Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    PS: Behen publike listat e kandidateve ne zgjedhje

    Arta Dade: Po imponohet kandidimi i humbėsve

    Analiza e anėtares sė Kryesisė sė PS.

    Dade: PS tė mos bėjė gabimet e 2009 me listat e deputetėve.

    “Po imponohet kandidimi i humbėsve, emrat mund t’i mėsojė e para Lefterija e KQZ”

    Anėtarja e Kryesisė socialiste, Arta Dade, nisur nga opinionet qė qarkullojnė rreth listave dhe publikimeve tė ditėve tė fundit nė media, kėrkon qė forumi mė i lartė i kėsaj partie t’i japė fund hamendėsimeve rreth listave pėr deputetė, sipas kritereve qė duhen pėrcaktuar qartė. Duke bėrė ballafaqimin mes dy partive kryesore, Dade shprehet se PS, ndryshe nga PD, duhet tė sjellė nė listat e deputetėve njerėz qė pėrfaqėsojnė vlera tė sė majtės dhe jo thjesht individė qė elektorati duhet t’i votojė pse refuzon qeverisjen e Sali Berishės. Anėtarja e Kryesisė kėrkon qė tė mos pėrsėriten gabimet e 2009-s qė u bėnė me listat, ku u pėrfshinė njerėz qė nuk kishin lidhje tė forta me PS-nė e qė u larguan nga Grupi socialist. Ajo kėrkon pėrcaktimin e disa kritereve bazė, mbi tė cilat Kryesia qė pritet tė mblidhet kėtė fundjavė duhet tė ballafaqojė emrat qė do tė ofrohen. Dade shprehet se nė listat e kandidatėve tė PS-sė pėr deputetė nuk duhet tė pėrfshihen persona qė kanė humbur nė zgjedhjet e kaluara, tė cilėt pse nuk bindėn elektoratin pėr t’i votuar ata, duhet tė pėrfshihen nė zona tė sigurta tė listave. Sipas anėtares sė Kryesisė socialiste, “njė forcė serioze si PS, kėto duhet t’i analizojė me kujdes e kriteret pėr pėrfaqėsim duhet t’i konsolidojė dhe tė krijojė koracėn mbrojtėse pėr t’i rezistuar klientelizmit”.

    Nga ARTA DADE

    Opinioni publik, por edhe elektorati, ka kohė qė presin tė kthjellohen se cilėt do jenė ata qė do t’i pėrfaqėsojnė nė Kuvendin e paszgjedhjeve tė 23 qershorit. Sipas hamendėsive, qė vėnė nė dyshim transparencėn, ka gjasa qė kėtė gjė mė parė ta mėsojė Lefterija e KQZ-sė, sesa vetė deputetėt aktualė, ata qė aspirojnė t’u zėnė vendin aktualėve, strukturat e partisė qė pa asnjė kontestim zbatojnė deri nė sfilitje ēdo detyrė qė u ngarkohet lidhur me zgjedhjet.
    Sipas praktikave nė zbatim tė statutit dhe rregulloreve tė brendshme, duhej tė kishte nisur procesi pėr vlerėsimin e punės sė deputetėve aktualė dhe marrja e mendimeve nga baza e partisė, si edhe pėrpunimi i njė numri kriteresh, normash e parimesh, tė cilat do tė lehtėsonin punėn e pėrbashkėt tė strukturave tė partisė nga baza nė qendėr.
    Imponimi nė zona tradicionalisht tė majta i njė numri kandidaturash qė kanė rezultuar humbėse zgjedhje pas zgjedhjesh, duke hequr mandate tė PS edhe nė zona tė sigurta, pas promovimit tė tyre jashtė ēdo norme nė nivelet mė tė larta tė drejtimit, mė e pakta ul motivimin e strukturave tė partisė pėr tė punuar me energji tė plotė dhe druaj nėse maksimizon rezultatin e PS-sė dhe tė koalicionit opozitar.
    Ėshtė e vėrtetė qė Berisha do tė ikė, me gjithė pėrpjekjet qė bėn pėr tė luajtur me ndonjė figurė tė pakonsumuar nė listat e kandidatėve pėr deputetė. Por, PS nuk mund tė ketė pikė reference PD-nė pėr tė ofruar vlera tė pakontestueshme nė listat e saj, pėr tė lehtėsuar fushatėn e saj, sepse listat e kandidatėve pėr deputetė nuk mund tė pėrbehen prej numrash, gra apo burra, por ato duhet tė jenė pėrfaqėsuese tė vlerave socialdemokrate, tė integritetit individual, besnikėrisė ndaj forcės politike qė e kandidon dhe ndaj parimeve e bindjeve pse aderon e punon pėr kėtė forcė politike, nė respekt tė elektoratit qė nuk mund tė votojė symbyllazi, vetėm se kėrkon qė tė mos i dėgjojė mė as emrin Sali Berishės.
    Pėrvojat e kaluara nė PS ofrojnė sinjale se punėt me listat nė 2009-n mund tė ishin bėrė mė mirė. Rastet e deputetėve socialistė qė kurrė nuk i kishte lidhur ndonjė element me PS-nė, refuzuan tė qėndrojnė me ne nė betejat politike, si dhe rastet e largimit nga Grupi socialist pėr arsye ngushtėsisht vetjake, duhet tė na bėjnė tė reflektojmė. Njė forcė serioze si PS-ja, kėto duhet t’i analizojė me kujdes dhe kriteret pėr pėrfaqėsim duhet t’i konsolidojė e tė krijojė koracėn mbrojtėse pėr t’i rezistuar klientelizmit. Druaj se nė lista po pėrfshihen kolegė qė rezultojnė humbės nė njė numėr tė njėpasnjėshėm procesesh zgjedhore, ata mund tė kenė cilėsi tė tjera pozitive, por ja qė rekordet flasin pėr dėshtim nė njė numėr zgjedhjesh. Puna me partinė, me mbėshtetėsit, me komisionerėt, me elektoratin ėshtė art mė vete, e jo tė gjithė e zotėrojnė dhe e pėrdorin me efektshmėri e kjo shkon nė drejtim tė kundėrt me elektoratin socialist, qė vjen duke u rritur e qė kėrkon garanci pėr respekt nė pėrfaqėsim, por edhe pėrkushtim pėr tė zgjidhur problemet e panumėrta me tė cilat pėrballet. Portreti i liderit dhe i partisė nė njė zonė tė caktuar ėshtė fytyra e personit qė ne ia imponojmė elektoratit pėr ta votuar.
    Nė botėn demokratike ku duam tė integrohemi, e nė veēanti nė partitė socialdemokrate, praktika tregon se kandidati pėr deputet qė dėshton njė herė nuk mund tė kthehet tė rikandidojė nė zgjedhjet e ardhshme, kjo, nė respekt tė njerėzve qė nuk arriti t’i bindė ta votonin. Sigurisht qė ai nuk largohet nga politika, se mund tė jetė i dobishėm pėr tė kryer detyra tė tjera. Ai vetė nuk merr kurajėn tė dalė pėr herė tė dytė apo tė tretė para elektoratit, sepse punėn nė Parlament nuk e sheh tė lidhur me interesat e veta, por me interesat e elektoratit. Ai nuk mund tė fshihet padrejtėsisht pas votave qė grumbullon partia, duke siguruar vend nė zonėn e sigurt tė listave. Po te ne ēfarė ndodh? A respektohet njėsia matėse pėr punėn nė politikė, rezultati nė zgjedhjet paraardhėse? Si rregull duhet tė ndodhė qė tė jetė njė prej kritereve kryesore nė pėrcaktimin e kandidatėve, nė respekt edhe tė statutit. A duhet tė pėrfshijmė nė lista individė qė kanė sjellė kosto dhe tė mbyllim sytė kur humbėsit tentojnė tė strehohen nė zona pa lidhje me veten e as me votuesit, qė janė njerėz tė rrėnuar ekonomikisht, por edhe shpirtėrisht pėr shkak tė rrėnimit tė tėrė vendit prej qeverisė qė ata do ta rrėzojnė me vullnetin e tyre tė lirė, por edhe tė motivuar prej shpresės se nė kėtė vend duhet vendosur rregull, i cili fillon e duhet tė fillojė brenda nesh.
    Ēoroditja e elektoratit nga artikuj gazetarėsh matrapazė e sondazhe spekulative e tė pabesueshme, tė sponsorizuara nga parabėrės (qė bėjnė para) matrapazė tė tė gjitha kallėpeve ėshtė e tepėrt dhe e dėmshme nė kėtė prag zgjedhjesh. Si njė forcė politike qė do tė qeverisė vendin, ne do tė manifestojmė pjekurinė pėrkatėse nė hedhjen e hapave tė rėndėsishėm, duke nisur me listat e kandidatėve e duke studiuar ēdo element qė na ēon drejt fitores sė pashmangshme nė zgjedhjet e 23 qershorit.
    Java nė vazhdim do tė jetė vendimtare e shpresoj fuqishėm se do t’u japė fund hamendėsive dhe darovitjeve nėn dorė pėr ata qė fushatat elektorale i kanė veprimtari fitimprurėse gjobavėnėse pėr tė dizorientuar opinionin publik e krijojnė pasiguri te elektorati. Kryesia e PSSH-sė, nė zbatim tė njėrės prej detyrave funksionale tė saj, duhet tė shqyrtojė ēdo kandidaturė qė do tė pėrfshihet nė listat pėr deputetė nė zbatim tė kritereve. PSSH, si partia mė e demokratizuar dhe alternativė qeverisėse e besueshme, me vizion tė qartė pėr tė udhėhequr vendin drejt Bashkimit Europian, jo si qėllim nė vetvete, por si mjet pėr tė rritur cilėsinė e jetės sė shqiptarėve, standardet dhe respektin pėr standardet e ka nisur gjithnjė nga vetvetja.

    Titujt janė tė redaksisė. Titulli i autores: “Matrapazėt e listave, tė sondazheve dhe tė gazetave”

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Arta Dade: Nė PS po imponohet kandidimi i humbėsve

    arta po te kish mundesi do kandidonte imellde tashon e orik shtyin..
    po dhe aldo baren po te ish i lire..

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Arta Dade: Nė PS po imponohet kandidimi i humbėsve

    E paskan hequr nga lista kete kukumjacken me duket.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    PS: Rama paralajmėron ndryshime tė mėdha ne listat e kandidatėve nė zgjedhje

    Grupi i deputetėve, lista e PS, Rama paralajmėron ndryshime tė mėdha

    Fejzi Braushi

    Njė pjesė e konsiderueshme e depu-tetėve aktualė tė Partisė Socialiste nė shtator nuk do jenė mė pjesė e Kuvendit. Ndryshe nga sa kishte deklaruar mė parė vetė kryetari Edi Rama, se grupi nuk do kishte ndryshime tė mėdha, dje ai ka konfirmuar tė kundėrtėn. Duke folur ndoshta nė mbledhjen e fundit tė kėtij grupi parlamentar, Rama teksa ka falenderuar deputetėt e vet pėr gjithēka kanė bėrė nė kėto 4 vite opozitė, ka bėrė tė ditur se pėr shkak tė filozofisė sė ndarjes sė punėve tė legjislativit nga ato tė ekzekutivit, grupi i ardhshėm parla-mentar i kėsaj force do pėsojė ndry-shime tė mėdha. Por pėr tė shmangur ēdo lloj pėrēarjeje nga qejfmbetjet e mundshme qė mund tė krijohen me kėtė rast, Rama u ka kėrkuar tė zgjedhurve socialistė qė tė vėnė interesat e partisė mbi interesat personale. “Duke treguar sot, nė kėtė moment dhe pikėrisht nė kėtė ēast, kur mbyllet njė kapitull dhe hapet njė kapitull i ri, kur mbaron mis-ioni i njė grupi parlamentar dhe fillon misioni i njė tjetėr grupi parlamentar, qė sigurisht nė pėrbėrjen e vet do tė ketė shumė ndryshime, se ne jemi mbi ēdo interes vetjak, mbi ēdo klithmė tė brend-shme pėr tė vendosur vetveten mbi as-piratat dhe mbi interesat qė mbron kjo forcė e madhe politike”, – tha Rama nė fjalėn e vet. Pėr Ramėn kėto janė zgjed-hjet mė tė rėndėsishme qė Shqipėria ka pasur pas atyre tė vitit 1992. Dhe kjo pa-si, sipas tij, kėto zgjedhje “do tė vendo-sin nėse Shqipėria do tė rilindė, apo do tė vazhdojė nė tė tatėpjetėn e rrėnimit tė mėtejshėm”. Por rilindja e Shqipėrisė, sipas Ramės, dikton reforma tė thella dhe ndaj ai ka vendosur qė t’i aplikojė ato duke filluar qė nga ndarja e punėve tė legjislativit nga ato tė ekzekutivit. “Me vetėdijen se sa tė rėndėsishme janė kėto zgjedhje jo pėr 4 vitet e ardhshme, por pėr njė gjeneratė, si dhe me bindjen se programi ynė pėr Rilindjen dikton re-forma tė thella rrėnjėsore dhe njė parla-ment e njė qeveri qė duhet tė bėjnė me pasion dhe fuqi tė plotė punėn e tyre, ne do ta ndajmė legjislativin nga ekzeku-tivi”, – tha Rama. Pėr kreun socialist “kjo ndarje do tė rrisė numrin e protag-onistėve qė do tė udhėheqin Shqipėrinė nė rrugėn e kalimit tė reformave dhe tė realizimit tė programit tonė tė Rilindjes, duke bėrė qė edhe numri i deputetėve qė do tė pėrfshihen nė kėtė fushatė pėr tė kontribuar mė tej nė legjislativ apo nė ekzekutiv, tė jetė mė i madh sesa numri i vendeve qė do tė fitojmė nė 23 qershor”. Ndaj ai ėshtė pėrpjekur tė qetėsojė ata de-putetė qė e ndjejnė veten jashtė listave, se nė qeverisjen e ardhshme tė socialistėve do tė ketė vend dhe nevojė pėr tė gjithė. “Nė kėtė grup janė zhvilluar dhe kon-soliduar profile tė reja, krahas profileve tė konsoliduara nė vite tė tėra jete parla-mentare. Nga ky grup do tė dalė edhe skuadra fituese e 23 qershorit, ndėrsa ndryshimet e natyrshme brenda tij sigur-isht qė do tė ndodhin, por nuk do tė nxjer-rim jashtė rrugės sė mėtejshme tė PS-sė pas 23 qershorit as edhe njėrin. Gjithsecili do tė marrė pėrgjegjėsitė e veta tė mėdha pėr tė garantuar suksesin e mandatit qe-verisės qė do tė marrim nga shqiptarėt nė 23 qershor. Ky grup meriton tė gjitha vlerėsimet mė tė larta pėr ēka ka bėrė nė kėto katėr vjet. Ēdo pjesėtar i kėtij grupi mbetet njė kapital shumė i ēmuar njerėzor i Partisė Socialiste pėr tė udhėhequr ven-din nė katėr vitet e ardhshme”, – u shpreh Rama. Duke bėrė bilancin e punės katėrvjeēare tė grupit, Rama teksa ka fal-enderuar deputetėt e tij pėr punėn dhe kontributin e dhėnė, iu ka kėrkuar atyre edhe ndjesė pėr gabimet qė ai vetė mund tė ketė bėrė nė marrėdhėniet me ta. Mė tej ai ka shprehur se ngjarja e 21 janarit mbetet amaneti qė duhet zbardhur nė qe-verisjen e ardhshme. “Kemi humbur njerėz, si tė ishim nė njė fushė lufte me njė armik, jo nė njė vend pluralist pėrballė njė kundėrshtari politik. 21 janari mbetet am-aneti i madh i kėtij 4-vjeēari nė opozitė dhe njė prej synimeve tona madhore pėr dre-jtėsi gjatė 4-vjeēarit tjetėr nė qeverisje”, – u shpreh Rama.

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: PS: Rama paralajmėron ndryshime tė mėdha ne listat e kandidatėve nė zgjedhje

    Zonat e mbyllura, emrat e deputetėve tė PS pėr 6 qarqet

    Fejzi Braushi

    Kur mbeten edhe pesė ditė nga skadimi i afatit tė dorėzimit tė listave tė kandidatėve pėr deputetė, Partia Socialiste i ka mbyllur ato vetėm pėr tre qarqe: Elbasan, Shkodėr dhe Gjirokastėr. Ka qenė vetė kryetari Edi Rama ai qė ka negociuar me deputetėt aktualė tė kėtyre zonave dhe kryetarėt e bashkive respektive, aty ku ata janė socialistė, duke i dhėnė nė fund formė pėrfundimtare listave tė kandidatėve pėr deputetė qė do garojnė nė zgjedhjet e 23 qershorit. Dje Rama ka tentuar t’i japė zgjidhje edhe situatės sė listės sė qarkut tė Vlorės, pėr tė cilėn ka pritur nė zyrėn e tij kreun e Bashkisė sė kėtij qyteti, Shpėtim Gjika, por pa mundur qė tė dalė me njė rezultat konkret dhe pėrfundimtar. Sot dhe nė ditėt nė vijim Rama pritet tė kryejė tė njėjtėn procedurė edhe me qarqet e tjera, listat e tė cilave ende kanė dilema pėr t’u zgjidhur.

    Qarqet e mbyllura

    Lista e kandidatėve pėr deputetė tė PS pėr Qarkun e Elbasanit ėshtė njė nga listat e para qė ka marrė formė pothuaj pėrfundimtare. Megjithėse pjesa dėrmuese e saj ishte bėrė e njohur muaj mė parė, ditėt e fundit Rama nė konsultim tė vazhdueshėm me tė deleguarit e kryesisė Ben Blushi dhe Damian Gjiknuri, si dhe me kryetarin e Bashkisė sė Elbasanit, Qazim Sejdini, ka mundur tė pėrcaktojė dhe emrat e tjerė qė janė nė vendet e sigurta nė listė. Kėshtu, veē Ben Blushit, Damian Gjiknurit, Evis Kushit, Alfred Pezės dhe Taulant Ballės, njė pjesė e tė cilėve janė prezantuar edhe publikisht, ditėt e fundit ėshtė vendosur nė listė nė zonėn fituese edhe Musa Ulqini. Me Ulqinin mbyllet kėshtu lista prej 6 emrash tė sigurt. Kaq vende ka PS tė sigurt nė kėtė zonė, pasi me bashkimin me LSI-nė, njė nga deputetėt e opozitės e merr LSI. Mėsohet se Rama ka biseduar edhe me deputetėt qė nuk do jenė nė listėn fituese, si Agim Lekėn, Ilir Bejtjan dhe Shega Ligorin, tė cilėve u ka kėrkuar qė tė mirėkuptojnė vendimin e tij dhe se ata do tė “shpėrblehen” me diēka tjetėr gjatė qeverisjes sė socialistėve. Njė qark tjetėr ku gjėrat janė qartėsuar nė mėnyrė pėrfundimtare ėshtė edhe Shkodra. Gjatė bisedimeve me krerėt e partisė nė kėtė rreth dhe me deputetėt aktualė tė PS-sė, Rama ka pėrcaktuar katėrshen e deputetėve fitues, pėrfshi kėtu Tom Doshin, Mimoza Hafizin, Paulin Sterkajn dhe Keti Bazhdarin. Edhe me deputetėt e tjerė qė s’do jenė mė nė listė Rama ka kryer tė njėjtin rit, duke kėrkuar prej tyre mirėkuptim pėr moskandidimin dhe mbėshtetje pėr fitoren e socialistėve. Njė qark tjetėr qė ka marrė zgjidhje ditėt e fundit ėshtė edhe ai i Gjirokastrės, ku janė vendosur tė kandidojnė Arben Ahmetaj nė Tepelenė, Erion Veliaj nė Pėrmet, Anastas Angjeli nė Gjirokastėr. Pra siē shihet, mungon nė listėn e Gjirokastrės emri i Arta Dades, e cila mėsohet se do kandidojė nė njė vend tė sigurt nė Tiranė. Ndėrkohė qė deputeti tjetėr i kėtij qarku, Et’hem Ruka mbetet jashtė liste. Lista ka marrė formė pėrfundimtare pas takimit qė Rama ka zhvilluar tė martėn me kryetarin e Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime.

    Pėrveē kėtyre tre qarqeve, situata ėshtė e qartė, megjithėse nuk ėshtė mbyllur nė mėnyrė zyrtare edhe nė tre qarqe tė tjera dhe mė konkretisht nė Kukės, Lezhė dhe Dibėr, kjo edhe pėr shkak tė numrit tė paktė tė deputetėve qė nxjerrin kėto zona. Nė Kukės dihet tashmė kandidimi i Vexhi Muēmatės, nė Dibėr Shkėlqim Cani dhe Qemal Minxhozi, dy tė parėt tė prezantuar nga vetė Edi Rama. Gjithashtu lista mund tė konsiderohet e mbyllur edhe nė Lezhė, ku kandidojnė Mimi Kodheli, Armando Prenga dhe Arben Noka.

    Qarqet e pambyllura

    Njė nga zonat mė problematike sa i pėrket emrave tė kandidatėve dhe konjukturės mes socialistėve ėshtė qarku i Vlorės. Ndaj pėr t’i dhėnė njė zgjidhje kėsaj situate tė paqartė, Rama ka pritur dje nė zyrėn e tij kryebashkiakun e Vlorės, Shpėtim Gjikėn, i cili ka shumė influencė mbi socialistėt e zonės. Gjatė takimit mėsohet se Rama i ka bėrė tė ditur atij se po mendon qė tė kandidojė vetė nė kėtė qark, por duke theksuar se pėr kėtė gjė nuk kishte vendosur ende nė mėnyrė pėrfundimtare. Pėr pjesėn tjetėr tė listės, mėsohet se biseda nuk ka prodhuar njė produkt konkret, pasi Gjika ka kėrkuar qė nė pėrcaktimin e saj tė njihen kontributet e disa socialistėve dhe deputetėve aktualė. Nė pamundėsi pėr t’i dhėnė njė zgjidhje situatės, tė dy bashkėbiseduesit janė ndarė duke rėnė dakord qė tė vijojnė konsultėn. Pėr qarqet e tjera situata ėshtė ende e paqartė pėr njė pjesė tė listės sė tyre, ndėrkohė qė shumica e emrave janė konfirmuar tashmė. Nuk dihet ende se ku do kandidojė Erion Braēe, Arben Malaj dhe Namik Dokle, ndėrkohė qė Bashkim Fino mėsohet se ka kaluar nga Fieri nė Korēė. Gjithsesi, Rama do tentojė t’i mbyllė edhe kėto qarqe nė ditėt nė vijim, pasi tė hėnėn nė mesditė ai duhet ta prezantojė skuadrėn e plotė nė Konventėn zgjedhore.


    Rama prezanton dy “kundėrshtarėt”, Ulqini dhe Hafizi

    Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini janė dy emrat e rinj nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė. Ulqini do tė jetė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputet nė Qarkun e Elbasanit, ndėrsa Hafizi nė atė tė Shkodrės. Rama duke i prezantuar publikisht gjatė njė konference pėr shtyp, i ka vlerėsuar maksimalisht tė dy kandidatėt e rinj me fjalėt mė tė mira. Ai vlerėsoi mė tej se Ulqini ėshtė njė socialist 24 karat, qė kurrė nuk u nda nga PS, pavarėsisht se nė vitin 2009 nuk u pėrfshi nė listat e kandidatėve pėr deputetė. “Pėrfshirja nė skuadrėn tonė e Musa Ulqinit nuk ėshtė thjesht reflektimi i tij pėr njė socialist 24 karat si Musai, me tė cilin politika e njohu dhe i bėri miq, si rrallėherė ndodh tė tė bėjė politika dhe i ndau pėrkohėsisht pėr disa kohė kur Musai nuk u pėrfshi nė pjesėn e sigurt tė listės sė vitit 2009. Politika na ndau pėrkohėsisht. Ky ėshtė momenti pėr tė nėnvizuar konkretisht respektin pėr kontributin e njė pjesėtari tė kėsaj familjeje politike, qė pavarėsisht se nė atė kohė u ndje i ngrėnė nė hakun e vet, nuk u gremis nė sedrėn vetjake, por pavarėsisht kėsaj punoi pėr PS”. “Ky ėshtė edhe momenti pėr tė nėnvizuar respektin pėr kontributin e njė pjesėtari tė PS qė, pavarėsisht se nė atė kohė u ndje duke iu ngrėnė haku i vet, nuk doli nė rrugėn e mllefit nė emėr tė egoizmit e sedrės, por pavarėsisht ndarjes me mua nė kėndvėshtrime, kontribuoi pėr PS nė komunitetin ku jeton. Por edhe mė shumė se kaq, se lista e deputetėve nuk ndėrtohet si stenda e njė muzeu, apo kapitulli i njė historie, Ulqini vjen sot si njė vlerė e shtuar nė atė pjesė tė patjetėrsueshme tė ballafaqimit zgjedhor”,- tha ai. Po kėshtu edhe pėr Hafizin, Rama theksoi se ky emėr ka qenė gjatė nė strukturat e PS, por hera e parė qė kandidohet pėr deputete. “Nuk u pėrfshi dhe pse ishte anėtare e PS. Zgjodhi tė rrinte nė PS jo me mllef, por me arsyet e veta m’u kundėrvu pa e shkelur asnjėherė etikėn, por pa e lėnė asnjėherė bosh vendin si anėtare e PS nė raport me njerėzit e kėsaj familjeje, nė raport me detyrėn e saj dhe detyrimin pėrkarshi kėsaj familjeje politike”.



    Lista e kandidatėve pėr deputetė

    (Renditja e emrave ėshtė rastėsore dhe s’ka tė bėjė me renditjen e tyre nė listėn zyrtare qė do tė dorėzohet nė KQZ)


    Qarqet e mbyllura

    Qarku Elbasan

    Ben Blushi

    Damian Gjiknuri

    Evis Kushi

    Alfred Peza

    Taulant Balla

    Musa Ulqini



    Qarku Gjirokastėr

    Anastas Angjeli

    Erion Veliaj

    Arben Ahmetaj

    Vladimir Kosta



    Qarku Shkodėr

    Mimoza Hafizi

    Tom Doshi

    Paulin Sterkaj

    Keti Bazhdari

    Namik Kopliku



    Qarku Lezhė

    Mimi Kodheli

    Armando Prenga

    Arben Noka



    Qarku Kukės

    Vexhi Muēmata



    Qarku Dibėr

    Shkėlqim Cani

    Qemal Minxhozi

    Ulsi Manja







    Qarqet e pambyllura


    Qarku Berat

    Fidel Ylli

    Eduart Shalsi

    Ermonela Felaj

    Eduard Bejko



    Qarku Durrės

    Blendi Klosi

    Ilir Beqja

    Eglantina Gjermeni

    Agron Duka

    Gazmir Bizhga

    Klodiana Spahiu

    Hazir Gashi



    Qarku Fier

    Gramoz Ruēi

    Ilirian Celibashi

    Armando Subashi

    Arben Ēuko

    Ervin Koēi

    Besa Kokėdhima (nuk ėshtė vendosur)




    Qarku Korēė

    Pandeli Majko

    Bashkim Fino

    Olta Xhaēka

    Ylli Ziēishti

    Ilir Pendavini



    Qarku Tiranė

    Edi Rama?

    Sajmir Tahiri

    Lindita Nikolla

    Fatmir Xhafaj

    Ditmir Bushati

    Erion Braēe?

    Arta Dade

    Parid Cara

    Besnik Bare

    Vasilika Hysi

    Artan Gaēi

    Xhemal Qefaliaj

    Pjerin Ndreu

    Sadri Abazi

    Arbi Mazniku





    Qarku Vlorė

    Edi Rama?

    Valentina Leskaj

    Luiza Xhuvani

    Arben Malaj?

    Arben Isaraj

    Eltar Deda

    Eduard Leka

    Fatmir Toēi


    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Arta Dade: Nė PS po imponohet kandidimi i humbėsve

    Deputeti i PS-sė, Marko Bello, nėpėrmjet njė njoftimi nė Facebook, njofton se nuk do tė jetė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputet.

    “Sot mėsova se nuk do tė kandidohem nė zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit 2013. Shpresoj tė mos i kem zhgėnjyer; Gjithashtu u shpreh mirėnjohjen time qytetarėve dashamirės dhe fisnikė tė Beratit pėr mbėshtetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar qė i kam pėrfaqėsuar nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem nė shėrbim tė tyre nė vijimėsi; Jam krenar se nga politika aktive nuk po mė largon vota e qytetarėve, por kapricioja e njė tekanjozi, i cili, ata qė populli i pėrzuri nga dera, po i fut nga oxhaku… Gjithsesi, u uroj socialistėve dhe progresistėve fitore mė 23 qershor”, shkruan deputeti i PS.

    (Panorama)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Arta Dade: Nė PS po imponohet kandidimi i humbėsve

    Fejzi Braushi

    Pak orė nga skadimi i afatit ligjor pėr dorėzimin e listės shumemėrore tė kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e 23download (1)qershorit, kreu i socialistėve, Edi Rama kishte ende shumė dilema pėr njė numėr tė konsiderueshėm emrash tė njohur nė kėtė parti. Figura me peshė tė kėtyre viteve, si Erion Braēe, Arben Malaj, Ilir Gjoni, Arben Isaraj, tė paktėn deri dje nė orėt e mbrėmjes, nė rastin mė tė keq nuk kanė qenė konfirmuar si pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė dhe nė rastin mė tė mirė nuk iu janė pėrcaktuar zona dhe vendi nė listė. Burime nga selia rozė kanė bėrė tė ditur dje se nė dy ditėt e fundit ka patur pėrpjekje nga kryetari Rama pėr ta ēuar nėnkryetarin e grupit dhe njė nga emrat mė tė spikatur tė opozitės 8-vjeēare, Erion Braēen, qė tė kandidojė nė qarkun e Fierit dhe mė konkretisht nė qytetin e Lushnjes. Ofertė kjo, qė siē mėsohet, nuk ėshtė pranuar nga Braēe, i cili tashmė ėshtė pėrjashtuar nė mėnyrė pėrfundimtare nga lista e qarkut tė Beratit qė e ka zgjedhur disa herė resht. E vetmja alternativė mbetet qarku i Tiranės, tė cilin Braēe vetė mė parė edhe publikisht e kishte kundėrshtuar. Megjithatė, burime nga PS-ja konfirmuan dje se Braēe do tė jetė pjesė e listave shumemėrore tė PS-sė, por askush nuk mund tė thoshte me siguri se nė cilin qark ai do kandidonte. Njė emėr tjetėr i njohur nė radhėt e socialistėve ėshtė edhe ai i ish-ministrit tė Financave, Arben Malaj, pėr tė cilin gjithashtu deri dje nė mbrėmje ekzistonte dilema nėse ai do ishte pjesė e listės sė PS-sė apo jo. Edhe pėr kėtė figurė, dje nė PS nuk kishte askush njė informacion tė saktė nėse ai do ishte pjesė e listave fituese. Emri i Malajt ėshtė folur si kandidaturė nė zonėn e Delvinės nė qarkun e Vlorės, por pėr shkak tė marrėdhėnieve jo fortė miqėsore me kryetarin e partisė, emri i tij deri nė mbrėmjen e djeshme ishte nė pikėpyetje. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr njė emėr tjetėr tė njohur tė PS-sė, deputetin aktual Arben Isaraj, i cili nė zgjedhjet e 2009-ės kryesoi listėn e socialistėve pėr qarkun e Vlorės. Pavarėsisht se Isaraj ėshtė edhe anėtar i kryesisė, burime nė PS bėnė tė ditur se emri i tij ishte sėrish me pikėpyetje nė listė. Njė dilemė qė kreu socialist duhet t’i japė njė zgjidhje gjatė ditės sė sotme ėshtė edhe ajo pėr tė kandiduar njė nga pjesėtarėt e familjes Kokėdhima. Ndėrsa deri para pak ditėsh ishte folur pėr kandidimin e mundshėm tė vajzės sė kėsaj familjeje, kėngėtares Besa Kokėdhima, dje nė ambientet e selisė rozė pėrflitej dhe kandidimi i mundshėm i Brixhida Kokėdhimės nė qarkun e Vlorės.

    “Tė djegurit”

    Por ndėrsa emrat e mėsipėrm mund tė konsiderohen si emra qė kanė ende mundėsi tė bėhen pjesė e listave, njė numėr tjetėr i konsiderueshėm deputetėsh aktualė tė PS-sė kanė prerė biletėn pėr ta parė ndeshjen e ardhshme elektorale ose nga stoli i rezervave (pra duke qenė pjesė e listave, por jo nė vendet fituese), ose nga jashtė fushe) d.m.th duke mos qenė fare nė listė). Dhe bėhet fjalė pėr njė numėr prej rreth 15 deputetėsh tė tjerė, tė cilėve, vetė kryesocialisti Edi Rama nė takime direkte me ta u ka bėrė tė ditur vendimin e tij ose pėr tė mos i kandiduar fare, ose pėr t’i kandiduar nė vende tė pasigurta. Kėshtu bie nė sy emri i ish-ministrit tė Brendshėm, Ilir Gjoni, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e nėnkryetarit tė komisionit tė Sigurisė Kombėtare. Burime nga PS kanė bėrė tė ditur se emri i Gjonit nuk ėshtė pėrmendur fare kėto ditė si pjesė e listave. Ndėrkohė qė ėshtė konfirmuar moskandidimi ose kandidimi nė vendet plotėsuese i emrave tė tillė, si Marko Bello, Agim Leka, Shegushe Ligori, Ilir Bejtja, Alfred Dalipi, Eltar Deda, Albert Ēaēi, Et’hem Ruka etj. Duke patur parasysh edhe faktin se tashmė tre deputetėt aktualė, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, tė cilėt nė 2009-ėn u zgjodhėn nėn siglėn e PS-sė dhe tashmė janė larguar prej saj, i bie qė nga lista fituese e zgjedhjeve pararendėse tė mos rikandidohen afėrsisht 30 % e saj.



    Lista e kandidatėve pėr deputetė

    (Renditja e emrave ėshtė rastėsore dhe s’ka tė bėjė me renditjen e tyre nė listėn zyrtare qė do tė dorėzohet nė KQZ)



    Qarku Elbasan

    Ben Blushi

    Damian Gjiknuri

    Evis Kushi

    Alfred Peza

    Taulant Balla

    Musa Ulqini


    Qarku Gjirokastėr

    Arben Ahmetaj

    Erion Veliaj

    Anastas Angjeli

    Vladimir Kosta


    Qarku Shkodėr

    Mimoza Hafizi

    Tom Doshi

    Paulin Sterkaj

    Namik Kopliku



    Qarku Lezhė

    Mimi Kodheli

    Armando Prenga

    Arben Noka

    Ndrecė Deda



    Qarku Kukės

    Vexhi Muēmata

    Vladimir Elezi



    Qarku Dibėr

    Shkėlqim Cani

    Qemal Minxhozi

    Ulsi Manja





    Qarku Berat

    Eduart Shalsi

    Fidel Ylli

    Ermonela Felaj

    Eduard Bejko



    Qarku Durrės

    Blendi Klosi

    Klodiana Spahiu

    Namik Dokle

    Ilir Beqja

    Edison Konomi

    Gazmir Bizhga



    Qarku Fier

    Gramoz Ruēi

    Ilirian Celibashi

    Eglantina Gjermeni

    Armando Subashi

    Erion Braēe?

    Ervin Koēi

    Fatos Klosi



    Qarku Korēė

    Bashkim Fino

    Olta Xhaēka

    Ylli Ziēishti

    Ilir Pendavini

    Ilir Xhangolli

    Irena Kallēo



    Qarku Tiranė

    Pandeli Majko

    Sajmir Tahiri

    Lindita Nikolla

    Fatmir Xhafaj

    Ditmir Bushati

    Erion Braēe?

    Arta Dade

    Parid Cara

    Besnik Bare

    Vasilika Hysi

    Artan Gaēi

    Milena Harito

    Xhemal Qefaliaj

    Pjerin Ndreu

    Sadri Abazi

    Arbi Mazniku



    Qarku Vlorė

    Edi Rama

    Valentina Leskaj

    Luiza Xhuvani

    Fatmir Toēi

    Arben Malaj?

    Brixhida Kokėdhima?

    Arben Isaraj?

    Eduard Leka





    Deputetėt qė nuk janė ose qė janė nė dyshim pėr tė qenė nė listė

    Agim Leka

    Ilir Bejtja

    Shegushe Ligori

    Ilir Gjoni

    Marko Bello

    Pirro Lutaj

    Arben Ēuko

    Paulina Hoxha

    Skėnder Hasa

    Albert Ēaēi

    Et’hem Ruka

    Hazir Gashi


    MAPO

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pse ne Vlore?

    Listat, Rama: Unė nė Vlorė, nė kryeqytetin e pavarėsimit tė shtetit shqiptar. Braēe, nė listė

    TIRANE- Pak kohe para publikimit te listes zyrtare te kandidateve per deputete ne zgjedhjet e qershorit, kreu i PS-se, Edi Rama ka garantuar se skuadra e krijuar do te jete e gatshme dhe e afte te fitoje dhe te qeverise.

    Me shume gra per vleresim te barazise gjinore, shprehje te vullnetit per te ndare pergjegjesi, konsolidim te asaj qe eshte ndertuar nder vite dhe riafirmim te vlerave duke perfshire energji te reja.

    Keshtu e ka komentuar listen e re te deputeteve, kreu i PS-se, Edi Rama, duke e cilesuar rikonfigurimin e saj te domosdoshem.

    Ai ka falenderuar deputetet per gjithe rezistencen dhe kontributin e dhene.

    Rama, ja pse kandidoj ne Vlore

    Rama ka deklaruar se ai ka vendosur te jete ne Vlore, me nje mesazh te qarte, ate te kryeqytetit tė pavarėsimit tė shtetit shqiptar

    “Kam vendosur tė jem nė krye nė listėn e Vlorės me njė mesazh shumė tė qartė jo pėr Vlorėn, por pėr Tiranėn, Shkodrėn e Prishtinėn, me mesazhin e kryeqytetit tė pavarėsimit tė shtetit shqiptar dhe fillimit tė rrugės sė shtetit shqiptar, tė domosdoshmerise qė tė gjithė bashkė tė rinisim rrugėtimin pėr tė hapur me faqe tė bardhė kapitullin e dytė tė 100 vjetėve tė dyta tė shtetit tonė, qė sapo fillon dhe s’mund tė vazhdojė si inerci e 8 viteve rrėnim skandaloz”- tha Rama.

    Brace, ne liste

    Rama ka konfirmuar se Erjon Brace eshte ne listen e kandidateve per deputete.

    “Mosqenia nė liste e Erjon Braces ėshtė spekulim, ai ėshtė njė nga pjesetarėt e skuadrės dhe pėr tė mos bėrė pėrjashtim nga tė tjerėt ka vendin qė i takon nė frontin e njė beteje ku ne nuk jemi pėr vete po pėr qėllimin e pėrbashkėt, duke pėrputhur atė qė japim me atė qė kėrkohet nga cdo territor. Brace gėzon tė gjithė respektin dhe vlerėsimin tim nė funksion tė njė beteje ku askush nuk ėshtė i domosdoshėm por tė gjithė janė tė nevojshėm”- tha Rama.

    Panorama






    nuk eshte e rastit kjo zgjedhje.

    edvin vlonjati e di mire se diktatura e eger barbare enveriste hysni kapoiste.. kishte vloren si djep..
    aty filluan vrasjet pritat e pabesite.. pushkatimet e mizorite.. qe ne dizet e dinė..
    jo me kot zgjodhen vloren ne 96-97 per te permbysur demokracine me revolucionin barbar "te vonuar" me pershpejtim..
    dhe tani edvini qarte e jep mesazhin.. se perseri nga vlora do ta ri-nisin ri-vendosjen e diktatures neo bllokqene.. neo enveriste..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-05-2013 mė 23:37

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Pse ne Vlore?

    Pyetje e leshte, pergjigje te leshta. .
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Pse ne Vlore?

    Mendoj se elektorati I majte u zhgenjye serish nga kryetari. Edi Rama i shmanget serish perballjes me Berishen dhe iken ne Vlore nderkohe qe duhet te ishte udheheqesi i listes se Tiranes perballe Berishes. Lista e PS shume shume me arrogante se sa lista e PD megjithese PD futi ne lista 3 socialiste dhe aleatet. Koco Kokedhima eshte nje kosto e shumefishte ne Vlore. E para, largon nga PS nje nga figurat me te spikatura te PS, Arben Malaj, ne kontribute te padiskutueshme ne te majten Shqiptare. E dyta, Koco Kokedhima eshte mjaft I perfolur per mospagimin e rrogave te punonjesve te tij, nje gjest krejt ordiner ky nga nje biznesmen.

    Nuk e kuptoj se si nje Parti Socialiste, e majte, largon vlerat dhe idealistet e majte per biznesmene. Me falni, por ketu nuk kemi fare te bejme me politika e ideale te majta. PS eshte kthyer ne nje pari shume me konservatore se nje parti e djathte.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •