Dihet që për ta krijuar një softuer duhet kaluar nëpër disa faza të cilat janë:
- Planifikimi
- Analiza
- Dizajni, dhe
- Implementimi.
Pyetja ime është që nëse ndokush nga anëtarët e forumit ka krijuar ndonjë softuer, dosido se ai është dashur që ta dokumentoj softuerin e vetë nëpër këta hapa duke përfshirë:
Kërkesat për sistem, biznesit i duhet, fuksionaliteti, vlerat e pritshme materiale dhe jo materiale, çështjet e veçanta dhe kufizimet, Analiza e fizibilitetit ekonomik - teknik - organizativ, plani i punës, DFD (data flow diagram) etj.
Pra ka ndokush diçka të ngjashme që t'më ofroi material në shqip sa për orientim timin.
Dosido të jetë përgjigja juaj , jeni të përshëndetur për kohën që shpenzuat për të lexuar këtë kërkesë.
Krijoni Kontakt