Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 168
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.

    Atëherë cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?

    Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.

    Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Sipas tyre, këto krijesa evoluan me kalimin e kohës dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër ndoqi një tjetër rrugë evoluimi, duke evoluar në njerëzit e sotëm.

    Të gjitha zbulimet paleontologjike, anatomike dhe biologjike kanë treguar se kjo që pretendohet nga evolucionistët është po aq fiktive dhe e pavlefshme sa të gjitha pretendimet e tjera të tyre. Përveç pikturave të falsifikuara me paramendim, asnjë provë e saktë nuk është paraqitur për të argumentuar lidhjet midis majmunit dhe njeriut.

    Të dhënat fosile na tregojnë se gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë njerëz, ndërsa majmunët majmunë. Disa prej fosileve, për të cilat evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut, i përkasin racave njerëzore që kanë jetuar deri vonë, rreth 10,000 vjet më parë dhe pastaj u zhdukën. Për më tepër, shumë komunitete njerëzore që jetojnë sot kanë të njëjtat karakteristika dhe paraqitje fizike si ato të racave njerëzore të zhdukura, për të cilat evolucionistët thonë se janë stërgjyshërit e njerëzve. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë se njeriu nuk ka kaluar kurrë nëpërmjet një procesi evolucioni në ndonjë periudhë të historisë.

    Më e rëndësishmja është se ka diferenca të shumta anatomike midis majmunëve dhe njerëzve dhe askush nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë nga një proces evolutiv. Bipedaleteti (dykëmbshmëria) është një prej tyre. Siç do ta shpjegojmë më vonë në detaje, bipedaliteti (dykëmbshmëria) është një nga tiparet më të rëndësishme që e dallon njeriun nga kafshët.




    Pema familjare imagjinare e njeriut

    Darvinizmi pretendon se njeriu i sotëm ka evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë këtij procesi evolutiv, i cili mendohet të ketë filluar 4-5 milionë vjet më parë, thuhet se ekzistonin disa "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe stërgjyshërve të tij. Sipas këtij skenari krejtësisht të fantazuar, "kategoritë" bazë janë katër:

    1- Australopitekët

    2- Homo Habilis

    3- Homo Erektus

    4- Homo Sapiens

    Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin stërgjyshin e parë të njeriut dhe të majmunëve Australopitek, që do të thotë "majmuni i jugut". Australopitekët, që nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të zhdukur, kanë ekzistuar në disa lloje. Disa kanë pasur struktura të ndërtuara mirë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të vegjël dhe me shtat të hollë.

    Evolucionistët e klasifikojnë fazën tjetër të evolucionit të njeriut si "homo", "njeri". Sipas evolucionistëve gjallesat në serinë "homo" janë më të zhvilluara se Australopiteku dhe jo shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Njeriu i sotëm, Homo Sapiens, thuhet se ka formuar fazën e fundit të këtij evolucioni.

    Fosilet si "Njeriu i Xhavës", "Njeriu i Pekinit" dhe "Lusi", të cilat paraqiten në media herë pas here dhe gjenden në botimet dhe literaturën evolucioniste, përfshihen në një prej katër specieve të përmendura më parë.
    Peace!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Duke e futur zinxhirin e lidhjes formën "Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens" evolucionistët nënkuptojnë se secila prej këtyre specieve është paraardhëse e njëra-tjetrës. Zbulimet e fu- ndit të paleo-antropologëve kanë treguar se Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë ekzistuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë. Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Homo Sapiens, Neandertali dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë. Kjo situatë tregon dukshëm pavlefshmërinë e thënies se ata janë paraardhës të njëri-tjetrit.

    Të gjitha kërkimet shkencore kanë treguar se të dhënat fosile nuk su- gjerojnë një proces evolutiv, ashtu siç pretendojnë evolucionistët. Fosilet, për të cilat evolucionistët thonë se i përkasin stërgjyshërve të njeriut, në fakt i përkasin ose racës njerëzore ose majmunëve. Atëherë cilat janë fosile njeriu dhe cilat janë fosile majmuni? A është e mundur që ndonjë prej tyre të konsiderohet formë kalimtare? Për të gjetur përgjigjen le të shikojmë më nga afër secilën kategori.
    Peace!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Australopiteku: Një majmun

    Autralopiteku, që përfaqson kategorinë e parë, do të thotë "majmun i jugut". Eshtë pranuar se këto krijesa u shfaqën për herë të parë në Afrikë, rreth 4 milionë vjet më parë dhe jetuan deri 1 milion vjet më parë. Midis tyre ka disa klasa. Evolucionistët marrin A. Afarensis si specien më të vjetër të Australopitekut. Pas këtij vjen A. Afrikanus, që ka kocka më të holla dhe pastaj A. Robustus, që ka relativisht kocka më të mëdha. Ndërsa për A. Boisei, disa kërkues pranojnë se ai ishte një specie tjetër, të tjerë thonë se ai ishte një nënspecie e A. Robustus.

    Të gjitha speciet e Australopitekut janë majmunë të zhdukur që i ngjajnë majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës së tyre është njësoj ose më i vogël se i shimpazeve të sotme. Në duart dhe këmbët e tyre ka pjesë të posaçme që ata i përdornin për t’u ngjitur në pemë, tamam si shimpanzetë e sotme. Gjithashtu këmbët e tyre kanë aftësi për t’u kapur dhe për t’u mbajtur në degët e pemëve. Ata janë të shkurtër (maksimumi 130 cm) tamam si shimpazetë e sotme. Mashkulli i Australopitekut është më i madh se femra. Shumë karakteristika, si p.sh. detajet e kafkës, afërsia e syve, dhëmballët e mprehta, struktura e nofullës, krahët e gjatë, këmbët e shkurtra, janë argumente që tregojnë se këto gjallesa nuk ishin të ndryshme nga majmunët e sotëm.

    Evolucionistët thonë se, megjithëse Australopitekët kanë anatominë e një majmuni, ata ecnin duke mbajtur trupin drejt si njerëzit dhe jo si majmunët.

    Kjo thënie e ecjes me "trupin drejt" është në fakt një pikëpamje që ka qenë mbrojtur nga paleo-antropologët si Richard Leakey dhe Donald C. Johanson për dekada me radhë. Tashmë shumë shkencëtarë kanë nxjerrë në pah shumë fakte të reja në lidhje me strukturën skeletore të Australo- pitekut dhe kanë provuar pasaktësinë e këtij argumenti. Kërkimi i gjerë i bërë mbi specie të ndryshme Australopitekësh nga dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe USA, Lord Solly Zuckermen dhe Prof. Charles Oxnard, ka treguar se këto krijesa nuk ecnin me dy këmbë dhe kishin të njëjtën mënyrë lëvizjeje si majmunët e sotëm.

    Duke studiuar kockat e këtyre fosileve për një periudhë 15 vjeçare, të mbështetur nga qeveria britanike, Lord Zuckermen dhe grupi i tij prej pesë specialistësh arritën në konkluzionin se Australopitekët ishin vetëm një specie e zakonshme majmunësh dhe nuk ishte aspak e vërtetë që ecnin me dy këmbë, megjithëse Zuckermen ishte vetë evolucionist. Përkatësisht, Charles E. Oxnard, një tjetër evolucionist i famshëm për kërkimet e tij mbi këtë çështje, e krahason strukturën skeletore të Australopitekëve me atë të orangutangëve modernë. Në vitin 1994, një grup shkencëtarësh nga universiteti i Liverpulit në Angli filluan një kërkim të gjerë për të arritur në një përfundim të përcaktuar mirë. Ata konkluduan se "Australopitekët ishin katërkëmbësh".

    Shkurtimisht, Australopitekët nuk kanë lidhje me njerëzit, ata janë thjesht një specie majmunësh të zhdukur
    Peace!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Habilis: Majmuni që u paraqit si njeri

    Ngjashmëria e madhe midis strukturës skeletore dhe kafkës së Australopitekëve me ato të shimpazeve dhe refuzimi i thënies se këto krijesa ecnin me dy këmbë shkaktuan vështirësi shumë të mëdha për paleo-antropologët evolucionistë. Arsyeja është se, sipas skemës imagjinare evolucioniste, Homo Erektus vjen pas Australopitekut. Për shkak se pjesa paraprirëse "homo" do të thotë "njeri", kjo nënkupton se Homo Erektus është një klasë njerëzore dhe skeleti i tij është i drejtë. Kapaciteti i kafkës së tij është dy herë më i madh se ai i Australopitekut. Një tranzicion direkt nga Australo- piteku, i cili është një majmun si shimpanzeja, tek Homo Erektus, i cili ka skelet jo të ndryshëm nga njeriu modern, është, edhe sipas vetë evolucionistëve, jashtë diskutimit. Prandaj ekzistenca e "lidhjeve" d.m.th. "formave kalimtare", është më se e nevojshme. Pikërisht nga kjo nevojë lindi koncepti i Homo Habilis.

    Klasifikimi i Homo Habilis u paraqit në vitet 1960 nga Leakeys, të cilët konsiderohen si familje "gjuetarë fosilesh". Sipas tyre, kjo specie e re, të cilën ata e klasifikuan si Homo Habilis, kishte një kafkë me kapacitet relativisht të madh, ecte mbi dy këmbë dhe përdorte gurë e vegla druri. Prandaj, ai duhet të ishte stërgjyshi i njeriut.

    Fosilet e reja të së njëjtës specie që u zbuluan nga fundi i viteve '80, e ndryshuan plotësisht këtë pikëpamje. Disa studiues si Bernard Wood dhe C. Loring Brace të mbështetur mbi fosilet e zbuluara së fundi deklaruan se Homo Habilis, që do të thotë "njeri i aftë për të përdorur vegla", duhet të klasifikohet si Australopitek Habilis që do të thotë "majmuni i jugut i aftë për të përdorur vegla", sepse Homo Habilis ka shumë karakteristika të përbashkëta me majmunët e quajtur Australopitek. Homo Habilis kishte krahë të gjatë, këmbë të shkurtra dhe një strukturë skeletore si të majmunit. Gishtat e këmbës dhe dorës ishin të përshtatshëm për ngjitje. Struktura e nofullës ishte shumë e ngjashme me atë të majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës (mesatarisht 600cc) ishte gjithashtu një tregues se ata ishin majmunë. Shkurt, Homo Habilis, që është paraqitur nga evolucionistët si një specie e ndryshme, ishte në të vërtetë një specie majmunësh, si të gjithë Australo- pitekët e tjerë.
    Peace!

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Kërkimet e bëra në vitet e mëvonshme demonstruan me të vërtetë se Homo Habilis nuk ishte më i ndryshëm nga Australopiteku. Kafka dhe skeleti fosil OH62 i zbuluar nga Tim White tregojnë se kjo specie kishte kapacitet kafkor të vogël, krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të cilat bënin të mundur që ata të ngjiteshin në pemë, tamam si majmunët e sotëm.

    Analizat e detajuara të bëra nga antropologia amerikane Holli Smith në vitin 1994 treguan se Homo Habilis nuk ishte njeri, por majmun. Për analizat që bëri mbi dhëmbët e Australopitekut, Homo Habilis, Homo Erektus dhe Homo Neandertal, ajo deklaroi:

    Rezultatet e analizave strikte të fosileve tregojnë: Mostrat e zhvillimit dentar të Australopitekut dhe Homo Habilis tregojnë se ata klasifikohen si majmunë afrikanë, ndërsa ato të Homo Erektus dhe Neandertalit klasifikohen si njerëz.

    Brenda të njëjtit vit, Fred Spoor, Bernard Wood dhe Frans Zonneveld, të gjithë specialistë në anatomi, arritën në të njëjtin konkluzion nga metoda krejtësisht të ndryshme. Kjo metodë u bazua në analizat krahasuese të kanaleve gjysmërrethore në veshin e brendshëm të njerëzve dhe majmunëve, të cilat sigurojnë ruajtjen e ekuilibrit gjatë lëvizjes. Kanalet e njerëzve (që ecin drejt) ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato të majmunëve që ecin të përkulur përpara. Kanalet e veshit të brendshëm të mostrave te të gjithë Australopitekët dhe akoma më tej te Homo Habilis të analizuar nga Spoor, Vood, dhe Zonneveld ishin njësoj si ato të majmunëve modernë. Kanalet e veshit të brendshëm të Homo Erektus ishin njësoj si ato të njeriut modern. (Fred Spoor, Bernard Wood, Frans Zonneveld, "Implication of Early Hominid Labryntine Morphology for Evolution of Human Bipedal Locomotion", Nature, vol. 369, 23 qershor 1994, fq. 645-648)

    Këto zbulime kanë dy rezultate të rëndësishme:

    1. Fosilet e Homo Habilis nuk i përkasin klasës së njeriut, por asaj të Australopitekëve, pra, majmunëve.

    2. Si Homo Habilis, ashtu dhe Australopiteku ishin gjallesa që ecnin përkulur, ndaj dhe kishin skelet majmuni. Ato nuk kanë as lidhjen më të vogël me njerëzit.
    Peace!

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Rudolfensis: Fytyra që u bashkangjit gabimisht

    Termi Homo Rudolfensis është emri që u është dhënë disa fragmenteve fosile të zbuluara në 1972. Klasa që mendohej se paraqitej nga ky fosil u emërtua Homo Rudolfensis, për shkak se këto fragmente fosilesh u zbuluan në afërsi të lumit Rudolf, në Kenia. Shumica e paleo-antropologëve pranojnë se këto fosile nuk i përkasin një specieje të veçantë, por gjallesa e quajtur Homo Rudolfensis ishte në fakt një Homo Habilis.

    Richard Leakey, zbuluesi i fosilit, e paraqiti kafkën, të cilën e emërtoi KNM-ER 1470 me një moshë të supozuar 2.8 milionë vjeçare, si zbulimin më të madh në historinë e antropologjisë. Sipas Leakey, kjo qenie, që kishte fytyrë njeriu dhe kafkë me kapacitet të vogël, ashtu si Australopiteku, ishte hallka që mungonte midis Australopitekut dhe njeriut. Pak më vonë u kuptua se fytyra njerëzore e kafkës KNM-ER 1470, e cila shumë shpesh ekspozohej në kopertinat e revistave shkencore, ishte rezultat i bashkimit të fragmenteve të kafkës - të cilat mund të kenë qenë të paramenduara. Prof. Tim Bromage, që ka bërë studime për anatominë e fytyrës së njeriut, e nënvizon këtë fakt, të cilin ai e nxori në pah me anën e stimulimeve në kompjuter në 1992:

    Kur ai (KNM-ER 1470) u rindërtua për herë të parë, fytyra iu përshtat kafkës në një pozicion gati vertikal, shumë të ngjashëm me fytyrën e sheshtë të njerëzve mo- dernë. Por studimet e fundit të lidhjeve anatomike tregojnë se në jetë fytyra duhet të ishte e dalë përpara në mënyrë të dukshme, duke krijuar një pamje majmuni, në një farë mënyre si fytyra e Australopitekut.(Tim Bromage, "New Scientist" (Shkencëtari i Ri), vol. 133, 1992, fq. 38-41)

    C. Loring Brace nga universiteti i Miçiganit ka arritur në të njëjtin përfundim nga analizat që bëri mbi nofullën dhe strukturën e dhëmbëve të kafkës 1470. Ai tha se përmasa e nofullës dhe e pjesës që mbante dhëmballët tregonte se KNM-ER 1470 kishte tamam fytyrën dhe dhëmbët e një Australopiteku. (C. L. Brace, H. Nelson, N. Korn, M. L. Brace, "Atlas of Human Evolution" (Atlasi i evolucionit të njeriut), 2.b. New York: Rinehart and Vilson, 1979)

    Prof. Alan Valker, paleoantropolog nga universiteti John Hopkins, që ka bërë po aq kërkime mbi KNM-ER 1470 sa edhe Leakey, mbron tezën se kjo gjallesë nuk duhet të klasifikohet si njeri, por përkundrazi duhet të përfshihet nën specien e Australopitekut.

    Si përfundim, klasifikime të tilla si Homo Habilis apo Homo Rudolfensis, të cilat paraqiten si lidhje kalimtare midis Australopitekut dhe Homo Erektus, janë krejtësisht të sajuara. Ashtu siç konfirmohet nga shumë kërkues sot, këto gjallesa janë anëtarë të klasës së Australopitekëve. Të gjitha tiparet e tyre vërtetojnë se ata nuk janë gjë tjetër veçse majmunë.
    Peace!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Erektus dhe të tjerët që vijnë pas tij: Qenie njerëzore

    Sipas skemave të fantazuara të evolucionistëve, evolucioni i brendshëm i specieve homo (njeri) është si më poshtë: I pari Homo Erektus, pastaj Homo Sapiens Arkaik, pastaj Njeriu i Neandertalit, më pas Njeriu i Kromanjonit dhe në fund njeriu modern. Të gjitha këto klasifikime janë në të vërtetë vetëm raca origjinale njerëzore. Ndryshimet midis tyre nuk janë më të mëdha se diferenca midis një aziatiku dhe një zezaku, apo një pigmeu dhe një evropiani.

    Le të ekzaminojmë në fillim Homo Erektus, i cili mbahet si specia humane më primitive. Ashtu siç do të thotë fjala "erekt" (drejt), Homo Erektus do të thotë një "njeri që ecën drejt". Evolucionistët e kanë ndarë këtë specie nga llojet e mëparshme, duke shtuar cilësinë e qëndrimit drejt, sepse të gjitha fosilet e Homo Erektus që disponohen kanë një shtrirje të drejtë të pavërejtur në ndonjë mostër Australopiteku apo Homo Habilis. S’ka asnjë ndryshim midis skeletit të njeriut modern dhe atij të Homo Erektus.

    Arsyeja primare që i shtyn evolucionistët të mbrojnë konceptin e primitivitetit të Homo Erektus është vëllimi i kafkës (900 - 1100 cc), i cili është më i vogël se mesatarja e atij të njeriut modern, si dhe pjesa e trashë kockore e vetullës. Ka shumë njerëz që jetojnë sot në botë e që kanë të njëjtin vëllim kafke si Homo Erektus (p.sh. pigmejtë), gjithashtu ka disa raca të tjera që kanë vetulla të dala (p.sh. aborigjenët në Australi).

    Shkencëtarët kanë rënë dakord se ndryshimet në vëllimin e kafkës, nuk tregojnë medoemos ndryshime në nivelin e inteligjencës ose aftësive. Inteli- gjenca varet më tepër nga organizimi i brendshëm i trurit sesa nga volumi i tij.(Marvin Lubenow, "Bones of Contention" (Kockat e grindjes), Grand Rapids, Baker, 1992, fq. 83.)
    Fosilet që e kanë bërë të njohur Homo Erektus në botë janë fosilet e Njeriut të Pekinit dhe Njeriut të Javës të gjetura në Azi. Me kohë u kuptua se këto dy fosile ishin të rreme. Njeriu i Pekinit konsistonte në disa elemente të bëra prej stukoje, sepse pjesët origjinale kishin humbur, ndërsa Njeriu i Javës ishte i përbërë prej një fragmenti kafke, plus një kockë legeni që ishte gjetur disa metra larg prej saj, duke mos pasur asnjë argument që provonte se ajo i përkiste të njëjtës gjallesë. Kjo është arsyeja që fosilet e Homo Erektus, të gjetura në Afrikë kanë marrë kaq shumë rëndësi. (Duhet përmendur se disa fosile të konsideruara të Homo Erektus futen nga disa evolucionistë në një klasë të dytë, të quajtur "Homo Ergaster". Ka mosmarrveshje midis tyre në këtë pikë. kto do trajtohen nën klasifikimin e Homo Erektus.)

    Mostra më e famshme e Homo Erektus e gjetur në Afrikë është fosili i "Narikotome Homo Erektus" ose "Djali i Turkanës", i cili u zbulua pranë liqenit Turkana, Kenia. Eshtë konfirmuar se fosili ishte i një djali 12 vjeçar, i cili në moshën e adoleshencës do të kishte qenë 1.83 m i gjatë. Struktura e drejtë e skeletit të fosilit nuk është e ndryshme nga ajo e njeriut modern. Në lidhje me të, paleo-antropologu amerikan Alan Walker thotë se ai dyshon që "një paleontolog i zakonshëm të jetë në gjendje të tregojë diferencën midis këtij skeleti fosil dhe atij të njeriut modern." Përsa i përket kafkës, Walker thotë se ajo duket tamam si kafka e Njeriu të Neandertalit. Ashtu siç do të shikojmë në kapitullin tjetër, Neandertali është një racë e njerëzve modernë. Prandaj Homo Erektus është gjithashtu një racë e njerëzve modernë. Bile edhe evolucionisti Richard Leakey pranon se diferencat midis Homo Erektus dhe njeriut modern janë jo më shumë se ndryshime midis racash:

    Gjithashtu mund të vërehen ndryshime në formën e kafkës, në gradën e daljes së fytyrës, në trashësinë e vetullave e kështu me radhë. Këto diferenca janë jo më shumë të theksuara se ato që dallohen midis racave të ndryshme të njerëzve të sotëm. Këto ndryshime biologjike shfaqen kur popullatat ndahen gjeografikisht nga njëra-tjetra për një periudhë të gjatë kohore.

    Prof. William Laflin nga universiteti i Konektikatit ka bërë ekzaminime të gjera anatomike mbi inuitët (racë njerëzish) dhe njerëzit që jetojnë në ishujt Aleut dhe ka vënë re se këta njerëz ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me Homo Erektus. Përfundimi, në të cilin arriti Laflin, ishte se të gjitha këto raca ishin, në fakt, raca të ndryshme të Homo Sapiens (njeriut modern).
    Peace!

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    NEANDERTALI
    Neandertali është njeri që u shfaq papritur 100 mijë vjet më parë në Evropë dhe u zhduk ose u asimilua pa u ndjerë nga përzierja me raca të tjera, 35 mijë vjet më parë. E vetmja diferencë nga njeriu modern është skeleti më i trashë dhe vëllimi i kafkës pak më i madh.

    Neandertalët janë racë njerëzore dhe ky fakt është pranuar nga të gjithë sot. Evolucionistët janë përpjekur shumë t’i paraqesin si specie primitive, por të gjitha zbulimet tregojnë se ata nuk ishin të ndryshëm nga një njeri trupmadh që ecën sot në rrugë. Një autoritet i shquar në këtë fushë, Erik Trinkaus, paleo-antropolog nga universiteti i New Mexico, shkruan:

    "Krahasimet e detajuara të mbetjeve skeletore të Neandertalit me ato të njerëzve modernë kanë treguar se nuk ka asgjë tek anatomia e Neandertalit që tregon përfundimisht se aftësitë e tij lëvizëse, manipuluese, intelektuale apo linguistike janë më pak të zhvilluara nga ato të njerëzve modernë. "

    Shumë kërkime të kohëve të fundit e përcaktojnë njeriun e Neandertalit si nënspecie të njeriut modern dhe e quajnë atë "Homo Sapiens Neandertal". Zbulimet dëshmojnë se Neandertali i varroste të vdekurit e tij, përdorte vegla muzikore dhe kishte përngjasime kulturore me Homo Sapiens Sapiens që jetonte në të njëjtën periudhë. Përfundimisht, Neandertali është një racë njerëzore me trup të madh që thjesht u zhduk me kalimin e kohës
    Peace!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Sapiens Arkaik, Homo Heilderbergens dhe Njeriu i Kromanjonit

    Homo Sapiens Arkaik është në skemën imagjinare të evolucionit hallka e fundit para njeriut të sotëm. Në fakt,
    evolucionistët nuk kanë shumë për të thënë për këtë njeri, sepse ka vetëm ndryshime minimale midis tij dhe njeriut modern. Disa kërkues thonë se përfaqësues të kësaj race jetojnë akoma sot; për këtë marrin si shembull Aborigjenët në Australi. Ashtu si Homo Sapiens, Aborigjenët kanë vetulla të trasha e të dala, strukturë nofulle të pjerrët nga brenda dhe vëllim kafke pak më të madh. Për më tepër, zbulime të tjera kanë përmendur se njerëz të tillë kanë jetuar në Hungari dhe në disa pjesë të Italisë deri vonë.

    Grupi i quajtur si Homo Heildergensis në literaturën evolucioniste është, në fakt, i njëjti me Homo Sapiens Arkaik. Arsyeja pse janë përdorur dy terma të ndryshëm për të përcaktuar të njëjtën racë njerëzore është një ndryshim konceptesh midis evolucionistëve. Të gjitha fosilet e përfshira nën klasifikimin Homo Heildergensis sugjerojnë se disa njerëz, të cilët janë nga ana anatomike shumë të ngjashëm me evropianët, jetuan 500 mijë vjet, bile deri 740 mijë vjet më parë në Angli dhe më pas në Spanjë.

    Eshtë vlerësuar se Njeriu i Kromanjonit ka jetuar 30 mijë vjet më parë. Ai kishte një kafkë me cepa dhe ballë të gjerë. Kafka e tij prej 1600 cc është mbi mesataren e njerëzve të sotëm. Kafka e tij ka kocka vetullash të trasha dhe një dalje kockore prapa, e cila është karakteristikë e Neandertalit dhe Homo Erektus.

    Megjithëse Njeriu i Kromanjonit konsiderohet si racë evropiane, struktura dhe evoluimi i kafkës së tij duket tamam si ajo e disa racave që jetojnë sot në Afrikë dhe në Tropik. Bazuar mbi këtë ngjashmëri, është vlerësuar se Kromanjoni ishte një racë e vjetër Afrikane. Disa zbulime të tjera paleo-antropologjike kanë treguar se racat e Kromanjonit dhe Neandertalit janë përzier me njëra-tjetrën dhe vunë bazat e racave të sotme. Për më tepër në ditët tona pranohet se përfaqësuesit e racës së Kromanjonit jetojnë akoma në zona të ndryshme të Afrikës dhe në rajonet Salut dhe Dordonjë në Francë. Gjithashtu, njerëz me karakteristika të ngjashme janë vënë re që jetojnë në Poloni dhe Hungari.


    Specie që kanë jetuar në të njëjtën kohë me paraardhësit e tyre

    Ajo që ne kemi marrë në shqyrtim deri tani formon një tabllo të qartë: Skenari i evolucionit të njeriut është kryekëput gënjeshtër. Që të ekzistojë një pemë e tillë familjare (sipas evolucionit) duhet që të ekzistonte një evolucion gradual nga majmuni te njeriu dhe kjo të pasqyrohej në të dhënat fosile. Ekziston një hendek gjigand midis majmunëve dhe njerëzve. Struktura e skeletit, kapaciteti i kafkës dhe kritere të tjera, si p.sh. ecja drejt, i dallojnë qartë njerëzit nga majmunët. [Më parë kemi përmendur se kërkimet e fundit të bëra më 1994 mbi kanalet e gjysmërrethore të ekuilibrit në veshin e brendshëm kanë nxjerrë se Australopiteku dhe Homo Habilis ishin majmunë, ndërsa Homo Erektus ishte njeri].

    Një tjetër zbulim domethënës që dëshmon se nuk mund të ekzistojë një pemë familjare e përbashkët midis këtyre specieve të ndryshme është se speciet që janë paraqitur si paraardhës të njëra-tjetrës në fakt kanë jetuar bashkë në të njëjtat periudha. N.q.s., siç thonë evolucionistët, Australo- piteku u transformua në Homo Habilis dhe ky i fundit në Homo Erektus, atëherë periudhat në të cilat ata kanë jetuar do të ishin në vazhdim të njëra-tjetrës. Ky rregull kronologjik nuk ekziston.

    Sipas vlerësimeve të evolucionistëve Australopitekët jetuan nga 4 milionë deri në 1 milion vjet më parë. Gjallesat e klasifikuara si Homo Habilis, nga ana tjetër, mendohet të kenë jetuar deri në 1.7-1.9 milionë vjet më parë. Homo Rudolfensis, për të cilin thuhet se ishte "më i përparuar" se Homo Habilis, dihet se është 2.5-2.8 milionë vjeçar. Kjo do të thotë se Homo Rudolfensis është 1 milion vjet më i vjetër se Homo Habilis, i cili supozohet se është "paraardhësi" i tij. Nga ana tjetër, mosha e Homo Erektus daton 1.6-1.8 milionë vjet më parë që do të thotë se mostrat e Homo Erektus u shfaqën në tokë në të njëjtën kohë me ato të të ashtuquajturit paraardhës të tij, Homo Habilis.

    Alan Walker e konfirmon këtë fakt duke thënë:

    "… ka evidenca nga Afrika Lindore për individë të vegjël Australopitekësh që kanë mbijetuar deri vonë. Australopitekë të tillë kanë qenë bashkëkohës në fillim me Homo Habilisin pastaj me Homo Erektusin. "

    "Louis Leakey ka zbuluar fosile Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus gati njëra pas tjetrës në rajonin Olduvai George, shtresa Bed II. "

    Sigurisht që s’ka pasur pemë familjare siç pretendojnë evolucionistët. Një paleontolog nga universiteti i Harvardit, Stephen Jay Gould, shpjegon këtë qorrsokak të evolucionit megjithëse vetë është evolucionist:

    "Çfarë mund t’i ndodhë shkallëzimit tonë n.q.s. bashkekzistojnë tre linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe Homo Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër asnjë prej të treve nuk shfaq prirje evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë. "

    Kur lëvizim prej Homo Erektus në drejtim të Homo Sapiens, përsëri do të shohim se nuk bëhet fjalë për pemë familjare.

    Ka prova që tregojnë se Homo Erektus dhe Homo Sapiens Arkaik kanë vazhduar të jetojnë deri 27 mijë, madje deri 10 mijë vjet p.e.s. Në kënetën Kou në Australi janë gjetur kafka Homo Erektus 13 mijë vjeçare. Në ishullin Java është gjetur një kafkë Homo Erektus 27 mijë vjeçare.
    Peace!

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    NJË GJILPËRË 26 MIJË VJEÇARE:
    Një fosil tepër interesant që tregon se Neandertalët kishin njohuri për bërjen e rrobave. (Dr. Johanson, B. Edgar "Nga Lusi te gjuha", fq. 99)
    Peace!

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •