http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
Transferimi i të burgosurve mes Shqipërisë dhe Britanisë, “Ligjet” miratojnë marrëveshjen
Transferimi i të burgosurve mes Shqipërisë dhe Britanisë, “Ligjet” miratojnë marrëveshjenTIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus marrëveshjen me Britaninë për transferimin e të burgosurve.
Marrëveshja e transferimit të detyrueshëm të të burgosurve do të lejojë që qeveria Britanike të transferojë shtetasit legjitimë shqiptarë, nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre, për të kryer pjesën tjetër të dënimit.
Gjithashtu, të burgosurit britanikë në Shqipëri do të transferohen në burgjet e Mbretërisë se Bashkuar. Në të dy rastet i burgosuri do të kryeje dënimin e vendosur nga gjykata. Por transferimi në një burg në vendin e tyre do të rrise mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, si për shembull duke lejuar një kontakt më të madh me familjen e tyre.
Kjo është marrëveshja e parë dypalëshe e Mbretërisë së Bashkuar per transferimin e të burgosurve, e cila ofron nje transferim të detyrueshëm jashtë Bashkimit Europian, si dhe një zhvillim shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Transferimet e para pritet të ndodhin brenda këtij viti.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt