Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    Kulcedra me dy koka dhe burimi i ujit

    A eshte e vertete se binomi Berisha-Nano eshte nje fenomen i rralle qe ka qelluar nje one off apo eshte thjesh nje prodhim i psiqikes dhe kultures shqiptare.

    Arsyeja qe po e shkruaj kete teme eshte deshperimi ku eshte katandisur kombi shqiptare ne kete moment dhe humbja e nje shansi tjeter te madh per te rikuperuar kohen qe kemi humbur qe nga 1991.

    E kame fjalen per rreshtimin e Shqiperise perkrah koalicionit USA/UK. Dihet se per momentin ata jane shume entuziaste per zgjedhjen qe ka bere Shqiperia, por pasi te mbaroje lufta dhe kjo dashuri e momentit te marre fund, edhe sikur ata te kene predispozicionin maksimal per nje tjeter plan Marshall per Shqiperine, prap do te perballohen me realitetin e hidhur te nje vendi te zhytur ne korrupsion, trafik, krim dhe me nje psikoze popullore te mos krijimit te jetes me ane te punes se ndershme por preferencen per pasurim me ane te krimit. Dihet qendrimi qe kane amerikanet dhe anglezet ndaj korrupsionit dhe krimit dhe natyreshem ata do na lene prap ne mes te mjerimit tone, te zhytur deri ne mes ne balten qe kemi gatuar vete dhe qe sp-ushojme se mallkuari e se prituri me sy nga qelli qe te vij dikush dhe te na nxjerringa bataku.....

    Dhe kjo nuk ka si te shihet me mire sesa po te shikosh dy figurat kryesore te politikes dhe psikologjise shqiptare, Zt Berisha dhe Zt Nano, apo thjesht te dalesh ne perfundimin se ata jane dy politikane qe jane votuar dhe vashdojne te votohen nga nje elektorat qe spranon nemenyre kolektive te paguaje dritat, apo te zeri tokat me zor.

    Zt Nano, nje ish komunist i shnderruar ne Makiavel, qe per te ruajtur pushtetin personal nuk i behet vone nese duhet te fusi duart ne gropen e korrupsionit, trafikut te droges, te bej aleanca me krimin te kesaj ane apo te anes tjeter te detit dhe nga ana tjeter poli tjeter i magnetit,
    Zt Berisha, nje ish komunist ku ne bazen e karakterit te tij pasqyrohen egersia, harbuteria e origjines se tij te vrazhde malore, simboli i njeshit apo bajraktarit qe kultivon per veten e tij, jo aq makiaviel sa zoti nano po i gatshem ti vej flaken mbare shqiperise si nga ana fizike ashtu dhe nga ana morale kur per perfitime te momentit si behet vone nese zgjedh si aleate te tij Arkanin e milloshevicit apo mjekercjapet e shkretetirave te azise apo Afrikes.

    Rjedhojat e ketij Binomi jane nje tranzicioni i gjate, i hidhur, i mbushur plote me revolucione marksisto-anarkiste qe ingjajne si aksioneve te guerilasve kolumbiane apo thjesht te kaosit somalian. Shtrohet pyetja, pse vashdon sot e kesaj dite elektorati shqiptar qe ti votoje, ti uorshipi keto dy figuara sa karagjoze aq dhe te demshme.

    A eshte binomi Nano-Berisha 2 kokat e kulcedres qe i ka zene burimin e ujit buzeve te etura dhe te shkrumbosura te popullit shqiptare apo trupi i kulcedres eshte psikologjia jone popullore dhe ato jane thjesht kokat e saj.

    Sido qe ta shikosh problemin, te mbush me deshperim dhe pezmatizem dhe mua peronalisht me vjen ne mend emri i madh i pader Gjergj Fishtes kur tha:
    '- Ta marr vesh tan bota mare se at Gjergj Fishta s'eshte me shqiptare'

    Natyreshem te lind pyetja, a do arrijme ne te shperthejme kete cikel te mbyllur te se keqes dhe dalim nga ky batak ku jemi futur.
    Historia na tregon se kombi jone ka nxjerr dhe njerez si Abdyl Frasheri e Ismail Qemali qe shkrine pasurite personale per t'i dhuruar shtet kombit shqiptar. Po deri tani skemi pare asnje te tille po thjesht Haxhi Qamiler dhe Maliqer qe si idhull te tyre kane shkopin dhe bakshishin.

    So valle kur do vij ajo dite, kur

    Sa keq, sa keq

    Nje refugjat

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume bukur ke shkruar.
    E rendesishme eshte qe Njeriu te reagoje ndaj realitetit.
    E keqja me e madhe ne Shqiperi eshte VOTUESI.

    Ai VOTUESI i cili eshte Shumice dhe per fat te keq eshte Votues i pa principte por Bashibozuk qe VOTOn andej nga i nuhat hunda Arom shishqebabi..


    Keta e lene Shqiperine ne vend numero..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Se sa rrenje ka hedhur demokracia ne Shqiperi dhe sa e suksesshme kane qene reformat demokratike ne vend, duken tek mbajtja e zgjedhjeve elektorale. Stabiliteti vjen pikerisht nga mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ku vota e cdo shqiptari ka vlere.

    Ne vend qe te kerkoni respektimin e votes se cdo shqiptari, kerkoni largimin e Nanos dhe Berishes. Demokracia nuk eshte nje njeri, eshte nje proces, dhe per aq kohe sa ju do te fokusoheni mbi njerezit dhe jo mbi procesin do te vazhdoni te mbeteni viktima te emocioneve tuaja.

    Sikur Nano dhe Berisha te jepnin doreheqjen dhe vendin e tyre ta zinin Klinton e Bush, iu garantoj une qe te njejtat probleme do te mbreteronin ne Shqiperi. Problemi nuk jane politikanet e papergjegjshem, problemi eshte mentaliteti shqiptar qe ndryshimin e pret te vije nga qielli ne formen e nje bombe qe vret Nanon e Berishen bashke.

    Ne demokraci, ndryshe nga komunizmi, ndryshimi nuk vjen nga lart poshte por nga poshte lart.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Brari
    Shume bukur ke shkruar.
    E rendesishme eshte qe Njeriu te reagoje ndaj realitetit.
    E keqja me e madhe ne Shqiperi eshte VOTUESI.

    Ai VOTUESI i cili eshte Shumice dhe per fat te keq eshte Votues i pa principte por Bashibozuk qe VOTOn andej nga i nuhat hunda Arom shishqebabi..


    Keta e lene Shqiperine ne vend numero..
    O Braro, shume elitiste kjo deklarata jote miku im.
    Ti i shifke Shqiptaret si bageti, qe nuk e dine se c'eshte me e mira e tyre, dhe duan ndonje "te ndricuar" tu tregoje rrugen.
    Nese eshte e vertete, ca dreqin deshem qe kerkuam demokraci, ne na perkiska diktatura e "te ndriturit."Kush jane keta te ndriturit Braro?
    Se nje pale e kishin, e cuan vendin ne lufte civile, pjesa tjeter po e zhyt ne korrupsion e krim te organizuar.
    Kush qekan keta "te ndritur" apo do vejm nje Princ Vid te ri?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Snom
    Plotesisht dakort qe kemi humbur kohe qe nga viti 1991.
    Kete e kam menduar shume kohe me pare dhe kam arritur te kuptoj qe nuk eshte faji i shqiptareve qe jemi ne mes te kaosit dhe armiqesise, por dikush ja ka marre celsat shqiptareve dhe u a ka hedhur ne det.
    Urojme qe te pakten atje ku gjenden celsat te mos kete kaluar apo kaloje ndonje peshkaqen se keshtu si duken punet, peshkaqeni i paska ne bark celsat.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Tema eshte shume e goditur, aktuale dhe e gjere.Behet bile akute kur shikon hendekun qe sa vjen e thellohet midis Shqiperise dhe vendeve te tjera te ish bllokut komunist si Polonia,Cekia,Hungaria bile dhe me vende te tilla si Bullgaria e Rumania.
    Mendoj se faktori subjektiv ka pergjegjesine me te madhe ne kete proces te stergjatur e te mundimshem tranzicioni drejt "burimit te ujit".Ne asnje nga vendet e tjera te lindjes nuk ka patur kaq "cudira ekonomike" te kesaj shkalle si ne Shqiperi.

    - U fillua me "Terapine e shokut" dhe "cekun e bardhe"
    - para syve te qeveritareve tane u ngriten dhe bene nje grope qindra miliona dollareshe firmat piramidale.
    - konstante e vazhdueshme e ketyre viteve ka qene dhe eshte korupsioni i pamate.
    - nepotizmi i denje per vendet feudale ne Afrike dhe lindjen e mesme.U luftuan dhe luftohen sistematikisht njerezit e afte ne administrate dhe neper parti per tu zevendesur me militante idiote ose njerez besnike qe paguajne regullisht "gjoben"

    Persa me siper pergjegjesine me te madhe e mbajne dy "kokat e kucedres" te permendura me lart por edhe funksionare te larte e te ulet ne administraten shteterore e partiake. Gjithsecili nga ne qe nuk perdor mjetet demokratike ne dispozicion ( vota ,fjala e lire) per te luftuar kete fenomen qe po e mban peng Shqiperine tash e sa vjet.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Tema tė Ngjashme

  1. A ndodhet ndonje ketu nga Zagoria?
    Nga McBlind nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1520
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:30
  2. Burimi i hapur kundrejt soft. komercial
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 13:35
  3. Burimi...
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-05-2003, 16:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •