Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Listat, Topi në Tiranë, FRD kandidon 5 ish-deputetë të PD

    Bamir Topja, sherbetori i Edvinit ne aksion..


    ---

    Listat, Topi në Tiranë, FRD kandidon 5 ish-deputetë të PD
    31


    Lajmi i Fundit, Politikee Dielë, 28 Prill, 2013 | 11:08 am


    Fryma e Re Demokratike

    Gati një javë nga afati i fundit për të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë, Fryma e Re Demokratike ka thuajse gati listën me 140 emra. Në qarkun e Tiranës, zona elektorale ku FRD-ja ka shpresat më të mëdha për të nxjerrë deputet, emri i parë në listë do të jetë ai i kryetarit të kësaj partie, Bamir Topi, ndërsa i dyti, nënkryetari Aleksandër Biberaj. Sipas përllogaritjeve të shifrave, Topit i duhen rreth 11 mijë vota për të dalë deputet. Në qarkun e Durrësit, listën e Frymës së Re Demokratike do ta kryesorë ishdeputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së do të jetë në këtë qark së bashku me një ish-deputet tjetër demokrat, sot kryetar i Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Sami Gjergjin. Një tjetër ish-deputet demokrat, Sali Shehu, do të jetë kandidat i FRD-së në qarkun e Dibrës, i cili nxjerr 6 deputetë dhe pragu për të fituar mandatin është shumë i lartë për t’u arritur. Në qarkun e Vlorës FRD-ja do të kandidojë Daut Gumenin dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, Aleksandër Fllokon, ndërsa në Shkodër do të kandidojë Fatlum Nurja, ish-këshilltar i Bamir Topit gjatë kohës që ai ka qenë në krye të shtetit. Kjo forcë politike ka zgjedhur emra të njohur edhe për qarkun e Beratit, ndonëse mundësitë për të nxjerrë një deputet atje janë shumë të vogla. Listën në qarkun me 8 mandate pritet ta kryesojë Edmond Dragoti, ndërsa i dyti pas tij do të jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA gjatë mandatit të parë të PD-së, Aleksandër Sallabanda.

    KANDIDATET E FRD
    Tiranë
    • Bamir Topi
    • Aleksandër Biberaj
    Durrës
    • Gazmend Oketa
    • Sami Gjergji
    Dibër
    • Sali Shehu
    Vlorë
    • Daut Gumeni
    • Aleksandër Flloko
    Berat
    • Edmond Dragoti
    • Aleksandër Sallabanda
    Shkodër
    • Fatlum Nurja
    Kukës
    • Ardian Elezi
    Elbasan
    • Artin Kovaçi
    Gjirokastër
    • Cezar Kotoni
    Korçë
    • Alfred Cako
    Lezhë
    • Fran Kaçori
    Fier
    • Shezai Çobo

    panorama

    -

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Kryepurteka e Edvinit.. shoku Bamir.. ne veprim..

    Bamka eshte i pashprese, e kom pase mehalli ka qene cun i mire, por pak sigurimis. Pse ishte sigurims e cun ene m'Itali anej ka 1988 ...... ske gjo n'vije o Bamke!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •