-Shumica dërrmuese e drejtuesve të lartë të Aleancës Kuq e Zi vendosën në mënyrë unanime që të japin dorëheqje të parevokueshme, duke u lërguar përfundimisht nga partia e drejtuar nga Kreshnik Spahiu. Në një njoftim të mbrëmshëm të shpërndarë nga të dorëhequrit, 17 drejtues të lartë, që ishin edhe figurat kryesore të partisë, vendosën që të braktisnin AK-në. Dorëheqje të parevokueshme dhanë shumica e anëtarëve të Sekretariatit Qendror të Partisë Aleanca Kuq e zi, si Dashamir Uruçi, sekretar për çështjet ekonomike dhe President i asamblesë së Partisë për kryeqytetin, Ago Nezha, sekretar për çështjet e Bujqësisë, Maksim Qoku, Sekretar për çështjet Zgjedhore pranë, Dëfrim Shkupi, Sekretar për çështjet e Mjedisit, Agim Koçillari, Sekretar për çështjet e Shëndetësisë, Ali Aliu, anëtar i Këshillit Kombëtar, Medi Shehu, Dekan i Fakultetit të infermierisë, Rudina Kraja, Kryetare e forumit të Grave, Rojmir Hamzaj, anëtar i Këshillit kombëtar dhe Nënsekretar i departamentit për çështjet juridike pranë sekretariatit të çështjeve zgjedhore, Genc Rama, shef i departamentit te ekonomisë dhe anëtar i këshillit kombëtar, Ermir Tafaj, nënsekretar për Çështjet organizative pranë departamentit të cështjeve zgjedhore, Silvana Halleshi, kryetare për rajonin n. 2 të Tiranës, Elvira Luli, sekretare politike për qendrat e votimit, Pëllumb Goxhaj, sekretar politik për rajonin numër 2 të Tiranës, Shefit Rustemi, anëtar i Këshillit drejtues Vlorë, Vitri Zyka, anëtar i Këshillit kombëtar Vlorë, Viron Curraj, anëtar i Këshilit kombëtar Vlorë.
SHEKULLI
Krijoni Kontakt