BEOGRAD- Njerëz nga politika dhe showbizi i Serbisë bëjnë orgji, apo seks grupor në varreza. Mësohet se ata janë anëtarë të kultit Ordo Templi Orientis.
Siç shkruan Kurir, anëtarët e këtij kulti prej 20 vitesh marrin droga halucinogjene dhe i përulen Satanës.
Dimitrije Pastuovic nga Shoqata për mbrojtjen e qytetarëve nga sektet dhe manipulimi mental, “Bedem”, thotë se OTO është kult satanist, ndonëse disa e quajnë kult i magjisë. Sipas tij, në këtë grup hyjnë shumë politikanë serbë, njerëz nga showbizi, njerëz të etshëm për pushtet etj.
“Ritualet i nisin anëtarët, ku ka edhe politikanë. Ato bëhen në varre, ndërsa gjithçka përfundon me droga dhe orgji”, thotë Pastuovic.
Anëtar i këtij kulti ka qenë okulisti Aleister Crowley, ndërsa besohet se këtij rendi në botë u takojnë edhe Rihanna dhe Jay-Z.
(m.a/BalkanWeb)

Krijoni Kontakt