Ju faleminderit që e postuat këtë shkrim në murin tim të facebook-ut
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
shume interesante Adem !
edhe shume per te ardhur keq.. njekohesisht...
Ndryshuar për herë të fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 26-04-2013 më 22:16
What goes around---comes around
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2013 më 22:49
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Rohrabacher, shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë nga marrëveshja
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve ngul këmbë se zgjidhja e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë do të vinte nga shkëmbimi i territoreve
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Dana Rohrabacher, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Kalifornia, thotë se shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë asgjë nga marrëveshja e nënshkruar kohët e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për përmirësimin e marredhënieve. Kongresmeni Rohrabacher prej kohësh ngul këmbë se zgjidhja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë do të vinte nëse dy vendet shkëmbejnë territore. Kjo pikëpamje nuk mbështetet nga qeveria e SHBA dhe nga Bashkimi Evropian, të cilët e kanë mbështetur marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Kongresmeni Rohrabacher shpjegoi në intervistë se përse marrëveshja e sigluar në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit serb Ivica Daçiç është e disfavorshme për shqiptarët dhe nuk e ndryshon situatën në rajon.
“Sidomos shqiptarët e Kosovës nuk përfitojnë asgjë nga kjo marrëveshje. Në realitet ata po dorëzojnë jo vetëm autoritetin në veri, por edhe autonominë. Atyre nuk u lejohet të sjellin forcat e rendit dhe të imponojnë ligjin në veri. Kjo nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të ishte pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme, për të cilën unë kam propozuar një shkëmbim territoresh mes dy vendeve. Mirëpo marrëveshja e arritur në Bruksel është thjesht një fasadë dhe njerëzit nuk e shohin veten më afër paqes se sa ishin dhjetë vjet më parë.”
Zoti Rohrabacher propozon që zgjidhja të gjendet te një shkëmbim territoresh:
“Ajo pjesë e Serbisë, Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, ndërsa Veriu i Kosovës i banuar kryesisht nga serbë, të jetë pjesë e Serbisë. Ne mund ta bëjmë lumin kufirin mes dy vendeve. Por ajo që po ndodh është se ata as që po e shqyrtojnë këtë mundësi, sepse po mbështeten te amerikanët dhe evropianët për orientime se si duhet vepruar. Kështuqë shqiptarët nuk përfitojnë asgjë dhe çështja do të përfundojë duke e bërë veriun autonom pa marrë asgjë si shkëmbim.”
Zoti Rohrabacher nuk është dakord me shqetësimet e shprehura nga ata që ai quan burokratë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë se një shkëmbim territoresh do të çonte në kaos.
“Kjo nuk është e vërtetë. Kaos kemi kur detyrojmë një pjesë të madhe popullate të jetë pjesë e një qeverie që ata nuk duan ta kenë mbi krye.”
Kongresmeni nga Kalifornia thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mjaft para për të ruajtur qëndrueshmërinë në atë pjesë të Ballkanit prandaj zgjidhjet që ato ofrojnë duhet të mbështeten në realitetin.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-04-2013 më 22:57
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Eshte e tmerrshme se si asnjeher nuk u diskutua kjo mundesi aq e reale dhe e logjikshme qe eshte, mandej nuk u insistua qe te pakten te drejtat e shqiptarve ne luginen e presheves te jene te njeita me te drejtat e serbve ne kosove. Eshte per te ardhur keq se kush bene politiken dhe kush vendos per te ardhmen e shqiptareve, neve na shesin shume lire ata qe e kan shitur shpirin e tyre, a thua deri kure keshtu? Cfar na duhet europa kur humbim atedheun tone?
Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 27-04-2013 më 02:44
Nuk duhet te jesh as Kongresmen Amerikan dhe madje as te jesh i shkolluar per te arritur tek konkluzionet e Rohrabacher...
Pavaresisht se as zbatimi ose perjetesimi i asaj qe kerkon Rohrabacher, e qe p.sh. eshte moti edhe kerkesa ime, nuk eshte aq thjeshte e realizueshme dhe as plotesisht i favorshem per Kosoven si shtet, megjithate eshte i vetmi opsion me te cilin Kosova perfiton dicka konkrete dhe me te cilin qytetareve te Kosoves dhe te atij rajoni ju ofrohet nje alternative dhe mundesi me e favorshme per ngritjen e mireqenjes, zhvillim ekonomik, veteqeverisje dhe vetevendosje.
Ky opsioni tjeter, mbajtja me dhune (te KFOR-it) e serbeve te veriut ne Kosove, dhe me kete edhe e Serbise ne Kosove, permes zgjidhjeve te perkoheshme plotesisht te pavoltshme per shqipetaret dhe per Kosoven edhe ne terme aftgjate, eshte opsion qe ju pershtatet superfuqive dhe fuqive, perfshi edhe NATO-n, Rusine etj., vete Serbise si dhe regjimeve te korruptuara vendore te Kosoves. Prandaj edhe nuk eshte rastesi qe ky opsion eshte konzervuar dhe po ruhet me zell qe mbi 14 vjet, me ushtri dhe me koncesione te njepasnjeshme ndaj serbeve te atjeshem lokal, te Serbise dhe pushtetareve servil te Kosoves.
Zgjidhja perfundimtare e konfliktit shqipetaro-serb dhe konflikteve te ngjashme ne ate pjese te Ballkanit nuk mund te jete dhe nuk eshte ne interes te SHBA-ve, NATO-s dhe disa superfuqive tjera. Prandaj, keto konflikte do te zgjasin edhe shume dekada nese shqipetaret nuk ngrihen/kundershtojne edhe ata qe i quajn "miqte nderkombetar". Natyrisht qe do te kete faza stabile dhe pa lufte ose trazira te vazhdueshme. Por, konfliktet megjithate do te mbeten te pazgjidhura, edhe pse kohe pas kohe nga regjimet aktuale do te shpallen si te zgjidhura ose ne zgjidhje e siper, duke u mbeshtetur ne takime dhe marrevshje te aranzhuara dhe simbolike, te cilat si qellim kryesor e kane rujatjen dhe pershtatjen e kohepaskoheshme te status quo ekzistuese.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-04-2013 më 03:24
Perfundimisht politiken tek ne e bejne njerez me vesh te prere dhe se te huajt nuk jan te interesuar te zgjedhin problemin por duan qe te lene nje vater zjarri i cili ndizet sa here ata te kene nevoje. Kosova eshte peng e interesave te fuqive te medha ne njeren ane dhe te piuneve te tyre, si qeveria e tanishme ose presidentja e zarfit, dhe ne anen tjeter peng e serbis e cila ne cdo menyre te mundeshme e sulmon dhe mundohet ta beje te veten. Pra ne si populle duhet te vetedisohemi dhe mos te jetoim me enderra dhe iluzionin se gjoja jemi te lire e qe eshte zgjedhur qeshtja jone, i vetmi ndryshim qe ka ndodhur ne kosoven e pas luftes per popullin tone eshte ajo qe gjuha serbe nuk eshte aq e shprehur si me pare dhe se tani nuk kemi politikan milioner serb por i kemi shqiptare.
Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 27-04-2013 më 03:54
o njerez..po nuk e ka bere hashimi marreveshje more amani..e kan bere te tjere..hashimi dhe dacici kan qene thjeshte numra per tu shfaqur ne ekranet televizive..i kan marre per veshi dhe i kan ule ne nje tavoline dhe ju kan thene nenshkruajeni kete leter te bardhe..se cdo do shkruhet ne kete leter juve nuk ka cka ju duhet sepse ne i dime punet me mire se ju..kaq..sa kan bere pak vickla palet te medhenjt kan kercelluar dhembet dhe vu shurra neper kembe te pantallonave edhe te hashes edhe te daces..
problemet strategjike i zgjidhin te medhenjt..neve na mbetet te rrahim shuplakat..
Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 27-04-2013 më 04:12
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
E vertet Malsori, te mdhenjet jan ata qe vendosin per fatin tone, jo vetem tonin por gadi te mbar popujve, pra jan ata qe bejne rendin boteror e qe ne kundrejt tyre jemi tepe te pa fuqishem, por me duket qe ne jemi populli i vetem qe nuk i kundershtoim fare ata. Te pakten te ia bejme si ai humori qe thote: grua enet po i laj po me kendue nuk do te kendoj haha... Pra thjesht ti kundershtoim aty ku mundemi aty ku e dime qe do te fitoim diqka, dhe se ne rastin ne fjale minimumi qe do te munde te nxirrnim po te mos na udheheqnin ata qe na shesin lire eshte, qe shqiptaret e kosoves lindore ti kishin po ato te drejta qe kan edhe serbet ne kosove, e qe kjo nuk do te ishte pak.
Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 27-04-2013 më 04:34
Krijoni Kontakt