Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

Po ma mer menja mendja se duhet me u permen edhe profeti Isa a.s me shum pasi qe edhe aj ishte i derguar i Allahut.

Isai u ul nė tempull nė Jeruzalem. Ai ishte tridhjetė vjeē. Ishte i gjatė dhe i dobėt. Ai ishte kėmbėzbathur dhe kishte veshur njė kėmishė tė leshtė. Ai po mendonte rreth fatit tė popullit tė tij.

Mė pas Isai u largua nga tempulli dhe u drejtua nga kodrat. Barinjtė i morėn delet e tyre dhe u kthyen nė shtėpi. Dielli po perėndonte. Isai mendoi pėr bijtė e Izraelit dhe pyeti veten: “Si mund t’i udhėzoj bijtė e Izraelit drejt Dritės? Si mund t’i drejtoj ata nė rrugė tė drejtė?”

Dielli perėndoi, kėshtu qė dhe barinjtė u kthyen nė shtėpitė e tyre, delet nė vathė, zogjtė u kthyen nė fole dhe fėmijėt u rikthyen nė prehėrin e nėnave tė tyre.

Ndėrsa Isai nuk u kthye nė shtėpinė e tij. Pėrse? Pasi ai nuk kishte shtėpi.

Ai flinte nė natyrė. Kur binte shi apo borė ai shkonte tek shpellat nė male. Kur ishte i uritur, ai ushqehej me bimė tė egra.

Kėshtu, Isai bėnte jetė tė lirė dhe jetonte nė asketizėm. Ai nuk kishte frikė askėnd tjetėr, pėrveē Allahut. Ai jetonte nė mėnyrė tė ndershme, pasi nuk kishte asnjė ambicie nė lidhje me jetėn e kėsaj bote.

Kur binte nata dhe ishte koha pėr tė fjetur, Isai vendoste njė gur poshtė kokės sė tij dhe vėshtronte qiellin plot yje.

Befas, njė engjėll u shfaq dhe vendi u mbush plot dritė. Ai i tha Isait: “Allahu tė urdhėron qė tė pėrhapėsh mesazhin e Tij.”

Kėshtu, Isai mori mbi vete pėrgjegjėsinė e pėrhapjes sė mesazhit tė Allahut. Allahu dhe Shpirti i Shenjtė e mbėshtesnin atė.


Lajmėrimi qiellor

Tregu ishte plot me njerėz. Isai u ngrit nė kėmbė dhe u dha njerėzve aty lajmin pėr mesazhin hyjnor. Ai u foli plot kurajo: “O bijtė e Izraelit, unė jam i dėrguari i Allahut tek ju, pėr t’ju vėrtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe pėr t’ju sjellė lajmin e gėzueshėm pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed.”1

Nė kėtė periudhė sundimtari i Palestinės ishte Pontius Pilati.

Ēezari u kishte kėrkuar sundimtarėve qė t’i plotėsonin kėrkesat e popullit nė rajonet e pushtuara, nėse ato s’i binin ndesh sigurisė sė perandorisė.

Sundimtari ndiqte nga afėr ē’po ndodhte nė vendin e tij. Njė ditė ai mori njoftim se: “Njė burrė i quajtur Isa pretendonte se ishte i dėrguari i Allahut dhe u bėn thirrje njerėzve qė tė ndjekin fenė e Allahut dhe tė mos bėjnė vepra tė shėmtuara.”

Klerikėt ēifutė ishin tė pakėnaqur me mesazhin qė po pėrhapte Isai. Pse ishin ata tė pakėnaqur me mesazhin e Isait? Ata ishin tė pakėnaqur me kėtė mesazh, pasi ai i ftonte njerėzit qė tė ndihmonin tė varfėrit dhe tė ushqenin tė uriturit dhe pėr faktin se Isai u thoshte njerėzve se klerikėt ēifutė e kishin shtrembėruar Teuratin dhe se ata mashtronin tė varfėrit, duke ua marrė atė qė posedonin si dhuratė pėr zotat.

Nė atė kohė, disa ēifutė nuk besonin nė Ditėn e Gjykimit dhe nė jetėn pas vdekjes. Ata nuk besonin nė llogarinė, dėnimin dhe shpėrblimin, por nuk e thonin kėtė gjė haptazi. Ata silleshin si fetarė, por nė tė vėrtetė ata kishin devijuar nga feja. Nė aparencė tregonin besim, por brenda tyre fshihnin mosbesimin.


Lufta

Klerikėt ēifutė nisėn luftėn e tyre ndaj Isait. Ata pėrhapėn fjalė kundėr tij dhe e akuzuan si jobesimtar. Ata thanė plot ligėsi: “Nėse Isai ėshtė profet, atėherė ku janė mrekullitė e tij? Musai kishte mrekulli, po Isai ēfarė ka sjellė?”

Ata pėrhapėn fjalė tė turpshme pėr Merjemen.

Ata e akuzuan atė, ndėrkohė qė ajo ishte njė grua e dėlirė.

Isai i ftoi bijtė e Izraelit qė tė besonin nė botėn shpirtėrore dhe tė mos ishin mė materialistė.

Njė klerik ēifut tha: “Shpirti ėshtė material qė lėviz nėpėr vena.”

Isai, i biri i Merjemes, tha: “Shpirti ėshtė fjala e Allahut.”

“Unė nuk e di ēfarė po thua - komentoi kleriku ēifut.”

Isai u pėrkul dhe e mbushi dorėn e tij me baltė dhe e pyeti klerikun ēifut: “Ēfarė ėshtė kjo?”

“Njė grusht me baltė,” u pėrgjigj kleriku ēifut.

“A ka shpirt nė tė?” – e pyeti Isai.

“Jo”- u pėrgjigj kleriku ēifut.

“Unė do tė bėj me kėtė masė, formėn e njė zogu dhe mė pas do tė fryj nė tė dhe me lejen e Allahut ai do tė bėhet njė zog i vėrtetė.”

Kleriku ēifut tha me habi: “Ēfarė do tė thuash me kėtė?”

Isai u pėrgjigj: “Dua tė them qė jam nė gjendje t’i fryj formės sė zogut dhe ajo tė kthehet nė njė zog tė vėrtetė me lejen e Allahut. Kjo sepse Allahu u jep jetė tė gjitha krijesave dhe Ai ka fuqi mbi ēdo gjė.”

Nė atė ēast Isa i dha formėn e njė zogu baltės qė mbante ne dorė dhe fryu nė tė.

Befas ajo masė balte u kthye nė njė pėllumb tė bardhė. Pėllumbi rrahi krahėt e tij dhe fluturoi nė qiellin blu.

Isa ishte i mbushur me pėrulėsi ndaj Allahut, tė Lartmadhėruarit, Krijuesit.


Dishepujt

A e besuan Isain bijtė e Izraelit? A u pėrulėn ata para Allahut? Pėrgjigjja me siguri qė ėshtė “Jo”. Klerikėt ēifutė e shtuan ligėsinė e tyre ndaj Isait dhe pėrhapėn fjalė nė mesin e njerėzve duke thėnė: “Isai ėshtė njė jobesimtar.”

Ata komplotuan pėr ta vrarė. Isai e pa pabesinė nė sytė e tyre dhe tha: “Kush janė ndihmėsit e mi pėr ēėshtjen e Allahut?”
Dishepujt u pėrgjigjėn: “Ne jemi ndihmėsit e Allahut!”
Pastaj ata i drejtuan sytė nga qielli dhe thanė: “Zoti ynė! Ne besojmė atė qė na ke shpallur dhe pasojmė tė Dėrguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkė me dėshmitarėt!”

Aziri

Profeti ynė Isai kishte njė mik tė quajtur Azir. Aziri ishte njė djalosh besimtar dhe pėr kėtė Isai e donte shumė.

Njė ditė Isai shkoi tek shtėpia e Azirit dhe pyeti pėr tė. Njė grua doli nga shtėpia duke qarė dhe i tha: “Aziri ka vdekur dhe ėshtė varrosur tri ditė mė parė.”

Profeti ynė Isai e pyeti gruan: “A dėshiron ta shohėsh sėrish Azirin?”

Nėna besimtare iu pėrgjigj: “ Po, o i dėrguari i Allahut!”

Isai tha: “Nesėr unė do tė vij dhe do t’i jap atij jetė me lejen e Allahut.”

Nė mėngjes herėt Isai shkoi dhe i tha nėnės: “Eja me mua tek varri!”

Isai qėndroi pranė varrit, vėshtroi nga qielli, iu lut Allahut dhe tha me besim tė palėkundur: “Azir, zgjohu!”

Befas, pluhuri u shkund, guri qė qėndronte nė hyrje tė varrit lėvizi dhe Aziri doli prej andej.

Nėna e pėrqafoi me lot nė sy djalin e saj.

Profeti ynė Isa e pyeti Azirin: “A dėshiron tė qėndrosh me nėnėn tėnde?”

Aziri u pėrgjigj: “ Po, o Fjala e Allahut!”

Isai i shpjegoi: “Allahu tė ka dhėnė njė jetė tė re. Ti do tė martohesh dhe do tė kesh fėmijė tė mbarė.”


Ushqimi hyjnor

Allahu i frymėzoi dishepujt qė tė besonin nė Tė dhe nė tė dėrguarin e Tij dhe ata thanė: “Ne tė besuam dhe tė jemi dėshmitar si dhe tė jemi bindur ty.”

Dishepujt e ndoqėn Isain, tė birin e Merjemes. Ata besuan nė tė dhe e mbėshtetėn. Ata ishin njė grup i vogėl, por ishin tė fortė.

Isai ishte njė njeri i shquar kėtu dhe nė botėn tjetėr. Ai ishte aq besnik tek Allahu, saqė Zoti i pėrgjigjej tė gjitha lutjeve tė tij. Isai i kėrkoi Allahut qė t’i mundėsonte mrekulli qė njerėzit ta besonin. Isai ishte si njė bari i mirė, i cili kujdesej pėr delet e tij dhe i mbronte ato nga ujqėrit. Tė varfėrit prej bijve tė Izraelit ishin si delet e humbura. Hipokritėt ishin si ujqėrit; ata i bėnin pėr vete tė varfėrit dhe u mėsonin qė tė mos i bindeshin mesazhit tė Isait (a.s.).

Njė ditė Isai me dishepujt e tij shkuan nė afėrsi tė kodrave. Ata dėshironin tė pėrhapnin besimin mes njerėzve tė fshatit. Ata u ulėn pranė njė burimi. Isai filloi tė lante kėmbėt e dishepujve tė tij. Dishepujt e pyetėn: “Pėrse po na i lan kėmbėt tona, o i dėrguar i Zotit?”

Isai u tha me pėrulėsi: “Unė dėshiroj qė ju t’i trajtoni njerėzit, ashtu siē ju trajtoj unė juve. Unė dua qė ju t’u shėrbeni atyre, ashtu siē ju shėrbej unė juve.”

Dishepujt ishin tė uritur. Isai e shuajti urinė e tij me disa bimė tė egra, por dishepujt e tij nuk mund ta bėnin kėtė. Isai kishte hequr dorė nga kjo botė dhe i kishte mėsuar vetes kontrollin mbi dėshirėn.

Dishepujt i thanė njėri tjetrit: “Isai krijoi njė zog nga balta me lejen e Zotit. Ai i dha jetė Azirit me lejen e Zotit, kėshtu qė ai ėshtė nė gjendje qė t’i kėrkojė Allahut qė tė na dėrgojė ne ushqim nga qielli”.

Pėr kėtė arsye, ata e pyetėn atė: “O Isa, i biri i Merjemes, a mund tė na dėrgojė Zoti yt ushqim nga qielli?”

Isai u prek nga kjo pyetje dhe pyeti veten: “A dyshojnė ata nė fuqinė e Allahut?” Mė pas u tha: “Kini frikė Allahun, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė!”

Ata thanė: “Ne dėshirojmė tė hamė nga ajo, me qėllim qė tė na qetėsohen zemrat e ta dimė se na ke thėnė tė vėrtetėn dhe pėr atė tė jemi dėshmitarė”.

Me kėto fjalė ata donin tė thonin: “Ne duam ushqim nga qielli dhe zemrat tona tė jenė tė sigurta dhe ne do tė jemi dėshmitarė pėr kėtė pėrpara tė gjithė njerėzve. Kėshtu ushqimi do tė jetė njė provė tjetėr e profetėsisė tėnde, Isa. Pėr mė tepėr, ne duam tė shijojmė mirėsinė e ushqimit qiellor.”


Isai heshti. Nė fytyrėn e tij tė ndritshme u shfaqėn shenja trishtimi dhe sytė e tij shkėlqyen me njė dritė qiellore.

Isai i bindej Allahut, Zotit tė qiejve dhe pėr kėtė ngriti shikimin drejt qiellit blu dhe nga thellėsia e zemrės shqiptoi kėto fjalė: “O Allah, o Zoti ynė! Zbritna njė sofėr nga qielli, qė tė jetė festė pėr ne, pėr tė parin dhe tė fundmin tonė dhe tė jetė mrekulli prej Teje dhe na jep mirėsi, se Ti je Dhuruesi mė i mirė!”

Drita qiellore shndriti dhe mbuloi vendin. Isai (a.s.) dhe dishepujt dėgjuan njė zė nga qielli qė u thoshte: “Nė tė vėrtetė Unė do t’jua zbres sofrėn. Por cilindo nga ju qė nuk beson pas kėsaj, do ta dėnoj ashtu siē nuk kam dėnuar askėnd nė botė.”

Ushqimi i mrekullueshėm zbriti pėr ta nga qielli. Kishte bukė e mish. Aroma e kėtij ushqimi kaloi hapėsirat, kėshtu qė tė uriturit e tė varfėrit erdhėn tek Isai. Ata gjetėn tek ai ushqim tė mrekullueshėm, kėshtu qė hėngrėn, pinė e mė pas u larguan.



Nė bregdet

Profeti ynė Isa shkoi nė breg tė detit pėr tė takuar peshkatarėt. Kur panė Isain, peshkatarėt u gėzuan dhe thanė: “Ka ardhur mėsuesi”.

Ata ishin mėrzitur, pasi ata kishin hedhur rrjetat nė det, por pėrpjekjet e tyre kishin shkuar dėm.

Disa peshkatarė ishin ulur nė breg. Disa tė tjerė ishin ulur nė varkat e tyre dhe vėshtronin tė mėrzitur Isain; ata i mblodhėn velat e tyre tė pashpresė.

Isai hipi nė njė varkė dhe i urdhėroi peshkatarėt tė niseshin pėr peshkim.

Peshkatarėt ngritėn velat dhe ndoqėn varkėn e Isait.

Isai urdhėroi peshkatarėt tė ndalonin nė njė vend tė caktuar nė detin blu dhe tė hidhnin nė ujė rrjetat e tyre. Befas, ndodhi diēka e ēuditshme. Peshkatarėt i nxorėn nga uji rrjetat e tyre, tė cilat ishin tė mbushura plot me peshq. Ata vazhduan peshkimin derisa varkat e tyre u mbushėn plot me peshq.

Peshkatarėt falėnderuan Allahun pėr kėtė dhe u kthyen nė breg.


Shėrimi

Njė ditė, njėri nga dishepujt i kėrkoi profetit Isa qė tė shkonte me tė nė shtėpinė e tij. Isai e pranoi ftesėn dhe shkoi me atė dishepull nė shtėpinė e tij.

Gjatė rrugės pėr atje, Isai pa njė djalė tė ri qė po ecte dhe disa njerėz qė po talleshin me tė. Ky djalosh ishte shurdhmemec. Ai nuk dėgjonte asgjė dhe nuk ishte nė gjendje tė fliste. Megjithatė, ai i vėshtronte me hutim njerėzit qė qeshnin me tė.

Isai vendosi pėllėmbėn e dorės mbi veshėt e djaloshit dhe atij iu kthye dėgjimi. Njerėzit mbetėn tė habitur nga kjo gjė, pasi ata e dinin se djaloshi kishte qenė i shurdhėt dhe, pas kėsaj, disa prej tyre e besuan Isain dhe e ndoqėn atė.

Mė pas Isai shkoi nė shtėpinė e mikut tė tij.

Nė mėngjes Isai dėgjoi disa njerėz qė i gjuanin derės me gurė. Ai doli tė shihte se ēfarė po ndodhte.

Kur doli pėrjashta, Isai pa njė person lebroz qė po ecte dhe disa njerėz qė e gjuanin me gurė, duke e detyruar tė largohej nga fshati.

Njerėzit e godisnin nga larg lebrozin me gurė dhe ndjenin neveri kur e shihnin.

Isai vendosi duart e tij mbi fytyrėn e lebrozit dhe ai u shėrua nga sėmundja qė vuante.

Ndėrsa njerėzit filluan tė shtynin njėri tjetrin pėr tė prekur duart e Isait dhe pėr t’u bekuar nga ky gjest.

Komploti

Isai ia dedikoi jetėn ndihmės ndaj tė varfėrve, tė mjerėve dhe nevojtarėve. Ai udhėzoi njerėzit nė rrugėn e drejtė dhe u dha atyre lajmin e mirė pėr mė tė nderuarin e profetėve, Muhamedin (a.s.), tė cilin ai e quante pėrgėzues.

Isai u lexoi njerėzve atė ēka ishte pėrmendur nė Teurat. Ai u lexoi atyre ēfarė Zoti i Madhėruar i kishte thėnė Musait: “Unė do t’u caktoj atyre njė profet nga mesi i tyre dhe do tė vendos fjalėt e mia nė gojėn e tij, kėshtu qė ai do tu tregojė atyre pėr gjithēka qė unė do tia besoj atij njeriu”.2

Pėr kėtė arsye, ēifutėt e urrenin Isain dhe i nxitnin njerėzit qė ta vrisnin. Ata pėrhapėn fjalė se Isai ishte magjistar dhe qė ishte larguar nga feja e Musait.

Njė ditė, ndėrkohė qė Isai dhe dishepujt e tij ishin ulur nė tempull, ēifutėt nxituan pėr ta vrarė. Kėshtu, Pilati urdhėroi ushtarėt e tij qė ta arrestonin atė pėr ta mbrojtur nga e keqja e ēifutėve si dhe pėr tė njohur nga ai pikėpamjet e mesazhit tė tij.

Isai u dėrgua nė pallat dhe turma e ndoqi nga pas. Pilati e pyeti turmėn se cila ishte arsyeja qė ata donin ta hiqnin qafe Isain.

Ata i thanė se Isai ishte njė jobesimtar dhe tradhtar.

Pasi e siguroi Isain, Pilati e pyeti: “A po i nxit njerėzit kundėr qeverisė sime?”

Isai u pėrgjigj me besim: “ Jo, nuk po bėj njė gjė tė tillė. Unė u kėrkoj atyre tė mendojnė pėr Krijuesin e botės, tė sillen mirė me njėri tjetrin dhe t’i shėrbejnė Allahut Njė e tė Vetėm.”

Pilati kishte lexuar pikėpamjet e filozofėve grekė, kėshtu qė ai e kuptoi se kėto pikėpamje tė Isait nuk do ta rrezikonin Romėn.

Kėshtu qė rojet hapėn dyert e pallatit dhe Isai u lirua.

Ndėrsa, pėrsa u pėrket ēifutėve, ata pėrhapėn fjalė se Isai kishte arritur t’ia nguliste idetė e tij sunduesit dhe se sunduesi dėshironte tė mashtronte Ēezarin.

Ēifutėt ishin tė kėqinj; ata nuk u kėnaqėn vetėm duke pėrhapur fjalė, por ata i dėrguan njė letėr Ēezarit qė ta shkarkonte nga detyra sunduesin e tyre.

Vendi ishte nė kaos. Pilati kishte frikė se ēifutėt do ta rrėzonin qeverinė e tij dhe pėr kėtė u lejoi atyre tė bėnin ē’tė donin me Isain.

Ēifutėt e urrenin Isain. Ata ishin tė egjėr si ujqėrit dhe u pėrpoqėn ta shqyenin nė copa me dhėmbėt e tyre. Ata donin ta vrisnin Isain, pasi ai u solli atyre pikėpamje njerėzore dhe fenė e vėrtetė, qė Allahu ia shpalli profetit tonė Musa a.s.

Klerikėt ēifutė bėnė njė mbledhje tė zhurmshme. Nė kėtė mbledhje ata diskutuan se si ta arrestonin Isain, tė birin e Mejremes.

Spiunėt shkuan nė ēdo vend pėr tė kėrkuar pėr Isain, por nuk e gjetėn. Klerikėt ēifutė ishin nė ankth, pasi Isai ishte fshehur.

Ata mendonin se Isai do tė dėmtonte interesat e tyre, kėshtu qė vendosėn shpėrblime tė majme pėr atė qė do ta kapte apo do tė jepte informacione pėr tė.


Vėshtirėsitė e Isait

Isai dhe nėna e tij u pėrballėn me shumė vėshtirėsi nė kėtė botė.

Ēifutėt e pėrndoqėn Mejremen qė nga dita qė Isai lindi. Ata nuk besonin nė kėtė mrekulli dhe, pėrveē kėsaj, ata e akuzonin Mejremen pėr vepra tė shėmtuara dhe thonin: “Babai i Isait ėshtė njė njeri me emrin Jusuf al-Naxhar.”

Kur Isai u rrit dhe mori pėrsipėr pėrhapjen e mesazhit tė Allahut, ēifutėt e pėrndoqėn atė ngado. Ndėrsa tani ata po nxisnin qeverinė qė ta vriste atė si dhe po akuzonin sunduesin se po tradhtonte Ēezarin.

Ēifutėt arritėn tė marrin njė dritė jeshile pėr tė vrarė Isain dhe kėshtu qė ata po e kėrkonin atė ngado. Nė kėtė kohė, sunduesi romak i urdhėroi ushtarėt e tij qė ta arrestonin Isain.


Ku shkoi Isai?

Isai lėvizte nė mėnyrė tė fshehtė nga njėri vend nė tjetrin. Ai dhe ndjekėsit e tij e kalonin natėn ēdo ditė nė njė vend tė ndryshėm. Njė natė Isai dhe ndjekėsit e tij e kaluan natėn nė njė fermė. Pasi kishin ngrėnė ushqim, Isai u ngrit pėr t’u mėsuar me pėrulėsi ndjekėsve tė tij njė mėsim tė vyer. Ai lau duart e tij dhe tha: “Unė bėra kėtė pėr t’ju dhėnė juve njė shembull dhe pėr kėtė silluni me pėrulėsi dhe modesti kundrejt njerėzve.”

Atė natė Isai e ndjeu se kishte tradhti, kėshtu qė ai tha: “Dua t’ju them se bariu do largohet, delet do tė mbeten vetėm dhe njėri prej jush do tė mė mohojė mua pėrpara se gjeli tė kėndojė tri herė.”

Dishepujt panė njėri tjetrin nė sy; ata panė sytė e Jehudha al-Asharjutit, tė cilėt shkrepėtinin nga tradhtia.

Nė atė natė tė ftohtė dimri Isai dhe ndjekėsit e tij ranė tė flinin, pėrveē Jehudhės, i cili u ngrit dhe doli nga ferma.

Jehudha mendonte pėr floririn dhe shumėn e madhe tė parave. Ai u nis pėr tek tempulli, ku qėndronin klerikėt ēifutė tė cilėt prisnin lajme rreth Isait.

Jehudha i tregoi kreut tė klerikėve pėr vendndodhjen e Isait dhe nė kėmbim mori flori.

Kur gjeli kėndoi tri herė, klerikėt ēifutė i urdhėruan ushtarėt romakė qė ta shoqėronin Jehudhėn pėr tek vendi ku qėndronte i fshehur Isai.

Jehudha nuk donte qė ta njihnin tė tjerėt, kėshtu qė e mbuloi fytyrėn e tij me copėn qė mbante nė kokė.

Ai ecte dhe pas ecnin ushtarėt romakė. Nga zhurma e ushtarėve njerėzit u zgjuan. Dhjetė ushtarė ia behėn nė fermė dhe dishepujt ikėn nė drejtime tė ndyshme.

Allahu dėshironte qė Jehudha tė merrte dėnimin pėr tradhtinė e tij. Kėshtu Allahu bėri qė fytyra e tij t’i shėmbėllente fytyrės sė Isait.

Pėrsa i pėrket Isait, Allahu e ngriti atė nė qiell dhe e shpėtoi nga komploti i shėmtuar i ēifutėve.


Kryqi

Ushtarėt romakė nuk e gjetėn Isain. Ata nuk e njohėn atė, pasi nuk e kishin parė mė parė. Gjatė kėsaj rrėmuje ata panė nga Jehudha, i cili u pėrngjau atyre me Isain, kėshtu qė ata e kapėn atė dhe u larguan.

Ēifutėt dėshironin tė liroheshin nga Isai sa mė shpejt tė ishte e mundur dhe urdhėruan ushtarėt romakė ta kryqėzonin Jehudhėn nė kodrėn al-Xhaljala dhe ata e morrėn dhe e kryqėzuan atje. Kėshtu qė ēifutėt menduan se problemi i Isait u mbyll.

A mbaroi me tė vėrtetė historia e Isait?

Pėrgjigjja ėshtė “Jo”, pasi pėr ardhjen e tij ka shumė zėra. Mbase kėto zėra u pėrhapėn nga dashuria qė tė varfėrit kishin pėr tė.

Megjithatė, ēifutėt kishin frikė nga kėto zėra pasi dhe ata nuk ishin tė sigurtė pėr vrasjen e Isait, kėshtu qė ata pėrhapėn nga ana e tyre fjalė qė ai tashmė ishte kryqėzuar.
Por e vėrteta ėshtė ajo qė Zoti i Madhėruar na tregon nė Kuran kur thotė: “Por, ata as e vranė, as e kryqėzuan, por ashtu u ėshtė dukur. Ata qė nuk u pajtuan pėr ēėshtjen e tij, me siguri qė gjenden nė dyshim pėr tė. Ata nuk kanė ditur kurrgjė pėr tė, por vetėm kanė hamendėsuar. Ata, nė tė vėrtetė, nuk e kanė vrarė, por Allahu e ka ngritur pranė Vetes. Allahu ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Gjithėdijshėm. (Kur’an, 4: 157-158.)

Isai do tė kthehet njė ditė. Kur do tė jetė kjo ditė? Ajo ditė do tė vijė kur ta ketė pėrcaktuar Zoti i Madhėruar.