Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po ne shqiperi nuk ka emigrante te huaj se shqiptaret edhe me raciste do tregoheshin...
    3 milione banore ka ne shqiperi e ka diskriminim kudo. ka diskriminim brenda shqiptareve.

    kam njohur njerez nga e gjithe bota dhe nuk kam hasur akoma njerez me me shume mendime raciste se shqiptaret.
    per fat te mire nuk ka ekzistuar mundesia per t'i hedhe ne praktike keto mendime, sepse sic e thashe, nuk ka emigrante aziatike apo afrikane ne shqiperi.

    Te lutem me thuaj raste ku shqiptaret kane vrare njerez qe i perkasin nje kombesi tjeter, besimi, ngjyre etc. jashte apo brenda Shqiperise???? Mendoj se ne gjithe boten mund te jemi rreth 7 milioni por kurre nuk kam lexuar/degjuar ndonje raste qe te kene vrare per rracizem.
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    nuk i thashe keto per te mbuluar dhunen raciste ne greqi. por kur kritika vjen nga shoqeria me e dhunshme ne europe nuk ka asnje efekt kritika, perkundrazi eshte acaruese.
    nese ju do ishit kritike, duhet qe ne radhe te pare te jesh kritik me vendin tend.
    sa per racizmin, me kete dhune qe ka ne shqiperi, ku burri vret gruan, ku babai djalin, e djali prindin, ku vllai vret vellain, komshiu etj per shkaqe ordinere, imagjino nese do kishte emigrant ne shqiperi
    do ishin therrur si pulat.
    Ajde mendje qe me paske o Lea ,llogjiken e nje femija kopshti paske.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Te lutem me thuaj raste ku shqiptaret kane vrare njerez qe i perkasin nje kombesi tjeter, besimi, ngjyre etc. jashte apo brenda Shqiperise???? Mendoj se ne gjithe boten mund te jemi rreth 7 milioni por kurre nuk kam lexuar/degjuar ndonje raste qe te kene vrare per rracizem.
    Para 2 vjetesh u vra nje himariot vetem sepse foli greqisht.
    Ne si shqiptare jemi teper raciste,mjafton te lexosh psh postimin #29 dhe e kupton sesi diskriminohen ne shoqerine shqiptare komunitete si romet apo te tjera...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Te lutem me thuaj raste ku shqiptaret kane vrare njerez qe i perkasin nje kombesi tjeter, besimi, ngjyre etc. jashte apo brenda Shqiperise???? Mendoj se ne gjithe boten mund te jemi rreth 7 milioni por kurre nuk kam lexuar/degjuar ndonje raste qe te kene vrare per rracizem.
    Ka cik ndryshim se ne Shqiperi nuk ka emigrim masiv te kombesive te tjera. Jemi ne qe vemi tek ata. Ata te huaj qe vijne jane kryesisht tregtare apo me pune. Dhe ne racista jemi. Tej mase do te thoja, sidomos ndaj te zinjve. Shqiptaret nuk i ze gjumi naten nese marrin vesh qe nje shqiptare lidhet me nje te zi. . Sa per greket dihet qe mbajne vendin e pare per racizem.
    Feelings change - memories don't.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Greqia, ne vend te parë në botë për sulmet me motive raciste

    ooohhhuuuuuuuuuu na lodhet

    una faca una raca

    shqiperi=greqi=full racista

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Para 2 vjetesh u vra nje himariot vetem sepse foli greqisht.
    Ne si shqiptare jemi teper raciste,mjafton te lexosh psh postimin #29 dhe e kupton sesi diskriminohen ne shoqerine shqiptare komunitete si romet apo te tjera...
    Po pse o i mjere e permend nje grek qe eshte vra edhe ate aksidentalisht ne 100 vitet e shtetit shqiptar e nuk permend shqiptaret qe vrahet malltretohen dhe diskriminohen cdo dite ne athine dhe gjithe greqine, apo masi eshte grek jeta e tij vlen me shume se 1000+ shqiptareve te vrare nga shteti grek ne keto 20 vitet e fundit.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Greqia, vendi i parë në botë për sulmet me motive raciste

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Po pse o i mjere e permend nje grek qe eshte vra edhe ate aksidentalisht ne 100 vitet e shtetit shqiptar e nuk permend shqiptaret qe vrahet malltretohen dhe diskriminohen cdo dite ne athine dhe gjithe greqine, apo masi eshte grek jeta e tij vlen me shume se 1000+ shqiptareve te vrare nga shteti grek ne keto 20 vitet e fundit.
    E para e punes,nuk te ofendoi njeri qe shkruan ne kete menyre.
    E dyta e punes,personi qe une kam cituar tha sill nje shembull kur shqiptaret kane vrare per shkaqe racizmi dhe prandaj e permenda himarjotin,dhe nuk thashe gjekundi se shqiptaret jane me raciste se greket,por thashe qe shqiptaret jane raciste,ka nje dallim midis tyre.
    Pastaj po te ishte greqia kaq ferr sac e beni ju nuk rinin ata 700 000 shqiptare andej po vinin jetonin ketu ne shqiperi ose shkonin ne nje vend tjeter.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Greqia, ne vend te parë në botë për sulmet me motive raciste

    Jane disa gjera qe ne ne forume nuk i shofime por ne fakte ato egzistojne dhe vazhdimisht veprojn ne deme te popullit shqipetare,eshte shume e vertet duke ndegjuar ne lajme dhe duke percjellur shtypine se si disa shqipfolsa mundohen me dobsu imazhin shqipetare me veprimtarit e tyre ordinere dhe me faqe te zeza kudo ne bote.
    Ordineret dhe kriminelet qfardo ngjyre qofshin e demtojne imazhin e shqipetareve kudo ne bote dhe duke pasure parasyshe levizjet fashiste ne disa vende te botes sigurishte edhe njerzit e pafajshem pesojne.
    Imazhi i shqipetarve eshte luhatur me te madhe,por qashtja eshte si te mbrohemi nga keto grupe fashiste qellimi i te cilve eshte dhuna sistematike,sigurishte eshte permirsimi i imazhit pozitiv,kjo eshte pergjegjsi e te gjithve,uniteti yne,perfaqsimi i njerzve te afte sigurisht qe permirson imazhin dhe zvoglon dozen e tepert te ekstremizmit te fashisteve,pra uniteti formon fuqine,kurse fuqi do te thote te mbrosh te rezikuarit.
    VENI,VIDI,VICI

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Greqia, ne vend te parë në botë për sulmet me motive raciste

    Po sjell nje shkrim,e di qe do kapeni me mua,do thoni jo grek,jo filogrek por po e sjell sa per info..

    ............

    Jam ndjerë gjithnjë mirë në Greqi.
    Më pëlqen shumë Greqia. Kështu dëshiroj ta nis këtë rrëfim personal mbi popullin grek dhe vendin e tij, të quajtur Greqi. Dashuria ime me këtë vend lindi shtatë vjet më parë, kur edhe u prezantova mirëfilli me kryeqendrën helene. Udhëtimi drejt këtij vendi ka qenë i gjatë, si fizikisht, sepse rrugën deri në Athinë e kam bërë gjithmonë me makinë (unë
    kam fobi fluturimin dhe fatkeqësisht udhëtimet e mia kanë disa vjet që janë rrugore përkundrejt ajrore), ashtu edhe jo-fizikisht.
    Të shpjegohem. Kisha dëgjuar, sikundërse të gjithë ju që do ta lexoni këtë rrëfim për “grekët”. Rradhët e gjata në kufi dhe vapa e gushtit më lodhën pamasë herën e parë që u përballa me kufirin tokësor greko-shqiptar. Edhe tani i kam parasysh lajmet me titujt: Doganat greke punojnë me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me shtatë. Por pala shqiptare edhe me 77 po të punonte nuk do të kish mbaruar dot punë sepse punonjësi i policisë me të mësuar mbiemrin të pyeste: Mor po ca e ke Gimin ti, se me këtë mbiemër është edhe ai. Dhe pasi ti e sqaroje që Gimin nuk e kishe gjë, ai të pyeste cfarë pune bëje, sa do rrije dhe Ah, epo mirë bëni qejf o vlla... Rruga drejt kufirit grek edhe sot e kësaj dite është e vrazhdë, me gropa, me plehra (nga pala shqiptare) dhe me një rrëmujë ndërtimore të ca shtëpive si furriqe, apo kështjella shëmtuar-ndërtuar. Në kufirin grek të kërkojnë pasaportën dhe kalon... Rruga drejt Athinës është një peisazh që ta ka ënda të kundrosh, qoftë përmes maleve, apo ndanë detit (të larë). Një nga gjërat që ma ka bërë shumë përshtypje në Greqi, ndryshe nga c’kisha dëgjuar dhe dëgjoj është mirësjellja dhe trajtimi i tyre i barabartë për identitetin tim si shqiptare. Kurrë, deri më sot, nuk kam parë ndonjë rrudhje buzësh, apo keqtrajtim për shkak të kombësisë. Përkundrazi, kur më është dashur të shkoj në polici me djalin të vogël fare në duar dhe në një rradhë të gjatë bashkëkombasish nga ata që ia nxjerrin vetë namin “e keq” Greqisë sepse kur ti i pyet në shqip se cilat janë procedurat, ata të përgjigjen: Dhen katalaveno, që do të thotë nuk kuptoj, kanë qenë policët grekë që më kanë kërkuar të kaloj pa rradhë sepse isha nënë me fëmijë. Mbaj mend që kur do të aplikoja për kartë që në italisht quhet permesso di sogiorno (se mbase ne italisht ju pëlqen më shumë), shqiptarët e Greqisë më thanë, kartën gjashtëmujore do të ta japin. Ashtu janë ata, të poshtër. Të poshtrit ma dhanë kartën dhjetëvjecare. Sa u zhgënjyen shqiptarët e Greqisë!
    Grekët i duan shumë fëmijët. Nëpër vite, gjatë pushimeve kam parë sa shumë kujdesen për fëmijët, dhe jo vetëm të tyret. Ja t’ju tregoj cfarë ndodh në plazh përshembull. Del ti më fëmijën përdore dhe zë një cadër (për të cilën sigurisht paguan) dhe ulesh për qejfin tënd, në sfond dëgjon muzikë që vjen nga cafeteria që shërben Frape, Fredo, Fredokapucino, etj etj. Ble dhe unë një të tillë dhe banakierja më thotë: Sa të është rritur djali. Na vjen mirë që vini këtu cdo vit. Kënaqem sigurisht nga këto fjalë dhe pasi lë Fredon në hijen e cadrës bashkë me djalin sulemi drejt detit. Vrulli ynë nuk zgjat shumë sepse “greket” na aviten dhe në greqisht e pastaj në anglisht më pyesin: E ke lyer djalin me krem plazhi? Po kapele i ke marrë? Kur i dëgjova për herë të parë këto pyetje, me vete thashë po këto nuk janë në vete. Cu duhet këtyre? Por gjatë viteve e kuptova që dashuria e tyre për fëmijët, përfshirë edhe ata shqiptarë është shumë e madhe. Në pazare, në shëtitjet në park, tek këndi i lojrave dhe kudo që ndonjëherë duhet apo ta kërkojnë identitetin, reagimi i grekeve dhe grekëve në lidhje me identitetin tim ka qenë gjithmonë evropiano perendimor.
    Sigurisht unë nuk marr përsipër, largqoftë, të mbroj Greqinë, grekët dhe akejt, se ata e gjejnë vetë rrugën, por kam kaq kohë që kam pasur dëshirën të ndaj me ju këto rrjeshta fare shkurt për këta njerëz që kanë agrume e ullinj, e ku sigurisht janë të punësuar edhe shqiptarët, që kanë det ku lahen edhe shqiptarët, që kanë vila e shtëpi ku janë punësuar shqiptaret, që kanë hotele, dyqane e parukeri ku janë të punësuara shqiptaret, që kanë rrugë, pallate (shumë të bukura) e ndërtesa që i kanë ndërtuar edhe shqiptarët. Këta njerëz që janë martuar me shqiptarët, që janë në kufi me shqiptarët, që i duan shqiptarët që janë për tu dashur, sepse ne shqiptarët e kemi treguar edhe vetë që hera-herës nuk i duam shqiptarët (mos e merr në punë atë, mos e fut në shtëpi këtë, mos i fol atij, largoju asaj) janë në tokën e tyre të begatë me dyer hapur për shqiptarët e këdo tjetër që e pëlqen jetën dhe tokën e Grekëve...

    Evis Cerga(Shqiptarja.com)
    Evis Cerga ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Kairos, në Fakultetin e Arteve të Bukura, Dega Letërsi Angleze. Ka punuar për trembëdhjetë vjet si Përkthyese/Interprete në Përfaqësinë e Përherëshme të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë. Që nga viti 2007 është Përkthyese/interprete në profesion të lirë. Ka përkthyer romanet e mëposhtëm: 1. Vetëm një herë në jetë (Danielle Steel) 2. Zhozefinë Bonaparti (Sandra Gulland) 3. Martohu me Mua (Pat Booth) 4. Aromë Orienti (Ahdaf Souief) 5. Bisedë Intime (Evan Hunter) 6. Nënë Dana (Danielle Steel) 7. Pushime në San Trope (Danielle Steel)

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    na more xaxiqi .....

    e ke kalu ndonjeher kufirin ti ????? ...po kush polic te pyet nga e ke mamin mo ?????

    do na mohoni tani qe greku i ben zbor shqiptareve qe ne kufi ????!!!!!! .....oxi re file

    rrace me bastarde e rrciste se greku nuk ka ...e se luan as topi ......nuk ka vend ne bote qe te vritesh pse fitoi kombetarja jote ......nk ka vend ne bote te vritesh pse kerkon leket e tua , nga puna qe bere per te mbledh luleshtrydhe e qindra raste te tilla

    mos vini barazim midis shqiptarit e grekut se beni sh gabim .......pa vere veten re KORCA qe je grek ne forum grek e mbron shqiptaret ( ti keputen l.oqet greket ) ...prandaj boll na shite dengla

    shkojme ne himare u japim edhe lek e na flasim greqisht e prap nk themi gje ....nuk jan rracista shqiptaret jo .....e kur them nuk jan , i krahasoj me greket

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •