Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Myslym Pashaj largohet edhe zyrtarisht nga AK

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    mire qe e more vesh shoku
    Shoku unë nuk e mora vesh tani ... e dija që kur doli Jeniçeri.

  2. #52
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Myslym Pashaj largohet edhe zyrtarisht nga AK

    mos, na paska fik fare..

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Myslym Pashaj largohet edhe zyrtarisht nga AK

    Dorëhiqet Sekretari për Kulturën në AK: Partia u shndërrua në LK, Partia e Lekëve të Kreshnikut

    TIRANE-Largohet një tjetër sekretar nga partia Aleanca Kuq e Zi. Largimi më i fundit është ai i Mystehak Xhemali, Sekretar për Kulturën dhe Artin në AK, i ngarkuar për organizimin e degës së Fierit.

    Përmes një letre dorëheqjeje ai akuzon kreun e AK, Spahiun për skandalin me listat për deputetë dhe për largimet e njëpasnjëshme nga partia.

    Sipas tij, edhe pse është kërkuar një analizë për këtë rrjedhje, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për komente dhe analiza.

    “Kjo përbën shkelje të zhvillimit normal të demokracisë së brendshme në parti, përbën devijim nga përgjegjësia e kryetarit të AK, i cili u shmanget kështu ballafaqimeve për çështje të rëndësishme parimore”, shkruan ai, duke thene se AK është shndërruar në LK, ose Partia e Lekëve të Kreshnikut.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkrihet partia e Spahiut, ikin 17 drejtues

    AK: PS iu ofron nga 200 euro anëtarëve tanë për të lënë partinë. Tahiri: Niku në panik

    TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot nëpërmjet ‘Facebook’ ofertat e Partisë Socialiste për largimin e anëtarëve të saj.

    Sipas AK, Saimir Tahiri i PS-së ka telefonuar dhe vazhdon të telefonojë çdo aktivist të Aleancës Kuq e Zi, ku iu bën oferta për tu larguar nga kjo forcë politike.

    Aleanca Kuq e Zi bën me dije se Tahiri iu ofron nga 200 euro anëtarëve të AK për tu larguar nga partia.

    "Partia Socialiste vijon shantazhin brenda opozitës duke tentuar të krijojë diversion në strukturat e Aleancës Kuq e Zi. Kryetari i PS për Tiranën Sajmir Tahiri sëbashku me deputetin Besnik Bare dhe me deputetë të tjerë të kësaj force politike kanë marrë përgjigjen e merituar nga cdo anëtar apo drejtues i cdo strukture të Aleancës Kuq e Zi, teksa i kanë ofruar 200 euro për largimin e tyre nga AK. Duke përdorur oferta të ulëta për vende pune imagjinare, Partia Socialiste po dëshmon në mënyrë të qartë se fortuna që po krijon nuk i shërben kauzës së opozitës së vërtetë shqiptare por shtetasit Berisha. Kjo parti po dëshmon dita ditës se jo vetëm që nuk vuan nga kriza ekonomike, por është e kapur nga mafia. Kjo parti politike harron se gara për fitimin e zemrës së sovranit nuk kalon nga akte të tilla por nga lufta pa kompromis ndaj korrupsionit", thuhet në deklaratën e AK.

    “AK i bën thirrje, cdo deputeti të PS, që të distancohet nga këto akte të cilat dëshmojnë frikë nga gjykimi i sovranit. AK shpreh vendosmërinë se asnjë anëtar apo drejtues i saj nuk do të joshet nga asnjë ofertë ngadoqoftë e prejardhur ajo dhe se kauza e kuqezinjve është udhërrëfyes i sigurt për fitoren e 23 qershorit. AK është sot më e vendosur se kurrë se përballë akteve të tilla të PS, obligohet të kryejë e vetme detyrimin madhor kombëtar, atë të clirimit të qytetarëve shqiptarë nga kthetrat e regjimit kriminal të shtetasit Berisha”, thekson AK.

    Reagon Tahiri i PS: Kjo fobi e Nikut
    Pas akuzave të Aleancës Kuq e Zi ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri. Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Tahiri shprehet se kjo është një fobi që ka prekur kreun e AK, Kreshnik Spahiu.

    “Me aq anëtar sa i kanë mbetur Nikut, i bie të kisha kursyer lekë. Ata që besonin se Nik Spahiu ishte alternativë e denjë, kanë ikur. Kanë ikur sapo panë se ishte vetëm një pazar i shpëlarë. Ndaj nuk ka as nevojë të harxhojmë telefonata për të marr asnjë njeri. Kjo është një fobi e kuptueshme e Nik Spahiut”, tha ai.

    Tahiri vijoi më tej se, “Niku po sheh se ka mbetur vetëm e i duket sikur ia kanë fajin të tjerët”.

    (ma.ar/BalkanWeb)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •