Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Nje zhvillim interesant ne fushaten elektorale...


    Rama dhe Berisha bien dakord për 3 ligjet e Integrimit

    Edi Rama ka pranuar të votojë tre ligjet e integrimit me kusht që ato të hyjnë në fuqi me krijimin e Parlamentit të ardhshëm. Formula e konsensusit u paraqit nga kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa Kryeministri Berisha ritheksoi edhe njëherë gadishmërinë e tij për të mos mbajtur peng integrimin e vendit.

    Ndërsa legjislatura aktuale përgatitet të shkojë drejt fundit, politika duket se ka gjetur konsensusin për të zhbllokuar 3 ligjet e integrimit. Formulën e paraqiti Ilir Meta, duke marrë si shembullin ligjin për gjykatën e Lartë.

    Ndonëse ka refuzuar për muaj të tërë të votojë këto ligje në Parlament, kryesocialisti Rama pranoi në studion e “Opinion” se me këtë formulë është I gatshëm t’i votojë ato.

    Berisha ka qenë gjithmonë I gatshëm, gjithsesi gjatë takimit të tij të fundit me gazetarët, konfirmoi edhe një herë tjetër qëndrimin e tij.

    Mos miratimi i p/ligjit për nëpunësin civil, atij për Gjykatën e Lartë dhe rregullorja e Kuvendit, kanë mbajtur peng statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Pengesë të cilën politika mund ta heqë që në seancën parlamentare të së hënës, duke i miratuar ato.
    http://www.botasot.info/shqiperia/22...-e-integrimit/

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    PO lexoja dje ca faqe militantesh socialist..
    ata e njihnin mire kreshnikun..
    sipas tyre ky zhapik qenka miljarder..
    paska dhjetra dyqane te vetat qe i jep me qera ne tiran..
    plus dhjetra apartamente e bile disa pallate..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    PO lexoja dje ca faqe militantesh socialist..
    ata e njihnin mire kreshnikun..
    sipas tyre ky zhapik qenka miljarder..
    paska dhjetra dyqane te vetat qe i jep me qera ne tiran..
    plus dhjetra apartamente e bile disa pallate..
    "Socialistet" e kane intensifikuar propaganden kunder AKZ-se nga frika se nuk do te mund te formojne qeverine e ardhshme vetem me LSI, sic e kane planifukuar...

    Pasuri dhe gjera "negative" gjen edhe te ata qe i simpatizon ti. Ndoshta edhe me shume. Te nevojitet vetem vullneti i mjaftueshem per te hulumtuar apo shpekuluar ne drejtimin perkates, ngjashem si ne kete rastin e Spahiut.
    Edhe nese eventualisht s'gjen asnje prove te perdorshme, me nje trillim te thjeshte, te bazuar ne thashethena ekzistente apo te shpikura etj., mund te nxerresh gjithashtu nga situata.

    Per te mos u keqkuptuar: Kushdo qe beson se politikanet e karrieres, te cilet zakonisht ose shpesh kane edhe nje te kaluar te bujshme karrieriste ose te veprimtarise private dhe publike ne pergjithesi, jane persona plotesisht "te paster si loti" qe permbushin te gjitha ose shumicen e kritereve te rendesishme per pjese me te madhe te qytetareve te rendomte dhe te perkrahesve te ideologjive te ndryshme etj., eshte naiv.
    Prandaj, vleresimi nuk duhet te behet me kute te ndryshme dhe te paperdorshme, por me kute qe deri ne njefar mase jane te krahasueshme dhe ne perputhje me zhvillimin dhe rrethanat me te avancuara te shoqerise ose vendit perkates. Eshte e kote te pritet qe ne Shqiperi, ashtu si eshte dhe si do te jete edhe disa vite apo dekada, te mbreterojne rrethana si p.sh. ne Zvicer, ne Gjermani, ne Suedi, ne Danimark... Problemike nuk eshte pasuria e politikaneve si e tille, sepse edhe ne shume vende tjera te zhvillura ka plote politikane te pasur, por prejardhja e pasurise dhe, edhe me e rendesishme, keqperdorimi eventual i postit politik per shumefishimin e kesaj pasurie.

  4. #24
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    AK, Spahiu: Rama më tha, 'mos kërko të arrestoj Berishën'. S'i kërkuam as 5 ministra



    TIRANË – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka zbardhur detaje nga negociatat e tij me kreun e PS-së Edi Rama për gazetarin e emisionit ‘Studio24” në TVNews24 Denis Minga.

    ARRESTIMI I BERISHES?
    Spahiu bëri publike fakte të reja të takimit, teksa deklaroi se kryetari i opozitës i kërkoi që të hiqte nga kërkesat e AK-së arrestimin e Berishës, pasi ky i fundit e kishte lënë Ramën të qetë gjatë 8 viteve të pushtetit.

    “Ne kemi pasur qëndrim zyrtar dhe publik që tashmë është transmetuar nga të gjitha mediat shqiptare. Ka një material të adresuar në PS dhe në koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Evropian” , pasi këta duan dicka evropiane se po ta linin “Aleanca për Shqipërinë’ kishin frikë. Ç’të keqe ka po të ishte “Aleanca për Shqipërinë”. Pasi kanë tmerr të ishte dicka shqiptare. Pasi duan ti krehin ‘bishtin’ dikujt. Duhet ti krihnin ‘bishtin’ Dules. Nuk mund të rrinin pa futur Papandreun dhe Tadic. Po ju them momentin e fundit të telefonatës 5 minuta para se të dilja në deklaratën për shtyp. Telefonata e fundit nga Vjena e zoti Rama ka qenë se ne nuk i pranojmë 6 pikat e marrëveshjes dhe unë i thashë se ne nuk tërhiqemi nga 6 pikat. Më tha hiq emrin e Sali Berishës për arrestim me tha, pasi dhe ai nuk më arrestoi mua. 8 vite më la të punoja i qetë dhe nuk mund ti dal fjale, më tha Rama. Refuzoi nënshkrimin e një pakti për heqjen e barriera politike për arrestimin e shtetasit Berisha. Ne nuk kemi kërkuar ta arrestonim ne, por si mazhorancë që do vinim të hiqnin barrierat politike për të ndëshkuar dhe arrestuar”, tha Spahiu.

    KOSOVA
    Spahiu tha se Rama nuk pranoi edhe heqjen e pikave doganore me Kosovën, duke shtuar se një veprim të tillë e akne bërë të gjitha shtet e BE-së. Ndërkohë sa i takon Greqisë, AK tha Spahiu, ka kërkuar vetëm heqjen e ligjit të luftës. Kreu i kuqezinjve, tha se Rama nuk pranoi pasi kishte presion nga partia e Vangjel Dules.

    “Cështja e raporteve me Greqinë ka qenë heqja e ligjit të luftës. Kur kemi debatuar për cështjen e termave të heqjes se pikave doganore dhe kufitare me Kosovën, i thashë pse nuk e nënshkrua. Më është thënë me një fjali, jo sepse greket nuk na lejojnë. Athina dhe Dule dalin jashtë koalicionit dhe nuk kemi asgjë në terezi. Këtë ma ka thënë edhe gjatë negociatave dhe gjatë telefonatës. Ka pasur vetëm një bisedë të drejtëpërndrejtë mes meje dhe Edi Ramës. Jemi takuar pas emisionit tuaj (rreth 1 muaj me pare), për të kryer negociata në një nga lokalet e Tiranës. Jam takuar edhe me liderët e tjerë dhe krerët politik të spektrin opozitar. Ne gjithmonë patëm ëndërruar një front opozitar dhe jo një shtet të ndarë përgjysmë sic bëri Berisha me gjysmën e vet që i tha ministrave të tij shkoni tek Rama”, shtoi Spahiu.

    DULE
    I pyetur nga gazetari Minga, se pse pranoi të bënte koalicion me opozitën në një kohë që e dinte që partia e Vangjel Dules do i bashkohej koalicionit të majtë Spahi tha se në fillim Rama i ka thënë se mes tij dhe “partisë greke”, preferon AK.

    “AK ka deklaruar gjtihmonë se do hyjë e vetme në zgjedhje. Ne kemi qenë korrekt nga dita që jemi themeluar deri më sot, por për hir të disa parimeve që ne mund ti diktonim për të ardhmen dhe disa standarde në Shqipërisë ne ja vlenim të hynim në disa negociata. Në bisedën e drejtëpërndrejtë me Edi Ramën më është thënë se mund të bisedojmë me cdo term reference, por më është thënë se përballë jush dhe partisë greke ne pëlqejmë partinë shqiptare. Kam insistuar nga dita e parë deri në ditën e fundit, unë i kam kërkuar Ramës që të shpallë termat e referencës së koalicionit, mbi themele dhe parime dhe strategji elektorale ngrihej. Parimet janë standardet e përbashkëta që referohej dhe do qeverisjes nesër. Cilat do ishin listat. Është deklaruar se i është thënë Dules se nuk do jesh me ne se do kemi përpjekje të kemi aleate AK pasi figuron me 15 % të votave dhe kemi mundësi të përmbysim Berishën dhe të vijmë në pushtet. Dy ditë para negociatave të fundit, Rama nënshkruan me Dulen. Ne kishim qëndrim publik dhe nuk kishim kusht prezencën e Dules, se ne nuk jemi parti raciste dhe nuk kemi fobi për të huajt. Por, edhe nëse ne i diktonim koalicionit opozitar disa parime dhe standarde që lidheshin me rotacionin politik dhe mbrojtjen e votës, ndryshimin e sistemit elektoral, heqjen e barrierave Shqipëri-Kosovë dhe ndëshkimin e shtetasit Berisha kishim realizuar 50 % të kërkesave tona, dhe shkonim si forcë politike që mund të tërhiqnin rreth vetës një mazhorancë. Deri 5 minuta para se te deklaroja se do dilja i vetëm ne zgjedhje i kam deklaruar Ramës nxirr zëdhënësin dhe deklaro se pranojmë 6 pikat e AK-së. Jo më tha nuk pranoj asnjë. AK kërkonte numërues me konsensus dhe bashkëpunim që në tavolinat e fletëve të numrit u refuzua. Barishen tha hiqe. Kufizimin e mandateve politike i thashë pse nuk duhet heq, ai tha se kam deputetë që kanë 30 vjet. I thashë se ne kemi hyrë si forcë më gjak të ri dhe nuk të kushton asgjë të futesh deputetë të rinj. Kjo ishte pikë parimore që në parlamentin e ri të vendosnim disa rregulla pasi këtu ka një statusquo që është marrë peng shteti. Në kërkonim përmirësimin e infrastrukturës ligjore për standarde të tjera parlamentarizmi. Tha 'hiq bashkimin e doganave se me del Dule nga koalicioni'. Mua më vjen mirë se një pjesë të tyre Rama i pranon. Sic tha nuk mund të bënim martir Berishën. Pse u dashka të amnistojnë njëri-tjetrin. Rama duhet ti japë shpjegim shqiptarëve pse heziton dënimin e Berishës”, theksoi Spahiu.

    LISTAT, 5 PORTOFOLET
    Më tej, Spahiu sqaroi se biseda me kreun e PS, Edi Rama u fokusua dhe mbi listat e përbashkëta.
    “Emri i kronik i Spahiut nuk do figurojë në lista të përbashkëta. Këtë ia kërkova unë. Kemi bërë opozitë radikale më shumë se PS, kemi protestuar për të rrëzuar Berishën, vijmë me moral më të lartë, me më shumë vota se LSI, se LSI ka qenë në opozitë. Nëse i jepni aq LSI aq dhe AK, ose dyfishi.
    I thashë sa e vlerësoni LSI, më tha, 4.5% po AK, 15%.
    Nëse ju bëni lista të përbashkëta nuk tolerojmë në asnjë mënyrë të trajtohemi si LSI sepse jemi me aksione të më larta se LSI”.

    Sipas Spahiut, u diskutua gjithashtu dhe lista me emra të veçanta, por kreu i AK mohoi se ka kërkuar 5 portofole ministrash.
    “U diskutua lista me emra të veçanta. U diskutua nëse iu dhanë 5 apo 3 LSI, 5 apo 3 ministra,. Publikisht u tha nga unë tek z Rama, që nëse hyni me ministrat e LSI në qeveri ne nuk bëhemi pengesë për qeverinë e ardhshme, por me këta ministra nuk ulem. Pra nuk kemi thënë se kemi kërkuar 5 emra. Numrin 5 zotëria e nxjerr sepse LSI ia ka kërkuar. Ne i thamë nëse i ke dhënë kaq LSI, dhe ne nuk biem më poshtë se LSI. Ky ka qenë i gjithë debati me Ramën”.

    “Në bisedën e drejtpërdrejtë që është bërë me kreun e PS, pra kur u tha që nuk ka lista të barabarta, kësaj bisede iu vu kapak”, shtoi me tej, Spahiu.

    NUMËRUESIT E VOTAVE, BISEDA ME PS DHE METËN
    Kryetari i AK, zbuloi dhe negociatat mes tij dhe Ramës dhe për cështjen e numërimit të votave.
    “Më është thënë në tavoline, por dhe nga negociatorë më pas se AK do i jepeshin numërues, domethënë përfaqësues të partive që numërojnë votat. Një ditë më parë negociatorët (Gjiknuri) më thanë, ‘harroje!’. Është e pamundur se i kemi ndarë gjys për gjys me LSI, që ta dini. Kontaktova me z Meta vetëm për këtë gjë, sa e vërtetë është kjo gjë? Po tha një numërues e kemi ne, një PS. Dmth AK-së, iu mbyll dera për numërues. Në kushtet kur votat tona nuk i numëronim dot ne, por t’i numërojmë ne me LSI, kur lista të përbashkëta nuk do kishte, kur refuzonte sistemin elektoral, ndëshkimin dhe hetimin e Berishës, atëhere çfarë i mbetej këtij koalicioni? Këtyre u interesonte thesi me vota i AK, por jo AK dhe ideali i saj”.

    LARGIMET NGA AK
    Kreu i AK ka komentuar edhe largimet e fundit të aktivistëve të partisë së tij në Partinë Socialiste dhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Spahiu akuzoi koalicionin e majtë se po tenton të blejë me para kuqezinjtë pasi nuk ka votat e duhura për të ardhur në pushtet.

    “Organizimet politike janë bashkime vullnetare, sidomos lëvizjet e reja janë bashkime vullnetare. AK nuk ka të punësuar, por vetëm njerëz vullnetar dhe kanë ardhur me dëshirë pasi i ka bashkuar një kauzë. Kanë qenë disa parime tona që nga dita e parë deri në e fundit, që ne nuk i kemi tradhtuar. Në 250 mijë njerëz ka nga ata që e kanë konsideruar AK si paradhomë për të shkruar tek PS dhe PD Ditën që AK i ka qëndruar kauzës së saj mbështetësit janë shtuar. AK nuk ka preferuar të qëndrojë ‘poshtë fustanit’ të Ramës. Pse është gjithë ky agresion i Ramës ndaj nesh dhe jo FRD. FRD është krijuar me pjesën më të fortë të lidershipit të së djathtës shqiptare me deputetë dhe ish-deputetë të PD. LSI u krijuar nga deputetë dhe pushtetarë që u krijuan si fraksion i PS. AK ishte risia e 23 viteve të fundit se lindi si lëvizje e qendrës ku u bashkuan pjesa më vitale dhe patriotike e rinisë shqiptare dhe nuk bëri dallime për shkak të doktrinave politike. AK ka qenë në qendër është dhe do mbetet. Më thoni se cfarë detyrimi i ka pasur PS që të ketë këtë mllef. Sot PS dhe LSI kanë hapur thesin me para dhe po i shkojnë strukturave të AK nga qendra në bazë, pasi janë në panik sepse nuk fitojnë dot”, nënvizoi Spahiu.

    ‘SULMET' E BERISHËS DHE RAMËS
    I pyetur se pse kryeministri Berisha nuk e sulmon më AK dhe liderin e saj, Spahiu tha se kjo është një taktikë e dështuar e krerëve të partive të mëdha, që sipas tij nuk bën gjë tjetër vecse shton votat e Aleancës Kuq e Zi. Spahiu konfirmoi se nëse Berisha fiton zgjedhjet do të mbetet opozitë. Spahiu Akuzoi kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e PD-së Sali Berisha për marrëveshje të fshehtë, me anë të së cilës amnistojnë njëri-tjetrin.

    “Sepse shtetasi Berisha e provoi 1 vit e gjysmë më parë agresionin që po bën Rama sot. Shtetasi Berisha ka dërguar 3 dosje në Prokurori për të arrestuar Kreshnik Spahiun dhe në vend që ta zvogëlonte AK-në e 10-fishoi. Me gjithë mediat e veta e kufizoi për 1 vit e gjysmë. Të vetmen mënyrë kishte për të injoruar dhe izoluar se sulmi i doli bllof. Kjo gjë po del dhe me fillesat e PS. Unë uroj që Rama të dalë në 3 aktivistë të AK dhe ti presë në PS. AK nuk jep asnjë bashkëpunim me të djathtën. Larg qoftë sikur PD të dalë e para , AK deklaron se do rrijë në opozitë, ne do i rrimë kauzës deri sa të largojmë Berishën. Ne kemi bërë atë që se ka bërë njeri, i kemi cuar dhuratë antiplub. Ky njeri nga blinduar, veten e tij, shtëpinë e tij mediat e tij gjithcka. Ka 1 vit e gjysmë që mediat e Berishës bllokojnë AK. Ne nuk jemi aleance e ‘21 Janarit’, Berisha i vret ky i qan dhe bashkohen me njëri-tjetrin. Nuk jemi aleancë e ‘Gërdecit’ ku Berisha bën “Gërdecin’, ky ja mbyll dhe ndryshojnë Kushtetutën. Këta janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shqiptarët duhet të vënë gishtin kokës. Se nëse Berisha është në pushtet është se ka marrëveshje të fshehta me opozitën. Këta amnistojnë njëri-tjetrin”, tha Spahiu.

    DRITAN PRIFTI
    I pyetur rreth deklarates se Dritan Priftit sot ne News24 se ky i fundit do te kishte deshire te kandidonte dhe nen siglen e AK, Spahiu u pergjigj se "Nuk kam pasur ndonjë kontakt dhe nuk kam biseduar me z Prifti. Biseda telefonike me Ramën ka qenë shumë i tensionuar dhe për hir të vërtetës, në nivelin politik të disa liderëve duhet të ketë disa rezerva mes asaj që është diskutuar drejtpërdrejt dhe asaj që nxirren në publik. Kam ndier keqardhje ndaj këtij njeriu që merret personalisht me AK dhe mua, me ofendime nga më të ndyrat. Flas për deklaratat publike. Sa i përket, nëse e shkatërrron apo jo AK, e pres ftohtë. Unë nuk i konsideroj si kundërshtar politik. I vetmi është ‘i ndjeri’ Berisha dhe që Rama e quan, z Berisha. Ndjej keqardhje nëse i ka hyrë detit më këmbë për të shkatërruar AK, por i ka bërë llogaritë gabim. Se mori një sekretar ekonomik në PS, por jo votat. Ata vetëm sa më pastruan partinë, më lehtësuan punën. I kam bërë nder të jashtëzakonshëm Ramës që Rama nuk ra në negociata me partitë e tjera. Nuk fusja dinamitin unë dhe përcaja aleatët e PS”.

    DIALOGU ME RAMEN DO VIJOJË?
    Pyetjes nëse ai si kryetar i AK do vijojë apo jo negociatat me Ramën, Spahiu tha se “dëgjo unë mendoj që edhe në luftë me armë, gjithmonë dialogu nuk duhet të humbasë. Por të jeni të bindur se që nga ajo telefonatë me Ramën që ai u shpreh se tenton të shkrijë AK, i ka bërë llogaritë gabim, por ndoshta po bën gabimin e tij të fundit të jetës se ka humbur nja 7 palë zgjedhje të tij”.

    (el.me/d.b/BalkanWeb)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AKZ - Pas 23 qershorit nuk do t'i japim shqiptarëve një Sali tjetër! Jo Edi Ramë

    Meta akuza Berishës për bllokimin e tre ligjeve të integrimit

    Po kthehet në një bojkotues të votimit të tre ligjeve

    Politikani që insistoi për një kompromis politik për miratimin e 3 ligjeve, nuk ishte prezent në seancën plenare. Ilir Meta preferoi të fliste nga selia e partisë, ku akuzoi kryeministrin Berisha se po bllokon kalimin në Kuvend të 3 ligjeve.

    Duke ndjekur se si Berisha nga një kërkues në të kaluarën, bashkë me mua, ndaj të gjithë aktorëve të tjerë për miratimin e 3 ligjeve, po kthehet në bojkotues i 3 ligjeve. Nuk është aspak serioze të mos miratohet kompromisi që propozuam, që është shumë i rëndësishëm, që ndihmon jo vetëm votimin e 3 ligjeve, por edhe hyrjen në fuqi me fillimin e Parlamentit të ri. Çdo përpjekje për të mos kuptuar propozimin tonë, është veçse një përpjekje për t’u larguar ndaj përgjegjësisë atdhetare

    ...
    http://www.botasot.info/shqiperia/22...te-integrimit/



Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •