Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Prona, një kriter i papërmbushur për në BE

    Shoqata "Pronësi me Drejtësi" dhe "Bregdeti"

    -Pasi BE-ja e vendosi zgjidhjen e çështjes së të drejtës së pronësisë si një nga 12 prioritetet kyçe që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u pranuar si kandidate për anëtarësim në BE, ne prisnim që qeveria të propozonte një projekt ligj dhe strategji që me të vërtetë do të kthente pronat tek pronarët e tyre të ligjshëm në përputhje me Nenin 181 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Nenin 17 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe të kërkesave të përsëritura të Këshillit të Europës, specifikisht Dokumentit Nr. 11115 mbi Shqipërinë, Neni 191 të 20 dhjetorit, 2006. Përkundrazi, qeveria ka aprovuar së fundmi ligje dhe një strategji që e konsolidojnë kthimin mbrapa pasi e thellojnë problemin e pronave, duke përkeqësuar kështu rrugën e gabuar të nisur që më 1991.

    Për shkak se që nga 1991 të gjitha qeveritë kanë treguar se janë të paafta ta zgjidhin problemin e pronësisë, ne po ju dërgojmë një projekt ligj që ofron një zgjidhje përfundimtare, të drejtë, të qëndrueshme dhe gati pa kosto për çështjen e pronësisë. Ne ju kërkojmë që, nëse me të vërtetë doni të ndihmoni Shqipërinë, nëse me të vërtetë doni që ajo të jetë një demokraci e vërtetë, të ulë ndjeshëm korrupsionin dhe të përmbushë 12 prioritetet kyçe për pranimin si kandidate në BE, për shkak se klasa politike tashmë ka dështuar në mënyrë spektakolare që prej 22 vitesh që ta zgjidhë këtë problem, atëherë ju duhet ta kushtëzoni çdo bashkëpunim të ardhshëm siç është vazhdimësia e politikës së regjimit pa viza për zonën Shengen, marrja e statusit kandidat për në BE si edhe ndihma e bashkëpunime të tjera, me aprovimin e këtij projekt ligji apo një të ngjashëm me të që do të zgjidhë me të vërtetë çështjen e pronësisë njëherë e përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë siç komuniteti ndërkombëtar kushtëzoi Maqedoninë në 1998 në lidhje me çështjen e pronësisë.

    Ne jemi të bindur se projekt ligji që ne ofrojmë është ndër më kosto-kufizuesit ndërkohë që respekton detyrimet bazë morale dhe kushtetuese, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme që zgjidh një herë e përgjithmonë çështjen e së drejtës së pronësisë në Shqipëri, që është bërë një burim korrupsioni për klasën politike dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Ne besojmë fuqimisht se ky projekt ligj ofron zgjidhjen më të mirë deri më tani në lidhje me të drejtën e pronësisë, duke patur superioritet mbi strategjinë e qeverisë shqiptare dhe mbi të gjitha ligjet e tjera aktuale për pronën që janë veçse të arnuara, kontradiktore, të parealizueshme nga ana financiare si edhe, përgjithësisht, jo demokratike. Së dyti, ne kërkojmë që ky projekt ligj ose versioni i riparë nga specialistët tuaj duke i qëndruar thelbit të tij, të bëhet pjesë e rekomandimeve të SHBA- ve, BE-së dhe KiE-së për qeverinë shqiptare, duke kushtëzuar bashkëpunimet e ardhshme si vazhdimësinë e politikës së regjimit pa viza për zonën Shengen, kandidimin për në BE si edhe bashkëpunime e ndihma të tjera, me aprovimin e këtij projekt ligji apo një tjetri të ngjashëm me të, pasi kjo, në fund të fundit, ka të bëjë me përmbushjen e aspiratave të njerëzimit për të drejtat dhe vlerat më përcaktuese, më universale, më natyrale dhe më të patjetërsueshme të tij. Shënim: Kjo letër i është dërguar Komisionierit për Zgjerim, Stefan Fule.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Prona, një kriter i papërmbushur për në BE

    Akili,,,,,,,,,,,,,,,Europa dhe gjithe bota sot praktikon Kapitalizmin SELEKTIV (jo ligjin e xhungles), pra eshte AJO qe URDHERON mos zbatimin e ligjit te pronesise mbi token

    ,,,,,,,,,,,,,,,,,dhe kuptohet,,,,,,,,,,,,, nuk e kane hallin e betonizimit te bregdetit , por ne kalimin e pronesise ne duart e njerzve te ZGJEDHUR

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Prona, një kriter i papërmbushur për në BE

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Shoqata "Pronësi me Drejtësi" dhe "Bregdeti"

    -Pasi BE-ja e vendosi zgjidhjen e çështjes së të drejtës së pronësisë si një nga 12 prioritetet kyçe që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u pranuar si kandidate për anëtarësim në BE, ne prisnim që qeveria të propozonte një projekt ligj dhe strategji që me të vërtetë do të kthente pronat tek pronarët e tyre të ligjshëm në përputhje me Nenin 181 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Nenin 17 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe të kërkesave të përsëritura të Këshillit të Europës, specifikisht Dokumentit Nr. 11115 mbi Shqipërinë, Neni 191 të 20 dhjetorit, 2006. Përkundrazi, qeveria ka aprovuar së fundmi ligje dhe një strategji që e konsolidojnë kthimin mbrapa pasi e thellojnë problemin e pronave, duke përkeqësuar kështu rrugën e gabuar të nisur që më 1991.

    Për shkak se që nga 1991 të gjitha qeveritë kanë treguar se janë të paafta ta zgjidhin problemin e pronësisë, ne po ju dërgojmë një projekt ligj që ofron një zgjidhje përfundimtare, të drejtë, të qëndrueshme dhe gati pa kosto për çështjen e pronësisë. Ne ju kërkojmë që, nëse me të vërtetë doni të ndihmoni Shqipërinë, nëse me të vërtetë doni që ajo të jetë një demokraci e vërtetë, të ulë ndjeshëm korrupsionin dhe të përmbushë 12 prioritetet kyçe për pranimin si kandidate në BE, për shkak se klasa politike tashmë ka dështuar në mënyrë spektakolare që prej 22 vitesh që ta zgjidhë këtë problem, atëherë ju duhet ta kushtëzoni çdo bashkëpunim të ardhshëm siç është vazhdimësia e politikës së regjimit pa viza për zonën Shengen, marrja e statusit kandidat për në BE si edhe ndihma e bashkëpunime të tjera, me aprovimin e këtij projekt ligji apo një të ngjashëm me të që do të zgjidhë me të vërtetë çështjen e pronësisë njëherë e përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë siç komuniteti ndërkombëtar kushtëzoi Maqedoninë në 1998 në lidhje me çështjen e pronësisë.

    Ne jemi të bindur se projekt ligji që ne ofrojmë është ndër më kosto-kufizuesit ndërkohë që respekton detyrimet bazë morale dhe kushtetuese, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme që zgjidh një herë e përgjithmonë çështjen e së drejtës së pronësisë në Shqipëri, që është bërë një burim korrupsioni për klasën politike dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Ne besojmë fuqimisht se ky projekt ligj ofron zgjidhjen më të mirë deri më tani në lidhje me të drejtën e pronësisë, duke patur superioritet mbi strategjinë e qeverisë shqiptare dhe mbi të gjitha ligjet e tjera aktuale për pronën që janë veçse të arnuara, kontradiktore, të parealizueshme nga ana financiare si edhe, përgjithësisht, jo demokratike. Së dyti, ne kërkojmë që ky projekt ligj ose versioni i riparë nga specialistët tuaj duke i qëndruar thelbit të tij, të bëhet pjesë e rekomandimeve të SHBA- ve, BE-së dhe KiE-së për qeverinë shqiptare, duke kushtëzuar bashkëpunimet e ardhshme si vazhdimësinë e politikës së regjimit pa viza për zonën Shengen, kandidimin për në BE si edhe bashkëpunime e ndihma të tjera, me aprovimin e këtij projekt ligji apo një tjetri të ngjashëm me të, pasi kjo, në fund të fundit, ka të bëjë me përmbushjen e aspiratave të njerëzimit për të drejtat dhe vlerat më përcaktuese, më universale, më natyrale dhe më të patjetërsueshme të tij. Shënim: Kjo letër i është dërguar Komisionierit për Zgjerim, Stefan Fule.
    sipas kesaj ketu na del qe nuk na qenkan vetem tre ligjet qe nuk voton rama paska te tjera akoma...........................
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •