Përralla e kalimit nga uji në tokë
Evolucionistët pretendojnë se jovertebrorët që gjenden në shtresën e Kambrianit evoluan në peshq në dhjetra miliona vjet. Megjithatë, ashtu siç jovertebrorët e Kambrianit nuk kanë paraardhës, ashtu dhe nuk ekziston asnjë lidhje kalimtare që provon se midis jovertebrorëve dhe peshqve ndodhi një evoluim. Duhet theksuar se jovertebrorët dhe peshqit kanë ndryshime strukturale mjaft të mëdha. Jovertebrorët e kanë skeletin të jashtëm, ndërsa peshqit janë vertebrorë që kanë skelet të brendshëm. Një evolucion i tillë gjigand duhet të ketë kërkuar për t'u plotësuar miliona hapa, të cilat duhet të pasqyrohen në miliona forma kalimtare që duhet t'i kenë pasur ato.
Evolucionistët kanë gërmuar në shtresat fosile për 140 vjet duke kërkuar këto forma të supozuara. Ata kanë gjetur miliona fosile jovertebrorësh dhe miliona fosile peshqish, por askush nuk ka gjetur qoftë edhe një formë të ndërmjetme midis tyre.
Një paleontolog evolucionist, Gerald T. Todd, e pranon këtë fakt në artikullin e titulluar "Evolucioni i mushkërive dhe peshqve kockorë"
Të tre nëndarjet e peshqve kockorë shfaqen në të dhënat fosile afërsisht në të njëjtën kohë. Ato janë morfologjikisht shumë divergjente si dhe janë shumë të koracuara. Cili qe fillimi i tyre? Çfarë i bëri ata të ndryshojnë kaq shumë? Si mundën të kenë koraca të rënda? Dhe, pse s'ka gjurmë të formave të ndërmjetme më të hershme?
Skenari evolucionist shkon një hap më tej dhe thotë se peshqit, që evoluan nga jovertebrorët, u transformuan më vonë në amfibë. Por edhe kësaj thënieje i mungojnë provat. Nuk ekziston as edhe një fosil që vërteton se një gjallesë gjysmëpeshk-gjysmëamfib ka ekzistuar ndonjëherë. Ky fakt konfirmohet nga autoriteti i njohur evolucionist Robert L. Caroll, i cili është autori i librit "Paleontologjia vertebrore dhe evolucioni".
Ne nuk kemi fosile të ndërmjetme midis peshqve krosopterigë dhe amfibëve të hershëm.
Dy paleontologë evolucionistë, Colbert dhe Morales, thonë kështu për tre klasat bazë të amfibëve: bretkosat, salamandrat dhe amfibët pa këmbë:
Nuk ka prova që ndonjë amfib i erës Paleozoike të ketë karakteristikat që duhet të ketë një stërgjysh i përbashkët. Bretkosat, salamandrat dhe amfibët më të vjetër që njihen janë shumë të ngjashëm me pasardhësit e tyre që jetojnë sot
Krijoni Kontakt