Më shumë se 500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda në Greqi pritet që të riatdhesohen në Shqipëri.
Qëllimi, sipas News 24, është që në përfundim të riatdhesohen drejt Shqipërisë 2400 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimie në burgjet greke.
Mes të riatdhesuarve në grupin e parë bën pjesë edhe Alket Rizai, një prej të burgosurve më të famshëm në Greqi.
Mësohet se Greqia do të subvencionojë me 5 euro në ditë për çdo të burgosur, riatdhesimin e tyre në shqipëri, për t’ua lehtësuar kostot autoriteteve shqiptare.
Kjo masë vjen si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë, e cila është duke bërë çdo përpjekje për të ulur kostot e shpenzimeve në çdo fushë.
Krijoni Kontakt