Akus!
Duke u nisur nga mjekesia dhe biologjia ekziston nje lidhje e ngushte dhe e pandare midis funksionit te nje organi dhe morfologjise se tij.
Ne rast se funksioni i nje organi vjen duke u zhvilluar kjo presupozon qe edhe organi eshte zhvilluar.
Besoj qe edhe ti dhe te gjithe besimtaret e pranojne qe intelekti njerezor ka ardhur gjithnje duke u zhvilluar. Nuk mund te krahasojme intelektin e nje njeriu qe ka jetuar ne paleolit me ate te njeriut te sotem. Kjo do te thote qe kjo rritje e intelektit ka ardhur si pasoj e zhvillimit te trurit te njeriut. Dhe ky zhvillim eshte dicka qe flet pro evolucionit dhe kunder krijimit.
Tjeter, pershtatshmeria sipas Darwin, eshte modaliteti se si ndodh perzgjedhja natyrore dmth me terma me moderne, natyra perzgjedh individin me te evoluar gjenetikisht duke i dhene disa tipare qe e bejne me te thjeshte mbijetesen. Qeniet me pak te evoluara nuk mund te konkurojne me te ne kete lufte mbijetese, madje shpesh here nuk mund as te transmetojne informacionin gjenetik "me defekt" tek pasardhesit e tyre. Psh. eshte e njohur qe personat qe lindim me defekte kromozomiale ose dhe gjenetike ne disa raste jane sterile. Kjo eshte perzgjedhja natyrore. Natyra zgjedh individin i cili do linde nje pasardhes te afte per te mbijetuar, te tjeret qe nuk mund ta realizojne kete as qe e kane mundesine per te sjelle ne jete nje qenie inferiore.
Solla vetem 2 pika ketu. Me vone do vazhdoj dhe me te tjerat.
Pershendetje, S.
Krijoni Kontakt