Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Ne zgjedhjet e fundit lokale te mbajtura ne Shqiperi 2 vjet me pare, ne elektoratin shqiptar ndodhen dy termete te medha: a) humbja e PS ne Tirane dhe humbja e Rames ne krye te bashkise Tirane, post qe e kish mbajtur prej 1 dekade. b) humbja e shumices se votes se fshatit nga ana e socialisteve te cilet votuan ne mase per PD. Mediat shqiptare, si gjithmone u fokusuan me shume tek Tirana dhe humbja e Rames apo fitorja e Lulzim Bashes. Por ajo qe ata nuk arriten te kuptonin eshte se humbja e socialisteve ne fshat eshte termeti me i madh elektoral qe ka ndodhur ne Shqiperi ne keto 20 vjet. Si gjithmone, i vetmi qe e vuri re kete termet politik dhe qe u shqetesua ndjeshem, ishte "profesori" i socialisteve Servet Pellumbi, i cili me pak fjale tha: "nuk mund te pretendosh se je partia me e madhe e se majtes ne vend kur edhe shtresat e uleta e fshati zgjedhin te votojne per kundershtarin tend te djathte". Vota e fshatit ne 20 vjet ishte vote e sigurt per PS, zgjedhje pas zgjedhjesh.
Po si e fitoi Berisha besimin e fshatit shqiptar?
Po aq historike sa totali i votes ne fshat, ishte edhe menyra se si Berisha e siguroi kete vote. Pere here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar, Berisha nuk e fitoi voten e fshatit me premtime boshe apo me llustra politike, por me politika konkrete te qeverise se vendit qe njihen si "politika sociale". Nisma konkrete qe ndryshoi shume mendje ne fshatin shqiptar ne favor te qeverise ishte nisma e kryeministrit shqiptar per rritjen e pensioneve. Per plot 20 vjet ne pluralizmin shqiptar, pensionet e fshatit ishin disa here me te uleta se ato te qytetit. Berisha e mbylli kete hendek mes pensioneve te fshatit te qytetit e fshatit, duke rritur ndjeshem rrogat e fshatit. Arsyeja perse kjo u prit jashtezakonisht mire nga elektorati rural i vendit ishte pasi ishte hera e pare ne historine e pluralizmit shqiptar, ku politikat e qeverise shqiptare ne Tirane benin dicka per fshatin. Fshataret shqiptare ishin mesuar te merrnin shume premtime e asnje ndihme konkrete sociale nga politikanet kur vinin ne pushtet. Arsyeja e dyte e madhe perse fshati mbeshteti qeverine ne zgjedhjet e fundit kish te bente ne investimet ne infrastrukturen rurale nga ana e qeverise. Qeveria nuk po investon me vetem ne autodrada kombetare, por edhe ne rruge dytesore qe lidhin zona te tera e fshatrat e vendit me rrugen kombetare. Arsyeja e tjere ishin perpjekjet e qeverise e ministrise se bujqesise qe te ndihmonin fermerin shqiptar si me ndihme teknologjike, edhe me kredi me interes te ulet. Nismat e mbjelljes se ullirit me te cilat opozita tallej ne Tirane kur kryeministri i vendit Berisha i promovonte, jane mirepritur nga fermeret shqiptare. Ata ndihen mire qe qeveria e tyre ne Tirane nuk i ka braktisur per tu fokusuar vetem ne qytetet e vendit.
Para nje situate te tille, Rama mundohet qe te rifitoje mbrapsht voten e fshatit duke bere probleme si keto me lart. Problemi i PS dhe Rames eshte nje problem besimi: fshataret shqiptare nuk kane besim tek kreu i opozites qe te mbaje premtimet e tyre dhe kane per te votuar per vazhdimin e politikave te suksesshme te qeverise Berisha ne fshat. Deklaratat e Rames drejtuar fshatit shqiptar jane me shume per te justifikuar vetveten me kreret e partise se tij, se sa per ti ardhur ne ndihme fshatit: ja shikoni, nuk e harrova fshatin kesaj rradhe, por kemi edhe per ta politika ne programin e partise sone socialiste.
Ngelet per te pare nese ne zgjedhjet vendore, fshati do te ktheje prape syte nga PS.
Albo
berisha fitoi fshatin se ligjeroi ligjin 7501 them ligjeroi se ai ligj eshte anti-kushtetues. dhe jo vetem kaq, por ne fshatra komisionet e ndarjes se tokes, kishin vjedhur pa fund token, e me ligj berisha i falte atyre 10% te tokes qe kane vjedhur pertej mases qe caktonte ligji 7501.
fshataret nuk jane kaq naive sa te genjehen me rritje 10$ te pensioneve, perball mijera m2 toke qe e fitojne pa mund e djerse.
berisha e fitoj fshatin se ne 8 vjet nuk u mori asnje cent taks, mbi token ne perdorim qe i dha ligji 7501.
berisha vodhi kauzen e majte e beri te tijen, per ta fituar fshatin.
ne bathore do ti ligjeroj zaptuesve token e zene me force, e ne te njejten kohe i njeh edhe tapite e 7501 ne fshatin e origjines te ketyre zaptuesve.
dhe ishpronaret sillen verdalle pa toke e pa demshperblim.
pasi demshperblimi eshte i pamundur financiarisht. ne 4 vjet te funksionimit te ligjit, jane dhene per demshperblim vetem 12 Ha nga 25.000 Ha, qe jane pretendimet e ishpronareve.
nuk ta thashe kete per kunderpeshe, por kjo politike, si nga PS edhe nga PD, detyroi komisionin europian ne 2011 tja veri kusht shqiperise zbatimin e te drejtes se pronesise se ishpronareve.
keta kane bere masaker me pronat vetem per te fituar vota.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 29-04-2013 mė 16:38
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Akili-A ai ligj fillimet e veta i ka ne 1991 dhe u be me votat e pozites dhe opozites dhe ka qene ne funksion per 20 vjet. Kjo nuk e ndaloi fshatin qe te votonte per PS ne keto 20 vjet. Pra argumenti yt nuk qendron pasi po te ishte ashtu sic pretendon ti, fshati do te kish votuar per PD qe kur ajo ishte ne pushtet ne fillimet e viteve 90. Fshataret kane 20 vjet qe jane kthyer ne pronare te tokes se tyre dhe kjo nuk perbente ndonje risi te madhe per ta pasi askush nuk do veje ne fshat t'iu marri token qe ata kane ne perdorim. Trendi ne shoqerine shqiptare eshte shkretimi i fshatrave dhe levizja neper qendrat urbane dhe problemi ne Shqiperi nuk eshte "vjedhja e prones ne fshat" por toka djerre e papunuar e pashfrytezuar pasi nuk ka njeri kush ta punoje. Urbanizimi i shoqerise dhe emigracioni kane bere punen e tyre.
Ceshtja e prones ka patur peshe dhe Berisha ka fituar pike jo se "ligjeroi ate ligj qe ka qene ne fuqi per 20 vjet", por sepse beri nje perpjekje per t'i dhene zgjidhje ceshtjes se legalizimit te pronave si ne qytet edhe ne fshat. Dhe ky eshte nje kontrast i thelle me 8 vjetet kur PS ishte ne pushtet, ku nuk u be perpjekja me e vogel per te bere dicka ne kete drejtim. Dhe kjo ndikon me shume tek tokat e marra per ndertim shtepish banimi prane qendrave te banuara, dhe jo ne fshat.
Prona eshte problem i madh ne Shqiperi dhe nuk do te kete zgjidhje optimale. Asnje qeveri nuk mund te prishi e shkaterroje e nxjerri ne rruge qindra mijera banore te saj se kane ndertuar ne token e dikujt tjeter, por do ti legalizoje e penalizoje keto ndertime, dhe do te demshperbleje financiarisht pronarin e prones. Kjo eshte zgjidhja optimale pasi shmang konfliktin social dhe palet ngelen te kenaqura. E rendesishme per Shqiperine nuk eshte "zgjidhja ideale e ceshtjes se prones", por zgjidhja sa me e shpejte e ceshtjes se prones. Dita kur cdo pellembe e Shqiperise do te kete nje pronar, eshte dita kur Shqiperia eshte me te vertete nje sistem kapitalist dhe investitoret e vendite e te huaj mund te investojne ne ate vend pa frike.
Sa per rritjen e pensioneve te fshatit, duhet te kuptosh: e rendesishme nuk ishte sasia e rritjes, $10 apo $20 dollare ne muaj, por fakti qe qeveria i dha fund diskriminimit te fshatit qe ishte trashegimi qe nga koha e komunizmit. Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe fshataret e Shqiperise nuk i gjen vetem ne fshatrat e vendit, i gjen ne mes te Tiranes e qyteteve me te medha te vendit. Jetojne ne qytet por pensionin e marrin si fshatare. Dhe ky vendim i qeverise u ka rikthyer fshatit shqiptar dinjitetin.
Sigurisht qe Berisha ua mori kafshiten nga goja socialisteve, por nuk ua mori me dredhi, ua mori me zotesi. Ua mori me politikat sociale te qeverise se tij.
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Krijoni Kontakt