'ua serviri Berisha ne nje pjate argjendi. Dhe keta te mund te kapardisen bukur para kamerave dhe te japin mendime sikur jane "koka te medha". Ne fakt, ajo qe ata nuk arrijne te kuptojne dhe qe do ta mesojne ne keto zgjedhje eshte se sa u vlen atyre lekura ne politiken shqiptare pa Berishen dhe pa PD. Ishin mesuar qe Berisha bente fushaten e keta ishin te paret te ndanin "trofete e pushtetit" me te. Sot qe jane ne parti me vete, sot qe jane muaj larg zgjedhjeve, sot qe u duhet te bejne vete fushate, sot qe u duhet te perballen me elektoratin e djathte shqiptar, sot qe duhet t'iu japin pergjigje pyetjeve te ketij elektorati, sot do te mesojne se si behet politika.
Ne 24 qershor do te mesojme nese FRD eshte nje force politike parlamentare apo nje parti politike vetem ne leter. Une nuk do te cuditesha qe Spahiu i AK te marri 5 here me shume vota se sa FRD.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt