Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 168
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Përralla e kalimit nga uji në tokë


    Evolucionistët pretendojnë se jovertebrorët që gjenden në shtresën e Kambrianit evoluan në peshq në dhjetra miliona vjet. Megjithatë, ashtu siç jovertebrorët e Kambrianit nuk kanë paraardhës, ashtu dhe nuk ekziston asnjë lidhje kalimtare që provon se midis jovertebrorëve dhe peshqve ndodhi një evoluim. Duhet theksuar se jovertebrorët dhe peshqit kanë ndryshime strukturale mjaft të mëdha. Jovertebrorët e kanë skeletin të jashtëm, ndërsa peshqit janë vertebrorë që kanë skelet të brendshëm. Një evolucion i tillë gjigand duhet të ketë kërkuar për t'u plotësuar miliona hapa, të cilat duhet të pasqyrohen në miliona forma kalimtare që duhet t'i kenë pasur ato.

    Evolucionistët kanë gërmuar në shtresat fosile për 140 vjet duke kërkuar këto forma të supozuara. Ata kanë gjetur miliona fosile jovertebrorësh dhe miliona fosile peshqish, por askush nuk ka gjetur qoftë edhe një formë të ndërmjetme midis tyre.

    Një paleontolog evolucionist, Gerald T. Todd, e pranon këtë fakt në artikullin e titulluar "Evolucioni i mushkërive dhe peshqve kockorë"
    Të tre nëndarjet e peshqve kockorë shfaqen në të dhënat fosile afërsisht në të njëjtën kohë. Ato janë morfologjikisht shumë divergjente si dhe janë shumë të koracuara. Cili qe fillimi i tyre? Çfarë i bëri ata të ndryshojnë kaq shumë? Si mundën të kenë koraca të rënda? Dhe, pse s'ka gjurmë të formave të ndërmjetme më të hershme?

    Skenari evolucionist shkon një hap më tej dhe thotë se peshqit, që evoluan nga jovertebrorët, u transformuan më vonë në amfibë. Por edhe kësaj thënieje i mungojnë provat. Nuk ekziston as edhe një fosil që vërteton se një gjallesë gjysmëpeshk-gjysmëamfib ka ekzistuar ndonjëherë. Ky fakt konfirmohet nga autoriteti i njohur evolucionist Robert L. Caroll, i cili është autori i librit "Paleontologjia vertebrore dhe evolucioni".

    Ne nuk kemi fosile të ndërmjetme midis peshqve krosopterigë dhe amfibëve të hershëm.

    Dy paleontologë evolucionistë, Colbert dhe Morales, thonë kështu për tre klasat bazë të amfibëve: bretkosat, salamandrat dhe amfibët pa këmbë:

    Nuk ka prova që ndonjë amfib i erës Paleozoike të ketë karakteristikat që duhet të ketë një stërgjysh i përbashkët. Bretkosat, salamandrat dhe amfibët më të vjetër që njihen janë shumë të ngjashëm me pasardhësit e tyre që jetojnë sot
    Peace!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Perralla Kolekanth

    Deri rreth 50 vjet më parë, evolucionistët mendonin se një krijesë e ti- llë ekzistonte me të vërtetë. Peshku i quajtur Kolekanth, që është vlerësuar të jetë 410 milionë vjeçar, është konsideruar si një formë kalimtare me mushkëri primitive, tru të zhvilluar, me sistem qarkullimi dhe tretjeje gati për të funksionuar në tokë. Bile edhe me një mekanizëm primitiv ecjeje. Këto interpretime anatomike ishin pranuar si të vërteta të pamohueshme nga qarqet shkencore deri në fund të viteve 1930.

    Kolekanthi u paraqit si formë kalimtare që provonte kalimin evolutiv nga uji në tokë. Më 22 dhjetor 1938 një zbulim shumë interesant u bë në Oqeanin Indian. Një pjesëtar i gjallë i familjes Kolekanth, që më parë ishte paraqitur si formë kalimtare e zhdukur para 7 milionë vjetësh, u kap. Zbulimi i një prototipi Kolekanthi të gjallë qe padyshim një goditje e rëndë për evolucionistët. Paleontologu evolucionist J. L. B. Smith e ka komentuar këtë duke thënë se ai ishte po aq i çuditur sa do të ishte po të shihte një dinosaur duke ardhur në drejtim të tij. Pas këtij zbulimi u kapën rreth dyqind Kolekanthë në vende të ndryshme të botës.

    Kolekanthët e gjallë tregojnë sesa larg shkojnë evolucionistët me skenaret e tyre imagjinare. Në kundërshtim me thënien e evolucionistëve, Kolekanthët nuk kishin as mushkëri primitive e as tru të madh. Organi që evolucionistët pretendonin se ishte mushkëri primitive u zbulua se qe vetëm një qeskë yndyrore.Për më tepër, Kolekanthi, që u paraqit si "zva- rranik kandidat i përgatitur për të kaluar nga uji në tokë", është në të vërtetë një peshk që jeton në thellësi të oqeanit dhe që kurrë nuk ngjitet në the- llësi më të vogla se 180 metra nga sipërfaqja.


    Ja dhe nje fosil Kolekanthi 420 miljon vjecar i cili deklarohej te ishte perfaqesuesi i formes kalimtare nga uji ne toke.


    Ah se desh harrova , fosili nuk ka asnje ndryshim me Kolekanthin e sotem
    Peace!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Pse eshte i pamundur kalimi nga uji ne toke?

    Evolucionistët thonë se një ditë të bukur disa specie që jetonin në ujë, në një farë mënyre filluan të ecnin në tokë dhe u shndërruan në banore të tokës. Ka shumë fakte që e bëjnë këtë kalim të pamundur.

    1. Pesha trupore: Gjallesat ujore nuk e kanë problem peshën trupore gjatë lëvizjes. Por ato që banojnë në tokë harxhojnë 40% të energjisë së tyre vetëm për të lëvizur. Kështu, këto krijesa që pretendohet të kenë kaluar në tokë, duhet të kishin zhvilluar një sistem të ri muskulor dhe skeletor për t’iu përshtatur kushteve të reja të tokës, por kjo është e pamundur të ndodhë nga mutacione të rastësishme.

    2. Ruajtja e temperaturës: Në tokë temperatura mund të ndryshojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë. Gjallesat tokësore kanë një mekanizëm trupor që u përgjigjet këtyre ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Në ujë temperatura ndryshon ngadalë dhe jo në të njëjtën shkallë si në tokë. Një organizëm i gjallë që ka një sistem trupor të rre- gulluar sipas temperaturës konstante të ujit, duhet që ta modifikojë sistemin e tij mbrojtës për të siguruar minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i temperaturës në tokë. Eshtë budallallëk të thuash se peshqit e arritën këtë nga mutacione të rastësishme, sapo dolën në tokë.

    3. Përdorimi i ujit: Eshtë e domosdoshme për procesin e metabolizmit që uji, bile edhe lagështia, të përdoren me kursim për shkak të burimeve të pakta të ujit në tokë. P.sh. lëkura duhet të jetë e atillë që të lejojë humbjen e ujit në një masë të caktuar pa lejuar një avullim të lëngjeve në shkallë të gjerë. Prandaj, krijesat e tokës kanë sensin e etjes, diçka që krijesat e ujit nuk e kanë. Përveç kësaj lëkura e krijesave të ujit nuk është e përshtatshme për një ambjent pa ujë.

    4. Veshkat: Gjallesat e ujit mund të shkarkojnë lehtësisht materialet e padëshiruara, veçanërisht amoniakun, në trupin e tyre duke i filtruar ato, meqenëse gjendet ujë i bollshëm në ambjentin e tyre. Në tokë, uji duhet të përdoret me kursim. Kjo është arsyeja pse gjallesat banore të tokës kanë sistemin e veshkave. Falë këtyre veshkave, amoniaku magazinohet duke u shndërruar në ure, duke përdorur minimumin e sasisë së ujit gjatë daljes së tij. Për më tepër, sisteme të tjera janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e veshkave. Shkurt, për kalimin nga uji në tokë duhej që gjallesat patjetër të kishin veshka, të cilat duhet të ishin formuar menjëherë sapo ato të shkelnin në tokë.

    5. Sistemi i frymëmarrjes: Peshqit “marrin frymë” duke absorbuar oksi- gjenin e tretur në ujin që kalon në velëzat e tyre. Ata nuk mund të rrojnë më shumë se disa minuta jashtë ujit. Që të jetojnë në tokë, ata duhet të pajiseshin me mushkëri perfekte menjëherë.


    Eshtë më shumë se e pamundur që të gjitha këto ndryshime kolosale të kenë ndodhur në të njëjtin organizëm në të njëjtën kohë, të gjitha rastësisht.
    Peace!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Origjina e zogjve dhe Gjitarëve


    Sipas teorisë së evolucionit, jeta filloi dhe evoluoi në det e më pas u zhvendos në tokë nëpërmjet amfibëve. Ky skenar evolucionist supozon se amfibët, gjallesa që jetojnë në ujë dhe në tokë, evoluan në zvarranikë, gjallesa që jetojnë vetëm në tokë. Kjo është gjithashtu e pabesueshme për shkak të diferencave të mëdha strukturale midis këtyre dy klasave kafshësh. P.sh. vezët e amfibëve janë të tilla që zhvillohen në ujë, ndërsa ato të zvarranikëve janë të tilla që zhvillohen në tokë. Një evoluim hap pas hapi i një amfibi është krejtësisht jashtë diskutimit, sepse pa vezë me karakteristikat e duhura nuk është e mundur që një specie të mbijetojë. Për më tepër, si zakonisht, s'ka prova për forma kalimtare që mendohet se mund të kenë lidhur amfibët me zvarranikët. Paleontologu evolucionist Robert L. Caroll, i cili është një autoritet i njohur i paleontologjisë vertebrore, ka pranuar se "zvarranikët e hershëm ishin shumë të ndryshëm nga amfibët dhe se stërgjyshërit e tyre nuk janë gjetur akoma".
    Megjithatë, skenari i pashpresë evolucionist akoma nuk ka mbaruar. Akoma mbetet për t'u zgjidhur çështja se si arritën zvarranikët të fluturojnë. Meqenëse evolucionistët besojnë se zogjtëm në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të kenë evoluar, ata pranojnë se zogjtë erdhën prej zvarranikëve. Asnjë prej mekanizmave të zogjve (mekanizma që dallohen mirë nga mekanizmat e tjerë), të cilët kanë strukturë krejtësisht të ndryshme nga kafshët banuese në tokë, nuk mund të shpjegohen me evoluim gradual. Para së gjithash krahët, që janë një tipar shumë i veçantë i zogjve, janë problemi më i madh për evolucionistët. Një evolucionist turk, Engin Korur, dëshmon për pamundësinë e evoluimit të krahëve:

    Tipari i përbashkët midis syve dhe krahëve është se ato mund të funksionojnë vetëm n.q.s. janë plotësisht të zhvilluar. Me fjalë të tjera, një sy gjysmë i zhvilluar nuk mund të shikojë, ndërsa një zog me krahë gjysmë të zhvilluar nuk mund të fluturojë. Se si u shfaqën këto organe mbetet akoma një prej mistereve të natyrës që ka nevojë për t'u ndriçuar.

    Pyetja se si struktura perfekte e krahëve erdhi në ekzistencë si rezultat i mutacioneve të njëpasnjëshme e të rastësishme mbetet plotësisht pa përgjigje. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar se si krahët e përparmë të zvarranikëve u shndërruan me anë të deformimit të kodit gjenetik (mutacioneve) në krahë që funksionojnë në mënyrë perfekte.

    Për më tepër, pasja e krahëve nuk është e mjaftueshme që një organizëm që jeton në tokë të fluturojë. Gjallesat banore të tokës janë të privuar jo vetëm nga krahët, por edhe nga shumë mekanizma të tjerë strukturalë që zogjtë përdorin për të fluturuar. P.sh. kockat e zogjve janë shumë më të lehta se ato të gjallesave që banojnë në tokë. Mushkëritë e tyre funksionojnë në mënyrë krejt ndryshe. Ata kanë një sistem skeletor dhe muskulor të ndryshëm, si dhe një sistem qarkullimi shumë të veçantë. Këto karakteristika janë të nevojshme për fluturim, po aq sa edhe krahët. Të gjitha këto mekanizma duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë së bashku. Ato nuk mund të formohen gradualisht duke u akumuluar. Kjo është arsyeja që teoria që pohon se gjallesat e tokës evoluan në zogj është një budallallëk.

    E gjithë kjo të sjell në mend një pyetje tjetër. E zëmë se e tërë kjo histori e pamundur është e vërtetë, atëherë pse evolucionistët nuk janë në gjendje të gjejnë fosile me krahë gjysmë të formuar apo fosile me një krah?


    MUSHKERITE SPECIALE TE ZOGJVE

    Anatomia e zogjve është krejt e ndryshme nga ajo e zvarranikëve, të cilët supozohen si paraar- dhësit e tyre. Mushkëritë e zogjve funksionojnë në mënyrë shumë të ndryshme nga gjallesat që jetojnë në tokë. Te kafshët që jetojnë në tokë procesi i frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes kryhet në të njëjtën enë frymëmarrjeje. Zogjtë, nga ana tjetër, kanë një sistem krejt të ndryshëm frymëma- rrjeje; ajri hyn në mushkëri nga përpara dhe del nga prapa. Ky dizenjim kaq i ndryshëm gjendet vetëm te zogjtë, të cilët kanë nevojë për sasi të mëdha oksigjeni gjatë fluturimit. Eshtë e pamundur që një strukturë e tillë të evoluojë nga një mushkëri zvarraniku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 30-11-2006 më 21:55
    Peace!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    PENDËT E ZOGJVE



    Teoria e evolucionit, e cila thotë se zogjtë evoluan nga zvarranikët, është e paaftë të shpjegojë diferencat e jashtëzakonshme midis këtyre dy klasave të ndryshme. Në strukturën skeletore, sistemim e frymëmarrjes dhe metabolizmin me gjak të ngrohtë, zogjtë janë krejt të ndryshëm nga zvarranikët. Një tjetër veçori që formon një hendek të pakapërcyeshëm midis tyre janë pendët, të cilat kanë një formë tepër të veçantë.

    Trupi i zvarranikëve është i mbuluar me luspa, ndërsa trupi i zogjve me pendë. Meqenëse evolucionistët i konsiderojnë reptilët paraardhës të zogjve, ata detyrohen të thonë se pendët e zogjve kanë rrjedhur prej luspave të zvarranikëve. Në fakt, nuk ka asnjë ngja- shmëri midis tyre. A. H. Brush, profesor i fiziologjisë dhe i neurobiologjisë nga univeristeti i Konektikut, e pranon këtë realitet, pavarësisht se ai vetë është evolucionit: “Të gjitha karakteristikat, që nga struktura dhe organizimi gjenetik e deri te zhvillimi, morfogjeneza dhe organizimi i indeve, janë të ndryshme (midis pendëve dhe luspave)”. Për më tepër prof. Brush ekzaminon strukturën proteinike të pendëve dhe deklaron se ajo është “unike për vertebrorët”.

    Nuk ka prova fosile për të provuar se pendët e zogjve evoluan prej luspave të zvarranikëve. Përkundrazi, “pendët shfaqen papritur në të dhënat fosile si një karakteristikë unike e pamohueshme, e cila i dallon krejtësisht zogjtë”.Përveç kësaj, te zvarranikët nuk është zbuluar asnjë strukturë epidermale që do të mund të siguronte origjinën e pendëve të zogjve.

    Në 1996, paleontologët abuzuan me fosilet e ashtuquajtura “dinosaur me pendë” (Sinozauropteriks). Në 1997, u zbulua se këto fosile nuk kishin të bënin aspak me zogjtë dhe ato nuk ishin aspak si pendët e zogjve të sotëm.

    Nga ana tjetër, kur ne ekzaminojmë nga afër pendët e zogjve, gjendemi përballë një ndërtimi shumë kompleks, i cili nuk mund të shpjegohet me anë të ndonjë procesi evolutiv. Ornitologu i famshëm Alan Feduccia thotë se “Çdo veçori e pendëve ka funksione aerodinamike.” Ai më poshtë vazhdon: “Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si diçka e projektuar në mënyrë perfekte për fluturim të ishte shfaqur nga një nevojë tjetër në fillim.”

    Gjithashtu, ndërtimi i pendëve e detyroi Darvinin të mos i nënvleftësonte ato. Për më tepër, estetika perfekte e pendëve të palloit e bënte atë të ndihej i “sëmurë” (term i përdorur nga vetë ai). Në një letër që i shkroi Asa Gray në 3 prill 1860, ai thotë: “E mbaj mend mirë kohën kur të menduarit rreth syrit më bëri të dilnin djersë të ftohta, por me kohë e kalova këtë fazë.” Më poshtë ai vazhdon: “Dhe tani veçori të imta strukturore shpesh më fusin në siklet të madh. Pamja e pendëve të bishtit të palloit, sa herë që e shikoj, më bën të ndihem ‘i sëmurë’.
    Peace!

  6. #36
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Me vjen keq qe nuk po kuptohemi, por "mendimet" ashtu si dhe "teorite" ne shkence bazohen mbi studime dhe jo fjale kot. Per te gjitha speciet qe permenda une me siper ekzistojne fosile dhe shumica e tyre jane forma te ndermjetme pasi kane karakteristika te zvaranikeve dhe gjitareve ne te njejten kohe. Te parat jane shume me afer zvaranikeve dhe nga fundi predominojne karakteristikat e gjitareve. Sic e thashe kalimi nga zvaraniket tek gjitaret eshte me i dokumentuari nga gjetjet fosile.

  7. #37
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Besoj se ke degjuar per ekzistencen dhe debatet qe jane bere rreth klases te ciles i perket Archaeopteryx (Archaeopteryx lithographica). Njihen 7 fosile te ndryshme te tij te gjetura ne vende te ndryshme te botes, te cilat jane gjetur e para ne vitin 1861 dhe e fundit ne vitin 1993. Ka jetuar ne fund te periudhes te Jurassik-ut rreth 150 milion vjet perpara.

    Interesante nuk eshte koha se kur ka jetuar por karakteristikat qe e bejne nje specie unike. Archaeopteryx ka karakteristika dhe te dinosaurve dhe te zogjve dhe tregon edhe njehere ekzistencen e specieve te ndermjetme midis zvaranikeve dhe zogjve. Me poshte po te jap keto karakteristika:

    Katakteristika te zogjve:

    1. Krahet:

    Eshte e vertetuar (jo menduar) nga fosilet e gjetura qe te pakten 2 lloj Archaeopteryx-i (Protoarchaeopteryx robusta dhe Caudipteryx zoui) kane pasur krahe gje qe i afron me zogjte.

    2.Hallux i kthyeshem (gishti i madh)

    Eshte karakteristike e zogjve dhe jo e dinosaurve.

    3.Furkula e formuar nga 2 klavikulat te fuzionuara ne linjen mediane

    Ne fillim mendohej qe dinosauret nuk kishin fare klavikula por me vone u vertetua qe dhe ata kishin por ato ishin te ndara nga njera tjetra. Kete e tregojne fosilet e Segisaurus, Velociraptor, Euparkeria, Ornithosuchus, Saltoposuchus dhe Ticinosuchus. Megjithate kjo nuk eshte nje karakteristike e paster e zogjve pasi edhe disa dinosaure kishin klavikula te bashkuara psh. Oviraptor dhe Ingenia. Furkula mund te quhet pra nje karakteristike neutrale.

    4.Pubis i zgjatur dhe i drejtuar posterior

    Edhe kjo karakteristike nuk eshte karakteristike e paster e zogjve pasi dhe disa dinosaure theropode paraqesin te njejten gje. Megjithate kjo eshte nje karakteristike qe e ka Archaeopteryx dhe dromaeosauret por qe nuk gjendet ne archosauret e tjere. Pra perseri nje karakteristike neutrale.

    Karakteristika te Zvaranikeve

    1.Premaxila dhe maxila nuk jane te keratinizuara.

    Archaeopteryx nuk ka sqep te keratinizuar, gje qe tregon nje tipar te zvaranikeve. Sqepi i zogjve eshte gjithmone i keratinizuar. Keratinizimi eshte pasoje e procesit te "kornifikimit" ne te cilin merr pjese shtresa mukose e epidermit dmth qe keratinizimi nuk ka lidhje me formacionet kockore te mandibules dhe maxiles.

    2. Vertebrat e trungut jane te lira nga njera tjetra

    Tek zogjte vertebrat e trungut jane gjithmone te fuzionuara me njera-tjetren.

    3.Pjesa pubiane e sheshte dhe formon nje kend e pare ne seksion transversal

    Karakteristike qe shfaqet tek dromaeosauret por jo tek zogjte ose ne dinosauret e tjere.

    4.Hemisferat cerebrele te zgjatura,cerebelum (truri i vogel) ndodhet prapa trurit te mesem dhe nuk ushtron presion mbi te

    Perseri nje karakteristike e zvarranikeve. Tek zogjte truri i vogel eshte i zgjatur dhe shkon deri mbi trurin e mesem dhe e kompreson ate nga lart-poshte dhe nga prapa-para. Tek Archaeopteryx kjo nuk ndodh per shkak te formes se kafkes e cila eshte nje forme intermediare midis kafkes se zvarranikeve dhe asaj te zogjve.

    5.Qafa artikulohet me kafken nga mbrapa

    Tek zogjte qafa lidhet me kafken nga poshte, nderkohe qe tek dinosauret theropode ky artikulim eshte nga poshte.

    6.Maxila dhe mandibula mbajne dhembe

    Dihet qe asnje zog nuk ka dhembe (ne kuptimin e pare te fjales), nderkohe qe zvarraniket kane.

    7.Pjesa qendrore e vertebrave cervikale ka faqe artikulare konkave

    Karakteristike e dinosaurve (archosaur) dhe jo e zogjve.

    8. Sakrum perbehet nga 6 vertebra

    Tek zogjte sakrum ka 11-23 vertebra.

    9.Brinjet nuk kane faqe artikulare dhe nuk lidhen me sternum.
    Tek zogjte brinjet artikulohen me sternum.

    10. Metakarpienet te lira (pervec te 3-tit). Kyci i dores fleksibil
    Tek zogjte metakarpianet jane te bashkuara me karpet distale ne kycin e bashkuar karpo-metakarpian.

    11. Orificium nazal hapet perpara dhe eshte i ndare nga syri me ane te dritares periorbitale

    Tipike per zvarraniket dhe jo per zogjte.

    12. Kreshta deltoidiane e humerus e orientuar anterior dhe po ashtu dhe kondilet radiale dhe ulnare

    Tipike per zvarraniket dhe jo per zogjte

    13.Fibula ka te njejten gjatesi sa tibia

    Tek zogjte Fibula eshte me e shkurter dhe me e vogel ne volum.

    14.Metatarset te lira

    Tek zogjte jane te bashkuara dhe formojne tarso-metatarset.

    15.Prezenca e gastralia-s

    Gastralia-t jane "brinje ventrale" qe ndodhen ne murin abdominal. Mundojne tek zogjte.


    Besoj se jane te mjaftueshme keto katrakteristika per te treguar se Archaeopteryx-i ka karakteristika sa te zvarranikeve aq dhe te zogjve. Jane keto karakteristika qe e bejne ate "te vlefshem" per tu klasifikuar si nje forme e ndermjetme midis zvarranikeve dhe zogjve.

    Pershendetje, S.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sunriser,

    ato qe ka postuar Akus nuk jane opinionet e tija,
    jane vepra e Harun Jahja.
    Nga Jahja mos prit argumentime, po vetem predikime.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #39
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Ju pershendes!

    teme shume interesante,ku ne te njejten kohe edhe mundemi te mesojme shumecka,ju flm.per mundin e juaj,posacarishte antarit Sunrise.
    ___________

    ne nji ujedhese te vogel,pothuaj se e humbur ne mesin e oqeanit,shkenctaret zbulojne nje zoge (shpende) i pa krahe!
    Pervec ketije lloje zogu aty jetonin edhe breshkat,dhe nje numer i madhe fluturash te llojellojshme.

    "Shkaku qe ky te mos kete krahet eshte mungesa e grabitqarve (predators) ketu,prandaj evolucioni nuk e ka shtyre te zhvilloje krahet".

    Keshtu u shpreh njeri nga ekipi i expedicionoit shkencor.

    ose...
    Ose Zoti duhej te ishte teper i ngarkuar me pune ate kohe qe harroje t'ia ngjete krahet edhe kesaj krijese (une po e them kete)lol.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Pa tjeter qe kam degjuar sunriser .Shume interesante ishin faktet qe ti solle , por une po sjell edhe argumentet e pales tjeter.

    Kur hapet dosja e formave kalimtare midis zvarranikëve dhe zogjve, evolucionistët do të thonë emrin e të vetmes gjallesë që përdorin për përgjigje. Ky emër është zogu Arkeopteriks, fosili i të cilit është gjetur dhe konsiderohet si një prej formave më të njohura të ashtuquajtura kalimtare, midis atyre pak formave të tilla që evolucionistët mbrojnë. Arkeopteriksi, që sipas evolucionistëve është stërgjyshi i zogjve modernë, ka jetuar 150 milionë vjet më parë. Teoria pretendon se disa dinosaurë të përmasave të vogla të quajtur Dromeosaurë evoluan duke fituar krahë dhe filluan të fluturojnë. Kështu, Arkeopteriksi është marrë si formë kalimtare që u shmang prej të parëve të tij, dinosaurëve dhe filloi të fluturojë për herë të parë.

    Studimet e fundit për fosilet e Arkeopteriksit kanë provuar se kjo krijesë nuk është aspak formë kalimtare, por një lloj zogu me disa karakteristika të ndryshme nga zogjtë e sotëm.

    Teza se Arkeopteriksi ishte gjysmë zog që nuk mund të fluturonte në mënyrë perfekte ishte mjaft popullore midis qarqeve evolucioniste deri pak kohë më parë. Mungesa e dërrasës së kraharorit në këtë krijesë, ose së paku mosqenia e saj në formën që e kanë zogjtë që fluturojnë, qe mbajtur si prova më e rëndësishme që ky zog nuk mund të fluturonte ashtu siç duhet. (Kjo kockë është vendi ku lidhen muskujt që përdoren për fluturim. Në ditët tona kjo kockë është vërejtur te të gjithë zogjtë që fluturojnë apo jo, bile ajo është observuar edhe te lakuriqët e natës që janë gjitarë dhe i përkasin një familjeje krejt të veçantë).

    Në 1992 u zbulua fosili i shtatë i Arkeopteriksit, i cili i habiti evolucionistët. Arsyeja ishte se në këtë fosil dërrasa e kraharorit, e cila mendohej se mungonte te ky zog, ekzistonte. Ky zbulim është përshkruar kështu në revistën "Nature":

    Mostra e shtatë e Arkeopteriksit e zbuluar së fundi ka një dërrasë kraharori të pjesshme këndrejtë, ekzistenca e së cilës dyshohej prej kohësh, por kurrë më parë nuk ishte faktuar. Kjo dëshmon për muskujt e tij të fortë të fluturimit.[/B]

    Ky zbulim zhvlerësoi qëndrimin se Arkeopteriksi ishte një gjysmë zog që nuk mund të fluturonte siç duhet.


    Nga ana tjetër, struktura e pendëve të zogjve u bë një nga gjërat më të rëndësishme që vërteton se Arkeopteriksi ishte me të vërtetë një zog që fluturonte, në kuptimin e plotë të fjalës fluturim. Struktura asimetrike e pendëve të Arkeopteriksit nuk bën dallim nga ajo e zogjve të sotëm, duke treguar se ky zog mund të fluturonte mjaft mirë. Paleontologu i famshëm Carl O. Dunbar thotë: "Për shkak të pendëve të tij, Arkeopteriksi klasifikohet si zog."

    Një tjetër fakt që tregohet nga struktura e pendëve të Arkeopteriksit është metabolizmi me gjak të ngrohtë i zogjve. Siç dihet, zvarranikët dhe dinosaurët janë kafshë me gjak të ftohtë që ndikohen nga ndryshimet e temperaturës së mjedisit ku jetojnë. Një funksion shumë i rëndësishëm i pendëve tek zogjtë është mbajtja ngrohtë e trupit. Fakti se Arkeopteriksi kishte pendë tregon se ai ishte me të vërtetë një zog me gjak të ngrohtë që kishte nevojë, ndryshe nga dinosaurët, ta mbante ngrohtë trupin e tij.

    Dhëmbët dhe kthetrat e Arkeopteriksit

    Dy pika të rëndësishme mbi të cilat mbështeten evolucionistët kur pretendojnë se Arkeopteriksi është formë kalimtare, janë kthetrat në krahët e tij dhe dhëmbët.

    Eshtë e vërtetë se Arkeopteriksi ka kthetra në krahët e tij dhe dhëmbë në gojë, por këto tipare nuk provojnë se kjo krijesë ka ndonjë lidhje me zvarranikët. Sot njihen dy lloje zogjsh që kanë kthetra në krahët e tyre për t'u kapur pas degëve të pemëve. Këto krijesa janë plotësisht zogj, pa asnjë karakteristikë zvarraniku. Kjo është arsyeja që nuk ka aspak bazë pohimi se Arkeopteriksi është formë kalimtare vetëm pse ai ka kthetra në krahë.

    Edhe dhëmbët në sqepin e tij nuk tregojnë se ai është formë kalimtare. Evolucionistët qëllimisht mashtrojnë duke thënë se dhëmbët janë karakteristikë e zvarranikëve. Megjithatë, dhëmbët nuk janë karakteristikë tipike e zvarranikëve. Sot jetojnë zvarranikë që kanë dhëmbë, ashtu siç jetojnë edhe zvarranikë që nuk kanë dhëmbë. Për më tepër, Arkeopteriksi nuk është i vetmi zog që ka dhëmbë. Eshtë e vërtetë se zogj me dhëmbë nuk jetojnë sot, por kur shikon të dhënat fosile zbulon se jo vetëm në kohën e Arkeopteriksit dhe pas tij, por edhe pranë periudhës sonë ka ekzistuar një klasë e veçantë zogjsh që mund të klasifikohen si "zogj me dhëmbë".

    Gjëja më e rëndësishme është se struktura e dhëmbëve të Arkeopteriksit dhe e zogjve të tjerë me dhëmbë është krejtësisht e ndryshme nga ajo e stërgjyshërve të tyre të supozuar, dinosaurëve.

    Ornitologët (ornitologjia është degë e zoologjisë, e cila, merret me studimin e zogjve) e famshëm Martin, Stewrt dhe Watston vërejtën se Arkeopteriksi dhe zogj të tjerë me dhëmbë kanë dhëmbë me sipërfaqe të sipërme të sheshtë dhe me rrënjë të mëdha. Dhëmbët e dinosaurëve theropodë, paraardhësit e pretenduar të këtyre zogjve, janë me majë si sharrë dhe kanë rrënjë të ngushta.

    Kërkuesit kanë krahasuar kockat e nyjes së krahut të Arkeopteriksit me ato të paraardhësve të pretenduar, dinosaurëve dhe kanë parë se nuk gjendet asnjë ngjashmëri midis tyre.( L. D. Martin, J. D. Stewart, K. N. Whetstone, "The Auk", vol. 98, 1980, fq. 86.)

    Studimet e anatomistëve si Tarsitano, Hecht dhe A. D. Walker treguan se "ngjashmëritë" midis kësaj krijese dhe dinosaurëve që pohoheshin se kishin ekzistuar nga John Ostrom, një autoritet i njohur që deklaron se Arkeopteriksi evoluoi nga dinosaurët, ishin në të vërtetë keqinterpretime.(S. Tarsitano, M. K. Hecht, "Gazeta Zoologjike e Shoqatës Linnaean", vol. 69, 1985, fq.178; A. D. Walker, Revista Gjeologjike, vol. 177, 1980, fq. 595.)

    Të gjitha këto zbulime tregojnë se Arkeopteriksi nuk ishte lidhje kalimtare, por vetëm një zog që futet në kategorinë e "zogjve me dhëmbë".


    Arkeopteriksi dhe fosilet e zogjve të tjerë të lashtë

    Ndërsa evolucionistët për dekada e propagandonin Arkeopteriksin si evidencën më të madhe në evolucionin e zogjve, disa zbulime të fundit fosile e ndryshuan tërësisht skenarin e këtij evolucioni.

    Lianhai Hou dhe Zhonghe Zhou, dy paleontologë në Institutin Kinez të Paleontologjisë Vertebrore, zbuluan një fosil të ri zogu në 1995, të cilin ata e quajtën "Konfusiusornis". Ky zog kishte gati të njëjtën moshë si Arkeopteriksi (rreth 140 milionë vjeçar), por s'kishte dhëmbë në gojë. Përveç kësaj, sqepi dhe pendët e tij kishin disa karakteristika të zogjve të sotëm. Duke pasur të njëjtën strukturë skeletore si zogjtë e sotëm, ky zog kishte gjithashtu kthetra në krahët e tij, ashtu si Arkeopteriksi. Një strukturë e veçantë e quajtur "pigostil" që mbështeste pendët e bishtit ishte e pranishme te ky zog. Shkurt, ky zog, i cili ishte në një moshë me Arkeopteriksin (i konsideruar paraardhësi më i vjetër i të gjithë zogjve dhe i pretenduar si gjysmë zvarranik), dukej tamam si zogjtë e sotëm. Ky fakt i bën të pa- vlefshme të gjitha tezat evolucioniste që e mbajnë Arkeopteriksin si paraardhësin primitiv të të gjithë zogjve.(S. Tarsitano, M. K. Hecht, "Gazeta Zoologjike e Shoqatës Linnaean", vol. 69, 1985, fq.178; A. D. Walker, Revista Gjeologjike, vol. 177, 1980, fq. 595)


    Kur pendët e zogjve ekzaminohen nga afër, shihet se ato përbëhen nga mijëra fije të ngjitura me njëra-tjetrën me grepa.
    Një tjetër fosil i nxjerrë në Kinë në nëntor 1996 shkaktoi akoma më shumë konfuzion. Ekzistenca e një tjetër zogu 130 milionë vjeçar i quajtur Liaoningornis u prononcua në revistën "Science" nga Hou, Martin dhe Alan Feduccia. Liaoningornis e kishte dërrasën e kraharorit, me të cilën lidhen muskujt e fluturimit, tamam si zogjtë modernë. Gjithashtu, ky zog ishte i padallueshëm nga zogjtë modernë edhe në aspekte të tjera. E vet- mja diferencë midis tyre ishte se ai kishte dhëmbë. Kjo gjë tregon se zogjtë me dhëmbë nuk kishin aspak, ashtu siç pretendojnë evolucionistët, një strukturë primitive.
    ("Old Bird" (Zogu i vjetër), Discover, 21 mars 1997) Kjo është thënë në artikullin "Nga erdhën zogjtë? Ky fosil tregon se zogjtë nuk kanë ardhur nga dinosaurët", në revistën "Discover".

    Një tjetër fosil që hedh poshtë thëniet e evolucionistëve në lidhje me Arkeopteriksin është Eolulavis. Struktura e krahut të Eolulavis-it, i cili thuhet se është 30 milionë vjet më i ri se Arkeopteriksi, është parë edhe te zogjtë e sotëm që fluturojnë ngadalë. Kjo provon se 120 milionë vjet më parë kishte zogj që fluturonin në qiell e që nuk dalloheshin nga zogjtë e sotëm në shumë aspekte.(Pat Shipman, "Birds do it… Did Dinosaurs?" (Zogjtë e bëjnë… Po dinosaurët?), New Science, 1 shkurt 1997, fq. 28)

    Këto fakte dhe një herë tjetër bëjnë të qartë se as Arkeopteriksi e as zogj të tjerë të lashtë të ngjashëm me të nuk ishin forma kalimtare. Fosilet nuk tregojnë se llojet e ndryshme të zogjve evoluan nga njëri-tjetri, përkundrazi të dhënat fosile provojnë se zogjtë e sotëm dhe zogjtë e lashtë, si Arkeopteriksi, jetuan së bashku në të njëjtën kohë. Disa lloje zogjsh si Arkeopteriksi dhe Konfusiusornis u zhdukën dhe vetëm një pjesë e specieve që ekzistonin mbijetuan deri më sot.

    Shkurt, disa karakteristika të veçanta të Arkeopteriksit nuk tregojnë se kjo gjallesë është formë kalimtare. Stephan Jay Gould dhe Niles Eldredge, dy paleontologë të Harvardit dhe evolucionistë me famë, pranojnë se Arkeopteriksi është një gjallesë "mozaik" që ka karakteristika të ndryshme në formën e tij. Ai nuk mund të jetë kurrë formë kalimtare.(S. J. Gould & N. Eldregde," Paleobiologjia", vol. 3, 1977, fq. 147)




    Lidhja imagjinare zog - dinosaur


    Zogu i quajtur Konfusiusornis ka të njëjtën moshë me Arkeopteriksin.
    Evolucionistët, të cilët përpiqen ta paraqesin Arkeopteriksin si formë kalimtare, thonë se zogjtë kanë evoluar nga dinosaurët. Një nga ornitologët më të famshëm në botë, Alan Feduccia nga universiteti i Karolinës së Veriut, kundërshton teorinë se zogjtë kanë lidhje me dinosaurët, megjithëse ai vetë është evolucionist. Për këtë gjë ai thotë:

    Unë kam studiuar kafkat e zogjve për 25 vjet dhe nuk shoh ndonjë ngjashmëri... Origjina theropode (zvarranike) e zogjve, për mendimin tim, është ngatërresa më e madhe e paleontologjisë të shekullit XX.47 !!! I think this guy knows what he is talking about!!!

    Larry Martin, specialist për zogjtë e lashtë, nga universiteti i Kansasit, gjithashtu hedh poshtë teorinë se zogjtë erdhën nga dinosaurët. Duke diskutuar për kontradiktat në të cilat bien evolucionistët për këtë çështje, Martin thotë:

    T'ju them të vërtetën, n.q.s. unë do të mbështetja origjinën prej dinosauri të zogjve do të vihesha në siklet sa herë që do të duhej të ngrihesha e të flisja për këtë gjë.

    Per te bere nje permbledhje, skenari i evolucionit të zogjve, i ngritur vetëm mbi bazën e Arkeopteriksit nuk është asgjë më tepër se produkt i paragjykimeve dhe i dëshirave të evolucionistëve.
    Peace!

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •